Close
Faqja 3 prej 28 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 271
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar mė parė nga Matrix Lexo Postimin
    Nje histori interesante ka lidhje me nje shenjtor te shekullit te trete, te quajtur Tarsiz.
    (Nderohet nga Kishat Katolike Orthodhokse ne 15 Gusht)

    Ky quhet ndryshe Martiri i Sakramentit te Shenjte



    Ai ishte 12 vjec dhe po shkonte te conte sakramentin (buken e shuguruar) tek te krishteret e burgosur te Romes. Paganet filluan ta ndjekin duke i kerkuar qe t'ua dorezonte atyre sakramentin (ndoshta nga kurioziteti ose urrejtja per te krishteret), por ai e mbrojti ate me jeten e vet. Ata filluan ta gjuajne me gure dhe ai dha jeten si nje martir i madh i besimit.

    Ja dhe nje kenge kushtuar atij, qe kemi kenduar ne lidhjen e Rinise Orthodhokse

    Tarsizi

    Nje martir i vogel i plagosur,
    rrugeve te Romes i rrezuar,
    shtrire ne Altarin e Krishtit,
    si nje qengj i vogel i flijuar.

    Nje buzeqeshje i ndrit ne buze,
    dicka ai po mban ne duar
    Trupin e Krishtit ka marre,
    fshehtas ne burg per ta cuar

    Engjejt veshur me te bardha,
    Tarsizin po rrethojne,
    ne prehrin e Krijuesit,
    Martirin e vogel do ta cojne

    Edhe pak dhe martiri vdes,
    kuroren e lavdise fiton,
    kete lavdi kushdo e ka zili,
    kete lavdi kushdo e deshiron.....


    Atehere, nqs ajo qe ai mbante ne dore nuk ishte realisht trup dhe gjak i Krishtit, mos valle ky martir ka vdekur me kot?
    A mund te me sjellesh referencat historike qe tregojne per ekzistencen e ketij shenjti? Cili historian ka shkruar per kete? Apo cfare shkrimi keni qe tregon se kjo histori eshte e sakte? I kerkoj keto gjera thjeshte per te zgjeruar horizontin tim.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  2. #22
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Deshmite per jetet e shenjtoreve ne pergjithesi vijne nga komuniteti ku ata jetuan. Ky parim vlen per gjithe shenjtoret.
    Per disa prej tyre mund te kete dokumenta te shkruar, per disa jo. Por deshmia e shkruar nuk eshte kusht per vertetesine e jetes se nje shenjtori, per sa kohe qe ekziston deshmia e nje komuniteti te tere. Megjithate per Shen Tarsizin ka dhe deshmi te shkruar. Deshmia me e hershme e shkruar vjen nga Shen Damasi i shek 4. Po keshtu dhe reliket e ketij shenjtori ruhen ne nje nga katedralet e Romes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 20-01-2010 mė 04:01
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  3. #23
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Ne lidhje me temen, duhet ditur gjithashtu se nje nga akuzat me popullore per te krishteret ne shekujt 1-4 ishte kanibalizmi. Kjo eshte dicka qe tregon se paganet perfytyronin se te krishteret ishin qenie qe ushqeheshin me mish njeriu ne takimet e fshehta neper katakombe dhe kjo shpjegon dhe kenaqesine e paganeve kur i shihnin te krishteret te shqyer nga luanet.Ishte bere e zakonshme midis te krishtereve qe te pranonin se ne ndarjet e bukes dhe veres ishte vete Trupi dhe Gjaku i Krishtit qe ndahej.
    Nuk kemi asnje informacion qe qofte dhe nje i krishter i vetem te jete ngritur dhe t'u kete shpjeguar paganeve qe ajo qe bejne eshte vetem nje perkujtim, sic do qe e natyshme te behej per te shpetuar nga vdekja dhe keqkuptimi, por ata e pranonin hapur se hanin realisht Mish dhe Gjak dhe kjo i conte drejt denimit me vdekje.

    Madje tregojne qe nje pagan, duke ndjekur te krishteret, pa nga dritarja e vendit ku mblidheshin dhe ju duk sikur presviteri i kishes po priste nje femije me thike dhe kur hyri, pa ne duart e tij vetem buken dhe veren dhe e zuri per flokesh presviterin duke i thene se ku e coi femijen qe kishte vrare. Por ai i habitur i shpjegoi se gjate gjithe kohes kishte pasur vetem buke dhe vere ne dore.

    Histori te tilla, si dhe martirizimi i atij djaloshi te vogel qe quhej Tarsiz, tregojne se cfare vendi te rendesishem i jepnin ne krishteret e shekujve te pare Darkes se Zotit, apo sic quhet ndryshe Sakramentit te Kungimit

    Kjo pasqyrohet dhe tek apologjia e pare e shkruar nga martiri Justin:

    "66. Kėtė ushqim e quajmė Falenderim, tė cilin askush nuk lejohet tė marrė pėrveē atyre qė besojnė se gjėrat qė mėsojmė janė tė vėrteta dhe kanė marrė larjen pėr ndjesėn e mėkateve pėr rilindje dhe ata qė jeton siē Krishti na e la trashėgim. Sepse ne nuk i marrim kėto gjėra si bukė e rėndomtė ose pije e rėndomtė; por si Jesu Krishti Shpėtimtari ynė u mishėrua nga fjala e Perėndisė, mori mish dhe gjak pėr shpėtimin tonė, ne gjithashtu kemi mėsuar se ushqimi i shenjtėruar nga fjala e lutjes e cila vjen nga ai, prej tė cilave mishi ynė dhe gjaku ynė ushqehen me transformim, ėshtė mishi dhe gjaku i atij Jesui tė bėrė trup. Sepse apostujt, nė kuptimet e hartuara prej tyre, tė cilat quhen Ungjij, kėshtu e zbatuan atė ē’ka u ishte porositur; qė Jesui duke marrė bukė dhe duke falenderuar tha: “Bėjeni kėtė pėr kujtimin tim, ky ėshtė trupi im”; dhe po ashtu duke marrė kupėn dhe duke thėnė falėnderimin tha: “Ky ėshtė gjaku im”; dhe ua dha ato vetėm atyre ."

    Po keshtu dhe Ignati i Atiokise, nxenesi i Apostullit Gjon, e deshmon kete tek letra per Kishen e Smirnes

    "Shikoni se disa mbajne mesime jo te verteta rreth hirit te Zotit Jezu Krisht, i Cili ka ardhur tek ne dhe vini re se sa te ndryshme jane opinionet e tyre nga vullneti i Zotit.Ata nuk kane kujdes per dashurine, nuk kane kujdes per te vejat dhe jetimet , per te shtypurit, per te burgosurit dhe te liret, per te uriturit dhe te eturit. Ata mungojne ne Eukaristi dhe lutje sepse nuk rrefejne se Eukaristia eshte me te vertete trupi i Zotit tone Jezu Krisht, trupi qe vuajti per mekatet tona dhe qe Ati nga miresia e Vet e ringjalli serisht. Ata qe e mohojne kete dhurate te Zotit jane duke humbur ne diskutime te kota "— 6:2–7:1

    Kjo vazhdoi deri ne periudhen e Reformes. Madje dhe Martin Luteri e pranonte pranine reale te Krishtit ne sakrament. Dhe kjo ishte pikerisht pika e vetme ku u nda me Ulrich Zwinglin, i cili e shihte sakramentin vetem si perkujtim te vdekjes se Krishtit. Botekuptimi i U.Zwinglit tani eshte bere botekuptimi me i pranuar ne boten evangjeliste, sepse eshte me afer materializmit dialektik dhe llogjikes njerezore.

    Nderkohe qe dy Kishat (Katolike dhe Orthodhokse) ruajne besimin se ne Sakramentin e Kungimit eshte vete Trupi dhe Gjaku i Krishtit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 20-01-2010 mė 09:11
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  4. #24
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Vėlla Matrix, kompliment per shkrmin e fundit qe bėre ne kete temė. Unė edhe pse nuk po shkruaj, me vemendje jame duke i percellur shkrimet. Vėlla, vertetė nuk po shkruaj ashtu sikurse mė parė, jam lodhur pakez per besė, kam edhe arsye, kam arsye sepse nuk mė lodhė rasti nėse jo t'krishterit duhet ti shpjegoj apo te flas lidhur me Korpin e Krishtit por kur flas me te krishterėt dhe nėse kerkohet arsye pse unė, apo ti, apo Kisha beson nė prezencen e Krishtit nė Sakramentin e Kungimit apo nė misteret e Kishes te cilat janė reale, kjo vėlla ėshtė e tepert dhe monotone per mua , vertetė me habitė.

    Ēka kemi ne faj apo ēka don dikush tė din per misteret e Kishes o vėlla kur vet Krishti dhe jeta e Tij ishte dhe ėshtė edhe sot mister dhe i pa zbuluar ende per shumė njerez? Kjo qe ndodhė sot ka ndodhur edhe nė kohen evet Krishti kur erdhi si njeri. Shumė njerez deshtuan sepse nuk kuptuan Krishtin i cili ishte mshehtesi - mister per ta dhe sot e asaj dite mebeten duke e pritur Krishtin i cili erdhi dhe shkoj dhe ata nuk e kuptuan. Edhe sot kjo qe ndodhė ėshtė krejt e ngjajshme, Krishti ėshtė prezent dhe ne ende nuk e njohim apo e njohim pjeserisht, por realisht Ai mbetet mshetesi - mister per shumė njerez, nuk me vjen mirė pse ndodhė kjo.

    Sidoqftė, shkrimi i yt meriton kompliment dhe eshte domethėnės per ata qe e kuptojnė.

    Misteret e Kishes sė Krishtit edhe sot mbeten tė pa zbuluara dhe besa edhe mėsime dhe shpjegime tė pa kuptueshme per shumė njerez, por ēka tė bėjmė pasi qe dihet se edhe mėsimi i vet Jezusit kur tha; "se trupi im dhe gjaku im janė ushqim per ju" per shumė njerez ishte mėsim i pakuptueshem dhe ajo vazhdoj dhe vazhdon edhe sot por kot, Krishti nuk e ndryshoj as atėher qendrimin dhe nuk do ta ndryshoj as sot por vazhdon tė jetė BUKA E JETES SĖ PERJETSHME per Kishen e Tij. AMEN
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

  5. #25
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Vėlla Toni,

    Ai shkrim eshte rezultat i nje studimi mbi shkrimet qe kane mbijetuar qe nga periudha post-apostolike. Kjo periudhe nuk njihet mire sot nga te krishteret dhe pak jane ata qe e kane studiuar. Gjithmone me ka terhequr ideja se si e konceptonin jeten e kishes te krishteret e pare, cfare ndodhi pasi apostujt u larguan nga kjo jete per te shkuar prane Krishtit, cfare lane ata ketu, si funksiononte Ajo Kishe qe ata lane. Shkrime te tilla ka, por pak jane te perkthyera ne shqip, dhe akoma me pak keto shkrime lexohen sot.

    Sidoqofte, ketu dua te theksoj dicka qe e mendoj shume te rendesishme. Nqs ne kemi njohuri pak me teper se dikush tjeter, kjo nuk duhet kurre te na sherbeje per t'u mburrur dhe per ta pare me dyshim nje vella qe nuk e ka kete njohuri, se sic thote dhe Pali "Njohuria krekos, por dashuria nderton". Dhe sa me shume te themelohemi ne dashuri, aq me shume do e njohim dhe Krishtin qe eshte Dashuri dhe Njohuri bashke. Pra qendra jone duhet gjithmone te ngelet Krishti, jo njohuria qe ne kemi mbi dicka.

    Atij i qofte Lavdia ne Shekuj te Shekujve
    Amen

    Te pershendes ne Krishtin!
    Vėllau jot
    Matrix
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 20-01-2010 mė 14:14
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Qofte levduar Zoti qe ia hap mendjen kujtdo qe ia hap zemren Zotit!!!
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    "66. Kėtė ushqim e quajmė Falenderim, tė cilin askush nuk lejohet tė marrė pėrveē atyre qė besojnė se gjėrat qė mėsojmė janė tė vėrteta dhe kanė marrė larjen pėr ndjesėn e mėkateve pėr rilindje dhe ata qė jeton siē Krishti na e la trashėgim. Sepse ne nuk i marrim kėto gjėra si bukė e rėndomtė ose pije e rėndomtė; por si Jesu Krishti Shpėtimtari ynė u mishėrua nga fjala e Perėndisė, mori mish dhe gjak pėr shpėtimin tonė, ne gjithashtu kemi mėsuar se ushqimi i shenjtėruar nga fjala e lutjes e cila vjen nga ai, prej tė cilave mishi ynė dhe gjaku ynė ushqehen me transformim, ėshtė mishi dhe gjaku i atij Jesui tė bėrė trup. Sepse apostujt, nė kuptimet e hartuara prej tyre, tė cilat quhen Ungjij, kėshtu e zbatuan atė ē’ka u ishte porositur; qė Jesui duke marrė bukė dhe duke falenderuar tha: “Bėjeni kėtė pėr kujtimin tim, ky ėshtė trupi im”; dhe po ashtu duke marrė kupėn dhe duke thėnė falėnderimin tha: “Ky ėshtė gjaku im”; dhe ua dha ato vetėm atyre ."
    Do doja te dija, nėse ajo qė kam theksuar me te zezė, ndodh nė kishat institucionale.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e SHENON
    Anėtarėsuar
    17-10-2009
    Postime
    22
    mister eshte ardhja e dyte e Jezusit....kohen qe nuk e di askush pervec Atit.
    FAKTI QE NJE RRUGE ESHTE SHUME E SHKELUR NUK E BEN ATE RRUGEN E DUHUR

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e SHENON
    Anėtarėsuar
    17-10-2009
    Postime
    22
    megjithse dime shenjat ....koha eshte afer
    FAKTI QE NJE RRUGE ESHTE SHUME E SHKELUR NUK E BEN ATE RRUGEN E DUHUR

  10. #30
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar mė parė nga marcus1
    Do doja te dija, nėse ajo qė kam theksuar me te zezė, ndodh nė kishat institucionale.
    Ajo qe praktikohet ne Kishat Orthodhokse dhe Katolike eshte qe Kungimi duhet te merret pas Rrefimit, pra nqs i krishteri ka dicka ne ndergjegjen e vet qe e pengon ta marre Kungimin, duhet te mos i afrohet Kupes dhe Bukes sepse ha dhe pi denimin dhe jo shpetimin. Pra, misteri behet zjarr dhe flake per ate qe e merr padenjesisht. Kam degjuar histori te tilla kur dikush i eshte afruar kungimit padenjesisht dhe ka ngelur i vdekur ne vend.Por gjera te tilla ndodhin nga dashuria e Perendise, per te na treguar dobesine tone

    Por, ne fund te fundit, celesi i vetem ngelet perulesia dhe pendesa. Une mendoj se nqs i afrohemi Krishtit sic ju afruan taksambledhesit, kusaret, prostitutat, pra me pendese dhe perulesi, jo sikurse farisejte qe e shpallnin veten te drejte, Ai eshte mese i gatshem te na pranoje dhe kjo vlen jo vetem per Misteret por per cdo marredhenie qe kemi me Te
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

Faqja 3 prej 28 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •