Një oficer italian i përfshirë në trafikun drogës në Shqipëri
Kokaina e sekuestruar dy muaj më parë në Tiranë, e ardhur me postë nga Panamaja, është shoqëruar nga aeroporti i Romës deri në momentin e tërheqjes nga "pritësit" Arben Uku dhe Ilia Xoxe, oficer i policisë së Rojës Financiare Italiane (Guardia di Financa).
Hetimi i çështjes nga prokurori Edvin Kondili ka përfunduar dhe tashmë Arben Uku dhe Ilia Xoxe janë nën akuzë dhe dosja e tyre i është dorëzuar për gjykim në Gjykatën për Krime të Rënda, raportoi të martën "Shekulli".
Ndërsa, për tre personat e tjerë të identifikuar, që kanë mundur t'i shpëtojnë arrestimit, prokurori Kondili ka veçuar aktet për vazhdimin e hetimeve. Sipas dosjes me nr. 113 sasia prej 1 kg kokainë e sekuestruar mesditën e datës 19 nëntor 2010, është nisur nga Panamaja, nga Edwin David Arias Trujillo.
Droga, ishte fshehur brenda një motor/gjeneratori elektrik të paketuar në një pako dhe dërguar nëpërmjet një agjencie të njohur postare me destinacion Tiranën. /
Krijoni Kontakt