Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 24
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    ca kafshesh mban shqiperia jone e dashurv



    http://balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=71495
    JO SEKS PARA MARTESE

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    428
    Ne te gjitha vendet e botes ka njerz te mire por ka edhe krimenele por me shqiptaret u be pak si shume me keto pune te keqija ndodhi ajo ne Zvicer ,Itali ,Finlande ,Gjermani , me keto dhe veprime te tjera te lartepermendura po na mirret fytyra por qti bejsh ka edhe njerz te shumte te mire e human shqiptar...,

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Sarandë, sekuestrohen rreth 670 kg drogë

    Policia e Shtetit bëri të ditur sekuestrimin e një sasie lënde narkotike pranë fshatit Lukovë të Sarandës.

    Kreu i policisë së Shtetit, Hysni Burgaj në një konferencë për shtyp njoftoi se janë sekuestruar 676 kilogramë drogë e llojit kanabis sativa në gjirin e Bunecit e ndarë në 18 çanta sportive e futur në një automjet tip Benz që i përket shtetasit Klodian Koka.

    Sipas Burgajt destinacioni i lëndës narkotike ishin vendet fqinje, pa dhënë përcaktime të mëtejshme.

    Numri një i policisë shqiptare tha se bashkëpunimi me institucionet e ligjit në vendet fqinje do të jetë i shpejtë për të parandaluar trafiqet e paligjshme.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Sekuestrohen 285 kg drogë, arrestohen 4 veta




    Plot 285 kilogramë marihuanë, 4 persona të arrestuar, dy makina të sekuestruara dhe një sasi e konsiderueshme parash ka qenë bilanci i operacionit të koduar të policisë së Gjirokastrës “Gjuetia e natës”.

    Ai ka mundur të sekuestrojë një sasi të madhe lënde narkotike në kodrën që lidh lagjen Zinxhira të qytetit Gjirokastër me fshatin Lazarat, e cila po transportohej nga disa persona me destinacion qytetin e Fierit.

    Konkretisht, marihuana është ngarkuar në një automjet tip Fiat kamionçinë, e mbuluar dhe ka filluar lëvizjen nga Lazarati.

    Por rreth 00.30, të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur Ura e Memaliajit, forcat e policisë kanë ndërhyrë duke bërë të mundur bllokimin e rrugës në të dyja drejtimet dhe duke arrestuar në flagrancë Andi Kurtin, drejtues i automjetit Benz me traga EJ 55 USV i cili ishte pararoja; Selami Lushkajn, pasagjer në këtë makinë, shoqërues i lëndës narkotike; Eglivan Atija, drejtues i kamionçinës me targa EL 99 49 B, ku ishte ngarkuar lënda narkotike dhe Eduart Lushkaj, pasagjer në automjetin tip Fiat, shoqërues i lëndës narkotike; që të katërt lindur dhe banues në qytetin e Fierit.

    Nga këqyrja e automejtit tip Fiat rezultoi se brenda tij gjendeshin 17 thasë plasmasi me ngjyrë të zezë të mbushur me lëndë narkotike e dyshuar si marihuanë, ku pesha e secilit thes varionte nga 15 deri në 17 kilogramë, gjithsej rreth 285 kilogramë.

    Ndërsa në makinën Benz janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi e madhe lekësh dhe valute dollarë, si dhe 7 aparate celularë me kartat SIM.

    Burimet policore bëjnë me dijeni ndër të tjera se organizatori dhe blerësi i lëndës narkotike të lartpërmendur ishte Andi Kurti. /NOA/
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Policia shqiptare dhe italiane kapin 1.155 kg drogë, 7 në pranga



    Një koordinim i mirëorganizuar nga policia shqiptare dhe Guardia di Financa ka bërë që sasia prej 1155 kg kanabis të mos përfundonte në tregun e shitjes përtej Adriatikut.
    Vetë drejtori i policisë së Shtetit, Hysni Burgaj ka dalë në një konferencë për shtyp për të dhënë detajet e këtij operacioni i cili natën e mbrëmshme ka angazhuar njëkohësisht policitë e dy shteteve në Lece të Italisë dhe në Memaliaj në Shqipëri
    Policia informon se nga operacioni i përbashkët është bërë i mundur bllokimi i një sasie të konsiderueshme lënde narkotike prej rreth 1 ton e 115, 5 kg, si dhe arrestimi i 7 personave, raporton BalkanWeb.
    “Operacioni i rëndësishëm është zhvilluar mbrëmë, pas konstatimit nga Qendra Ndërinstitucionale Operacionale Detare të mjeteve të shpejta lundruese të cilët po lëviznin në ujërat detare. Sapo ato janë konstatuar nga strukturat e Policisë së Shtetit u morën masat për organizimin e punës me qëllim bllokimin e tyre.
    Duke dhënë koordinatat e sakta të lëvizjes së mjeteve lundruese policia e shtetit ka kërkuar ndihmën e Guardia Di Finanzia dhe Interforza për ndalimin e mjeteve lundruese të cilat transportonin lëndën narkotike. Për të njëjtin qëllim- policia ka informuar dhe autoritete policore greke.
    “Në sajë të këtij bashkëpunimi të suksesshëm u bë i mundur bllokimi në zonën e Leçes në Itali i një sasie prej rreth 900 kg lëndë narkotike cannabis sattiva, si dhe kapja e 3 shtetasve shqiptarë,”- thuhet në njoftimin për shtyp, ndërsa nuk bëhen të ditur emrat e të arrestuarve.
    Operacioni i antidrogës ka vazhduar më pas në tokën shqiptare. Policia informon se sasia prej 215.5 kg lëndë narkotike e cila ishte sekuestruar mbrëmë në Memaliaj, ishte pjesë e këtij operacioni.
    Lënda narkotike u kap në flagrancë mbrëmë rreth orës 23.00’ në Memaliaj, në urën e Lumit Vjosë. Në pranga të policisë përfunduan Eduart Kujtim Lushkaj, 20 vjec, Eglivan Novruz Atija, 28 vjec, Selami Hamet Lushkaj, 37 vjec, të tre nga rrethi i Fierit, si dhe Andi Hysni Kurti, 41 vjec banues në Tiranë. Sipas policisë të katër të arrestuarit ishin me precedentë penalë.
    Policia thotë se të arrestuarit po transportonin lëndën narkotike prej 215, 5 kg nga Tepelena në drejtim të Fierit e më pas në Vlorë. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se lënda do të trafikohej jashtë vendit në drejtim të Italisë.
    Në njoftimin e saj për shtyp policia e Shtetit informon se vetëm muajin e fundit nga strukturat e hetimit të krimit të Policisë së Shtetit në bashkëpunim dhe me autoritetet policore të vendeve fqinje është bërë i mundur sekuestrimi i një sasie prej rreth 4,5 ton marijuanë.
    Policia thotë më tej se objektiv i saj është sekuestrimi i të gjithë sasisë së lëndës narkotike të prodhuar në Lazarat apo gjetkë.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Antidroga, bllokon 330 kg drogë tre të arrestuar


    Dy operacione antidrogë u ekzekutuan gjatë orëve të natës në Gjirokastër e Tiranë. Në kuadër të një operacioni antidrogë, policia e Tiranës ka sekuestruar mbrëmë në një banesë një sasi prej 180 kg kanabis sativa.
    Nëpërmjet një konference për shtyp policia ka njoftuar se droga ishte gjetur në banesën e Astrit Kucit, 38 vjeç. Me ç’rast ai është arrestuar.


    Operacioni i koduar “Pritja e gjatë’ ka vënë në pranga dy shtetas të akuzuar si organizatorët kryesorë të një grupi të mirë organizuar të trafikut të lëndëve narkotike drejt Greqisë. Ndalimi i tyre është bërë nga policia e Gjirokastrës dhe vjen pas sekuestrimit të një sasie prej 150 kg marihuanë më 22 shtator 2010. Për arsye hetimi sekuestrimi i lëndës narkotike ishte mbajtur sekret, njofton Balkanweb

    Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Policinë e Gjirokastrës kanë ndaluar mbrëmjen e djeshme Stavri Hakarepi i datëlindjes (39), lindur në Delvinë dhe banues në Ksamil Sarandë; dhe Gazmir Avduli, i datëlindjes (37), lindur dhe banues në Konispol Sarandë , i dënuar më parë me 5 vjet burg për Trafik të lëndëve narkotike. Pas një hetimi prej 5 mujor policia ka arritur të dokumentojë veprimtarinë e plotë kriminale të këtij grupi, në rrethet Gjirokastër, Delvinë dhe Sarandë.

    Sipas policisë lënda narkotike ishte siguruar në fshatin Lazarat dhe ishte transportuar e magazinuar në rrethin Delvinës, me destinacion përfundimtar shtetin grek. Më 22 shtator të vitit të kaluar, në hyrje të qytetit Delvinë policia konstatoi automjetin që transportonte lëndën narkotike. /Telegrafi/
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  7. #17
    ***LOVE*** Maska e Tironcja_BLN
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Vendndodhja
    Berlin City
    Postime
    3,440
    Citim Postuar më parë nga alem_de Lexo Postimin
    Sa mire qe paskemi te njejtin mendim,per ata qe meren me droge edhe une nuk kam meshire fare Helena,ne djall te vene.
    ashtu esht po ka ca qe nga halli nuk kan ca te bejn dhe i duhet shume lek shume shpejt..per nji rast smundje pershembull ku te perplasen ato?!...
    sa per keto qe jan kap eeeee nuk esht hera e par dhe e fundit jena mesuar ne..nuk esht ndonji cudi e madhe
    zemra ime tull shpirti jot llac dashurija jon pallat 15 kac

  8. #18
    ta ruajm amanetin Maska e deqanas
    Anëtarësuar
    23-03-2005
    Vendndodhja
    diku tjeter
    Postime
    267
    Citim Postuar më parë nga Nice_Boy Lexo Postimin



    Londër, 26 dhjetor - Një rrjet ndërkombëtar i trafikut të kokainës është shkatërruar në Britaninë e Madhe. Mes anëtarëve të rrjetit ishin dhe 13 shqiptarë. Operacioni është kryer nga policia londineze, e cila sekuestroi një sasi prej 1.5 ton kokainë në portin e anijes The Destini Empress, 200 milje larg brigjeve spanjolle.
    Vlera e kokainës e destinuar për në Britani e në gjithë Evropën ishte rreth 450 milionë euro. Operacioni u krye në orët e para të mëngjesit të datës 23 dhjetor, por policia informoi të shtunën për rezultatet e operacionit, transmeton News24.
    Task force dhe Agjencia e krimit të organizuar bënë të ditur se trafikantët siguronin drogën në Kolumbi. Operacioni u shtri në katër shtete, Britani, Spanjë, Karaibe e Kolumbi. Droga ishte e klasit A dhe trafikantët akuzohen për pastrim parash në vlerën e miliona eurove.
    Sipas inspektorit të policisë britanike, Peter Bejer, kjo ishte një nga sasitë më të mëdha të drogës të kapura ndonjëherë. Ai falënderoi policinë spanjolle për bashkëpunimin.
    Në një raport të fundit të Shërbimit Inteligjet në Britani thuhet se në këtë vend operojnë 400 organizata kriminale, ku shqiptarët së fundi kontrollojnë trafikun e heroinës e kokainës dhe gjithë prostitucionin e organizuar.
    Veç 13 shqiptarëve[/B] që ndodheshin në bordin e anijes, për këtë trafik janë arrestuar edhe persona të tjerë, por nuk jepet kombësia e tyre.
    no commernt
    shihemi n´gjykate

  9. #19
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Gjynaf cunat, ishalla ju del per hajer radhes tjeter.

    A.C.A.B
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Sekuestrohet drogë në Tiranë, automatikë në Mat


    Policia e Tiranës sekuestroi të hënën 2 kilogram e 500 gram drogë në një operacion të koduar “Studenti”.
    Policia arrestoi gjithashtu dy persona, Ardian Caci, 20 vjeç, lindur në Tiranë e banues në Sarandë, student pranë një Fakultetit Jo Publik në Tiranë dhe Azem Veseli, 19 vjeç, banues në Tiranë.


    Dy personave iu gjet droga, kanabis sativa e cila ishte e ndarë në pako 1 kilogramshe. Droga dyshohej se kishte destinacion shitjen dhe shpërndarjen më pas në tregun e Tiranës, pranë qëndrave studentore.

    Ndërsa në Burrel, policia ndaloi dy persona të shpallur në kërkim për vjedhje. Fatmir Lleshi, 21 vjeç dhe Alban Hani, 22 vjeç akuzohen për vjedhje në bashkëpunim.

    Policia në Burrel bllokoi edhe 26 makina dhe 3 motorra që nuk kishin dokumentacionin përkatës ndërsa në fshatin Mat, u sekuestruan 56 armë automatike. /Telegrafi/
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •