Close
Faqja 12 prej 28 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 271
  1. #111
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Seminarist,

    Fola me dike qe i perket kishes katolike dhe e pyeta per qendrimin zyrtar te kishes per besimtare te kishave te tjera pervec asaj ortodokse dhe me tha se kisha katolike beson se ka edhe te krishtere jashte kishave katoliko-ortodokse. Madje me tha se kisha katolike po ben perpjekje per bashkimin e kishave te krishtera. Nderkohe prej teje kam degjuar se kisha ortodokse nuk e pranon nje gje te tille. Me duket se ke thene te njejten gje edhe per kishen katolike, por nuk jam kaq i sigurte. Mund te me thuash, meqe ke njohuri te konsiderueshme mbi keto ceshtje, eshte e sakte ajo qe me thane apo e gabuar? Cili eshte qendrimi zyrtar i kishes katolike?
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  2. #112
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Marcus1,


    une di te them qe para ca kohesh papa i dashur Racinger komentoi se Kisha eshte ajo katolike, nuk ia mohoi kishes ortodokse te qenit e tille, ndersa evangjelistet si quajti fare kisha por thjeshte grupime.


    Normal, nese ka apo jo te krishtere jashte institucionit kishtar, eshte nje teme e gjere edhe qe perkon me shume opinione te ndryshme edhe vete brenda kishes.

    Nuk eshte ne fund te fundit ceshtje e Kishes te percaktoje SE KU NUK KA TE KRISHTERE, POR te percaktoje se KU KA.

    Vendi i sigurte ku ka te krishtere eshte aty (Kisha) ku une ta kam spjeguar tashme prej kohesh. Jashta ATY-shit nuk ka me siguri.


    Eshte si me Varken e Nojes. Ti don me shpetu, por s'don me hyp ne varke...aq me keq ke zdryp prej varke..

    Hyp Marcus1 se bileta eshte falas...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 22-01-2010 mė 15:01

  3. #113
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-11-2009
    Postime
    219
    Citim Postuar mė parė nga Dielli_ime Lexo Postimin
    Luani33,

    Shenjterit jane shembull i nje jete ne Krishtin per te gjithe te krishteret e tjere, per te na treguar te gjitheve se si mund te persosemi dhe ta jetojme Ungjillin. Nuk jane ASSESI objekt adhurimi. Por sigurisht qe ne Mbreterine e Atit secili do te shperblehet sipas punes dhe besimit te vet ne toke, assesi per merite tonen, por per meshiren qe Ati e ka per ne vetem per hir te mundimeve te Krishtit.

    Le te qendrojme sa me prane kryqit me pervujteri dhe dashuri te madhe per njeri-tjetrin. Vetekenaqesia per pasjen e te vertetes nuk na con askund. Krishti heshti kur e pyeten se cfare eshte e verteta, e eshte mire qe edhe ne te heshtim para Atij qe eshte E VERTETA, dhe te lejojme qe te na flase e te na drejtoje ne zemrat tona.


    Te fala ne Krishtin!
    Pershendetje Moter e Shenjte!

    Shembulli jone eshte Krishti dhe Ai besoj se Mjafton!
    Askush nuk mund te krahasohet per frymezim me Te!

    Perse njeriun kur kemi Zotin!

    Njerzit duan gjithmone shembuj moral njerzor heroik,dhe kur nuk kane i prodhojne.
    -" Ja ndiqni shembullin frymzues te ketij heroi apo atij deshmori.!!ketij Shenjti apo atij!"
    Por ne e kemi te Plote, Heroin, Deshmorin,Martirin..Vete Zotin! qe dha jeten per te gjithe ne!

    Atehere per se frymezime njerzore me paratituj...?Qe pa Besimin ne Krisht nuk do te ishin vec qenje njerzore te mjera..

    Kur Ai e dha pa kusht per gjithe kend qe beson ne Te!

    Nqs do t'i referoheshim dy nder gjigandeve te krishterimit,vella Palit dhe vella Pjetrit,
    do te verenim me shume lehtesi se,pa nderhyrjen ne jeten e tyre te Zotit Krisht,ata do te kishin vazhduar te ishin si gjithe njerzit e tjere(madje vella Pali mund t'a mbyllte si nje persekutor i tmershem )

    Pjetri ishte mbase nje peshkatar jo i zoti, dhe"shpatar trim "qe premtonte ne prani te Zotit besnikeri deri ne fund te jetes .

    Por ,kur nuk e pati prane(Krishtin)e mohoi tre here...

    Le te me thote dikush nje emer, te nje martiri qe gezon "titullin" i Shenjt,qe u be i tille ne jete. pa nderhyrjen e Krishtit ne te jeten e tij.(mbase kerkese qe nuk shkon)

    Palit kur Zoti J'u zbulua,kuptoi se kishte qene nje "Hic"!dhe nga ai moment filloi te vlersonte vetem Ate..dhe j'a kushtoi jeten dhe vdekjen vetem Atij!

    Pjetri kur morri Frymen e Shenjte(Krishtin brenda vetes)shkoi deri ne Kryq me gezim,si zgjedhja e Zotit per te.

    Keta vellezer te shenjte ,por edhe ata, qe u bene ushqim per luanet,ata qe u prene me shpate,qe u burgosen u persekutuan nder shekuj,jane shembulli i jashtezakonshem per ne, dhe kuptim plote se si ndryshohen jetet tona,vetem nga nje Person, vetem nga nje Person! Jezus Krishti !
    Jezus Krishti kur hyn brenda njeriut dhe gjen zemren te hapur,e ndryshon dhe Shenjteron!

    Shume kush ka ndryshuar jeten, nga pranimi me zemer te paster dhe Besim ne Te! Duke pranuar me thjeshtesi ,e ndjekur me besnikeri per gjithe jeten, destinin qe j'a zgjedh rruga e ngushte e Krishtit , me lejen e Atit!

    Kryqi,dalta,na Shenjteron,

    E pra Kryqi eshte nje per te gjithe qe ndjekin rrugen e Tij. (nuk eshte Kryq tjeter qe kane provuar ne jete ata vellezer te krishtere(te shekujve te pare) qe u martirizuan,qe ju doni ti shtoni titullin Shenjt.


    Cdo i krishter pranon tek vellai Kryqin e tij,pranon edhe shenjterine e tij.
    Ne,(te gjithe)ne Mbreteri , pranohemi sipas shembelltyres se djalit Plangprishes,apo puntorit te ores se fundit.dhe jemi te shenjte pa dallim se ne cilen ore filluam te punojme,apo kur u kthyem ne shtepi.Por kur pranuam se ishim te humbur dhe Ai pagoi Cmimin qe dha ne Kryq per ne me pelqimin e Atit.
    Dhe aty edhe u pastruam dhe u shenjteruam!
    Kjo vlen pa dallim!

    Dikush mund t'a humb kete Shenjteri me pas gjate jetes ,kjo vlen,si per shembelltyren e shtepise se pastruar,qe kur nuk kujdesohesh per t'a mbajtur te tille, gjendja ribehet me deshperuese per njeriun,edhe me shume se me pare.

    Si do te vlersohemi ne,ne Mbreterine e Atit ,nuk e di ,realisht ate e di vetem Ati dhe Biri!
    Une desheroj te jem i kujdesshem : mos me genjej mendja ,sepse kush mendon qe eshte ne krye, mund te jete edhe ne fund...

    Perqafime te shenjta ne Krishtin Jezus!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Luani33 : 22-01-2010 mė 15:19

  4. #114
    Paqe! Maska e Matrix
    Anėtarėsuar
    02-11-2002
    Vendndodhja
    Nė Zemrėn e Hyjit!
    Postime
    3,123
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist
    Kushdo i krishtere qe thote se pushteti tokesor eshte dicka negative ne vetvete, ky bie me ose pa dashje ne herezi dualiste. Matrix-it nuk i falet ta beje nje gabim te tille.
    Ndersa nje evangjelisti edhe mund ti falet. Perderisa pastori evangjelist del ne televizor si hero gjoja i Krishtit edhe deklaron se kjo bote ecen ne luften mes se keqes e se mires, si mes dy parimeve te te kundertave, nuk ke se cfare serioziteti te presesh...!
    Seminarist,
    Ajo qe une besoj eshte qe shteti eshte i vendosur me lejen e Zotit. Mungesa e shtetit nenkupton nje anarki te tipit 1997 apo me keq dhe nuk besoj se ka njeri qe e deshiron ate, madje ku ta gjesh qe te kemi nje shtet akoma me te fuqishem (mundesisht monarki me nje mbret shqiptar te krishtere si Davidi), dhe nje shtet, pushtetaret e te cilit konsultohen me perfaqesuesit e Kishes para se te marrin vendimet (sic konsultohej Davidi me profetin Natanin dhe kryepriftin Sadok)

    Por ajo qe nuk mund te pranoj eshte fakti qe Zyrtaret e Kishes ne mesjete apo dhe tani psh ne Kosove. kane bekuar armet e vrasesve apo kane perdorur ushtrite per te vrare besimtare qe nuk pranonin autoritetin e zyrtareve te Saj. Madje dhe sikur keta te ishin heretike, perse duhet te sulmohen dhe te vriten me ushtri? Kete gabim e ka njohur dhe Papa Gjon Pali II dhe madje ka kerkuar falje publike ne emer te Kishes.

    Pra une e pranoj qe shteti te kete bekimin e Kishes, por absolutisht JO qe Kisha te behet vegel e shtetit (cezari qe behet pape) apo te perdore aparatet shteterore kunder atyre qe nuk i pranojne mesimet e Saj (papa qe behet cezar)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Matrix : 22-01-2010 mė 18:15
    Krishti: Ne Qiell me lavdine Hyjnore, ne toke me perulesine e sherbetorit!

  5. #115
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ne shkrimin e mesiperm ti ngaterrohesh dhe per me keq ti perdor nje meter individual se si dha sa duhet te jete lidhja kishe-shtet. Ti injoron qe ajo lidhje qe kemi pasur ne mesjete ka qene e pranuar nga e gjithe kisha.
    Vec kesaj qe te jesh i bindur qe, edhe sikur te aplikojme menyren tende te lidhjes kishe-shtet, madje te kemi ty si mbret te krishtere, do kete prape ndodhira te tilla me ane te te cilave kisha, per shkak te lidhjes se saj me shtetin, do akuzohet per krime.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Seminarist : 23-01-2010 mė 06:53

  6. #116
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-09-2009
    Postime
    547
    Citim Postuar mė parė nga Luani33 Lexo Postimin
    Pershendetje Moter e Shenjte!

    Shembulli jone eshte Krishti dhe Ai besoj se Mjafton!
    Askush nuk mund te krahasohet per frymezim me Te!

    Perse njeriun kur kemi Zotin!

    Njerzit duan gjithmone shembuj moral njerzor heroik,dhe kur nuk kane i prodhojne.
    -" Ja ndiqni shembullin frymzues te ketij heroi apo atij deshmori.!!ketij Shenjti apo atij!"
    Por ne e kemi te Plote, Heroin, Deshmorin,Martirin..Vete Zotin! qe dha jeten per te gjithe ne!

    Atehere per se frymezime njerzore me paratituj...?Qe pa Besimin ne Krisht nuk do te ishin vec qenje njerzore te mjera..

    Kur Ai e dha pa kusht per gjithe kend qe beson ne Te!

    Nqs do t'i referoheshim dy nder gjigandeve te krishterimit,vella Palit dhe vella Pjetrit,
    do te verenim me shume lehtesi se,pa nderhyrjen ne jeten e tyre te Zotit Krisht,ata do te kishin vazhduar te ishin si gjithe njerzit e tjere(madje vella Pali mund t'a mbyllte si nje persekutor i tmershem )

    Pjetri ishte mbase nje peshkatar jo i zoti, dhe"shpatar trim "qe premtonte ne prani te Zotit besnikeri deri ne fund te jetes .

    Por ,kur nuk e pati prane(Krishtin)e mohoi tre here...

    Le te me thote dikush nje emer, te nje martiri qe gezon "titullin" i Shenjt,qe u be i tille ne jete. pa nderhyrjen e Krishtit ne te jeten e tij.(mbase kerkese qe nuk shkon)

    Palit kur Zoti J'u zbulua,kuptoi se kishte qene nje "Hic"!dhe nga ai moment filloi te vlersonte vetem Ate..dhe j'a kushtoi jeten dhe vdekjen vetem Atij!

    Pjetri kur morri Frymen e Shenjte(Krishtin brenda vetes)shkoi deri ne Kryq me gezim,si zgjedhja e Zotit per te.

    Keta vellezer te shenjte ,por edhe ata, qe u bene ushqim per luanet,ata qe u prene me shpate,qe u burgosen u persekutuan nder shekuj,jane shembulli i jashtezakonshem per ne, dhe kuptim plote se si ndryshohen jetet tona,vetem nga nje Person, vetem nga nje Person! Jezus Krishti !
    Jezus Krishti kur hyn brenda njeriut dhe gjen zemren te hapur,e ndryshon dhe Shenjteron!

    Shume kush ka ndryshuar jeten, nga pranimi me zemer te paster dhe Besim ne Te! Duke pranuar me thjeshtesi ,e ndjekur me besnikeri per gjithe jeten, destinin qe j'a zgjedh rruga e ngushte e Krishtit , me lejen e Atit!

    Kryqi,dalta,na Shenjteron,

    E pra Kryqi eshte nje per te gjithe qe ndjekin rrugen e Tij. (nuk eshte Kryq tjeter qe kane provuar ne jete ata vellezer te krishtere(te shekujve te pare) qe u martirizuan,qe ju doni ti shtoni titullin Shenjt.


    Cdo i krishter pranon tek vellai Kryqin e tij,pranon edhe shenjterine e tij.
    Ne,(te gjithe)ne Mbreteri , pranohemi sipas shembelltyres se djalit Plangprishes,apo puntorit te ores se fundit.dhe jemi te shenjte pa dallim se ne cilen ore filluam te punojme,apo kur u kthyem ne shtepi.Por kur pranuam se ishim te humbur dhe Ai pagoi Cmimin qe dha ne Kryq per ne me pelqimin e Atit.
    Dhe aty edhe u pastruam dhe u shenjteruam!
    Kjo vlen pa dallim!

    Dikush mund t'a humb kete Shenjteri me pas gjate jetes ,kjo vlen,si per shembelltyren e shtepise se pastruar,qe kur nuk kujdesohesh per t'a mbajtur te tille, gjendja ribehet me deshperuese per njeriun,edhe me shume se me pare.

    Si do te vlersohemi ne,ne Mbreterine e Atit ,nuk e di ,realisht ate e di vetem Ati dhe Biri!
    Une desheroj te jem i kujdesshem : mos me genjej mendja ,sepse kush mendon qe eshte ne krye, mund te jete edhe ne fund...

    Perqafime te shenjta ne Krishtin Jezus!
    Vella i dashur Luani33,

    Te falenderoj per krejt cfare ke shkruar. S'je i vetmi qe nuk e pranon nderimin e shenjterve. Shume balte eshte hedhur mbi kete pune dhe e di qe eshte tejet e veshtire per ta cbaltosur. Mirepo nuk cuditem per kete gje. Kur njerezit kane arritur te lene krejt ne hije, e jo vetem, figuren e Marise, nenes se Zotit, atehere nuk habitem as per shenjterit.

    Shume shkurt po e theksoj edhe njehere ate cfare kam shprehur edhe ne shume shkrime te tjera. Kush i thote vetes katolik, e ADHURON vec Zotin, ne figuren e Atit, Birit dhe Shpirtit Shenjt. Shenjterit vec nderohen per jeten e jetuar ne Krishtin. Pra, nderohet Krishti ne jeten e tyre, pasi ata nga vetja nuk mund te benin asgje. Nuk ka shenjt qe ka menduar ndonjehere se eshte i pari. Ata me krejt jeten e tyre e kane treguar se e trajtonin gjithmone veten si te fundit. Kurre nuk e bene nje gje per veten, por per tjetrin, ne te cilin e shihnin Krishtin. Prandaj, edhe njerezit qe jetuan me ta i thirren shenjter, e poashtu Kisha Shenjt i jep e i sygjeron si shembull se si mund te jetohet jeta ne Krishtin, por jo si zevendesim i Krishtit, e as me detyrim. E aq me pak per t'i lartesuar ata me shume se disa te tjere, apo per t'u dhene cka nuk u takonte.

    Kardinal Piacenza ka thene kete fjali shume te bukur lidhur me Zojen e Bekuar, qe vlen edhe per shenjterit: "Kisha Katolike nuk eshte se nuk ben dot pa Marine, por asaj i duhet Maria per te mesuar se si ta doje Krishtin". Pra, edhe shenjterit na mesojne vec nje gje, se si ta duam Krishtin.

    Figura ku te gjithe katoliket i kane ngulur syte per cdo dite e per cdo cast eshte vetem Jezu Krishti ne kryq. Sigurisht qe ne Shqiperi ka forma bestytnie, pasi komunizmi e regjime te tjera para tij e kane bere te veten, dhe ke njerez te atille qe dynden neper shenjterore me qellime te tjera prej atij te adhurimit te Zoti. Mirepo, zemren e sheh dhe e gjykon vetem Hyji. Ajo qe eshte e sigurt eshte se Kisha i ndalon dhe i denon forma te tilla nderimi, dhe nuk meson asgje tjeter vec atyreve qe i permenda me lart.

    Te fala ne Krishtin!
    Adoremus in Aeternum Sanctissimum Sacramentum!

  7. #117
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar mė parė nga Dielli ime
    Kardinal Piacenza ka thene kete fjali shume te bukur lidhur me Zojen e Bekuar, qe vlen edhe per shenjterit: "Kisha Katolike nuk eshte se nuk ben dot pa Marine, por asaj i duhet Maria per te mesuar se si ta doje Krishtin". Pra, edhe shenjterit na mesojne vec nje gje, se si ta duam Krishtin.
    Kush e ve ne dyshim kete gje? Ne mesojme edhe nga Maria edhe nga te gjithe shenjterit e tjere se si te duam Krishtin. Jo vetem nga ata qe kane vdekur, por mbi te gjitha nga ata qe jane gjalle dhe me te cilet ne kemi bashkesi (communion, koinonia). Ne mesojme si te duam Krishtin nga shkrimet e atyre qe kane ikur nga kjo jete, por akoma me shume, mesojme si te duam Krishtin nga shenjterit me te cilet ne kemi bashkesi. Mesojme si te duam Krishtin, ne praktike, jo ne teori, akoma edhe kur ne lendohemi prej tyre. Duke u perballur me njeri-tjetrin cdo dite, ne mesojme si te duam Krishtin. Se ai qe do vellain, ka dashurine e Perendise.

    Te duash dhe te respektosh nje person qe eshte larguar nga kjo jete, eshte gjeja me e lehte ne bote. Por te duash dhe te respektosh te shenjtin (vellain/motren) me te cilin/cilen takohesh cdo dite dhe te duhet ta pranosh me te mirat dhe te keqiat e veta, de duhet ta falesh kur te lendon dhe te kerkosh falje kur i lendon, do te thote te mesosh ne praktike te duash vete Jezu Krishtin.

    Oh Zot, ku ka dashuri me te madhe ndaj Teje se sa te duash vellain tend!
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  8. #118
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-11-2009
    Postime
    219
    Citim Postuar mė parė nga Dielli_ime Lexo Postimin
    Vella i dashur Luani33,.....



    Shume shkurt po e theksoj edhe njehere ate cfare kam shprehur edhe ne shume shkrime te tjera. Kush i thote vetes katolik, e ADHURON vec Zotin, ne figuren e Atit, Birit dhe Shpirtit Shenjt. Shenjterit vec nderohen per jeten e jetuar ne Krishtin. Pra, nderohet Krishti ne jeten e tyre, pasi ata nga vetja nuk mund te benin asgje. Nuk ka shenjt qe ka menduar ndonjehere se eshte i pari. Ata me krejt jeten e tyre e kane treguar se e trajtonin gjithmone veten si te fundit. Kurre nuk e bene nje gje per veten, por per tjetrin, ne te cilin e shihnin Krishtin..

    Te fala ne Krishtin!
    Moter e shenjte!

    Nuk kisha as nje shkak
    Realisht, mora shkas nga dicka per te shprehur disa mendime.

    Per cfar ke shkruar , jam edhe une plotesisht dakort..,

    - Ata vellezer te Shenjte ,sot jane me Krishtin!

    Tashme e kane kaluar me sukses provimin! Rrugen e ngushte !

    E kush mund te gjykoj jeten dhe vepren e tyre....qe jo ralle i referohemi?

    Ajo qe shpresojme eshte qe nje dite,Ata vellezer te Shenjte, te na presin ne
    Mbreterine e Atit duke na thene : "Mire se erdhet ketu, ne familjen tuaj Qiellore,jeni te njohur, me shume se njihni,ju duam ,edhe me shume se na doni!!

    Krishti,ka mesuar qe celsi Jetes se Shenjte,eshte : Dashuria e vellait per vellain e motren. Te Shenjtet per te Shenjtin!
    Perqafime ne Krisht!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Luani33 : 23-01-2010 mė 20:34

  9. #119
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-11-2009
    Postime
    219
    Citim Postuar mė parė nga marcus1 Lexo Postimin
    Kush e ve ne dyshim kete gje? Ne mesojme edhe nga Maria edhe nga te gjithe shenjterit e tjere se si te duam Krishtin. Jo vetem nga ata qe kane vdekur, por mbi te gjitha nga ata qe jane gjalle dhe me te cilet ne kemi bashkesi (communion, koinonia). Ne mesojme si te duam Krishtin nga shkrimet e atyre qe kane ikur nga kjo jete, por akoma me shume, mesojme si te duam Krishtin nga shenjterit me te cilet ne kemi bashkesi. Mesojme si te duam Krishtin, ne praktike, jo ne teori, akoma edhe kur ne lendohemi prej tyre. Duke u perballur me njeri-tjetrin cdo dite, ne mesojme si te duam Krishtin. Se ai qe do vellain, ka dashurine e Perendise.

    Te duash dhe te respektosh nje person qe eshte larguar nga kjo jete, eshte gjeja me e lehte ne bote. Por te duash dhe te respektosh te shenjtin (vellain/motren) me te cilin/cilen takohesh cdo dite dhe te duhet ta pranosh me te mirat dhe te keqiat e veta, de duhet ta falesh kur te lendon dhe te kerkosh falje kur i lendon, do te thote te mesosh ne praktike te duash vete Jezu Krishtin.

    Oh Zot, ku ka dashuri me te madhe ndaj Teje se sa te duash vellain tend!
    Amen vella!

    Keshtu, Kisha funksjonon,e gjalle,e fresket, sic dha modelin per te,vete Krishti!
    Me fryme Dashurie ,perulje,dhe vemendje,jo i dashuruar pas vehtes, por per vellezer e motra qe Krishti te le prane.
    Jo krenari frymore, per njohuri, qe po Ai Krisht i jep!

  10. #120
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar mė parė nga Dielli ime
    mesia4ever,

    krishterimi nuk jetohet me mendime personale, por me shkrimin biblik dhe traditen 2000-vjecare te jetimit te tij nder te krishtere. Jezusi e ka thene fjale per fjale 'ky eshte trupi im, merrni e hani; ky eshte gjaku im, merrni e pini'. Kete e tha ne sy te dymbedhjete apostujve dhe askush nuk u cua ta kundershtonte, por u binden, edhe pse e shihnin njeriun e gjalle me trup dhe shpirt aty ne mesin e tyre. Pra, edhe njehere AI pohoi, nuk e tha me gjasme apo me kuptim figurativ.

    Se cfare beson ti, eshte krejt ceshtje e jotja. Mirepo ben njehere e mire ta mbledhesh mendjen se cfare beson ti se eshte Krishterimi.

    Sipas Ungjillit (tradita e shkruar) dhe tradites (tradita e pashkruar), i krishtere eshte ai qe beson ne Trinine e Shenjte, qe Jezu Krishti u zu per virtyt te Shpirtit Shenjt, u lind prej gjithmone-Virgjeres Mari, jetoi nder ne, pesoi nen Poncin Pilat, u kryqezua, u varros, u ngjall te treten dite, u ngjit ne te djathten e Atit dhe nga andej do te vije perseri me lavdi per te gjykuar te gjallet e te vdekurit dhe qe mbreteria e tij nuk do te kete asnjehere mbarim. Sakramentet qe Krishti i themeloi jane Pagezimi, Krezmimi, Rrefimi, Kungimi, Martesa, Kushtimi dhe Vajimi. Keto jane 7 sakramentet qe na bashkojne me Krishtin per ne jeten e amshuar.

    T'u kisha lutur sinqerisht te shikosh se mos pernjimend ke nevoje qe t'i shqyrtosh ne shpirtin tend keto sakramente, qe te ndihmojne ta takosh Krishtin per cdo dite ne jeten tende.


    Te fala ne Krishtin!
    E shkėputa kėtė postim tė Diellit nga nje temė tjeter, sepse nuk doja tė vazhdonim tė postonim jashtė teme.

    Nė gjithēka qė na rrethon ne mund tė shohim Jezu Krishtin. Ja se si e thotė Pali tek Romakėt.

    Citim Postuar mė parė nga Apostulli Pal
    Nė fakt cilėsitė e tij tė padukshme, fuqia e tij e pėrjetshme dhe hyjnia e tij, duke qenė tė dukshme nėpėrmjet veprave tė tij qė nga krijimi i botės, shihen qartė, me qėllim qė ata tė jenė tė pafalshėm. (Rom. 1:20)


    Prandaj edhe Jezusi na ka mbushur me pamje tė tilla nga kjo botė. Ne mund ta shohim Atė si ushqimi ynė, buka, uji, vreshti, etj. Nė njė nga postimet e mėparshme nė lidhje me kungatėn, Matrix e ka thėnė shumė bukur: Jo se buka dhe vera bėhen Trupi dhe Gjaku i Krishtit, por Trupi dhe Gjaku i Krishtit janė bukė dhe verė pėr ne.

    Tek Galatasit Pali thotė:
    Citim Postuar mė parė nga Pali
    Unė u kryqėzova bashkė me Krishtin dhe nuk rroj mė unė, po Krishti rron nė mua; dhe ajo jetė qė tani jetoj nė mish, e jetoj nė besimin e Birit tė Perėndisė, qė mė deshi dhe dha veten pėr mua. (Galatasit 2:20)
    Kėtu Pali na thotė se Pali u kryqėzua bashkė me Krishtin. Por ne e dimė shumė mirė se bashkė me Krishtin u kryqėzuan dy keqbėrėsit dhe Pali as qė ka qenė prezent nė kryqėzimin e Krishtit. Ēfarė do tė thotė kjo se Pali po flet nė mėnyrė simbolike? Aspak! Jo vetėm pėr Palin por pėr tė gjithė ata qė kanė besuar ėshtė realitet qė janė kryqėzuar bashkė me Krishtin, por ky ėshtė njė realitet frymor qė ne do tė mund ta shohim vetėm nėse Ati na e zbulon.

    Kėshtu pra edhe ēėshtja e kungimit. Buka dhe vera, s'janė gjė tjetėr veēse njė hijee realitetit frymor, i cili nuk ėshtė tjetėr veēse Jezu Krishti. Buka pra, qė ne hamė dhe vera qė pimė, nė realitetin frymor janė Trupi dhe Gjaku i Jezu Krishtit.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

Faqja 12 prej 28 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •