Luan,
Dua te shtoj vec dicka lidhur me ate qe e ke shkruar ketu, per te plotesuar pakez ate qe kam nisur ne nje shkrim te mehershem

.
Po, Krishti na ka zgjedhur, duke na thirrur Ai i pari. Pra, zgjedhja (aka thirrja) prej Zotit eshte e njejte per secilin njeri, por varet prej nesh nese jemi ne gjendje ta degjojme, pranojme dhe t'i themi PO, njesoj si Maria engjellit Gabriel.
Pra, kjo PO e jona kthyer zgjedhjes/thirrjes se Zotit, e nevojshme per te konfirmuar se duam te jetojme e te qendrojme gjithmone ne Te, gjithmone ne Beselidhjen qe Krishti e lidhi per ne, e rrit vleren e pagezimit (perfshire dhe ate foshnjor permes fese se prinderve) dhe nuk e le ate thjesht nje formalitet.
Besoj se kjo ndihmon per te qartesuar sadopak shprehjen "Jam une ai qe ju zgjodha...".
Me pelqen shume fryma e paqes qe jeton mes nesh, ku mund te diskutojme pa droje rreth atyre gjerave qe i kane hutuar edhe te paret tane me shekuj
Te fala ne Krishtin!
Krijoni Kontakt