Presidenti i Republikės sė Kosovės, Fatmir Sejdiu i ka dėrguar njė telegram urimi Papa Benediktit tė XVI-tė me rastin e festės sė Krishtlindjeve.
Nė urimin e tij, Presidenti Sejdiu thekson pritjen me padurim tė popullit kosovar pėr njohjen e pavarėsisė nga ana e Vatikanit.
Ju shkruaj nė emėr tė popullit dhe tė institucioneve tė Republikės sė Kosovės, duke ju shprehur urimet mė tė pėrzemėrta pėr festėn e Krishtlindjes. Duke ju shfaqur edhe njė herė falėnderimin pėr kujdesin Tuaj tė vazhdueshėm dhe tė Selisė sė Shenjtė pėr vendin tim, ju lus, qė ta keni parasysh kėrkesėn tonė pėr njohjen e Republikės sė Kosovės, thuhet nė urimin e Sejdiut.
Njohja e Republikės sė Kosovės nga Vatikani pritet me padurim nga i gjithė populli i Kosovės, i cili, si gjithmonė, ėshtė shembull i rrallė i bashkėjetesės, i harmonisė dhe i tolerancės nė mes njerėzve tė etnive dhe besimeve tė ndryshme, thekson presidenti Sejdiu.
Krijoni Kontakt