
Postuar më parë nga
REALIST
Një organizatë e rëndësishme ndërkombëtare, me operatorë të shumtë në terren, ka matur sjelljen e qytetarëve pas zgjedhjeve të 28 qershorit dhe bojkotit të Edi Ramës. Sondazhi vlerëson se përkrahja për PD-në kapërcen pragun e 50 %, ndërkohë që LSI rritet deri në 16 %, duke përfituar nga hemorragjia e elektoratit socialist, i cili s’po miraton politikat e klanit të Edvinit. Sipas testimit, PS është katandisur në rekordin historik negativ të 28 përqindëshit, më i ulëti që nga rithemelimi në 1991-in
Politika personale e Edi Ramës po krijon rrjedhje të elektoratit të PS, ndërkohë që koalicioni i ri ka marrë bekimin e shumicës dërrmuese të shqiptarëve. Një sondazh mbi qëndrimin e opinionit ndaj zhvillimeve të fundit politike në Shqipëri të kryer javët e fundit nga një përfaqësi perëndimore, e cila ka vite që ka aktivitet në Tiranë, që ka një rrjet të gjerë interlokutorësh dhe që gëzon një pavarësi të fuqishme të operatorëve të vet në terren, ofron për të interesuarit disa rezultate interesante për mënyrën e reagimit të qytetarëve ndaj proceseve post-zgjedhore.
Nga sondazhi vihet re një rritje domethënëse e mbështetjes ndaj qeverisë së dalë nga këto zgjedhje si dhe një ulje drastike e mbështetjes së qytetarëve ndaj aksionit politik të PS-së.
Ajo çfarë është domethënëse është fakti se ndërsa mbështetja për PD është rritur në mënyrë të moderuar, rritja në favor të LSI-së është trefishuar në raport me zgjedhjet e 28 qershorit. Përfaqësia perëndimore nuk ka preferuar të bëjë publike rezultatet e sondazhit për çështje etike, duke u përpjekur të mos ndërhyjë në problemet e brendshme të Shqipërisë (klisheja e zakonshme e sjelljes diplomatike), por nga të dhënat e siguruara nga gazeta “55”, mësohen edhe tendencat që dalin nga sondazhi. Vihet re rritja e mbështetjes ndaj PD-së, që në dy javët e fundit vlerësohet sipas sondazhit se pozicionohet në nivelet e 47-51%, si edhe rritja e LSI-së, deri në nivelin 14-16%.
Përkundër këtyre rritjeve, vihet re rënie e thellë e PS në nivelin e përkrahjes, e cila sipas sondazhit vlerësohet në nivelin 26-28%, niveli historik më i ulët i Partisë Socialiste, që nga rithemelimi i saj, në qershor të 1991-it.
Duket qartë se ndërsa qytetarët kanë nevoja prioritare për heqjen e vizave dhe punësimin, për fat të keq, PS e drejtuar nga Edi Rama ka prioritet organizimin e dezhurnit me 3 turne tek pallati i Dashit, mbrojtjen e interesave të ndërtuesve sidomos atyre që zotërojne media si Dulaku apo Koço, apo edhe bojkotin e parlamentit me pretekste të sajuara prej nevojës së tij për të mos dhënë dorëheqje pas humbjes së zgjedhjeve.
Kjo diskordancë mes nevojave të elektoratit dhe politikës së PS po fuqizon ndjeshëm LSI-në tek elektorati i majtë që e sheh si forcën e majtë që përfaqëson interesat e njerëzve të thjeshtë dhe jo të milionerëve ndërtues pranë Edi Ramës. LSI po kontribuon për zgjidhjen e halleve të njerëzve ndaj elektorati i saj është trefishuar brenda pak muajsh.
Edi Rama ka arritur të ruajë kreun e PS, por kjo me një kosto të lartë, pasi PS duket se po humb elektorat të majtë me shpejtësi, për shkak se ky elektorat përballet me prioritete të tjera nga PS.
shekulli
Krijoni Kontakt