Tiranë, 10 janar - Municionet e tepërta të ushtrive serbe, greke dhe kroate do të demontohen këtë vit në Shqipëri.
Demilitarizimi i tyre është planifikuar të realizohet në uzinën e lëndëve plasëse në Mjekës të Elbasanit, transmetuan mediet lokale agjencinë zyrtare të lajmeve ATSH.
Drejtori i uzinës, Daniel Karanxha ka konfirmuar se uzina e lëndëve plasëse në Mjekës do të jetë e vetmja në vend që do të demontojë të gjitha armët dhe municionet në Ballkan.
Krijoni Kontakt