Close
Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 83
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e marcus1
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    2,574
    Citim Postuar mė parė nga Gregu Lexo Postimin
    Katastrof postimesh!

    Ju lutem, mos e permendni shume shprehjen "tradita e kishes" se nuk kemi ndonje tradite te bardh!

    Njeri mbron otodoksin, tjetri katolicizmin, e tjetri protestantizmin; muhabet kot.

    Bibla nuk i perket asnjeres nga keto ndarje te krishterimit. Bibla i perket atij personi qe e lexon dhe qe permes saj e njere Perendine.
    Perderisa eshte Fjala e Zotit dhe eshte mbjellur dhe eshte shkruar ne zemren time, une duhet, une di, dhe une do e interpretoj ashtu sic eshte, e paster, plote jete, shprese dhe dashuri.
    Fjalen e Zotit nuk mund ta burgosesh sic ka ndodhur me historin qe disave u pelqen! Jo. Ajo duhet te jet e lire dhe te me flas sikur ajo di dhe sikur ajo eshte.

    Nese duhet interpretuar vetem nga kisha, atehere, pse duhet ta lexoj une? Thjesht shkoj dhe ndegjoj nje prift. Peqe pasha! Jo. Sa te kam fryme jete, nuk do e leshoj nga dora Biblen.
    Kujdes! Nuk po e kundershtoj punen e kishes.
    Ne fund te fundit, une jam kisha.

    Ky libėr i ligjit mos u ndaftė kurrė nga goja jote, por mendohu pėr tė ditė e natė, duke kėrkuar tė veprosh simbas tė gjitha atyre qė janė shkruar, sepse atėherė do tė kesh sukses nė veprimet e tua, atėherė do tė pėrparosh.
    Gregu, megjithėse unė e kuptoj zemrėn tėnde, shkrimi yt ėshtė plot me gabime, tė cilat do t'i vėrė nė dukje menjėherė Seminaristi sa po tė futet nė forum. Dhe ai do ta bėjė me atė mėnyrėn e tij unike qė e karakterizon Seminaristin dhe qė ty nuk do tė tė pėlqejė aspak.
    The experience of love, is not when you receive it, but when you give it! - Durin Hufford

  2. #72
    Shtegtari! Maska e Gregu
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    869
    hahahaha marcus1,

    Postimet e tij nuk i shohe kurre se eshte ne listen e injorimit.

    Bibla eshte vet e interpretueshme, nese di ta lexosh.
    Ajo nuk u shkrua per nje shteres njererzish, por per njerezit e Zotit.
    Per shkencetar, fshatar, mbret, barinje...

    Bekime,
    Gregu
    "Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi!"

  3. #73
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar mė parė nga Gregu Lexo Postimin
    Katastrof postimesh!

    Ju lutem, mos e permendni shume shprehjen "tradita e kishes" se nuk kemi ndonje tradite te bardh!

    Njeri mbron otodoksin, tjetri katolicizmin, e tjetri protestantizmin; muhabet kot.



    Citim Postuar mė parė nga grgu
    hahahaha marcus1,

    Postimet e tij nuk i shohe kurre se eshte ne listen e injorimit.

    Bibla eshte vet e interpretueshme, nese di ta lexosh.
    Ajo nuk u shkrua per nje shteres njererzish, por per njerezit e Zotit.
    Per shkencetar, fshatar, mbret, barinje...

    Bekime,
    Gregu


    Citim Postuar mė parė nga Marcus1
    Gregu, megjithėse unė e kuptoj zemrėn tėnde, shkrimi yt ėshtė plot me gabime, tė cilat do t'i vėrė nė dukje menjėherė Seminaristi sa po tė futet nė forum.


    Meqe e kerkove marcus1 tia gjej gabimet. Shihe me vemendje ciltersine frymor te gregut sidomos tek pjeset me bold e do te kuptosh:

    1. mosciltersine e tij.

    2. te gjeturit e zgjidhjes ne te berin e strucit frymor. Ai s'ka frike me, pasi ka fut koken ne injorime e ai qe e frikeson nuk ekziston me!!!!

  4. #74
    i/e regjistruar Maska e king of queens
    Anėtarėsuar
    10-07-2009
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    179
    Une jam gjithnje e me shume i mendimit qe Kisha nuk duhet asgje...

    Historia e verteton se Kisha ke bere me shume deme se gjera pozitive. Nje histori e plote me masakra, krime, padrejtesi dhe injorance...

    Fale kesaj Kishe, katoliket neper bote po i largohen gjithnje e me shume fese se tyre ...

  5. #75
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anėtarėsuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perėndinė
    Postime
    1,257
    Kisha e ben interpretimin e Bibles vetem sipas Tradites se Shenjte qe themeloi vete Krishti me ardhjen e Tij ne toke, dhe vazhdoi Fryma e Shenjte me anen e Apostujve dhe peshkopeve e prifterinjve te Kishes ne shekuj, qe ne i njohim si Eterit e Kishes.

    Tradita e Shenjte nuk njeh "kategori" as nuk mund te perkufizohet vetem ne kuadrin e "tradite e shkruar" qe eshte Shkrimi i Shenjte dhe tradite gojore. Edhe ikonat qe shikon ne kishat orthodhokse jane pjese e Tradites se Shenjte pasi percojne te njejtin mesazh qe percjell edhe Shkrimi, edhe gojedhena e kaluar goje me goje nga Apostujt e Krishtit.

    Qe te njohesh menyren se si Kisha intepreton Shkrimin e Shenjte, duhet te fillosh te njohesh Traditen e Shenjte te Kishes qe eshte shume here me pasur se sa Bibla dhe pa te cilen Bibla nuk mund te interpretohet sic duhet.

    Lexo ato artikujt qe te kam sjelle me lart per ta kuptuar Traditen e Shenjte te Kishes.

    Ti ke ngelur tek tradita e shenjtė dhe mbi traditėn nuk vendos as Biblėn. Gabimi mė i madh qė bėhet ėshtė pikėrisht ky. Cilėn traditė formoi Krishti? Krishti nuk formoi asnjė traditė dhe tė vetmen gjė qė bėri ishte tė mėsonte Fjalėn e Perėndisė. Po tė sjell vetėm njė pjesė tė kuptosh disa gjėra:

    Mateu 11

    1 Mbasi Jezusi pėrfundoi dhėnien e porosive tė tij dymbėdhjetė dishepujve tė vet, u largua nga ai vend, pėr tė mėsuar dhe pėr tė predikuar nė qytetet e tyre.
    2 Por Gjoni, qė kishte dėgjuar nė burg tė flitej pėr veprat e Krishtit, dėrgoi dy nga dishepujt e vet pėr t'i thėnė:

    3 ''A je ti ai qė duhet tė vijė, apo duhet tė presim njė tjetėr?''

    4 Dhe Jezusi, duke u pėrgjigjur, u tha atyre: ''Shkoni dhe i tregoni Gjonit gjėrat qė dėgjoni dhe shikoni:

    5 Tė verbėrit po shohin, tė ēalėt po ecin, lebrozėt janė pastruar dhe tė shurdhėrit po dėgjojnė; tė vdekurit po ngjallen dhe ungjilli po u predikohet tė varfėrve.

    6 Lum ai qė nuk do tė skandalizohet nga unė!''.


    Ky ishte Krishti. Dhe vepra e Krishtit nuk ishte njė traditė qė Ai formoi por ishte jeta me Perėndinė, misioni i Tij nė tokė. Nė Bibėl nuk shikon asnjė fakt pėr atė qė ti thua dhe ėshtė jobiblike njė bindje e tillė dhe njė mėsim i tillė. Apostujt transmetuan mėsimin e Krishtit dhe vetėm atė. Asgjė mė tepėr. Pėr cilėt etėr je duke folur? A ke lexuar ndonjė studim nė lidhje me jetėn e tė ashtuquajturve etėr tė kishės? Pjesa mė e madhe e tyre me mėsimet qė kanė transmetuar janė nė mospėrputhje me Shkrimet dhe nė kundėrshtim me njėri - tjetrin. Si mund tė merren pėr bazė mėsime tė tilla? Kisha e Krishtit ka vetėm njė Atė dhe ky ėshtė Ati Perėndi. Nėse do tė merrje mundimin tė lexoje Biblėn pa bėrė pėrpjekje interpretimi tė saj, do tė shikoje bukurinė e Fjalės dhe thellėsinė e Fjalės. Fatkeqėsisht kisha ortodokse ka ngelur nė metodat e saj tė hershme duke i penguar nė mėnyrė sistematike besimtarėt e saj tė lexojnė nė mėnyrė tė pavaruar Biblėn, Fjalėn e Perėndisė. Kjo nuk ndodh nė tė gjitha kishat ortodokse sepse njoh kisha qė nuk i pėrmbahen kėsaj metode. Kėto metoda bazohen nė paditurinė e masės mė tė madhe tė besimtarėve tė saj nė lidhje me gjėrat e Perėndisė.

    Dhe kur shkon dhe u predikon kėtyre besimtarėve Fjalėn e Perėndisė e di se ēfarė thonė? Kurrė nuk kemi dėgjuar tė flitet me kaq dashuri dhe me kaq besim pėr Fjalėn e Perėndisė. Kėto fjalė mua si i krishterė mė bėjnė tė kuptoj se kėta njerėz megjithėse kanė kishėn e tyre ku shkojnė, asnjė nga klerikėt e atjeshėm nuk ėshtė nė gjendje tė pėrcjellė mesazhin e dashurisė qė pėrmban Fjala e Perėndisė. Askush prej klerikėve nuk ėshtė nė gjendje tė flasė pėr kėtė dashuri dhe aq mė tepėr ta jetojė atė sepse nuk mundet, sepse kurrė nuk e ka njohur. Kurrė nuk e kanė njohur Krishtin nė jetėn e tyre i cili ėshtė DASHURIA vetė. Ka edhe raste tė veēanta por janė tė rralla.

    Lexo se ēfarė thotė Gjoni nė letrėn e dytė:

    2 Gjonit
    1 hiri, mėshira dhe paqja qofshin me ju nga Perėndia Ati dhe nga Zoti Jezu Krisht, Biri i tė Atit, nė tė vėrtetė dhe nė dashuri.
    2 U gėzova fort qė gjeta disa nga bijtė e tu duke ecur nė tė vėrtetėn, sipas urdhėrimit qė morėm nga Ati.

    3 Dhe tani tė lutem ty, zonjė, jo sikur po tė shkruaj njė urdhėrim tė ri, por atė qė kishim pasur nga fillimi, qė ta duam njėri-tjetrin.

    4 Dhe kjo ėshtė dashuria, tė ecim sipas urdhėrimeve tė tij. Sikurse e dėgjuat nga fillimi, ky ėshtė urdhėrimi qė morėm, qė tė ecni nė tė.

    5 Sepse nė botė kanė dalė shumė mashtrues, tė cilėt nuk rrėfejnė se Jezu Krishti ka ardhur nė mish; ky ėshtė mashtruesi dhe antikrishti.

    6 Bėni kujdes se mos humbni fryti i gjėrave tė kryera, por bėni nė menyrė tė merrni njė shpėrblim tė plotė.

    7 Kushdo qė shkon tej dhe nuk qėndron nė doktrinėn e Krishtit, nuk ka Perėndi; kush qėndron nė doktrinėn e Krishtit, ka Atin dhe Birin.

    8 Nė qoftė se dikush vjen tek ju dhe nuk sjell kėtė doktrinė, mos e pranoni nė shtėpi dhe mos e pėrshėndetni,

    9 sepse ai qė e pėrshėndet bėhet pjestar nė veprat e tij tė liga.




    Pak me lart na the se vetem Kisha mund te interpretoje Shkrimin e Shenjte, tani na thua se Bibla interpreton vetveten. Nese Bibla intepreton vetveten, Krishti nuk kish perse therriste 12 apostuj, por sillte me vete 12 manuskripte te Shkrimit te Shenjte qe njerezit ti lexonin e mesonin permendesh e mori fund.

    Dhe Apostujt nuk jane thjeshte transmetues te Lajmit te Mire, Apostujt jane mbjellesit e fares se besimit ne zemrat e njerezve, dhe ruajtjen e kesaj fare dhe ketij besimi te pacenuar, te pastert, te plote. Misioni i Apostujve ishte ngritja e Kishes themeles e se ciles i hodhi Vete Krishti. Peshkopet e Kishes jane Apostujt e diteve tona. Nuk jane njerez besimtare te thjeshte si une e ti qe praktikojme e ungjillizojme aq sa mundemi, por jane njerez te thirrur nga Krishti. Ishte Krishti qe i thirri apostujt nje e nga nje, eshte po Krishti qe i therret peshkopet e Kishes. Jane keta peshkope qe jane mbrojtes se interpretimit te drejte te Kishes, sic na e meson edhe historia kishtare e 7 keshilleve ekumenike qe mblodhi peshkopet e gjithe botes se krishtere per te vendosur mbi herezite e interepretimet e gabuara te kohes.
    E shoh qė nuk paske kuptuar drejt disa gjėra. Interpretimi i Kishės nuk ėshtė gjė tjetėr veēse tė jetuarit tė Fjalės sė Perėndisė ēdo ditė. Duke thėnė se Bibla e interpreton vetveten desha tė them pikėrisht atė qė edhe e kam thėnė mė lart: Pra, gjithė Shkrimi qė kemi nė duar sot, ėshtė mėse i kuptueshėm dhe ne si besimtarė thėrritemi tė vėmė nė jetė mėsimet e Krishtit. Nuk ka gjėra misterioze nė mėsimin e Krishtit. As gjėra tė pakuptueshme. Ajo qė ne si besimtarė kemi nevojė ėshtė fuqia nga Perėndia pėr tė vėnė nė jetė kėto mėsime. Kurthi nė tė cilin shumė besimtarė tė kohės sė sotme bien ėshtė pikėrisht ky. Shumica e besimtarėve lexojnė vargje tė tėrė biblike apo edhe njė varg, dhe zhyten nė meditim se ēfarė do tė thotė Perėndia me kėtė varg kur vetė vargu e ka nė vetvete kuptimin e tij. Kur Krishti mėson ta dua vėllain tim, ēfarė misterioze ka nė kėtė mes? kėrkon ndonjė shpjegim tė veēantė ky mėsim? Jo. Nėse do tė dua tė thellohem nė kuptimin e tė dashurit tė vėllait tim, pėrsėri kjo gjė ekziston e shpjeguar. Ajo qė mė kėrkohet dhe tė kėrkohet si i krishterė ėshtė qė kėtė mėsim ta vė nė jetė, ta jetoj ēdo ditė.



    Sauli besoi e u be i krishtere vetem pasi e pa Krishtin ne rrugen per Damask. Krishti iu shfaq Saulit rruges sepse ky ishte nisur te persekutonte te krishteret. Sauli besoi duke e pare Krishtin, madheshtine e tij hyjnore qe i mori edhe driten e syve. Vetem pasi e pa Sauli besoi e u pagezua ne Damask, ashtu sic e mesoi Krishti, ne Pavel, dhe iu rikthye drita e syve, veshi edhe Krishtin, vulosi edhe shpirtin e tij me Shpirtin e Shenjte.

    Aspekti tjeter i jetes se Pavlit, qe ju nuk e njihni pasi Bibla nuk e ben te qarte, eshte fakti qe Sauli nuk ishte nje hebre dosido, Sauli ishte nje nga rabinjte/teologet me te mire te popullit te Izraelit, i mirenjohur nga mbare populli, dhe arsyeja perse ai persekutonte te krishteret, kish te bente me faktin kete persekutim ai e shihte si "detyre per te mbrojtur judaizmin nga mesimet e gabuara". Dhe kur Shen Pavli filloi te predikoje ne te gjitha cepat e perandorise, kryesisht mes judenjve dhe grekerve, ai ndiqej nga judenjte bile jo pak here e sulmuan edhe per ta vrare. Judenjte nuk e besonin dot se si nje nga mbrojtesit me te paepur te judaizmit, u kthye ne nje "heretik" i krishtere.

    Keto nuk i meson dot ne Bibel, i meson nga Tradita e Shenjte e Kishes. Dhe provon ate qe shkruajta me lart, qe Shkrimi i Shenjte ne duart e njerezve dhe larg Tradites se Shenjte te Kishes eshte i rezikshem, pasi krijon sekte e interepretime te rema, pjelle e intelektit personal te njerezve. Kjo eshte arsyeja qe Ungjilli ne Kishat Orthodhokse qendron gjithmone mbi altarin e Kishes, dhe vetem peshkopi ose prifti kane te drejte ta lexojne gjate liturgjise, askush tjeter.

    Albo. Me gjithė respektin qė kam pėr personin tėnd, mė vjen keq por po ta pėrsėris qė nuk ia ke idenė Biblės dhe mė vjen keq pėr kėtė. Kėto gjėra qė mė shkruan mė lart pėr Palin i ke tė gjitha nė Bibėl dhe mė konkretisht nė Dhiatėn e Re. Tradita jote e shenjtė i ka marrė nga Dhiata e Re kėto informacione qė ti pretendon tė kenė dalė nga tradita e shenjtė. Ti thuash vetes i krshterė dhe tė mos ia kesh idenė biblės ėshtė fatkeqėsi e madhe. Kur Ungjillorėt kėmbėngulin nė leximin e Biblės, e bėjnė pikėrisht pėr kėtė arsye, tė kenė njohuri tė Biblės dhe ēdo mėsim qė ju serviret ta kontrrollojnė me bazė Biblėn. Ortodoksėt dhe katolikėt e kundėrshtojnė kėtė gjė dhe akuzojnė ungjillorėt pėr interpretim personal tė Biblės dhe vetė kėto dy dogma arrijnė nė pėrfundimin se pa traditėn e shenjtė Bibla nuk mund tė interpretohet dhe mė pas lexon gjėra si ato qė ti shkruan mė lart. Krishti brenda Kishės ka vendosur edhe mėsues tė cilėt mėsojnė dhe pėrcjellin Fjalėn e Perėndisė tek besimtarėt e tjerė. Brenda Kishės sė Krishtit ēdo besimtar ka rolin e tij dhe kur secili prej nesh ka kuptuar kėtė rol, atėhere Kisha ka njė jetė tė gjallė dhe pėr Lavdi tė Perėndisė.

    Njė moment mendova tė tė sjell vargjet pėrkatėse ku pėrmendet i gjithė informacioni pėr Palin, por po ta le ty nė dorė tė ulesh e tė lexosh vetė vargjet duke filluar qė nga Veprat e Apostujve nė Dhiatėn e Re. Tė vendosėsh traditėn mbi Shkrimet ėshtė gabim fatal dhe shpresoj qė njė ditė ta kuptosh kėtė. Aq mė keq pėr ju tė pretendoni se vetėm prifti dhe peshkopi kanė tė drejtėn tė lexojnė Biblėn. Kjo ėshtė katastrofale dhe mė ēon mbrapa nė vite. Njoh besimtarė ortodoksė qė kanė Bibėl nė shtėpi dhe qė shkojnė nė takime tė rregullta tė studimit tė Biblės nė kishėn e tyre ku takimi drejtohet nga prifti i kishės sė tyre, apo nė grupe nėpėr shtėpi dhe jam gėzuar jashtė mase pėr kėtė. Biles kam shfaqur dėshirėn tė shkoj nė njė nga kėto takime i shtyrė edhe nga kureshtja por edhe nga dėshira pėr tė parė se si zhvillohet njė takim i tillė. Koha nuk ma ka lejuar ende njė gjė tė tillė por besoj se sė shpejti do shkoj.

    Perėndia me ty.


    Nėn Hirin e Tij,

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtė I Shenjtė...

  6. #76
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Citim Postuar mė parė nga Peniel Lexo Postimin
    Apostujt transmetuan mėsimin e Krishtit dhe vetėm atė. Asgjė mė tepėr.

    Po ti ja ku e pranon vete: transmetuan = paredhosan, emer-paradhosi.

    Paradhosi=Tradita.

  7. #77
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23
    Peniel, e shoh qe une po lodh shqipen kot ne kete teme. Ju i dini te gjitha e per aq kohe sa keni Biblen ne dore, nuk keni nevoje te mesoni aspak nga tradita kishtare dhe komentet e atyre qindra brezave te krishtereve ne keto 2000 vjet qe kane bere nje jete me te shenjte se ju.

    Diskutimi eshte i pavlere me njerez qe as nuk dine e as nuk duan te mesojne.

    Albo

  8. #78
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Edhe une jam i mendimit qe bibla duhet te interpretohet vetem nga teologet ose shkollaret kristiane.
    Me vjen per te vjelle ndonjehere kur shoh disa persona , te cilet marrin pjese apo verse te bibles te cilat jane komplet jashte kontekstit , e me to deshirojne te ngrejne nje debat , pa pasur fare dijeni nga bibla ne teresi .
    Ose edhe ata kristianet e sotem modern , te cilet me egoizmin e tyre , gjykojne organet e kishes ne interpretimin e bibles , ku ishte kisha supreme ne rradhe te pare e cila beri te mundur permbledhjen e skripteve dhe formimin e atij libri te cilen sot e quajme BIBLA .

    Personalisht sjam kristian , e opinioni im rreth bibles eshte se permbledhja e saj pati ndikim politik e si pasoje u korruptua , mirepo smund t'ja hedh poshte mundim e dijetareve te bibles , si te asaj kohe apo sot .

  9. #79
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anėtarėsuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perėndinė
    Postime
    1,257
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Peniel, e shoh qe une po lodh shqipen kot ne kete teme. Ju i dini te gjitha e per aq kohe sa keni Biblen ne dore, nuk keni nevoje te mesoni aspak nga tradita kishtare dhe komentet e atyre qindra brezave te krishtereve ne keto 2000 vjet qe kane bere nje jete me te shenjte se ju.

    Diskutimi eshte i pavlere me njerez qe as nuk dine e as nuk duan te mesojne.

    Albo

    Albo. Nuk pretendoj dhe as kam pretenduar se i di tė gjitha. Di aq sa Fryma mė ka zbulur deri nė kėto momente dhe sa kam jetuar nė kėto momente nė Perėndinė. Ulu dhe lexo ose studio se ēdo tė thotė tė jesh i shenjtė dhe tė jetosh njė jetė tė shenjtė sipas fjalės sė Perėndisė. Ke pėr tė kuptuar shumė.

    Diskutimi ka vlerė kur gjėrat diskutohen hapur dhe pa imponim. Nuk mund ti imponosh dikujt besimin tėnd dhe mėsimin e besimit tėnd. E respektoj mendimin e gjithsecilit por qė ta pranoj e shikoj nėn dritėn e Perėndisė. Nėse qėndron e pranoj, nėse jo e lė mėnjanė. Jam betuar pėrpara Qiellit dhe Tokės se do tė jem njė nxėnės i Krishtit, ndjekės dhe zbatues i mėsimeve tė Tij. Nuk mund ta shkel kėtė betim sepse ėshtė shumė i shenjtė pėr mua.


    Nėn Hirin e Tij,

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtė I Shenjtė...

  10. #80
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anėtarėsuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perėndinė
    Postime
    1,257
    Citim Postuar mė parė nga Seminarist Lexo Postimin
    Po ti ja ku e pranon vete: transmetuan = paredhosan, emer-paradhosi.

    Paradhosi=Tradita.

    Shpjegohu pak mė mirė meqė e more pėrsipėr ta thuash nė greqisht atė qė kam thėnė mė lart. Ose mė saktė mė thuaj se ēfarė nėnkuptoni ju ortodoksėt me traditė. Albo pak mė lart mė shkruante se Krishti e la kėtė traditė megjithėse lėnia e njė tradite nga ana e Krishtit nuk duket nė Dhiatėn e Re.

    Nėn Hirin e Tij,

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtė I Shenjtė...

Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •