-
Sporti Shqiptar dhe boset e Krimit.
duke marre shkas nga ky artikull me poshte..lete diskutojme politikisht per sportin shqiptar..
sa i varur ka qene sporti yne ne kto vitet "demokratike" nga padrinot e mafies?
a mund te bejme sport popullor pa ndihmen e "dhuratave" te boseve te mafies?
deri ku ka shkuar cengeli i mafies ne prapaskenat e sportit shqiptar?
le te diskutojme..
---------------
Arrestohet "financieri" i Aldo Bares
Edmond Bega, ish-presidenti i SK tė Lushnjės, i dėnuar nė Itali, kishte biznese nė Tiranė
Sokol Ēobo
Arrestohet ish-presidenti i Klubit tė Futbollit tė Lushnjės, Edmond Bega, i dėnuar nga drejtėsia italiane me 13 vite burg nėn akuzėn e trafikut tė lėndėve narkotike dhe pjesėmarrje nė organizatėn kriminale tė Aldo Bares dhe Enver Dondollakut. Forcat operacionale tė Drejtorisė sė Policisė sė Shtetit kanė ndėrmarrė dje njė operacion qė u finalizua me arrestimin e Begės, tashmė biznesmen nė Tiranė, i cili merrej me aktivitetet e ndėrtimit. Burime zyrtare nga policia thanė se 39-vjeēari ėshtė prangosur dje pasdite nė afėrsi tė stadiumit "Qemal Stafa", ku po pinte kafe me disa miq tė tij. Ai ėshtė shoqėruar nė ambientet e Policisė sė Tiranės, ku i ėshtė komunikuar vendimi i Gjykatės sė Tiranės, e cila kishte njohur vendimin e Gjykatės sė Torinos, Itali, qė e kishte gjykuar dhe dėnuar nė mungesė me 13 vjet burg.
"Ai ėshtė akuzuar dhe dėnuar pėr kryerjen e veprave penale tė rėnda si mbajtja dhe trafikimi i lėndėve narkotike, kryer nė bashkėpunim mė shumė se njė herė", thuhej nė njoftimin pėr shtyp tė Drejtorisė sė Policisė sė Shtetit, e cila saktėsonte se veprimtaria ku ai ėshtė i pėrfshirė pėrmban elementet e organizatės kriminale ku bėnin pjesė dhe Aldo Bare, Enver Dondollaku etj., ku ai ka qenė pėrcaktues nė mbajtjen e lidhjeve me furnizuesit dhe koordinonte aktivitetin e pjesėtarėve tė tjerė tė organizatės.
Bizneset
39-vjeēari Edmond Bega njihej si "financieri" i bandės sė Lushnjės, e cila merrej me trafikun e drogės nė Itali, ku kishte arritur tė ngrinte njė grup tė sofistikuar kriminal. Ėshtė dashur ndėrhyrja e shėrbimit sekret ushtarak italian qė tė mundėsohej shpėrbėrja e kėtij rrjeti, i cili kishte pėrfituar miliona euro nga aktiviteti i paligjshėm. Policia e Shtetit nė Shqipėri ka pranuar se "personi i arrestuar orientonte mėnyrėn e shpėrndarjes dhe administrimit tė parave tė pėrfituara nga trafikimi i lėndėve narkotike". Tashmė po vazhdon puna pėr zbardhjen nė tėrėsi tė aktivitetit tė tij kriminal dhe pasuror. Megjithatė policia sqaron edhe akuzat qė rėndojnė aktualisht ndaj Begės, tė cilat bazohen nga ēėshtja nė Gjykatėn e Torinos. Shėrbimeve tė specializuara tė Antidrogės e Antimafias italiane u janė dashur mė shumė se tre vjet kohė, madje dhe ndihma e shėrbimit sekret italian, "Sismi" pėr tė zbuluar se pas "Profesorit", qė drejtonte gjithēka nga gadishulli i Azisė sė Vogėl, fshihej pikėrisht ish-efektivi i repartit special 326, Alfred Shkurti, i cili kishte ngritur njė super rrjet kriminal nė Itali.
Hetimet italiane
Hetimet e detajuara mbi kėtė organizatė zgjatėn mė shumė se tre vjet. Nė hetim u pėrfshinė Shėrbimi Operativ Qendror Italian, Drejtimi Qendror pėr Shėrbimet Antidrogė, pjesėtarė tė personelit tė zyrės Interforcė nė Shqipėri, dhe Shėrbimi Sekret Italian "Sismi". Si karrem i kėtij hetimi shėrbeu arrestimi i torinezit 55-vjeēar, Klaudio Bostiēos nga Bibiana, nė maj tė vitit 2002. Gjatė hetimeve pėr tė zbuluar celulėn e Milanos rezultoi se njė celulė analoge e sė njėjtės organizatė vepronte nė Italinė Qendrore e Jugore me bazė nė Romė dhe drejtohej nga i njėjti person, Aldo Bare. Drejtuesit e kėsaj organizate tė shtrirė nė disa shtete e kishin ndarė Italinė nė dy pjesė, duke krijuar dy grupe pothuajse tė pavarur nga njėri-tjetri. Grupi qė vepronte nė veri tė Italisė, fillimisht e ka pasur qendrėn nė Torino, por pasi iu sekuestruan disa ngarkesa me drogė nga policia, e zhvendosi bazėn nė qytetin e Milanos. Ky grup kishte pėr objektiv shpėrndarjen e heroinės dhe kokainės nė Veriun e Italisė. Sipas Prokurorisė sė Torinos, nė krye tė kėtij grupi ka qenė Edmond Bega, i njohur nė Shqipėri si president i skuadrės sė Lushnjės. Ndėrsa grupi tjetėr ishte ngarkuar pėr tė pritur drogėn qė vinte nga Shqipėria, si dhe kishte nėn kontroll shpėrndarjen e saj nė rajone tė rėndėsishme tė Italisė Qendrore dhe asaj Jugore. Ky grup e kishte qendrėn nė Romė, dhe nė krye tė tij ishte krahu i djathtė i "profesorit", Enver Dondollaku, 31-vjeē nga Lushnja. Droga mbėrrinte fillimisht nė portet e Barit dhe Ankonės dhe mė pas shpėrndahej nė tė gjithė Italinė, pėrmes disa pikave mbėshtetėse nė Torino, Romė, Milano, Napoli, Verona dhe Firence. Organizatės i janė zbuluar dhe tre laboratorė pėr ambalazhimin dhe pėrzierjen e drogės nė qytetet e Torinos, Monzas dhe Breshias.
gazeta shqip
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt