Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 34
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435

    Sondazhi i ndërkombëtarëve: Qeveria “Berisha” përkrahet nga 66% e shqiptarëve

    Një organizatë e rëndësishme ndërkombëtare, me operatorë të shumtë në terren, ka matur sjelljen e qytetarëve pas zgjedhjeve të 28 qershorit dhe bojkotit të Edi Ramës. Sondazhi vlerëson se përkrahja për PD-në kapërcen pragun e 50 %, ndërkohë që LSI rritet deri në 16 %, duke përfituar nga hemorragjia e elektoratit socialist, i cili s’po miraton politikat e klanit të Edvinit. Sipas testimit, PS është katandisur në rekordin historik negativ të 28 përqindëshit, më i ulëti që nga rithemelimi në 1991-in

    Politika personale e Edi Ramës po krijon rrjedhje të elektoratit të PS, ndërkohë që koalicioni i ri ka marrë bekimin e shumicës dërrmuese të shqiptarëve. Një sondazh mbi qëndrimin e opinionit ndaj zhvillimeve të fundit politike në Shqipëri të kryer javët e fundit nga një përfaqësi perëndimore, e cila ka vite që ka aktivitet në Tiranë, që ka një rrjet të gjerë interlokutorësh dhe që gëzon një pavarësi të fuqishme të operatorëve të vet në terren, ofron për të interesuarit disa rezultate interesante për mënyrën e reagimit të qytetarëve ndaj proceseve post-zgjedhore.
    Nga sondazhi vihet re një rritje domethënëse e mbështetjes ndaj qeverisë së dalë nga këto zgjedhje si dhe një ulje drastike e mbështetjes së qytetarëve ndaj aksionit politik të PS-së.
    Ajo çfarë është domethënëse është fakti se ndërsa mbështetja për PD është rritur në mënyrë të moderuar, rritja në favor të LSI-së është trefishuar në raport me zgjedhjet e 28 qershorit. Përfaqësia perëndimore nuk ka preferuar të bëjë publike rezultatet e sondazhit për çështje etike, duke u përpjekur të mos ndërhyjë në problemet e brendshme të Shqipërisë (klisheja e zakonshme e sjelljes diplomatike), por nga të dhënat e siguruara nga gazeta “55”, mësohen edhe tendencat që dalin nga sondazhi. Vihet re rritja e mbështetjes ndaj PD-së, që në dy javët e fundit vlerësohet sipas sondazhit se pozicionohet në nivelet e 47-51%, si edhe rritja e LSI-së, deri në nivelin 14-16%.
    Përkundër këtyre rritjeve, vihet re rënie e thellë e PS në nivelin e përkrahjes, e cila sipas sondazhit vlerësohet në nivelin 26-28%, niveli historik më i ulët i Partisë Socialiste, që nga rithemelimi i saj, në qershor të 1991-it.
    Duket qartë se ndërsa qytetarët kanë nevoja prioritare për heqjen e vizave dhe punësimin, për fat të keq, PS e drejtuar nga Edi Rama ka prioritet organizimin e dezhurnit me 3 turne tek pallati i Dashit, mbrojtjen e interesave të ndërtuesve sidomos atyre që zotërojne media si Dulaku apo Koço, apo edhe bojkotin e parlamentit me pretekste të sajuara prej nevojës së tij për të mos dhënë dorëheqje pas humbjes së zgjedhjeve.
    Kjo diskordancë mes nevojave të elektoratit dhe politikës së PS po fuqizon ndjeshëm LSI-në tek elektorati i majtë që e sheh si forcën e majtë që përfaqëson interesat e njerëzve të thjeshtë dhe jo të milionerëve ndërtues pranë Edi Ramës. LSI po kontribuon për zgjidhjen e halleve të njerëzve ndaj elektorati i saj është trefishuar brenda pak muajsh.
    Edi Rama ka arritur të ruajë kreun e PS, por kjo me një kosto të lartë, pasi PS duket se po humb elektorat të majtë me shpejtësi, për shkak se ky elektorat përballet me prioritete të tjera nga PS.

    shekulli

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    kjo eshte nje gje e mire mendoj une
    dhe na favorizon per futjen ne be
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Nuk e kuptoj pse duhet te behet sondazh per nje gje te tille. Rezultati i zgjedhjeve e tregoi sa e pelqenin dhe sa jo. Nuk besoj se kane ndryshuar mendim qe atehere.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anëtarësuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016
    ne anje mynyr zoteni, une po ju then ju, se ky apo kjo qeveri nuk perkrahet nga 66% e shqiptareve. kan bere pak permiresime por e kaluara nuk i falet, per kete arsy dum me e hedh posht plehnen. po ju baj me dit se ky mafjozzz eshte dhe do mbetet komunist te nderum.
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

  5. #5
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga dea_07 Lexo Postimin
    Rezultati i zgjedhjeve e tregoi sa e pelqenin dhe sa jo. Nuk besoj se kane ndryshuar mendim qe atehere.
    E mira e Shqiperise pamvarsisht kontensimeve eshte qe opozita socialiste te kthehet ne parlament.........
    Askush nuk ka per ta mare vesh se kush eshte rezultati real i ketyre zgjedhjeve
    Shiko kete foto dhe do kuptosh se ku shkoj vota jote......
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Me siguri eshte Gani Bob Sali Enver Berisha qe e ka bere kete sondazh rrenc.
    Albania Uber Alles

  7. #7
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Mund te dime emrin e organizates, daten e sondazhit dhe linkun se ku eshte marre ky lajm? Aty thote gazeta shekulli, por nuk e shoh kund kete lajm te ajo gazete, sidomos duke ditur kundershtimin qe ka kjo gazete ndaj politikave te kryeministrit, me ben shume te dyshoj qe kjo gazete paska shkruajtur kete lajm.
    Sidoqofte, nje organizate nderkombetare qe paska bere nje sondazh...ngjan si te thuash--"degjova nga nje nxenes i nje shkolle te mesme ne Shqiperi se filan politikan e paska lene me barre pastruesen e vet"...

  8. #8
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Citim Postuar më parë nga dea_07 Lexo Postimin
    Nuk e kuptoj pse duhet te behet sondazh per nje gje te tille. Rezultati i zgjedhjeve e tregoi sa e pelqenin dhe sa jo. Nuk besoj se kane ndryshuar mendim qe atehere.
    Dea, shume shqiptare kane ndryshuar mendimin dhe po vazhdojne te ndryshojne mendimin jo se eshte i mire xhaxhi Saliu, por sepse xhaxhi Edvini po sillet si anti Shqiptar, pra, po sillet shume me keq se xhaxhi Saliu.

    Pak dite me pare, Qeveria e Shqiperise mori pyetesorin nga BE, dhe ambasadori Lohan, autoriteti qe dorezoi pyetesorin, i beri thirrje opozites qe te hyje ne Parlament dhe te jape kontributin e saj per integrimin e vendit. Ndersa opozita po ben te kunderten, pra po e pengon integrimin e vendit me sjelljen e saj. Ka mijera Shqiptare qe deshirojne te levizin te lire ne BE, pa viza, dhe kur shohin sjelljen penguese te kryetarit te PS, atehere medoemos qe do ta ndryshojne mendimin per te.

    Pra, politika qe po ndjek Partia Socialiste eshte nje politike teper e gabuar dhe kete do ta shohim ne vitet e mevonshme, sepse shancet qe po humb tani si dhe elektoratin po ashtu, do te duhet shume kohe per ti rifituar serish, per te mos thene qe do te duhet nje tjeter person per ti bere serish te besojne ne PS.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    Me siguri eshte Gani Bob Sali Enver Berisha qe e ka bere kete sondazh rrenc.
    Sigurisht qe edvini po pregadit padi ndaj gani bobit sali enver berishes qe kan ber kete sondazh

  10. #10
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    sipas atij te ashtuquajturit sondazh nga-fryn-era, 66 perqind e shqiptareve e perkrahin qeverine e salis per arritjet e fitorjet e reja ne marrjen e vizave per ne europe si gjithmone ne radha, por kete here te poshteruar me shume se kurre ...

    ata 66 perqind, domethene afro dy te tretat (2/3) qenkan ata shqiptare qe u jane numeruar votat - pjesa e mbetur, nje e treta me parregullsi, nuk quhet ...

    keto jane statistika klepto-kratike te nje sondazhi autarkik ...

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •