Revolution 1848
Tamam simas struktures se besimtarve.PO varet kualiteti pak ketu po naj her tjeter mund te postoj diq kur me bejn nervoz Ateistat.
O shqipe behuni pak diplomat e ruane njifar ekuilbri se Pejgameri meshira e Allahut qoft me te dhe gjith pasuesit e tij ka then se kataklizma nuk do vij deri sa nji prej pasusve te mi nuk e sundo token ,Beni kujdes o Shqiptar mos i jepni val ksaj pune se at qe e ka then Muhamedi meshir past ka me dal ne ralitet.A nuk doli matsi i kohes anuk doli paisja ku njeriu i lindjes do kumunikoi me ate te perendimit andaj beni kujdes Allahu Xh h nuke thyn premtimin.At e ralizo me perpikmeri ..Lutjen e Pegamerit ton e ka pranu Allahu dhe ate do ta ralizoj ktu ska dilem per ate qe ka mennnd. Allahu i ka premtu Muhamedit me ose pa deshir do i fus te gjith ne Islam .
E kam shenue vjetin e kishes se Shirqit, 1290 e s'ka nevoje me na diftue se nuk asht: 1000-1700 vjeēare. Une e kam fjalen te perhapja e krishtenimit ne mbare Shqipnin' qe ne vitin 370 mbas Krishtit. E kisha ka pasur se nuk i jane lutur Krishtit neper shpella, po ne faltore qe ma vone u shkaterruan nga turqit, u kthyen ne hamam ose xhami.![]()
1000 Kisha te rezikuara te mbyllen ne Gjermani
Duke e pare rrezikun qe simboli i kishes mund te sherbente per qellime komerciale, kishat te shnderroheshin ne diskoteka, lojera fati apo kinema, njerezit kompetent organizuan debate qe objektet e rrezikuara fetare te shnderroheshin ne muze, shkolla..
Corporate identity i kishes apo Zoti pa shtepi
Gazeta express dt 13-7-2009
Gazeta news dt 06-7-2009
Perkunder influences se madhe qe e kane kishat ne Gjermani dhe perkunder faktit qe edhe vet Papa Benedikti XVI eshte me origjine gjermane, me shume se 1000 kisha jane te rrezikuara te mbyllen
ose te rrenohen per shkak te mungeses gjithnje e me te madhe te besimtareve krishtere dhe ne mungese te fondeve adekuate per mirembajtjen e tyre.
Kisha ne Gjermani eshte berthama e nje qyteti. Per ndertimin e nje kishe gjithmone eshte gjetur
nje vend prestigjioz ndertimi, per te funksionuar pastaj si simbol per perkujdesjen e njerezve
qe jetojne ne mjedisin e saj dhe para se gjithash per t'u ofruar vendstrehim te perndjekurve dhe
te pastreheve.
Prandaj duke pasur parasysh pozicionimin strategjik te nje kishe nuk eshte e rastesishme qe
edhe organizimi urbanistik i nje vendbanimi ne Gjermani si pikenisje e kishte dhe e ka mu objektin
e kishes, ku me te drejte mund te thuhet se kisha eshte pasqyre e nje qyteti.
Perkunder influences se madhe qe e kane kishat ne Gjermani dhe perkunder faktit qe edhe vet
Papa Benedikti XVI eshte me origjine gjermane, me shume se 1000 kisha jane te rrezikuara te mbyllen
ose te rrenohen per shkak te mungeses gjithnje e me te madhe te besimtareve krishtere, por
edhe ne mungese te fondeve adekuate per mirembajtjen e tyre.
Lidhjet fetare dhe emocionale te njerezve me kishat e rrezikuara nga rrenimi kane bere qe ato t'u
jepen ne shfrytezim investitoreve per nje kohe te pacaktuar. Kusht themelor per investitoret ishte qe
kisha ta ruante formen e saj te jashtme dhe te brendshme, por se fundi investitori vendoste lidhur
me shfrytezimin e metutjeshem te kishes.
Keshtu qe varesisht nga qasja e investitoreve e shnderrimit te nje kishe, ne fillim nuk i eshte
dhene rendesi aspektit kulturor, edukativ apo emocional , siē eshte rasti me kishen e qytezes Milow
te Brandenburgut te Gjermanise, e cila u shnderrua ne banke, ku automati i parave te kesaj banke,
me dashje apo pa dashje, ishte vendosur mu ne vendin e meparshem te altarit.
Apo rasti me drastik i kishes St. Raphael te Berlinit e cila u shnderrua ne nje vetesherbim te tipit
ALBI.
Duke e pare rrezikun qe simboli i kishes mund te sherbente per qellime komerciale, te luhej
me Corporate Identity te kishes, psh. kishat te shnderroheshin ne diskoteka, lojera fati apo kinema
me filma aksion, njerezit kompetent organizuan debate, konferenca dhe konkurse qe objektet
e rrezikuara fetare te shnderroheshin ne biblioteka, muze, shkolla, vendbanime, ēerdhe femijesh
por edhe ne restorante ekskluzive.
Ne njerin prej ketyre restoranteve qe gjendet ne Bielefeld te Gjermanise, mysafirja me e rregullt
eshte zonja e moshuar Adelheit Feder e cila perkunder atmosferes se zhurmshme qe mbreteron
aty, gjithmone gjen qetesine e saj shpirterore. Eshte pikerisht ky, vendi ku ishte pagezuar
shume vite me pare dhe ku e kishte kaluar gati tere jeten.
Ajo ende e ka pershtypjen qe ndodhet ne kishen e saj te meparshme Martinikirche, perkunder
makiatos qe ia sherben nje kamerier me aksent te huaj nen percjelljen e muzikes se Vaya Con
Dios - Something's Got A Hold On Me, dhe jo muzikes qe vinte nga kori i kishes qe e kishte degjuar
me endje dikur si femije.
Per te gjetur nje kompromis lidhur me situaten e veshtire ne te cilen ndodhen nje numer i madh
i objekteve fetare, nga arkitektet tani kerkohet nje zgjedhje adekuate per detyren komplekse qe
do te ishte i pranueshem per te gjithe dhe para se gjithash per besimtaret krishtere.
Ne kete rast arkitektet nuk kane te bejne me nje zgjedhje te rendomte arkitekturore, por me menyren
se si ata i qasen ēeshtjeve religjioze, psikologjike, sociale por edhe urbanistike, qe lidhen
ngushte me perdorimin e metutjeshem te nje kishe.
Pikerisht lidhur me kete teme kemi disa arkitekte qe kane arritur qellimin t'u japin kishave nje
impuls arkitekturor, duke i ruajtur njekohesisht vlerat ekzistuese te saj, siē eshte shembulli i kishes
Elias te Berlinit.
Derisa planifikohej ndertimi I nje muzeu per femije, ne te njejten kohe kisha Elias ndodhej para
rrenimit. Nje shoqate bamirese I lindi ideja por edhe i siguroi mjetet qe kisha te rinovohej qe te
mund te vendosej pastaj ne te muzeu i femijeve. Kisha Elias e shnderruar ne muze tani vizitohet
nga shume femije dhe eshte gjithashtu atraksion per te rriturit.
Shembulli tjeter i mire eshte kisha Bonifatius e Mynsterit e shnderruar nga arkitektet e njohur
nga Niederhausen and Partner, ne shtepi botuese.
Krahas intervenimeve te shumta qe jane bere ne enterierin e kishes per pozicionimin e zyrave te shtepise
botuese dhe siperfaqeve te tjera, arkitektet jane munduar per te mos u humbur karakteri i kishes
te perdorin materialin e xhamit, qe intervenimet e bera te jene sa me transparente.
Kisha gotike - Jakobi ne Myhlhausen, e ndertuar gjate shekullit 14, i kishte shpetuar rrenimit
pasi qe ne fillim te vitit 2000 ishte marre vendimi qe ajo te shnderrohej ne biblioteke te qytetit.
Shnderrimi i kishes Jakobi ne biblioteke cilesohet si veper me e rendesishme arkitekturore e zyres
projektuese Winkler + Dehnel, por edhe i tere regjioni i Tyringenit te Gjermanise ka filluar
te identifikohet me biblioteken e re, duke u bere magnet per vizitoret nga e tere Gjermania.
Edhe pse Firma Link qysh ne vitin 1988 e kishte blere kishen Heilige drei Konige, te cilen e
shnderroi ne banesa dhe zyre, megjithate mundesia e blerjes se nje kishe eshte e rralle per te mos
thene e pamundur.
Ka edhe shume shembuj kreativ te shnderrimit te kishave ne objekte te mirefillta arkitekturore
jo vetem ne Gjermani por edhe ne Angli, Amerike e gjetiu. Eshte ndjenje e mire ta dish se disa nga
objektet fetare perkunder problemeve financiare nuk behen rrafsh me toke por shnderrohen ne hapesira te reja arkitekturore, ku po ashtu njerezit ndihen mire gjithmone prane Zotit.
Revolution 1848
Krijoni Kontakt