Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698

    Ndasite Politike ne Shqiperi

    perseri, postimi i bere nga una nuk do te thot se jam shinasija ... kush mundet te jape ndonje mendim per problemet qe shtrohen ... sa per biografi dujsive apo shinasive - lereni ne ndonje rubrike si "sigurimi - syri vigjilent i partise" ...

    Gazeta Shqiptare

    Problemi i ndasive politike nė Shqipėri

    Shinasi Rama

    Shoqėria e sotme nė shtetin shqiptar ėshtė nė njė krizė tė thellė e tė gjithanshme morale qė, nė dukje tė parė, ngjan sikur nuk ka se si me pasė shėrim. Shteti ėshtė i kapur, paria ėshtė e korruptuar, administrata ėshtė e kriminalizuar, shoqėria civile ėshtė e paralizuar, ekonomia ėshtė e bazuar nė shėrbime e shitblerje dhe, shoqėria ėshtė moralisht e ē’orientuar e pa vlera tė pėrbashkėta. Mbi tė gjitha, nė shtetin shqiptar ka njė shterpėsi vlerash e modelesh lidhur me rrugėt qė duhet tė ndiqen e me zgjidhjet e pėrshtatshme pėr tė dalė nga kriza, ē’ka ka krijuar pėrshtypjen mbytėse se ai vend ėshtė i pashpresė dhe i dėnuar tė mbesė nė kėtė qorrsokak. Niveli i diskursit politik ėshtė mjeran, materializmi ėshtė sundues e rampant, zvetėnimi moral i parisė ėshtė i prekshėm dhe ka dalė krejt sheshit, mungesa e alternativave dhe mosbesimi nė alternativat ekzistuese kanė krijue njė boshllėk tė jashtėzakonshėm vlerash.

    Njė nga aspektet kryesore tė jetės politike ku manifestohet kjo krizė vdekjeprurėse e moralit nė shoqėri ėshtė organizimi dhe manipulimi i paskrupullt i ndasive politike nga ana e parisė sė Tiranės. Nė tė gjitha shoqėritė e tjera qė dolėn nga sistemi i mėparshėm nė perandorinė sovjetike, ndasitė sunduese politike janė kthyer nė rregullsitė e nė shtratin tradicional. Gjithkund, njerėzit mbėshtesin parti e struktura qė janė tė bazuara nė besimin fetar, nė identitetin kombėtar, nė interesat materiale, apo nė territorin. Shteti e kombi janė kthyer nė qendėr tė vėmendjes dhe mbrojtja e interesit kombėtar ėshtė parėsore pėr paritė e kėtyre kombeve e shteteve.

    Nė kėtė drejtim, nė shtetin shqiptar ka ndodhur njė paradoks i jashtėzakonshėm dhe i papėrsėritshėm. Ndasitė politike sunduese nė kohėn e tanishme nė shtetin shqiptar janė identike me ato tė periudhės sė mėparshme. Ndasia kryesore qė ua lehtėson shumė punėn partive politike me marrė mbėshtetjen e njerėzve ėshtė ajo komuniste-antikomuniste. Sjelljet e individėve, lidhjet e tyre politike, besnikėria klasore e sociale tė gjitha gjykohen pėrmes kėtij kėndvėshtrimi. Kjo gjendje polarizimi e kundėrvėnieje ka arritur njė nivel histerie e ekstremizmi tė tillė qė gjithkund tjetėr do tė ishte e frikshme.

    Mekanizmi qė pėrdor paria e Tiranės pėr ta kontrolluar e menaxhuar kėtė gjendje ėshtė shumė i sofistikuar. Teknika e saj e preferuar ėshtė denigrimi e izolimi i kundėrshtarėve, dhe kėtu arma me e pėrdorur ėshtė shpifja. Pėr shkak se njerėzit nuk munden mė ditė se ē’ka ndodh, ato bien lehtėsisht pre e insinuatave dhe shpifjeve qė dalin nga fabrikat e segmenteve respektive tė parisė.

    Nė njė shoqėri ku ka gati 70 vjet qė nuk ėshtė marrė vesh se ku ka fillue e vėrteta dhe ku fshihet lepuri i mashtrimit, ku besimi tek lajmi fillon e mbaron tek personi e jo tek vlerėsimi i fakteve, ku thashethemet trajtohen si e vetmja rrugė mė marrė vesh tė vėrtetėn, shpifja ėshtė instrumenti i zgjedhur dhe i preferuar.

    Dhe paria e Tiranės e ka pėrdorur shpifjen me efikasitet tė jashtėzakonshėm pėr tė denigruar, izoluar dhe eliminuar tė gjithė kundėrshtarėt e saj. Mbi tė gjitha, paria e Tiranės e ka pėrdorur shpifjen pėr tė ruajtur ndarjen artificiale politike nė mbėshtetės e kundėrshtarė tė segmenteve sunduese tė saj. Shpifja ėshtė mjeti i preferuar pėr tė manipuluar ndasitė politike dhe pėr tė marrė legjitimitetin nga mbėshtetėsit e parisė.

    (vijon)

  2. #2
    Citim Postuar mė parė nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    [I]

    Shoqėria e sotme nė shtetin shqiptar ėshtė nė njė krizė tė thellė e tė gjithanshme morale

    Shteti ėshtė i kapur

    paria ėshtė e korruptuar

    administrata ėshtė e kriminalizuar

    shoqėria civile ėshtė e paralizuar

    ekonomia ėshtė e bazuar nė shėrbime e shitblerje

    shoqėria ėshtė moralisht e ē’orientuar e pa vlera tė pėrbashkėta

    nė shtetin shqiptar ka njė shterpėsi vlerash e modelesh lidhur me rrugėt qė duhet tė ndiqen e me zgjidhjet e pėrshtatshme pėr tė dalė nga kriza

    Niveli i diskursit politik ėshtė mjeran

    materializmi ėshtė sundues e rampant

    zvetėnimi moral i parisė ėshtė i prekshėm dhe ka dalė krejt sheshit

    mungesa e alternativave dhe mosbesimi nė alternativat ekzistuese kanė krijue njė boshllėk tė jashtėzakonshėm vlerash.

    Njė nga aspektet kryesore tė jetės politike ku manifestohet kjo krizė vdekjeprurėse e moralit nė shoqėri ėshtė organizimi dhe manipulimi i paskrupullt i ndasive politike nga ana e parisė sė Tiranės

    Ndasitė politike sunduese nė kohėn e tanishme nė shtetin shqiptar janė identike me ato tė periudhės sė mėparshme.

    Ndasia kryesore qė ua lehtėson shumė punėn partive politike me marrė mbėshtetjen e njerėzve ėshtė ajo komuniste-antikomuniste.

    Sjelljet e individėve, lidhjet e tyre politike, besnikėria klasore e sociale tė gjitha gjykohen pėrmes kėtij kėndvėshtrimi.

    Mekanizmi qė pėrdor paria e Tiranės pėr ta kontrolluar e menaxhuar kėtė gjendje ėshtė shumė i sofistikuar.

    Teknika e saj e preferuar ėshtė denigrimi e izolimi i kundėrshtarėve, dhe kėtu arma me e pėrdorur ėshtė shpifja.

    Nė njė shoqėri ku ka gati 70 vjet qė nuk ėshtė marrė vesh se ku ka fillue e vėrteta dhe ku fshihet lepuri i mashtrimit, ku besimi tek lajmi fillon e mbaron tek personi e jo tek vlerėsimi i fakteve, ku thashethemet trajtohen si e vetmja rrugė mė marrė vesh tė vėrtetėn, shpifja ėshtė instrumenti i zgjedhur dhe i preferuar.

    Cfare propozon vete Shinasiu?

    Ka shume te verteta ne ato fjale, mirepo ai bazohet vetem ne qendrimet e asaj qe ai e quan "pari e Tiranes" dhe me qeverisjen aktuale.

    Cfare mendon ai per klasen politike shqiptare?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Klasa politike shqiptare eshte tejet e mykur dhe duhet rinovuar pjese pjese
    Te ike Saliu dhe gjithe shpura e tij si autori maksimal i amoralit politik dhe deformimit te tejskajshem te normave te demokracise dhe te reformohet pd realisht djathtas.
    Te pastrohet ps nga e kaluara komuniste dhe te reformohet si e majte europiane.
    Te behet dekomunistizimi real i shoqerise
    Te shkoje prona te i zoti
    Te behen konkurse reale per zgjedhjen e administrates se shtetit
    Te denohen vjedhesit e zgjedhjeve ne menyre qe te mos perseriten me dhe te rregullohet kodi zgjedhor ne dobi te kombit e jo te partive

    Ja pak nga gjerat qe mund te behen sado te duken utopi
    Albania Uber Alles

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    """Dhe paria e Tiranės e ka pėrdorur shpifjen me efikasitet tė jashtėzakonshėm pėr tė denigruar, izoluar dhe eliminuar tė gjithė kundėrshtarėt e saj...."""


    shkruan shinasia.. atje lart..

    po cilet jan keta mo shinasi.. se paria eshte term i pa percaktuar..
    kan emra njerzit qe perbejne parine..

    pse nuk i thua mo shino..

    po ti mo shino qe kurdisesh gjithmon para votimeve nga njeri krah i parise.. cfar ben..
    po ndihmoke shpifesit.. pra..

    shum kuq ..ashtu..keq.. o shinasi ed-ramo-llaraj..

    un nuku kam degjuar gjer me sot qe saliu te ket shpifur per ndonje nga krahu tjater i parise te cilit i sherben prej kaq vjetesh shinasiu..

    kur thot berisha se edvini eshte psikopat.. ashtu eshte..
    kur thote eshte shpifs ..ashtu eshte..
    kur thote se eshte hajn.. i tille eshte..

    ..

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-08-2008
    Postime
    85
    KOHA JONE

    Luke Velaj tregon historine e tij per te njohur Shinasi Ramen qe sipas tij njihet si "dhjetorist" por qe per Velajn, eshte "spiuni i Sigurimit te Shtetit qe me coi 12 vjet ne burg"

    "Ne dhjetor te vitit 1990, kur nisem protestat dhe serish ne shkurt 1991 kur menduam vetemohimin, te gjithe beme ne vetvete nje betim, qe te mbajme idealet e kesaj levizjeje gjalle dhe te pastra. Ne kerkuam nje Shqiperi si e gjithe Europa dhe jemi shume. Kerkuam nje Shqiperi ne NATO dhe ky eshte realitet tani dhe kerkuam nje Shqiperi demokratike dhe Europa sapo na pranoi statusin e vendit kandidat per ne BE.

    Eshte e vertete qe demokracia i ka dhene te drejten e fjales cdo individi ne Shqiperi dhe kjo e drejte mbrohet me ligj nga Kushtetuta e vendit. Megjithate, mendoj se kur flasim per ngjarje te medha si ato qe ndodhen ne dhjetor te vitit 1990, morali dhe integriteti i njerezve duhet te jete ne nivelin e atij ideali per te cilin ne te gjithe se bashku luftuam. Cdo gje nisi ne 8 dhjetor dhe studentet te mbeshtetur masivisht nga gjithe shqiptaret arriten ta shnderronin levizjen studentore ne nje levizje te gjere masive per pluralizem. Kjo levizje u kurorezua me krijimin e te pares parti opozitare ne Shqiperi, Partise Demokratike.

    Diktatura nuk ishte shkaterruar ende, por krijimi i PD-se jepte shpresen qe lufta te spostohej ne nje nivel me te larte. Populli opozitar kishte perfaqesuesen e vet politike. Nuk ishte e thjeshte se menjehere disa njerez, te cilet me kohe dhe me nje qellim ishin infiltruar nga Sigurimi i Shtetit ne levizje e me pas, brenda radheve te PD-se, ku nisen luften e ashper. Nje prej tyre ka qene edhe shinasi rama, i cili vetem per nje gje eshte per t'u pergezuar, besnikerine ndaj Alise dhe bashkepunetoreve te tij ne PS. Ky person ka te drejte te flase, thjesht sepse ne Shqiperi ka liri te fjales, por moralisht ai duhet te heshte dhe ka 1000 arsye per kete. Ai duhet te heshte deri kur t'i tregoje shqiptareve me prova se nuk ka qene bashkepunetor i Sigurimit te Shtetit, pasi cfare shqiptaret dine per te aktualisht, eshte se ai ka qene agjent dhe vete viktima e tij, nje qytetar nga Shkodra, z.Luke Velaj e ka akuzuar Shinasi Ramen publikisht.

    Ne daljen publike te z.Velaj thuhet: "Pashe keto dite ne gazete nje material te shkruar nga njefare shinasi rama lidhur me politiken e Tiranes e me rolin e tyne ne jeten e shqiptareve. Interesante, e kishte nenshkruar si "Instruktor" tamam si dikur instruktoret e KQRPSH! Ky bandill priti njehere qe shefi i tij Ramiz Alia te thoshte nje fjale e pastaj me te marre udhezimet nisi zbatimin ne jete te ideve te tij te "ndritura".

    Ky Shinasiu ka nje histori te pasur sigurimse e komuniste si pak kush ne moshen e tij, gje qe e ben kete "trim" kampion madje! Ai pat, nje kohe ne Shkoder, nje reputacion jo te mire, pat lene shkollen e Oficereve dhe nisi te endej rrugeve duke u futur ne shume grupe te rinjsh e me gjithkend, e njerezit e thjeshte kujtonin se eshte si ata, por ne fakt ai kishte pas misionin, te endej ashtu dhe te shoqerohej me sa me shume vete. Kete e provon dalja deshmitar ne gjyqin tim, personit me emer Luke Velaj, nga Shkodra. Me ka dale deshmitar duke shpifur e zbatuar detyrat e Sigurimit. Une hengra nja 12 vjet burg prej tij e Shinasiu per shperblim u dergua ne shkollen e Gjuheve te Huaja, pasi e kreu detyren mire. Aty edhe u gjend ne dhjetorin e studenteve ne vitin 1990 e qe nisi te beje karriere ne PD. Pasi ia tregova Sali Berishes te verteten rreth Shinasi Rames, PD ia tregoi kete Shinasise e ai u largua nga vendi per t'u vendosur perfundimisht ne USA, ku me kane thene se shume shitet si figure kombetare!? Kulmi!

    Kam vetem kaq per t'i thene ketij djali, se nese nuk ndihesh fajtor per sigurimslleqet tuaja te pakten hesht e mos na jep leksione se na e ka shpifur shtypin ky emri yt. Le te flasin ata qe jane te paster, se te pakten kane shembull per te dhene e jo juve shoku shinasi rama, sepse ju jeni djegur, ja keni shitur shpirtin djallit te kuq sigurims. Ma mire tani rri ne heshtje e lepi kocken qe te ka rene per hise.

    Megjithate, agjenti Rama nuk e ka degjuar kete keshille, por vazhdon te jape leksion, jo vetem duke injoruar idene e moralit, por duke ofenduar dhe fshikulluar gjithe ata qe kane vuajtur ne burgjet e komunizmit. Kane qene te pabese si shinasi rama qe kane futur neper burgje qindra mijera shqiptare ne kohen e diktatures dhe ne rastin e Rames eshte shume e keqe, sepse ai e ka bere thjesht per nje te drejte studimi. Kuptohet qe ai nuk mundet tashme te dale nga loja qe ka nisur, pasi padroni i tij Ramiz Alia, qe ka nje urrejtje te thelle per PD-ne, e ka thirrur serish ushtarin Rama t'i sherbeje si dikur ne vitin 1991 shkaterrimit te se vetmes parti te madhe demokratike.

    Pra, Shinasiu nis universitetin ne moshe te madhe dhe levizjet studentore e gjejne ate student. Ne fillim ai ishte konstruktiv ne fjalimet e tij, pasi thjesht misioni ishte te ngjitej sa me lart, pra te infiltronte ne kryesine e PD-se e mundesisht te merrte frenat e PD-se. Kur ai pa se figura te medha te PD-se, si Berisha, Hajdari, Meksi, Pashko etj. u evidentuan shume shpejt dhe, qe ne fillim, siguruan nje mbeshtetje te madhe, Shinasiu nisi planin "B", duke dale neper tribuna e duke permendur gjakun ne cdo fjalim te tij. Ai nuk kerkonte pluralizem, por ai kerkonte thjesht shkaterrim te pluralizmit, ai kerkonte anarshi totale dhe deshtim te perpjekjeve te shqiptareve per demokraci. Ne kete rast nderkombetaret do te vertetonin tezen e Alise se eshte shume e veshtire te mbash nje popull si shqiptaret ne nje sistem te lirise. Askush nuk ra ne gracken e ketyre tezave. Si per ironi te fatit, ne te njejten kohe Edi Rama bertiste nga tribuna e Stadiumit "Qemal Stafa" per varje te komunisteve ne deget e rrapeve dhe kjo i pelqente edhe Rames tjeter nga Qyteti "Studenti".

    Ne, studentet, u ngritem per pluralizem e demokraci, ne kerkuam qe ta bejme Shqiperine si e gjithe Europa e jo ta katandisnim ne nje katraure te tipit Somali. Me pas Shinasiu, kur e pa qe ishte e veshtire te caje mes dragojve, mori planin "C" nga Ramiz Alia. Ai vendosi qe te krijonte shoqaten "Fan Noli" dhe duke perdorur kete emer te gjithe u mblodhen, pasi menduan se ishte nje shoqate letrare, por jo, ai paraqiti nje program krejtesisht politik me idene qe t'i kundervihej partise se pare opozitare ne vend, Partise Demokratike. Ne ate kohe PD ishte ende e impenjuar me rrezimin e diktatures se Ramiz Alise, nderkohe qe shinasi rama fuste shkopinj nen rrota. Keto shkopinj nuk ishin nen rrotat e Berishes, por ai po i vinte nen rrotat e te gjithe shqiptareve qe kerkonin te cliroheshin nga diktatura qe po mundohej te mbijetonte. Kur te pranishmit degjuan programin politik te individit Rama nuk e mbeshteten dhe ky ishte fundi i perpjekjeve, pasi shinasi rama jep direkt doreheqjen nga kryesia e PD-se. Ne ditarin e Azem Hajdarit per nje nga mbledhjet e para te kryesise se PD, citohen disa fjale te simbolit te levizjes studentore, ku ai shprehet se ishte shume mire qe Shinasiu dha doreheqjen pasi ne Shkoder ai nuk kishte punuar mire. Me kete shprehje Azemi po kerkonte t'i vinte kapakun bemave te sigurimsit Rama.

    E verteta te jep lirine

    Hapja e dosjeve kurre nuk duhet politizuar, por thjesht duhet bere, per shkak se agjentet e Sigurimit thjesht kerkojne anarshi dhe nje Shqiperi te destabilizuar, pasi vetem keshtu mund te mbijetojne. Nga ana tjeter, ne nje Shqiperi qe nuk i hap dosjet e komunizmit, kushdo qe ka kryer krimin e spiunimit ndaj nje te pafajshmi, apo rolin e agjentit te Sigurimit, mund te dale hapur apo te deklaroje e te kerkoje ndjese publikisht. Ne kete rast, ai person eshte i lire shpirterisht.

    Une kerkova largimin e Shinasi Rames nga PD

    Duke qene djali i njerit prej 200 petritave te themelimit te PKSH-se, ushtarakut Ali Rama, Shinasiu nuk kish nga shkon "molla bie nen molle"-thone!

    U be edhe ai sigurims pse kjo pune shkon me gjak, por fatkeqesisht ndryshe nga sigurimsat klasike, Shinasiu pat nje kohe reputacionin e rrugacit ne Shkoder, pat lane shkollen e oficerave e endej rrugeve me gjithkend e njerezit e thjeshte duke e pare ashtu kujtuan se eshte ashtu si ata, por ne fakt ai kish pase mision me ndejte ashtu. Kete e provon dalja e tij deshmitar ne gjyqin tim, personit me emer Luke Velaj nga Shkodra me ka dale deshmitar duke shpifur e zbatuar detyrat e Sigurimit. Une hengra nja 12 vjet burg prej tij e Shinasiu per shperblim u dergua ne shkolle te gjuheve te huaja se kreu detyren me se miri!

    Aty edhe u gjend ne dhjetorin e studenteve 1990 e qe duke ba karriere ne PD po te mos i thosha une Sali Berishes se ne rast se nuk perzeni nga PD persekutorin tim une do iu kundervihem boterisht. PD ia tregoi kete Shinasise e ai ia mbathi ne USA ku me kane thene se si shume shitet per figure kombetare!? Kulmi! Kam vetem kaq me i thane ketij djalit, nese nuk ndihesh fajtor per sigurimlleqet tuaja te pakten hesht mos na jep leksione se na shpif shtypin emri yt, le te flasin ata qe jane te paster se te pakten kane shembull me dhane! Jo juve shoku Shenasi Rama ju jeni djegur, ia keni shite shpirtin djallit te kuq sigurims! Ma mire tash rri ne heshtje e lepij kocken qe te ka rene ne hise".

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Eshte krijuar nje "mit" tek shqiptaret, sikur "politika na ndan" apo "politika na polarizon" dhe kjo eshte per faj te "politikaneve tane" e per faj te "partive politike". Ne fakt, te gjithe ata qe mendojne keshtu, jane vetem karafila nga mendja kur vjen fjala tek politika. Politika si shkence eshte e ndertuar mbi ndasite e interesave te grupeve shoqerore ne shoqeri. Dhe ne cdo shoqeri demokratike ka ndasi politike, qe nuk fillojne me kryetaret e partive apo me partite, por fillojne me ata qe ato grupe interesash qe ato parti perfaqesojne. Pra ky "mit ogurzi politik" i shqiptareve buron nga mosnjohja e duhur politike e tyre.

    Miti i dyte i madh eshte miti i "Shqiperia nuk po ndryshon per mire e nuk po ecen perpara". E kam shprehur edhe njehere tjeter ne kete forum qe cudia me e madhe me realitetin shqiptar eshte qe te huajt dine te vleresojne me shume arritjet e shtetit shqiptar se sa vete shqiptaret. Ne te njejten kohe qe shteti shqiptar ben histori me pranimin me te drejta te plota ne NATO, ne te njejten kohe qe BE pranon aplikimin e shtetit shqiptar per anetaresim dhe premton liberalizimin e vizave per shqiptaret brenda pak muajsh, kukuvajkat e shtypit shqiptar si brenda dhe jashte Shqiperise nuk arrijne ti shohin ato suksese.

    Shqiperia ka nje demokraci e nje sistem politik shume here me te shendetshem se fqinjet e saj, Greqi e Itali qe kane nje tradite demokratike me te vjeter se ne. Ku duket e si matet kjo? Duket tek fakti qe ne keto 20 vjet demokraci, shqiptaret i jane drejtuar zgjedhjeve te parakohshme vetem dy here. Numerojini numrin e zgjedhjeve te parakoshme ne Itali e Greqi ne keto 50 vjet qe kane ardhur si rezultat i destabilitetit politik e keqqeverisjes. Suksesi ne politiken italiane e greke matet me mbarimin deri ne fund te nje mandati zgjedhor!

    Dhe dy fjale per "shpifjet" apo "sulmet personale" ne politike. Sic e kam thene edhe njehere tjeter me pare, ata njerez qe e kane lekuren e holle nuk duhet te merren me politike e nuk duhet te jene figura publike. Bejne mire te mbeshtillen me guacken e kermillit ne privatesine e qytetarit te thjeshte. Por kur merr inisiativen qe te merresh me politike e te jesh i zgjedhur nga sovrani, duhet te jesh i pergatitur qe te presesh jo vetem levdata por edhe sharrje, jo vetem te verteta por edhe shpifje. Eshte detyra e cdo politikani qe ti mohoje apo pranoje shpifjet si te genjeshterta apo te verteta.

    Dhe shkrime e kendveshtrime si ky me lart, me shume se nje denigrim i klases politike shqiptare, jane nje shkelje me te dyja kembet e dinjitetit te sovranit popull, qe del te votoje ne zgjedhje. Pjesmarrja e zgjedhesve shqiptareve eshte shume here me e larte se demokracite e tjera, qe do te thote se shtetasi shqiptar e ndjek me nga afer se sa kujtojne disa politiken shqiptare. Pra zgjedhesit shqiptar nuk i jepet aq kredi sa duhet.

    Pyeteni profesorin "dhjetorist" te na gjeje nje demokraci ne bote, ku politika nuk eshte polarizuar dhe kundershtaret politike nuk e sulmojne njeri-tjetrin?

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 28-12-2009 mė 02:08

  7. #7
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Problemi i ndasive politike nė Shqipėri

    Shinasi Rama
    ...
    KONTROLLI I NDASIVE


    Polarizimi ekstrem i shoqėrisė shqiptare ėshtė i qėllimtė. Si pasojė e kėtij polarizimi tė qėllimtė tė parisė, vendi duket i pėrfshirė nga njė luftė intensive klasash qė herė-herė duket shpėrthyese dhe qė e ēon vendin nė prag tė njė 1997-te tė re. Mirėpo kjo luftė ėshtė imagjinare sepse paria e mban vendin nė tension vetėm pse i intereson asaj por nuk e ka pėrplasjen pėr sė vėrteti. Njė veēanti e kėsaj lufte klasash imagjinare ėshtė se ajo nuk zhvillohet mė nga shteti i manipuluar nga paria kundėr popullit tė vet por zhvillohet nga dy palėt e parisė pėr interesat e veta tė ngushta kundėr popullit dhe kundėr vetė shtetit tė tyre.

    Gjithashtu, duhet thėne se kjo pėrpjekje e pandalshme e parisė sė Tiranės ėshtė njė lufte e klaneve dhe strukturave kriminale nė nivel tė shoqėrisė me kapė e me kontrollue shtetin. Duke i pėrdorur masat e gjera tė popullit, mbėshtetėsit, funksionarėt, militantėt por edhe familjet e kėtyre kategorive si armė mitingash nė pėrplasjen e tyre pėr pushtet, segmentet e parisė kanė krijuar njė gjendje dramatike qė e ka paralizuar shtetin e mpirė shoqėrinė shqiptare. Mendėsitė e perceptimet e kėtyre dy grupimeve qė mbėshtesin njėrėn palė apo tjetrėn palė tė parisė, janė tė papajtueshme e diametralisht tė kundėrta.

    I shtyrė e i cytur nga paria e vet dhe nga zallamahia mediatike e propagandės partiake dhe e mercenarėve tė parisė sė Tiranės, populli shqiptar po ecėn nė dy kahe tė kundėrta tė rrugės. Po tė vazhdohet tė ecet nė kėtė rrugė, pėrplasja ėshtė e paevitueshme, dhe ėshtė vetėm ēėshtje kohe para se plaga e malcuar tė shpėrthejė. Dhe e keqja ėshtė se duke dashur ta shmangė urrejtjen e popullit prej vetes, paria e Tiranės qėllimisht e drejton atė urrejtje tė mbėshtetėsve tė vet drejt pjesės tjetėr tė popullit.

    Asgjė nuk e ilustron kėtė qėndrim me mirė se thėnia e Berishės nė vitin 1995 gazetarit amerikan Peter Lukas (e botuar ne librin e kėtij tė fundit) “mbas meje u baftė qameti.” Nė qendėr tė interesave tė parisė janė ato si individė, mandej familjet e tyre, mandej klani qė i mbėshtet. Tė gjithė shqiptarėt e tjerė janė mish pėr top nė pėrplasjen e tyre.

    (vijon)

  8. #8
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Vijon nga Problemi i ndasive politike nė Shqipėri, Shinasi Rama

    DENIGRIMI DHE IZOLIMI I INDIVIDEVE KUNDERSHTARE

    Nė thelb tė kėtij problemi kyē tė pėrplasjes sė pandėrprerė tė popullit shqiptar pėr hir tė parisė e nė shėrbim tė interesave, qėndrojnė sistemet e ndryshme tė vlerave tė parisė qė janė pėrvetėsuar nga masat dhe janė kthyer nė botėkuptime tė tyre. Tragjikomedia ėshtė se dy partitė kryesore janė tė mbėshtetura nė sisteme vlerash paradoksale e jashtė kohės qė jetojmė. E vėrteta e pastėr ėshtė se tė dy palėt i pėrdorin kėto sisteme vlerash absurde pėr tė fshehur e pėr tė mbuluar mbrojtjen e interesave tė tyre jetike nė ekonomi, nė pėrpjekjen pėr kontrollimin e shtetit, tė sistemit tė vlerave dhe tė gjithė shoqėrisė. Kėshtu, Partia Socialiste drejtohet nga njė kupolė mafiozėsh qė kontrollojnė sektorė tė caktuar e tė rėndėsishėm tė ekonomisė, ndėrsa PD drejtohet nga familja e kriminalizuar e kryeministrit Sali Berisha. Militantėt qė mbėshtesin partitė e simpatizantėt e tyre janė thjesht partizanė, tifozė, interesaxhinj, tė paguar, shpesh edhe fundėrrinat e shoqėrisė, mirėpo kėto qė bėrtasin mė shumė, dėgjohen edhe mė shumė.

    Gjithsesi, nė sipėrfaqe por edhe mė shumė nė thellėsinė e bindjeve tė mbėshtetėsve tė tyre, dallimet nė pikėpamje midis palėve tė parisė sė Tiranės janė tė prekshme e krejtėsisht tė papajtueshme. Tė dy forcat kryesore dhe satelitet e tyre kanė interpretime tė kundėrta pėr rrugėn qė duhet tė merret nga shqiptarėt si popull, pėr zgjidhjen e problemeve bashkėkohore, e mbi tė gjitha pėr vlerėsimin e sė shkuarės sė shqiptarėve nėn sundimin e Enver Hoxhės dhe tė parisė sė Tiranes gjatė tranzicionit. Por matanė pėrplasjes sė mbėshtetėsve tė tyre, paria ka mirėkuptim dhe segmentet e saj i ruajnė rrugėt e komunikimit me njėri-tjetrin. Matanė gjuhės sė helmatisur qėndron oferta pėr tė zgjidhur problemin. E shkuara ėshtė e manipulueshme deri nė ekstrem, por sa kalon kriza, ajo duket sikur harrohet. Kjo ėshtė njė pari qė e bashkon krimi i pėrbashkėt. Kėto ia hanė mishin njėri-tjetrit, por kockėn ia lėnė.

    Mirėpo, nė sipėrfaqe, e gjithė politika e sotme e parisė sė Tiranės sillet e pėrsillet rreth interpretimit tė sė shkuarės, rreth injorimit tė sė tashmes dhe heshtjes apo mashtrimit tė hapur rreth sė ardhmes. E vetmja mėnyre qė paria ka gjetur me i mbajtė njerėzit tė lidhur pėr strukturat e saj politike ėshtė me i bindė qė ato kanė qenė tė persekutuar nė njė periudhė ose nė njė tjetėr. PS, Gramoz Ruci e tė gjithė rrotull tij luftojnė me e bindė ‘popullin e majtė’ se kanė jetuar mirė nė kohėn e Enver Hoxhės dhe se ata e fėmijėt e tyre duhet t’ia dinė pėr nder PPSH por edhe se Salihi ėshtė armiku i tyre pėr vdekje dhe ato nuk mund tė jetojnė mirė sot pikėrisht pėr shkak tė Salihit. Nga ana e vet, PD e Salih Berisha, se nė fund tė fundit, PD ėshtė Salih Berisha, lufton me i bindė mbėshtetėsit e vet, ‘popullin e djathtė’ se ata kanė qenė ‘tė persekutuar’ nga sistemi i atėhershėm, dhe se Salihi ėshtė Skėnderbeu qė i ruan prej ‘balozave tė zinj’ tė PS-sė. Vendet ndėrrohen kur vjen ēėshtja e trajtimit tė kėtyre grupeve gjatė tranzicionit. PS mundohet t’i bindė mbėshtetėsit e vet se ata janė tė persekutuar nga Salih Berisha por nuk e japin njė cent nga perandoritė qė kanė ndėrtue. Nga ana e tij, Salih Berisha mundohet tė paraqitet si mbrojtėsi i kėtyre ish-persekutuarve, dhe njeriu qė i mbron dhe i shpėton nga komunistėt duke e ēuar vendin e shtetin pikėrisht atje ku iu intereson kėtyre armiqve tė tij. E kėshtu vazhdon loja e parisė sė Tiranės, “shaju ditėn, puthu natėn,” ruaj interesat e shpinėn e njėri-tjetrit, ndėrsa shqiptarėt vazhdojnė qė tė mos jetojnė jetėn normale qė ata e meritojnė.

    Pra, pėrplasja midis dy palėve tė parisė ėshtė reale por jo vdekjeprurėse sepse ato i kalkulojnė mirė veprimet e tyre ndėrsa gjendja duket e nderė dhe pėrjetohet dramatikisht vetėm nga njerėzit e thjeshtė. Lojtarėt kryesorė tė parisė merren me njėri-tjetrin nė mėnyrė racionale, ia dinė pikat e dobėta njėri-tjetrit, dhe pėrdorin teknika pėr tė ndėrtuar e pėr tė mbajtur ndasi artificiale politike qė nė Tirane kanė qenė tejet tė suksesshme dhe i kanė izoluar tė gjithė ata qė mund tė flasin kundėr parisė. Teknika ėshtė e thjeshtė: kundėrshtari paraqitet sikur i pėrket palės tjetėr dhe sapo tė fillojė tamtami nė media, mbėshtetėsit respektivė qė lexojnė vetėm njė gazetė krijojnė njė bindje pėr persona, politika e interesa qė ėshtė pikėrisht ajo qė don kryetari i partisė respektive.

    Paria nuk e bėn luftėn me kundėrshtarėt e vet pėr t’i zhdukur. Ajo don vetėm t’i paralizojė e t’i bėjė inefektive, me gjuhėn e tyre “t’ia heqė gjarprit dhėmbin”. Sa kohė qė njerėzit nuk janė nė lojė politike, sa kohė qė nuk janė tė rrezikshėm, sa kohė qė ato nuk flasin, sa kohė qė ato shiten e blihen, sa kohė qė tremben pėr vdekje nga shantazhi e kėrcėnimi, atėherė janė punėt mirė, sepse vetėm ashtu paria mundet me vazhdue me vjedhė si i don qejfi e pa frikėn e ndėshkimit.

    Pėrpjekja e tyre themelore ėshtė qė tė mbajnė bashkė kopenė e mbėshtetėsve tė tyre dhe tė mos e lėnė qė tė shohė dritėn e ditės, tė vėrtetėn, e as interesin e tyre real e jetik si qytetarė e si shqiptarė. Dhe, ē’ka ėshtė mė e keqja, pėrditė e mė shumė, ata e shohin vetėn si ēobanė tė kopeve tė mbėshtetėsve e popullin shqiptar si bagėtitė e tyre. Duke dashur ti mbajnė kopetė e tyre bashkė, ato mundohen ti vulosin tė gjithė njerėzit si kundėrshtarė apo mbėshtetės, ti pėrēajnė e t’i izolojnė, ti trembin me ‘gogolin’ apo duke imituar ujkun. Kush ėshtė nuk ėshtė me njėrėn palė “ipso facto” ėshtė armik dhe ėshtė me palėn tjetėr. Figurativisht, instrumenti qė pėrdoret pėr tė mbajtur kopenė bashkė nuk ėshtė me zagari i stanit, por gazetarėt, televizioni, radio si dhe mercenarėt e tjerė tė shtypit. Dhe natyrisht shpifja e thashethemet janė instrumenti i preferuar i parisė.

    Nė momentin qė dikush thotė tė vėrtetėn, ajo e vėrtetė kalon nė filtrin e interesave tė parisė ose tė segmentit tė interesuar tė saj. Nė momentin qė dikush nuk pajtohet me krimin qė po ndodh nė shtetin shqiptar, ai duhet tė paraqitet si persekutues i kopesė qė i shkon mbrapa kryetarit tė radhės, ‘ky ėshtė ujk i veshur si dele’. Nė mos qoftė persekutues, atėherė duhet tė paraqitet si nipi, djali i hallės, vajza e tezes, apo si dhėndri i kriminelit ose si nusja e persekutorit.

    Tragjedia ėshtė se nė njė vend ku PPSH sundoi pėr 40 vjet e ku dy bijat e saj, PD e PS, kanė sunduar bashkė pėr gati 20 vjet, ka persekutorė sa tė duash bile mundet me u thanė lirisht se nuk po merret vesh se kush asht persekutori i kujt. Tė gjithė janė tė lidhur me persekutorė, realė apo imagjinarė, tė gjithė kanė persekutuar gjithkėnd, gjithkush ndjehet sinqerisht i persekutuar dhe askush nuk thotė se ka persekutuar kėnd dhe kjo ėshtė ajo qė i intereson parisė. Por kriteri ėshtė se kur nuk i intereson parisė, je persekutues dhe kur i intereson asaj je i persekutuar.

    Nė njė vend ku shteti ka qenė njėherė e pėr kaq shumė kohė krejtėsisht i plotfuqishėm lidhja me shtetin ka qenė jetike pėr grupe e individė qė kanė dashtė me mbijetue. Ai ka qenė sistemi, njerėzit nuk kanė njohur botė tė tjera dhe nė atė sistem janė pėrpjekur mė i gjetė zgjidhjet e problemeve tė tyre jetike. Kanė ba kompromise, janė ndje keq, kanė qenė tė instrumentalizuar prej shtetit por kanė mbijetue. E shkuara e tyre qė dikur ėshtė duke normale tash ėshtė kthyer nė armen qė i mban peng, nuk ka rėndėsi se tė kujt, tė krimit tė PS-sė ose peng tė krimit tė PD-sė. E kėshtu, njerėz qė mund tė ishin shqiptarė tė mirė, qytetarė tė mirė, zyrtarė tė afte, njerėz me botė, njerėz qė kanė dashtė njė jetė mė tė mirė, mė tė ndershme me shpresė e me dinjitet janė shuar nė heshtje e janė tretė e po treten nė harrim. Kėta tė mjerė janė varrosė gjallė nė tė shkuarėn e tyre. E varrmihėsi ka qenė paria e Tiranės qė i mban peng me tė gjithė mėnyrat e mundshme, me dosje, me bukėn e gojės, me kėrcėnime, me shpresa boshe e natyrisht me shpifjen.

    Tash 20 vjet nė tranzicion kemi njė shtet qė ėshtė krejtėsisht i pafuqishėm. Nė kėtė shtet parimi kryesor ėshtė ‘haja qenit pija qenit e hajt t’i bijmė karadyzenit.’ Nė kėtė kohė tė vėshtirė pėr shqiptarėt lufta pėr kontrollin e burimeve materiale e tė shtetit ka qenė e frikshme dhe shteti ka pasur pėr tė gjithė e tė gjithė janė turrur me vjedhė sa ma shumė. Sot, edhe pse e kuptojnė se ku i ka futur paria e Tiranės, shumė shqiptarė janė tė pazotėt me folė, e shohin veten tė pėrdorur, nuk dinė rrugė tė tjera, e kanė humbur ndjesinė e nderit e tė dinjitetit, ose janė ndry nė jetėt e tyre e po shkatėrrohen pse sistemi tė detyron qė pėr me jetue, tė merresh vesh edhe me dreqin tre herė nė ditė. Shkurt, lufta e objektivi i parisė ka qenė qė askush tė mos mundet mė ikė prej lėmshit tė krimit e tė gėlbazės morale ku e ka synimin me i futė paria e Tiranės. Deri tash, ajo duket se ia ka arritė qėllimit. Njerėzit bajnė krime si me kenė kurrgja, sepse paria e Tiranės ia ka futė mendėsinė e burgut e tė kampit tė pėrqendrimit, ku objektivi kryesor ėshtė me mbijetue vetė edhe pse ndoshta kjo kėrkon me shitė shpirtin tėnd e ardhmėrinė e fėmijėve.

    E si pasojė, persekutimi nga ana e parisė ka marrė forma tė ndryshme dhe me pasoja tė rėnda pėr shoqėrinė qė shpesh kanė shkuar deri nė neuroza e histeri kolektive. Nė kėtė pėrpjekje pėr me mbijetue nė llumhanėn morale tė Tiranės, gjithkush e shet veten pėr ē’ka nuk ka kenė e ē’ka nuk don me kenė, gjithkush mundohet me u shitė si mbėshtetės i dikujt edhe pse e din mirė se ai njeri nuk ia don tė mirėn, shoqėria nuk ka standarde tė pastra morale, nuk ka sjellje civile publike e pėrgjegjėsi shtetėrore dhe, me i ra shkurt, kjo ėshtė njėlloj si festa pėrrallore e shtrigave dhe e vampirave qė nuk ngopen me rropullitė e tė gjallėve e tė vdekurve. E kush e ndėrpret orgjinė e parisė sė Tiranės, ėshtė automatikisht i klasifikuar si persekutues dhe duhet dėnuar e eliminuar jo vetėm nga paria, por mbi tė gjitha nga mbėshtetėsit e saj. Sa kohė qė nuk ka kundėrshtarė tė hapur, orgjia konsiderohet realiteti i jetės pėr tė gjithė shqiptarėt qė mendojnė se kėshtu ėshtė e sillet e gjithė bota. Tė paktėn kėtė ua thotė pėrditė e tridhjetė herė nė dite arsenali mediatik i segmenteve tė parisė.

    Shkurt e pėrmbledhtas, objektivi i pėrbashkėt i PS-sė dhe i PD-sė ėshtė me i mbajtė njerėzit peng, me i zvetėnue, mos me i lanė me kenė njerėz, me i zhveshė nga ēdo gjė njerėzore. Asgja qė qėndron nė rrugėn e tyre tė pasurimit e tė sundimit nuk duhet me mbijetue. Mirėpo, paria e din mirė se edhe kėto njerėz qė sot po bajnė kompromise me gjithēka, prej nderit deri tek fėmijėt e tyre, e qė po pėrēudnohen prej hallit apo prej zorit, nuk kanė me harrue. Njerėzit munden mos me folė por tė gjithė e dinė se prej kah po iu vjen e keqja. Herėt ose vonė do tė shuhen edhe kėto, do tė treten nė harrim e si brezat e mėparshėm, do tė varrosen nė tė shkuarėn e tyre. E keqja nuk ka emėr e pėrkatėsi. Po ka shumė tė ngjarė qė disa prej tyre do tė gjejnė forca pėr tė luftuar tė keqen e pėr tė synue me ndėrtue njė jetė mė tė mirė. E tė gjithė ata janė e ardhmja e atij vendi e miqtė e mi.

    (vijon)

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Eshte krijuar nje "mit" tek shqiptaret, sikur "politika na ndan" apo "politika na polarizon" dhe kjo eshte per faj te "politikaneve tane" e per faj te "partive politike". Ne fakt, te gjithe ata qe mendojne keshtu, jane vetem karafila nga mendja kur vjen fjala tek politika. Politika si shkence eshte e ndertuar mbi ndasite e interesave te grupeve shoqerore ne shoqeri. Dhe ne cdo shoqeri demokratike ka ndasi politike, qe nuk fillojne me kryetaret e partive apo me partite, por fillojne me ata qe ato grupe interesash qe ato parti perfaqesojne. Pra ky "mit ogurzi politik" i shqiptareve buron nga mosnjohja e duhur politike e tyre.
    Kjo eshte e vertete por tek ne si gjithmon eshte ne krah te kundert , ne kemi ne fillim perfaqsuesit politikan dhe ne base te tyre ndertojme interesat e perfaqsuesve, gjithashtu ne base te tyre ndertojme edhe interesat ekonomike te politikaneve, kurse ne bote politikanet jane ne fakt dikush me fuqi ekonomike para se te behen politikan. Kurse ne e shohim politiken si firme ku prodhohen para ndertohen bisnese me leverdi dhe sigurisht pastaj duhet edhe te mbrohen prej tyre.


    Miti i dyte i madh eshte miti i "Shqiperia nuk po ndryshon per mire e nuk po ecen perpara". E kam shprehur edhe njehere tjeter ne kete forum qe cudia me e madhe me realitetin shqiptar eshte qe te huajt dine te vleresojne me shume arritjet e shtetit shqiptar se sa vete shqiptaret. Ne te njejten kohe qe shteti shqiptar ben histori me pranimin me te drejta te plota ne NATO, ne te njejten kohe qe BE pranon aplikimin e shtetit shqiptar per anetaresim dhe premton liberalizimin e vizave per shqiptaret brenda pak muajsh, kukuvajkat e shtypit shqiptar si brenda dhe jashte Shqiperise nuk arrijne ti shohin ato suksese.
    Shqiperia ka ndryshuar dhe do ndryshoje me shume por gjate ketij ndryshimi shumica e popullsise u varferua me shume dhe nje pakice e pasurua me shume pra ndryshimi po behet ne kurriz te pjeses tjeter te popullit, qe merr buken me lista. Do ishte me mire qe te gjith te kishin te njejtat shance per tu pasuruar e rritur mirqenien e tyre. Pastaj keto ndryshime po behen me borxhe dhe jo me fuqine ekonomike te vendit.

    Shqiperia ka nje demokraci e nje sistem politik shume here me te shendetshem se fqinjet e saj, Greqi e Itali qe kane nje tradite demokratike me te vjeter se ne. Ku duket e si matet kjo? Duket tek fakti qe ne keto 20 vjet demokraci, shqiptaret i jane drejtuar zgjedhjeve te parakohshme vetem dy here. Numerojini numrin e zgjedhjeve te parakoshme ne Itali e Greqi ne keto 50 vjet qe kane ardhur si rezultat i destabilitetit politik e keqqeverisjes. Suksesi ne politiken italiane e greke matet me mbarimin deri ne fund te nje mandati zgjedhor!
    Keto dite ndodhem ne Tirane dhe mund tju them qe mitingu i 8 dhjetorit ishte bere me detyrim nga qeveria per te gjithe administrateten. Nuk jane llafe rrugesh me mjaftuan vetem dy deshmi njera e kunates qe punon si mesuese e me tha se i kercenuan me largim nga puna nese nuk paraqiteshin ne miting, vendi i takimit ishte tek sahati ku drejtoresha me nje liste ne dore shenonte pjesmarresit.
    Tjetra ishte e motres qe punonte ne spital takimin e kishin ke 15 katshi edhe ata me kercenim per vendin e punes dhe me liste paraqitje.
    Ju jeni i vogel dhe nuk e keni provuar diktaturen dhe ligjet e saj , prandaj po jua them une qe kjo llogjik veprimi,kercenimi, dhe organizimi mitingjesh behej ne ate kohe nga PPSH. Ne nje shtet demokratik njeriu duhet te jete i lire realisht dhe jo vetem ne leter. Liria nuk percaktohet nga fjelet e bukura por nga faktet reale.

    Sa per ndyshimin e qeverive ne itali e greqi mos bej krahasime se e verteta qendron ndryshe, atje qeverite bien sepse interesa e atyre grupeve qe thoni ju me lart nuk ju i ntereson te behen reforma te verteta , dhe nje qeveri me 2 vjet jete nuk arrin te beje asnje reforme, ky eshte motivi i vertet i zgjedhjeve te perseritura.





    Pyeteni profesorin "dhjetorist" te na gjeje nje demokraci ne bote, ku politika nuk eshte polarizuar dhe kundershtaret politike nuk e sulmojne njeri-tjetrin?
    Kjo eshte e verteta dhe e keqja me madhe e sistemit partiak te drejtimit te nje populli apo shteti.

    Kur te zhdukim kete sistem drejtimi do kemi paqe ne popull dhe nuk do kete me kundershtare politik, por njerez qe punojne per nje qellim te vetem dhe te perbashket.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •