Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Çiljeta: Me emrin tim sulmojnë PD

    Çiljeta: Me emrin tim sulmojnë PD,

    Qetsori: S’më duan klanet në atë parti

    26/12/2009 - 09:23



    • Panorama PLUS

    Nuk i ka bërë ende 25 vjeçe dhe është më e reja në listën e 100 fituesve në Këshillin Kombëtar të PD-së. Edhe pse nuk do ta lërë skenën, nuk e mohon që jeta i ka ndryshuar. Në këtë intervistë tregon gjithçka se si u gjend në politikë dhe ku synon të shkojë. Cila është njohja me Kryeministrin Berisha, komentet që i janë bërë për ta sulmuar, ndërsa pohon se lidhja e saj 5 vjeçare e dashurisë vazhdon ende
    Çiljeta tashmë je në listën e 100 anëtarëve fitues të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Si ndihesh?
    Ndihem e vlerësuar dhe me përgjegjësi.
    Pse mendon se të kanë votuar?
    Mua me ka kandiduar Forumi Rinor i Partisë Demokratike duke qenë se gjithmonë jam angazhuar, gjithmonë kam deklaruar bindjen time hapur për këtë parti. Besoj më kanë votuar duke menduar se përveç se jam një demokrate me bindje të djathta, përfaqësoj dhe bukur forumin rinor të Partisë Demokratike, por dhe për faktin se jam një personazh publik.
    Je në zonën e fituesve, ku mes të rinjve ka shumë politikanë me karrierë. Si e sheh veten mes tyre dhe cilat janë ambiciet e vërteta në politikë?
    E shoh që jam më e reja mes tyre dhe më pa përvojë në këtë fushë se ato. Edhe pse kam kryer studimet për shkenca politike përvoja është ajo që të ndjehesh politikan, megjithatë për mua është privilegj, që emri im është mes tyre. Kjo më bën të ndjehem me përgjegjësi për të qenë e angazhuar denjësisht tek kjo parti. Eshtë tepër herët të flas për ambicie, pasi ky ishte vetëm një hap i parë, dhe pse dëshira është e madhe për të vazhduar më tej.
    Mendon realisht se rrjedha e jetës do të ndryshojë, dhe sa e angazhuar do të jesh realisht në politikën, po muzikë?
    Sigurisht që diçka do ndryshojë. Tani që më kanë përzgjedhur në Këshillin Kombëtar përgjegjësia ime është më e madhe dhe do angazhohem seriozisht në politikë, por muzika është pjesa ime parësore për mua, madje kjo më inspiron të bëj “hite” edhe më të bukura që fansat e mi të shtohen, sigurisht edhe demokratë të rinj do shtohen.
    Ndërkohë që pritej rezultati i votimit, në një nga TV-të u përdor shprehja “çiljetizimi i PD-së”. Si do ta kishe komentuar këtë shprehje?
    Mua më vjen çudi pse një i ri që hyn në Këshillin Kombëtar duhet të sulmohet kaq shumë, ndërkohë që kanë në dorë të tregohen dashamirës ndaj këtij fakti megjithatë çdo njeri ka të drejtë të mendojë dhe t’i përdorë si të dojë. Komentet që bëjnë për mua s’kanë rëndësi shumë. Për më tepër që ato i përdorin për të sulmuar Partinë Demokratike, dhe jo mua.
    Jeni pjesë e PD-së, po çfarë mendoni se nuk funksionon si duhet në këtë qeverisje që do të dëshironit të ndryshonte?
    Besoj se si në 4-vjeçarin e parë ku janë arritur shumë gjëra dhe në këtë 4 –vjeçar, ku planet dhe projektet e Kryeministrit janë shumë të mëdha. Çdo gjë po funksionon mirë për më shumë unë s’jam aq e informuar politikisht sa të mund të bëj një kritikë se cfarë nuk funksionon.
    Një nga diskutimet e fundit ka qenë legalizimi i martesave gay, ti je pro apo kundër?
    (qesh)Jam pro, nuk gjykoj askënd. Çdokush ka të drejtë ta bëj jetën si do, ndaj dhe quhemi shtet demokratik, që gjithkush është i lirë të bëjë zgjedhjen që dëshiron.
    I njeh femrat e tjera në këtë këshill të ri, mund të përmendësh disa emra?
    Sigurisht njoh disa prej tyre si; znj.Juela Meçani, znj.Erla Mëhilli, znj. Mesila Doda, etj.
    Duket se Kryetari i rizgjedhur i Këshillit dhe Kryeministri Berisha të ka për zemër. Ke biseduar ndonjëherë dhe çfarë ju ka thënë?
    Jo, nuk kam biseduar asnjëherë me Kryeministrin Berisha. Kontakti më i afërt ka qenë nëpër fusha kur kemi pasur thjesht shtrëngime duarsh. Vlerësimi që më ka bërë mua më ka frymëzuar t’i hyj seriozisht dhe denjësisht politikës që të punoj shumë aq sa dhe kontributi im te jetë i dobishëm në këtë parti dhe ndoshta një ditë të ndjehet krenar për mua, kur të jem pjesë e kësaj qeverie. Për mua është një njeri me zemër të madhe, me shpirt luftarak dhe kjo e bën të paarritshëm. Kjo është një bindje që kam pasur dhe e kam përforcuar dhe më shumë këtë fushatë, sa herë që e dëgjoja me kuriozitet fëmije kur fliste, dhe sa herë e kisha në krah kur këndonim “Shqipëria po ndryshon”.
    Kthehemi tek muzika, skena… Çfarë jeni duke realizuar në këto momente, dhe a do të mund të ndryshonit stil në muzikë tani e tutje?
    Shumë e kam ndryshuar stilin këto vite madje dhe kjo vjen si shkak i moshës që jam rritur. Stili që kam është ai që më veçon nga të tjerat. Jam duke realizuar dy këngë të reja me Flori Mumajesin.
    Ndërkohë ku keni planifikuar ta kaloni ndërrimin e viteve, dhe çfarë dhuratash ke përgatitur?
    Me familjen time ende skam bërë dhurata, do mendohem e do të them (qesh).
    Mendoni se ky është shekulli i njerëzve të bukur, ty personalisht të janë hapur shumë dyer?
    Bukuria ka qenë një prioritet shekuj me parë, po kjo s’është gjithçka. Për të arritur duhet punë dhe investim, sakrificë për t’i merituar dyert e hapura.
    Dhe një pyetje për jetën private, në fakt nëse do t’u pyesnim për statusin tuaj, je “in relationship” apo “single”?
    Mua të shkretës s’më lënë “single” asnjëherë(qesh). Vazhdoj të jem in relationship prej pesë vjetëve. Tashmë ju e dini, pse pyesni kot...


    Qetsor Ferunaj - Ambicia ime është anëtarësimi në kryesinë e PD-së, por s’më duan

    Qetsor Ferunaj rrëfen ambiciet për të hyrë në Kryesinë e Partisë Demokratike. Fituesi “Big Brother 2” flet pë pengesat që po ndesh për të depërtuar në strukturat e partisë në pushtet, dhe çfarë parashikon për spektaklin e radhës “BB3”:

    Çfarë ka ndodhur me përfshirjen tuaj në politikë, pikërisht në Partinë Demokratike?
    Fusha politike është e koklavitur. Është e vështirë duke parë politikën që bëhet tek ne, ndaj më duhet të përgatitem për të qenë i domosdoshëm.
    I domosdoshëm në ç’kuptim dhe nuk e dimë nëse e more testerën e PD-së?
    Jo, sepse nuk dua testera për të qenë pjesë e kësaj partie politike. Ambicia ime është të bëhem anëtar i Kryesisë së PD-së. Dhe them të bëhem i domosdoshëm pasi mesa po shoh, ka shumë pengesa për të depërtuar. E para konkurrenca brenda partisë është e fortë dhe duhet të japësh maksimumin për t’u përfshirë.
    Ke njohje brenda PD-së, po mbështjetje nga persona konkretë a ke?
    Njohje kam pasi kam punuar për PD-në, kam qenë aktiv në fushata për vite të tëra. Por mbështetje nga persona konkretë nuk kam.
    Bindjet e tua politike janë realisht të djathta, apo ky është një kompromis që bën me veten për të përfituar?
    Është e bukur si pyetje, dhe si formë të menduari (qesh). Por bindjet e mia të djathta janë të trashëguara, që nga gjyshi e prindërit. Ndërsa duke e parë si çështje interesi, e ndiej që është një faktor që më jep shtysë për të qenë pjesë aktive e kësaj partie. E duke qenë se PD-ja është në pushtet mbase kjo ma vështirëson punën, pasi është koha për të marrë nga kjo parti, dhe kur vjen puna për të marrë duhet të japësh shumë që të marësh pak.
    E nisët me PDK-në, tani synoni me ngulm PD-në. Deri ku e sheh veten në politikë, çfarë mund të arrish?
    Veten nuk është se e shoh diku, por di që jam duke ecur. E rëndësishme është ku shkojmë, jo nga vijmë. Besoj do eci, do punoj, do studioj derisa të mos kem ç’të jap më.
    Pse duhet të studiosh teori politike për të pasur sukses në politikë, apo të bëhesh pjesë e klaneve të caktuara?
    Sot mbase jo nuk vlen studimi, por shumë shpejt do vlejë ajo që thashë më sipër. E sigurisht që duhet të behesh pjesë e një klani, edhe pse dihet që lufta është më e egër brenda klanit.
    Politika kërkon të jesh person sa imponues aq edhe i besueshëm. Mendon se i ke të dyja?
    Nuk e kam peshuar asnjëherë veten në këtë aspekt, di që jam i komunikueshëm dhe kështu i bie që nuk jam as imponues as ushtar. Por gjithesi di ta bëj dhe ushtarin, dhe e bëj mirë.
    Ti kujt politikani i beson?
    I bësoj Sali Berishës, dhe më pëlqen Lulzim Basha.
    Si të duken Sali Beridha dhe EdiRama, çfarë sheh në përplasjet e tyre?
    Janë shumë të ngjashëm, se dy të ngjashëm shtyhen. E para i bie që të kenë të përafërta me njëri-tjerin, dhe dyta që ia njohin defektet mirë njëri-tjetrit. Në fund të fundit shoh atë që shohin të gjithë, mungesë dialogu dhe dialogu i zgjidh gjërat.
    Jeni për hapjen e kutive, apo kjo duhet të konsiderohet një çështje e mbyllur?
    Mendoj që hapja e kutive do të rrëzonte shtetin ligjor, dhe hapja e kutive në këtë shtet të ri ligjor na dëmton ne.
    Si të duken femrat në politikë, sheh figura antipatike mes tyre?
    Shumë të përgatitura më duken. Unë shoh mënyrën se si prezantojnë idetë e partive që përfaqësojnë, dhe ky është një hap i madh për femrat shqiptare. Antipatia e disa prej tyre është raport personal që nuk na dëmton ne.
    Tashmë pritet të fillojë “Big Brother 3”, çfarë parashikimi ke për spektaklin e radhës?
    Ka mundësi që “BB3” të mos nxjerrë dot një personazh si Qetsori, ta nxjerrë me më pak famë, ose të mos arrijë në një organizim si “BB 2”. Nuk e di pse kam këtë bindje. (qesh)
    Nëse s’do të kishe qenë një konkurrent i martuar, me cilën nga vajzat e BB2 do mund të nisje një lojë ngacmimi?
    (qesh) Besoj do kisha gjuajtur Mozën.
    Je penduar që ke marrë pjesë në BB 2?
    Jo absolutisht. Mund të them që ato emocione që kalova atje nuk do t’i gjej askund, të paktën si i kam përjetuar unë, aq bukur dhe aq fort sa më kanë bërë të reflektoj pë veten time.

  2. #2
    OPENMINDED Maska e land
    Anëtarësuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    o brar,nuk osht politika per manekina e ciljetera,dyshoj qe dhe ne krevat kjo do jet kot fare,lene mo n'politik...edhe kta qe jon s'pe qullosin jon te gjith te korruptum.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Partite tona qe kane mungesa te theksuara pjekurie, elektorati, shterpesi idesh e kan bere ne mod te terheqin brenda partive njerez me emer nga arti, arsimi, kultura, deri te big brother etj ne meyre qe ti rritet sadopak elektorati duke terhequr ne parti fansat e tyre.
    Une jam kunder kesaj ideje per shkak se sado qe te mire te jene keto prurje ne sferat e veta ato jane gjithmone zero me xhufke ne poltike dhe nuk e luajne kurre rrolin per te cilen jane mare.
    Politika eshte shkolle me vete dhe tani qe kane kaluar 20 vjet nuk ka nevoje te mare njerez qe energjite e tyre i kane shpenzuar ne fushat ku kane bere emer.
    Pervec se partite kane brumin e vet per te promovuar figura te reja ato kane mundesi te terheqin te rinj qe kane sadopak talent ne politike dhe me kohe ato bejne shkollen perkatese ku ca do cedojne nga paftesia ca do ecin e do behen polikane te mirefillte.
    Albania Uber Alles

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    Citim Postuar më parë nga Eros- Lexo Postimin
    o brar,nuk osht politika per manekina e ciljetera,dyshoj qe dhe ne krevat kjo do jet kot fare,lene mo n'politik...edhe kta qe jon s'pe qullosin jon te gjith te korruptum.

    me vend ke fol hahahah..kjo eshte ne listen e kandidateve sepse ka cicat me t`mdhaja,dhe njerzit thone "qenka ciljeta ne pd,do futem edhe une"hihih.mjer politika shqiptare.

  5. #5
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Mire do ishte qe PD te merrte ne gjirin e saj, Zajminen, Gjyste Vulaj, Arta Bajramin, Rovena Stefen, Adelinen, Zanfinen, Bleonen. Por do jepja edhe nje keshille tjeter, qe parlamenti te trasmetohej ne nje TV privat, me kod apostafat qe mos te lejohet nen 18 vjec.

    Te pakten shohim cik cica.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  6. #6

    Anëtarësuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    App,lol,lol,lol

    Ngushellimet e mia per Qetsorin.

  7. #7
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Qetsor Ferunaj - Ambicia ime është anëtarësimi në kryesinë e PD-së, por s’më duan

    Qetsor Ferunaj rrëfen ambiciet për të hyrë në Kryesinë e Partisë Demokratike. Fituesi “Big Brother 2” flet pë pengesat që po ndesh për të depërtuar në strukturat e partisë në pushtet, dhe çfarë parashikon për spektaklin e radhës “BB3”:
    Se paskam lexuar kte! Un ne parlament dua Noçen.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  8. #8
    Sensual
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    pse vertete qenka angazhuar cili ne politike ? lol un mendova mos ishte shaka !

    bravo i qofte pra , politikanet shqiptare me te zgjuarit ne bote me ne krye cilin .

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e nestorp
    Anëtarësuar
    07-07-2009
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    514
    Brari mendimi im eshte se doktori po shkallon ndopak.Politika te lodh trurin dhe po tu lodh e shkreta mendje vajte per lesh!Futja e cicave te Ciljetes eshte nje turp per PD>kaq di te them une.Profili i saj eshte tamam profili nje prostitute.Une jam demokrat i vjeter miku im ,por duke i vrojtuar gjerat nga larg dhe jeta ne nje vend vertet demokratik;me ka bere qe te gjykoje me me maturi.Atje ku ka te drejte doktori ta perkrahe ,ndersa atje ku nuk ka t'i bie kokes.Nuk mund te ngelej jashte P Zogaj,apo Biberaj e te futej ajo cicemadhja!Turp!

  10. #10
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Ciljeta ne PD dhe ambicja e Qetsorit per tu futur ne Keshillin Kombetar tePD-se jane tregues qe politika Shqiptare akoma vuan mungesen e persnaliteteve te reja te shkolluara ne Perendim por qe ne Shqiperi neperkemben.Nuk e dime nese Ciljeta hyri ne Keshill nga madhesia e "ballkonit" qe ka dhe nuk eshte ajo e keqja e politikes Shqiptare ,problemi eshte tek mundesite qe nje i shkolluar ka realisht te depertoje ne politike.
    Shohim qe ne PS jane afruar emra te rinj, por fatkeqesisht jane mbiemra te vjeter.Jane perseri Gjonet,Beqajt,Bushataj etj.As kjo nuk eshte politike e re,por thjesht nje maske.
    Shqiperia ka per tu regulluar kur interes per tu mare me politke te kene vetem ata qe studiojne politike dhe jo nje inxhinier nafte,nje piktor,nje gjeolog etj.\
    Shikoni se vetem nje minister i qeverise se sotme ka nje Master ne Ekonomi.Krahasojeni kete me nje vend te BE-se? Prandaj ne kemi mbetur mbrapa dhe behemi si Zullulandi i Konices,sepse vlersojme nje personalitet nga gjoksi apo nga aftesia per te vjedhur.Keshtu qe votuesit shqiptare shkojne drejt "kasapit" te tyre politik duke ulur koken si ato delet tek kasapi i vertete.
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •