Close
Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 83 prej 83
  1. #81
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23
    Albo. Nuk pretendoj dhe as kam pretenduar se i di tė gjitha. Di aq sa Fryma mė ka zbulur deri nė kėto momente dhe sa kam jetuar nė kėto momente nė Perėndinė. Ulu dhe lexo ose studio se ēdo tė thotė tė jesh i shenjtė dhe tė jetosh njė jetė tė shenjtė sipas fjalės sė Perėndisė. Ke pėr tė kuptuar shumė.
    Une nuk kam perse lexoj Biblen per te kuptuar se cfare do te thote "jete e shenjte" pasi une kam me mijera shembuj shenjtoresh te Kishes ne keto 2000 vjetet e fundit. Pra nuk e kam nje njohje "teorike" me te lexuar, por kam nje njohje historike e nga afer. Une nuk kam lexuar vetem Shkrimin e Shenjte, une kam lexuar edhe jeten e shenjtoreve te Kishes, une kam lexuar edhe komentet e tyre mbi vargjet e Bibles. Ne fakt, Bibla orthodhokse qe une perdor ka komentet e shenjtoreve te Kishes per cdo rresht. Kur kam paqartesi ne ate qe lexoj shfletoj edhe komentet e shenjtoreve te Kishes ne shekuj.

    Ke njohur ndonje shenjtor te krishtere ne jeten tende qe ben nje jete te shenjte?
    E di historine e atij librit qe mban ne dore dhe e ka emrin Bibla?
    E di se kush e ka ruajtur dhe ua ka percjelle Biblen brezave?
    Kush te garanton qe Bibla qe po lexon eshte autentike dhe jo e cunguar nga njerezit?
    Si e mbron veten ti nga interpretimet personale kur lexon Biblen?
    Ku shkon e meson ti me shume informacion per historine e personazheve biblike per te cilat Dhiata e Re nuk jep shume informacion, sic esht rasti i Nenes se Zotit, Virgjereshes Mari?

    Beja keto pyetje vetes dhe jepu pergjigje, qe te fillosh te kuptosh qe krishterimi qe ti njeh eshte nje krishterim sektarian i ngritur mbi interpretimin personal tendin apo te nje grupi te vogel njerezish, nuk eshte Krishterimi i Vertete qe deshmon Shpirti i Shenjte i Perendise i cili eshte deshmuar, mesuar e trasheguar njesoj nga te gjitha brezat e te krishtereve ne keto 2000 vjet.

    Albo

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar mė parė nga marcus1 Lexo Postimin
    Diku lexova se ndėrsa ne duhet tė lexojmė Biblėn ēdo ditė, nuk na lejohen shpjegimet apo interpretimet. Ato janė pronė vetėm e kishės.

    A keni mundėsi tė mė thoni se ēfarė kuptoni me kėtė shprehje?

    Pres pjesėmarrje vetėm nga tė krishterėt. U lutem atyre qė nuk i takojnė besimit tė krishter tė mos japin mendimet e tyre kėtu.

    Ju faleminderit!
    Pyetje pa kuptim edhe per ne protestantet...

    Megjithate kisha te lejon te shpegosh edhe matematiken po te duash,po nuk te "lejon" ta interpretosh....

  3. #83
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anėtarėsuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perėndinė
    Postime
    1,257
    Une nuk kam perse lexoj Biblen per te kuptuar se cfare do te thote "jete e shenjte" pasi une kam me mijera shembuj shenjtoresh te Kishes ne keto 2000 vjetet e fundit. Pra nuk e kam nje njohje "teorike" me te lexuar, por kam nje njohje historike e nga afer. Une nuk kam lexuar vetem Shkrimin e Shenjte, une kam lexuar edhe jeten e shenjtoreve te Kishes, une kam lexuar edhe komentet e tyre mbi vargjet e Bibles. Ne fakt, Bibla orthodhokse qe une perdor ka komentet e shenjtoreve te Kishes per cdo rresht. Kur kam paqartesi ne ate qe lexoj shfletoj edhe komentet e shenjtoreve te Kishes ne shekuj.
    Pikėrisht kėtu ėshtė edhe ndryshimi ynė drastik. Ti ke pėr shembull shenjtorėt ndėr vite kurse unė kam pėr shembull Tė Shenjtin e Tė Shenjtėve, Zotin vetė, Jezu Krishtin. Ai ėshtė kreu i Kishės i Trupit tė Tij dhe sytė e mi janė tė ngulur tek Ai. Nuk ka dhe nuk ka pėr tė pasur shembull mė tė mirė shenjtėrie se sa Krishti. Nuk e vė nė dyshim dhe as nuk e mohoj se ka pasur dhe ka njerėz tė shenjtė, por pėr mua shembulli ngelet dhe do tė jetė Krishti vetė. Njeriu ngelet njeri dhe rruga e shenjtėrimit ėshtė e vėshtirė dhe e gjatė. Thėrritemi tė kemi nė qendėr tė vėmendjes Krishtin dhe jo njerėzit sado tė shenjtė tė jenė.

    Sipas njohurive tė tua, si mund tė jetė njė njeri i shenjtė?



    Si e mbron veten ti nga interpretimet personale kur lexon Biblen?
    Nga grupi i pyetjeve tė tua zgjodha tė tė pėrgjigjem pėr kėto dy pyetje. Pyetjet e tjera me karakter historik i kemi stėrdiskutuar dhe janė informacione tė njohura.

    Pyetja e mėsipėrme duhet tė shoqėrohet me njė ndarje nė dy grupe. 1) Interpretimi personal nga jo tė krishterė dhe 2) Interpretim personal nga tė krishterėt.

    Me grupin e parė nuk ia vlen tė merresh pasi i kemi parė nėpėr Forum gafat e tyre nė lidhje me interpretimet e Biblės.

    Grupi i dytė ėshtė edhe grupi mė interesant por edhe mė problematiku. Nuk do tė desha tė ripėrsėris ato qė tė kam shkruar nė postimet e mėsipėrme nė lidhje me interpretimin personal. Njė i krishterė i vėrtetė udhėhiqet nga Fryma e Shenjtė dhe nėpėrmjet Frymės merr edhe fuqinė pėr tė kryer vullnetin e Perėndisė nė jetėn e tij. Fryma e Shenjtė ėshtė dhurata e Perėndisė pėr njeriun i cili pendohet, pranon mėkatin e tij dhe beson nė Jezu Krishtin. Ēfarė e bėnte Tempullin nė Dhiatėn e Vjetėr tė shenjtė? Prania e Perėndisė. Ēfarė e bėn tė krishterin tė shenjtė? Prania e Perėndisė, Fryma e Shenjtė:

    1 Korintasve, kapitulli 3:

    16 A nuk e dini ju se jeni tempulli i Perėndisė dhe se Fryma e Perėndisė banon nė ju?

    17 Nė qoftė se dikush e prish tempullin e Perėndisė, Perėndia do ta prishė atė, sepse tempulli i Perėndisė, i cili jeni ju, ėshtė i shenjtė.


    kapitulli 6:

    19 A nuk e dini se trupi juaj ėshtė tempulli i Frymės sė Shenjtė qė ėshtė nė ju, tė cilin e keni nga Perėndia, dhe se nuk i pėrkitni vetvetes?

    20 Sepse u bletė me njė ēmim! Pėrlėvdoni Perėndinė, pra, nė trupin tuaj dhe nė frymėn tuaj, qė i pėrkasin Perėndisė.


    2 Korintasve, kapitulli 6:

    16 Dhe ēfarė marrėveshje ka tempulli i Perėndisė me idhujt? Sepse ju jeni tempulli i Perėndisė sė gjallė, sikurse tha Perėndia: ''Unė do tė banoj nė mes tyre, dhe do tė ec ndėr ta; do tė jem Perėndia i tyre dhe ata do tė jenė populli im''.

    17 Prandaj ''dilni nga mesi i tyre dhe ndahuni prej tyre, thotė Zoti, dhe mos prekni asgjė tė ndyrė, dhe unė do t'ju pranoj,

    18 dhe do tė jem si njė Atė pėr ju, dhe ju do tė jeni pėr mua si bijtė e bijat, thotė Zoti i Plotfuqishėm''.


    E di se ēdo tė thotė tė jesh Tempulli i Perėndisė?

    Me pak fjalė desha tė tė them qė Biblėn e lexoj nėn dritėn e Perėndisė dhe me Frymėn e Shenjtė. Nėse kam paqartėsi i drejtohem Frymės dhe jo interpretimeve njerėzore apo tė shenjtorėve tė ndryshėm.



    Ku shkon e meson ti me shume informacion per historine e personazheve biblike per te cilat Dhiata e Re nuk jep shume informacion, sic esht rasti i Nenes se Zotit, Virgjereshes Mari?
    Lavdi Zotit shkrimtarėt historikė nuk mungojnė. Nuk kam ndonjė kureshtje tė madhe nė lidhje me personazhet biblikė por nėse mė bie nė dorė ndonjė informacion e lexoj pa problem. Synimi i tė krishterit nuk janė shenjtorėt por Krishti.



    Beja keto pyetje vetes dhe jepu pergjigje, qe te fillosh te kuptosh qe krishterimi qe ti njeh eshte nje krishterim sektarian i ngritur mbi interpretimin personal tendin apo te nje grupi te vogel njerezish, nuk eshte Krishterimi i Vertete qe deshmon Shpirti i Shenjte i Perendise i cili eshte deshmuar, mesuar e trasheguar njesoj nga te gjitha brezat e te krishtereve ne keto 2000 vjet.
    Ke informacion tė gabuar sepse njeh shumė pak. Krishterimi qė njoh unė ėshtė i ngritur me bazė Biblėn dhe i udhėhequr nga Fryma dhe i ndėrtuar nė Krishtin i cili ėshtė edhe guri i qoshes dhe jo nė ato qė thua ti. Roli i Frymės ėshtė shumė i gjerė nė Kishėn e Krishtit, por kjo ėshtė tjetėr temė.


    Nėn Hirin e Tij,

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtė I Shenjtė...

Faqja 9 prej 9 FillimFillim ... 789

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •