Ne nje lagje gay dhe lesbike nė Nju Jork, Anri Sala

prezanton "Edi Ramėn"


BEQIR SINA, New York

NEW YORK CITY : Njė nga tė pėrditėshmet, e qytetit tė Nju Jorkut,"Gay City News", organi kryesorė mediatik, mė i njohur pėr grupin e njerėzve homoseksual dhe heteroseksual, ne New York City, shkruan se nė njėrėn prej lagjeve mė tė mėdha, dhe me te vjetra ku jeton ky komunitet, Lower East Side, nė dhomėn,"E-flux reading room" nė Manhattan - Nju Jork, u prezantua libri me vizatime, i majorit tė Tiranės, "Edi Rama", i tė tė njėjtit autor, por, i pėrgatitur pėr botim nga miku i tij personal Anri Sala, dhe i hedhur nė qarkullim ne fillim te vitit 2009-n.


Nė kėtė pėrmovim sipas "Gay City News" thuhet se kanė marrė pjesė edhe pėrfaqėsues nga Dhoma e Pėrfaqėsuesve tė LGBT-ės, njė shoqatė, kjo mė e madhja nė botė, me bazė nė Nju Jork, shoqat prestigjoze qė merret me mbrojtjen e tė drejtave tė komunitetit LGBT (lezbike, gay, biseksualė, trans-seksualė). Zona ku ėshtė zhvilluar promovimi i librit tė majorit tė Tiranės, njihet kėtu nė Nju Jork, si nje nder zonat mė "nxehta" tė kėtij komuniteti, pasi teatrot, kinemat, resorantet dhe shitoret frekuntohen me shume nga ciftet e te njejtit sex. Ajo ėshtė njė zonė kryesishtė me banorė nga ata qė i pėrkasin niveleve mė tė larta intelektuale, te shoqerise se sotme, si artistė tė njohur, avokatė, doktorė dhe biznesmen tė fuqishėm, nga rreth 100 kombėsi tė ndryshme.



Paraqitja e librit,nė pjesėn poshtme lindore tė qytetit, dhomėn "E-flux reading room" nė Manhattan - Nju Jork, ėshtė shoqėruar nga njė bisedė me Anri Salėn - artisti shqiptar qe jeton nė Berlin, por krijon nė udhėtimet e tij nė shumė vende tė botės, prezantime dhe promovime. Gjate ketij promovimi thuhet se eshtė shfaqur edhe videoja e Anri Salės, me titull: "Dammi i Colori", 2003, e cila ėshtė njė refleksion pėr projektin e fasadave,te ndertesave ne Tirane. Ose sic njihet ndryshe njė aksion sa artistik aq edhe politik qė kryetari aktual i bashkisė sė Tiranės nisi nė fillimet e mandatit tė tij tė parė dhe vazhdoi pėr disa vite duke angazhuar artistė shqiptarė dhe nga bota, pjesėmarrės sė Bienalen e Tiranės tė kėsaj vjeshte.


E-flux reading room ėshtė e dalluar dhe njihet nė tė gjithė botėn, pėr prezantimin dhe promovimin e veprave tė artit tė komunitetit LGBT (lezbike, gay, biseksualė, trans-seksualė), duke pėrfshirė me mijėra libra pėr artin bashkėkohor, tė cilat i prezantohen publikut njujorkez nė Lower East Side. Kėto vepra janė dhuruar nga shumė institucione tė artit dhe nga individė nga tė katėr anėt e botės dhe paraqesin zhvillime interesante tė artit nė dekadėn e fundit. E-flux reading room ėshtė e hapur edhe pėr kėrkime dhe studime.


Burimi :http://www.botasot.info/def.php?category=15&id=41497