Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724

    Thjeshtesia dhe rregullat

    Sot, teksa u pergjuma ne lajmet aspak origjinale te blogosferes rreth prejardhjes apo numrit te drereve te babagjyshit, mu gjend krahe ( si shpeshhere ) nje artikull mjaft interesant ne NYT. Me pak fjale, artikulli trajton gjithe ndryshimet pozitive qe mund ti vijne rezultateve mjekesore, thjesht prej publikimit te disa rregullave teper te rendomta ne nje "promemorie", te tipit : te lash duart para operacionit, pastrimi i lekures se pacientit me klorhekzidin antiseptik, veshja e maskes dhe dorashkave e keshtu me rradhe.
    Pa dyshim, aspekti mjekesor ketu eshte i rendesishem ne vetvete, por sikurse eshte shtjelluar edhe ne nje pjese te artikullit, akoma edhe me i rendesishem eshte aplikimi i kesaj metodologjie ne nje game me te gjere, si nje anti-filozofi e gjithe kompleksitetit teknologjik te kohes.
    Jetojme ne kohe te trazuara padyshim, megjithese koha ne vetvete gjithmone ka ofruar nje turli me ere te rende problematikash, shume prej te cilave te mbartura edhe sot. Flitet per ngrohje globale me te drejte ( Hashorva kishte nje artikull interesant sot rreth kesaj ne Shqip ku parashtronte si kunderpergjigje nje rryme Gandi-ste ), sikurse flitet per hapesirat hamiltoniane apo tranzistoret me lazer mbi materiale te polimerizueshme. Ceshtje te kesaj natyre, koha ka sjelle ne menyre te vazhdueshme dhe padyshim qe do te sjelle edhe me tutje, vecse mendoj une, zgjidhjet, diskutimet dhe teorite aplikative, gjithmone do ti takojne grushtit te teknicieneve perkates. Pra ne thelb, behet fjale per ceshtje gjithendikuese por jo gjithperfshirese, te pakten sa i takon zgjidhjeve. Nen kete kontekst, ajo cka i mbetet gjithkujt sipas meje, eshte performanca ne fushen ku levron, pa u tejmbushur tekno-shkencerisht me gjithfare ngarkesash, per te nenvleresuar si rezultat ate qe eshte vertet alfa e produktivitetit dhe zhvillimit, qe une do ta quaja thjeshtesine. Me teper sesa samite dhe kongrese, drafte dhe statistika, robotik dhe LHC, njeriut te sotem i duhet nje obelisk me ligjet e Hamurabit ; me teper sesa Kodi i Da Vincit apo librat e Sparks, Si te behesh milioner apo Si te mesosh javascript ne 24 ore, njeriut te sotem i duhet nje Seneka apo Platon, qe ti mesoje alfen e rregullave ; dhe se fundmi, per tu rifutur ne kontekstin prej te cilit e nisa, me teper sesa nje COCIR apo banke gjaku, centrifuge laboratori apo monitor Holter, njeriut te sotem i duhen mjek qe se pari ndjekin rregullat e thjeshta por percaktuese te manualit "higjiena mjekesore".

    Dhjetor 2009

    Ps : Shkrimi eshte njekohesisht edhe ne blogun tim personal, bashke me shkrime te tjere. Mund ta gjeni ketu

  2. #2
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Citim Postuar mė parė nga Pratolini Lexo Postimin
    ...njeriut te sotem i duhet nje Seneka apo Platon, qe ti mesoje alfen e rregullave ;
    eshte fatkeqsi qe nje teme e tille te qendroje e virgjer per nje kohe kaq te gjate...njeriut te sotem i duhet nje shkundje e tipit haitian...te uroj nje jete te plotesuar,miku im!

  3. #3
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Citim Postuar mė parė nga shoku_tanku Lexo Postimin
    eshte fatkeqsi qe nje teme e tille te qendroje e virgjer per nje kohe kaq te gjate...njeriut te sotem i duhet nje shkundje e tipit haitian...te uroj nje jete te plotesuar,miku im!
    Faleminderit tanku !
    Me vjen mire qe here pas here na bashkohesh, qofte edhe per te shpluhurosur ndonje teme qe askush s'ja ka ndjere nevojen

  4. #4
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Te me falesh se ndoshta gjykimi im bie ndesh me funksionet e tua,por ato me kater gisht pluhur,jane temat me te vlefshme ne kete gjigand te rrenuar virtual...

  5. #5
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Nuk bie ndesh ne fakt, vecse qasja e anetareve ndaj tematikave te ketushme i tejkalon mundesite qe une kam si anetar, moderator apo edhe supermoderator po te kisha qene. Ne fund te fundit, debatet e verteta ne kete pjese te forumit gjithmone jane zhvilluar mes 4-5 anetareve, te cilet sikurse ti shume rralle e nxjerrin koken ketej. Une preferoj te mendoj se faji ketu nuk eshte imi

  6. #6
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Ketu askush nuk fajeson askend...faji ne vendin tone,me teper se jetim,gjithmone ka qene nje klonim imperialisto-revizionist(edhe ne kete pjese...sidomos ne kete pjese")....mos harro se koket tona,Jurusini i Cukuroves,i ka peshuar ne flori,keshtu qe as mos pretendo t'i shohesh...mos humb,as kohe per te bere analize se perse ndodh ky fenomen,sepse sinteza mund te te gjeje ne ilegalitet,apo si i thote populli: -me koken virtuale ne torbe

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •