
Postuar më parë nga
nestorp
Tungjatjeta Brari
I dashur patriot une i di te gjitha ato qe me thua ti.Vite me pare kam shkruar ne nje forum si ky ketu per te gjitha ato qe me permend ne kete postim.Por te garantoj se une nuk kam aspak lakra miku im.Une jam i djegur e perveluar per veten time nga ata sypalare e funderrina te qytetarise vlonjate,jo shume larg por me 1985.Ne qenien time nuk ka mbeturina,por vetem urrejtje per diktaturen dhe sherbetoret e bindur te saj.Ketu ku jam, gati 11 vjet larg qytetit tim te dashur i gjykoj gjerat pak me ndryshe me me objektivitet e me me pjekuri.Keto qe tregon ti kane ndodhur sic thua ti,por Saliu veproi me shume vonese miku im.Meksi ishte me i zgjuar se Saliu,kur propozoi qe ne Vlore te shpallej gjendja e jashtzakoneshme.Vlora dhe gjithe Shqiperia do kish shpetuar.Ata maskarenjte qe mblidheshin tek monumenti te paguar nga Brokajt nuk do te ishin shtuar,por nuk do t'ua mbante b***a te livadhisnin.Revolta greko-komuniste do te ish mbytur qe ne lindje.Pra doktori eshte pergjegjes per cka ndodhi me vone.Une e di dhe i njoh edhe se kush ishin studentet e UIQ ne greve urie.A e di ti Brari se atje kish edhe femije te te perndjekurve politike,te cilet mendonin se do te fitonin kapital politik nga perkrahja e greves.Po deshe t'i them edhe me emra.Ndersa e shoqja e Edmir Graboves hengri nje plumb qorr e jo se dikush donte te vriste nje grua.Une e kam mik Edmirin.Ai nuk e rruajti fare percka i ndodhi,pavaresisht se i ka vendosur ate emer hotelit apo lokalit quaje si te duash.Une di edhe kete qe qytetet perendimore,sidomos Italia eshte e mbushur me pinjoll komunistesh te rrezikshem,pinjoll te korruptuarish qe sorollaten ketyre qyteteve,pa pune duke lehur neper forume per parajsen e humbur nga baballaret e tyre mafioze.Jane shumica bile.Ndonje kosovar qe futet ne keto ujra qellon hava!Por duhet te dish,qe midis ketyre djemve dhe vajzave ka edhe si puna jote e si puna ime qe nuk jane dakord me disa veprime te S Berishes.Nuk e besoj qe edhe ti te jesh dakord qe F mediu te dale i pa lagur nga historia vrastare e Gerdecit.Nuk e besoj qe ti te jesh dakord qe paret e hedhura ne Rrugen Durrres-Kukes te mos hetohen se si jane shpenzuar.vetem nqse je perfitues nga qeveria e S Berishes mund ta mbrosh korrupsionin!Por nuk e besoj nje gje te till.Pastaj ne nuk duhet t'i mbysim zerat kritike nga cdo krahe qofshin kur kane te drejte.Lufte klasash nuk duhet te bejme kunder nje femije sic eshte AuLoNa,sepse do na kaloje jeta si dikur.
Miku im nuk e di ku jeton,por ne boten demokratike qeverite kritikohen gjithmone,askush nuk i mbron ato.Po rriti taksat,po uli mirqenien e popullit,mbas 4 vjetesh e hedhin me kembe perpjete.Ndenji 12 qeveria laburiste ne BM,por vitin tjeter ajo nuk do te votohet nga britaniket,sepse ka ngritur taksat gati 45%.Une e paguaja shtepine me 1999 £ 64 ndersa tani e paguaj £ 103 ne jave. Do vijne konservativet,por nqse ata bejne ngritje taksash nuk e kane te gjate,mbas kater vitesh do te humbasin dhe jo me 12 vjet ne opozite por ndoshta do te rrijne 16 vjet.Edhe shqiptaret keshtu duhet te veprojne.Ata duhet te emancipohen e jo te jene me turma laramane pa koke e bisht qe yxhym shkojne per te votuar pa mend ne koke.
A te kujtohen ato mbledhjet e grupseksioneve te PD neper lagje?besoj i mban mend se si shpreheshin njerzit.Po keshtu bente edhe partia jone kundershtare,sepse njesoj si ne jane edhe ata.Une i kujtoj ato kohe,sepse kam drejtuar nje seksion te PD ne kohen me te veshtire 1997-qershor 1999.Po te them kaq se kur u bene votimet per Kushtetuten qe kemi tani,une isha nenkryetar i komisionit te qendres se votimit,kryetar ishte vellai i Uran Xhafes nje ish oficeri liruar,bashkpuntor i bandes se Z C.Sekretar ishte po nje socialist.Votimet beheshin tek shtepia e Z Caushit tek Shk 15 Tetori ne Cole 20m larg shtepise se kriminelve.Moter e vella te Z C ishin ne dy qendra ne katet poshte meje kryetar komisinesh.Te jatin e Z C bashke me disa pleq te tjere komunist une i nxorra jashte,sepse u kryqezuan e po pinin duhan sikur ish kafene ne ate klase ku ish qendra ime e votimit.Ata qellimisht i sollen aty per presion karshi meje.Une pezulloova votimin.Ju thashe komunistve o keta jashte o votimi nuk mund te vazhdoje.Iken si langaraqer me bisht ne shale.Edhe polici i QV me shikonte me inat kur i kerkova ndihmen per te dale jashte.Antari komisionit qe ishte me mua nuk erdhi nga frika.Keshtu qe ngela vetem.Nuk mund te shkoja per ujet e holle beje hesap ti.Njehere qe u largova me hodhen shume flete ne kuti,por une ju thashe se me pare do te numerohen firmat dhe aq flete do t ejene te vlefshme.Shume legena qe nuk e kishin emrin ne liste erdhen dhe me benin presion per te votuar.I them policit largomi keta qelbaniker se ndryshe do te flas me S Berishen tani.Vellai i zanit ai legeni qe kish klubin perballe shtepise se tyre erdhi e me tha ngaqe nuk ju eci me mua,se beme gabim qe nuk te vrame ty.Une aty isha i thashe pse nuk e bete.Nuk ua ka mbajtur,sepse e dinit qe vellezrit e mij nuk do t'ju linin te gjalle i thashe.Nuk po e zgjase sepse miqte e mij forumiste mund te merziten,por harrova te te them sepse edhe italiani i OSBE ne Vlore me beri presion qe t'i lija te votonin njerzit edhe pse nuk e kishin emrin ne liste.Keto qe me thate ne kete erresire, sepse na fiken dritat kur po numeronim votat, si perfaqesues i OSBES do t'ja raportoj S Berishes iu drejtova pipinos.Une them per te miren tuaj tha,por do apo nuk do ti projektkushtetuta do te votohet perfundoi ai dhe iku nga syte kembet.
Pra qendra ime e votimit doli 28 % pro. dhe 72% kunder.
Sic dihet ne shkalle vendi projektkushtetua u perkrah nga shqiptaret.Mbas votimeve ne nje mbledhje te PD ne Skele erdhi Y Vejsiu dhe F Xhaferi per t'u njohur me punen e ne perfaqsuesve te PD ne komisione.Shume nga miqte e mij me thane se kishin bere leshime.Po na pyesnin me radhe. Sa doli qendra jote mu drejtua mua ministri i sotem nga Vlora F Xh(qe per turpin e tij nuk dinte qe I Qemali ish prehur ne Vlore qe me 1919) gjithe inat,sepse kishim debatuar dikur.Me avash i thashe se nuk ta kam friken.Tek une doli 28 % i thashe.Po i tha I Mersini kryetar i PD atehere.Te tregova kete histori te me njohesh sadopak.Por me nje sy tjeter i shikoj problemet tani miku im Brari.Atje ku ka te drejte Saliu une i jap,atje ku nuk ka i jap nje ''grusht fytyres''.Ky jam une Brari,qe t'i me thua se kam lakra.Lexoi pak me vemendje ato qe them per 1985-n.Shqiptaret po te mendonin kaq pak sa une ndoshta nuk do te gabonin si perhere!
GEZUAR VITIN E RI 2010!
Krijoni Kontakt