Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 63
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    zürich.swiss
    Postime
    1,134

    Ne Shqiperi 638 xhami me 1.119 kisha

    Ne Shqiperi 638 xhami me 1.119 kisha

    Numri mė i madh i objekteve fetare nė Shqipėri i takon besimit katolik, qė nė fakt rezulton se ka dhe mė pak besimtarė.


    nga Entela Resuli


    Deri mė sot nuk ka pasur njė bilanc zyrtar sesa ėshtė numri i objekteve tė kultit nė Shqipėri. Por sė fundmi janė komunitetet fetare ato qė komunikojnė numrin e ndėrtesave tė tyre. Nė Shqipėri ndodhen 638 xhami dhe 1.119 kisha. Drejtues tė komunitetit ortodoksė thanė pėr gazetėn "Tirana Observer" ky besim fetar ka 425 kisha ortodokse. Drejtuesit e besimit katolik deklaruan nė vend numėrohen 694 institucione fetare tė kėtij besimi.
    Ndėrsa nėnkryetari i Komunitetit Myslyman Saimir Rysheku, thotė se objekte fetare tė besimit mysliman janė 568 xhami dhe 70 tyrbe tė sektit bektashi. Nė njė raport ekskluziv, "Tirana Observer" boton numrin e saktė tė objekteve tė kultit, sipas tė dhėnave tė vetė drejtuesve tė kėtyre komuniteteve. Njė pjesė janė objekte tė rikonstruktuara, qė kanė histori qindravjeēare. Ndėrsa pjesa tjetėr janė objekte qė ndėrtohen pėr herė tė parė. Shtrirja gjeografike e tyre ėshtė nė gjithė vendin. Ndėrsa dendėsia e objekte varion sipas numrit tė besimtarėve pėr ēdo komunitet. Nė total numri i objekteve fetare tė tė gjitha besimeve nė Shqipėri ėshtė 1757.

    Objektet fetare
    Numri mė i madh i objekteve fetare i takon besimit katolik, qė nė fakt rezulton se ka dhe mė pak besimtarė. Kishat katolike nė Shqipėri janė 694, ndėrsa sipas regjistrimit tė vitit 1989 tė numrit tė besimtarėve, rezulton se katolikėt zėnė 10 pėr qind tė popullsisė. Nė vend tė dytė pėr objektet e kultit renditet besimi mysliman. Ndėrkohė qė ky besim ndahet nė disa sekte, por dy rrymat kryesore tė tij nė Shqipėri janė synijtė dhe bektashinjtė. Numri i xhamive nė vend ėshtė 568, ndėrsa numri i tyrbeve, qė janė dhe objekte kulti tė bektashinjve, ėshtė 70. Nė vend tė tretė renditen objektet e kultit tė besimit ortodoks. Nė gjithė vendin, sipas tė dhėnave zyrtare tė Kishės Ortodokse, numėrohen 425 kisha. Nė numrin e kėtyre objekte nuk bėjnė pjesė vetėm ato qė shėrbejnė pėr ritualet fetare. Njė pjesė e mirė e tyre shėrbejnė dhe si ambiente edukimi pėr brezat e rinj tė klerikėve. Por rėndėsia mė e veēantė e tyre ka tė bėjė me vlerat kulturore dhe arkitekturore. Pjesa mė e madhe e objekte kanė rėndėsi historike dhe shėrbejnė pėr tė identifikuar periudha tė veēanta tė historisė sė vendit.

    Ndėrtimi i objekteve fetare
    Duke u bazuar nė shifrat e komuniteteve fetare, rezulton se edhe pse myslimanėt pėrbėjnė pjesėn dėrrmuese tė popullsisė, numri i objekteve fetare qė kanė ndėrtuar ėshtė shumė mė i vogėl se objektet katolike dhe ortodokse. Tė dy besimet kristiane kanė nė total 1 119 objekte fetare nė vendin tonė. Ndėrsa besimi mysliman, duke pėrfshirė tė gjithė sektet e tij, ka 638 objekte kulti. Nuk dihet se pėrse vjen ky disproporcion, por nėnkryetari i Komitetit Mysliman, Saimir Rysheku , thotė se objektet e kėtij besimi nuk janė rikonstruktuar tė gjitha, ndėrsa njė pjesė e tyre janė shkatėrruar nė mėnyrė tė pakthyeshme. Vlen pėr t'u theksuar se mungesa e xhamive ka sjellė nevojė urgjentė tė ndėrtimit tė tyre, pasi vendet dhe hapėsirat qė besimtarėt e shumtė tė kryejnė ritet e tyre janė tė pakta.

    Historia e fesė nė Shqipėri - Krishtėrimi, myslymanizmi, zhdukja e fesė e deri te rikthimi i tė drejtės sė besimit
    Shqipėria veē harmonisė fetare duket se ėshtė dhe pasqyra mė e mirė e tė gjitha besimeve kryesore sot nė botė. Duke iu referuar studimeve tė shumta tė historianėve, rezulton se fillimet e besimit fetar nė Shqipėri nuk janė tė shkėputura nga pjesa tjetėr e botės. Lindja e Krishterimit, qė i dha dhe fund paganizmit, do tė gjente mbėshtetėsit e vet nė vendin tonė, qė nė shekullin e parė pas lindjes sė Krishtit. Kronikat antike pėrmendin se njė prej apostujve tė Jezu Krishtit ka predikuar mėsimet e ungjillin nė Iliri. Njė fakt qė e rendit vendin tonė si njė prej tė parėve qė pėrqafuan Krishterimin. Shėn Pali shprehet se, "Nga Jeruzalemi e rrethinat deri nė Iliri plotėsova predikimin e Ungjillit tė Krishtit" (Romakėve 15:19). Ndėrsa apostulli Andrea, mendohet se ka predikuar nė Epir. Dhe, bėhet fjalė pėr vitet 40-50 tė shekullit tė parė. Por edhe besimi ortodoks reflekton qartė ndarjen e dy kishave nė vitin 1054. Ndarja e Krishterimit mes Katolicizmit nė Perėndim me qendėr nė Romė dhe Ortodoksisė nė Lindje me qendėr nė Kostandinopojė, u reflektua dhe nė popullsinė shqiptare tė saj kohe. Por, nėse dy besimet e para u reflektuan nė pak vite nė Shqipėri, Myslimanizmi do tė vinte nė Shqipėri gati gjashtė shekujt pas lindjes sė tij. Tė gjithė studiuesit bien nė njė mendje kur thonė se Myslimanizmi erdhi nė Shqipėri gjatė shekullit tė 14-tė. Islamizmi nė Shqipėri konsiderohet jo burimor, me njė fjalė i ardhur nga pushtuesit. Ndėrtesat e para fetare tė besimit islam i pėrkasin shekullit 16 dhe 17.

    Objektet e kultit mes shėrbesave dhe artit
    Objektet e kultit nė Shqipėri nuk kanė shėrbyer gjithmonė nė shėrbim tė fesė qė pėrfaqėsojnė. Nė shumė raste fati i tyre ka qenė edhe mė i keq, sė pari, janė pėrdorur pėr t'iu ardhur nė ndihmė besimtarėve dhe fesė sė tyre. Por jo vetėm kaq, viti 1967 e ktheu Shqipėrinė nė tė vetmin vend ateist nė botė. Diktatura e atėhershme i prishi kishat, xhamitė dhe teqetė. Pra, nė Shqipėri qė nga viti 1967 e tutje nuk kishte njeri qė ndiqte zakonet fetare hapur. Kėshtu shumė nga kėto objekte kulti u shkatėrruan dhe u pėrdorėn tėrėsisht pėr tjetėr funksion. Shumė xhami pėrdoreshin si magazina tė grurit apo tė duhanit e kėshtu me radhė, ku nuk mungon dhe rasti i Shkodrės, qė njė xhami u bė sallė kinemaje. Kėto vepra arti tė ndėrtuara me aq mjeshtėri nga arkitektėt mė tė mirė shqiptarė dhe tė huaj arritėn tė katandiseshin nė atė mėnyrė.

    Objekte e kultit
    Janė objekte kulti qė i shėrbejnė njė feje tė caktuar, por nė tėrėsi kanė historinė dhe vlerat e tyre. Janė tė veēanta pėr nga mėnyra e ndėrtimit dhe si tė tilla edhe pėr nga vlerat arkitekturore. Historitė e ndėrtimit fillojnė me qytetėrimin pėrkatės tė kėtyre feve. Nė vendin tonė 22 xhami janė cilėsuar nga Instituti i Monumenteve, "Monument Kulture". Sipas vetė besimtarėve tė kėsaj feje, xhamia duke qenė rrėnja e qytetėrimit, nė tė njėjtėn kohė ėshtė dhe fryti mė i madh i kėtij qytetėrimi. Ēdo qytetėrim ka periudhėn e tij tė ndėrtimit dhe nė fund pasqyron arritjen mė tė madhe tė tij, pra artin. Nė qytetėrimin e Islamit xhamia ka njė vend shumė tė veēantė. Ajo nuk pėrmban vetėm punimet artistike brenda saj, ajo mban dhe pasqyrimin e besimit tė myslimanėve. Xhamia nga njė anė mban nė vete estetiken e vendit ku ndodhet dhe nga ana tjetėr mban nė vete atė shenjtėrimin qė i takon dhe kėto tė dyja i mbart nga njė kohė nė tjetrėn e kėshtu i bėn tė pavdekshme.

    Arti
    Objektet fetare nė vetvete mbajnė njė mister pėr nga ana e ndėrtimit tė tyre. Nė momentin e parė qė i shikon e pėrballesh me to, tė ngjajnė tė paarritshme nga ana e arkitekturės. Kėto objekte vijnė nga njė pjesė e historisė sonė dhe zhvillimit tė artit ikonografik deri te bota e mistershme e kultit nė fshehtėsi dhe nga ana tjetėr e zbulimit tė kėtyre perlave nga ēdo shikim i mprehtė vendas e i huaj. Tė veēantė pėr nga stili i ndėrtimit, kanė kaluar pėrmes shekujve tė historisė sė njerėzimit ulje-ngritjet e kėtyre monumenteve qė kanė ardhur tė gjalla deri nė ditėt tona. Qė nga tėrheqja pėr tė shndėrruar nė art figura tė shenjtorėve dhe pėr tė ringjallur botėn shpirtėrore nė njė objekt kulti, deri te zbrazėtirat nga lėnia bosh dhe braktisja e tyre, djegiet e persekutimet, interesi turistik, por edhe ndryshimet demografike tė dhjetėvjeēarit tė fundit, duket se kėto objekte qė popullojnė, tashmė kanė tė pėrbashkėt historinė dhe trashėgiminė, por edhe ruajtjen e tyre nga komunitetet.

    Xhamitė
    Xhamitė janė objektet e kultit mė tė vjetra nė vendin tonė. Kjo dhe pėr shkak tė ndikimit tė tyre. Arkitektura dhe vlerat kulturore janė tė shumta. Xhamitė pėr myslimanėt janė gjurmėt e historisė sė tyre, pėr kėtė arsye kudo qė kanė emigruar, puna e parė e tyre ka qenė ndėrtimi i kėtyre veprave madhėshtore dhe elegante. Xhamia nuk pėrmban vetėm punimet artistike brenda saj, ajo mban dhe pasqyrimin e besimit tė myslimanėve. Nga njė anė mban nė vete estetiken e vendit ku ndodhet dhe nga ana tjetėr mban nė vete atė shenjtėrimin qė i takon, dhe kėto tė dyja i mbart nga njė kohė nė tjetrėn e kėshtu i bėn tė pavdekshme.

    Tyrbet
    Tyrbetė e teqet janė shembuj tė njė mjeshtėrie tė lartė ekzekutimi tė arkitekturės, por nė veēanti tė brendisė, tavaneve dhe vitrazheve. Kryegjyshata Bektashiane e gjithė botės gjendet nė Shqipėri, ata janė myslimanė tė karakterizuar nga njė tolerancė fetare ndaj tė tjerėve. Bektashizmi e mori kėtė emėr pasi si institucion fetar u organizua nga i shenjti Hunqar Haxhi Bektashi Veliu. Shenjtėria e Tij ėshtė nga Persia dhe lindi nė qytetin Nishapur, qė ndodhet nė rrethet e Khorasanit, nė vitin 1248 pas Krishtit. Bektshizmi ėshtė pjesė e fesė muslimane, feja e kėtij sekti mbėshtetet nė kuran, por ndryshojnė nga kėta tė fundit nė disa rite.

    Kishat Ortodokse
    Kisha ortodokse ėshtė njė prej besimeve mė tė pėrhapura tė krishtera, me njė numėr prej afro 214 milionė besimtarėsh, si nė Lindje ashtu edhe nė Perėndim. Dy besimet tjera, katolike dhe protestante kanė 1027 dhe 316 milionė besimtarė. Nė Lindje ortodoksia greke bashkon mė se 11 pėr qind tė besimtarėve. Kishat ortodokse tė kombeve tė ndryshme janė autoqefale tė pavarura. Auto-vetė dhe kefalo-kokė, ēka do tė thotė se drejtohen vetė, por pranojnė njė kryetar nderi tė Patriarkanės se Konstandinopolit; kishat ortodokse me tė rėndėsishme janė ato greke, ruse, serbe dhe ajo rumune.

    Kishat Katolike
    Kisha katolike ėshtė kisha qė njeh primatinė e peshkopit tė Romės. Ajo lindi nė vitin 1054 pas skizmės sė madhe qė ndau bashkėsinė e krishterė nė dy pjesė kryesore, nė kishėn lindore dhe atė perėndimore. Ajo pretendon se nė tė qėndron trashėgimia e kishės universale tė themeluar nga Jezu Krishti, fjala katholikos do tė thotė pikėrisht universale. Shqipėria ka qenė, nė fakt, njė nga vendet e Evropės qė u has mė hershėm me krishterimin dhe ka njė histori tė gjatė me kėtė besim fetar. Krishterimi ėshtė feja mė e madhe nė botė me mbizotėrim. Numri i tė krishterėve vlerėsohet t'i ketė kaluar nė 2.1 miliardė njerėz apo 33 pėr qind e popullsisė botėrore nė vitin 2007.

    * Tirana Observer *

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    zürich.swiss
    Postime
    1,134
    Une e hapa kete teme jo per te mbrojtu njeren apo tjetren FE por per ti sqaruar disa gjera qe kane te bejne me interesin Kombetare duke marre parasyshe proporcialitetin e ndarjes se kulaqit te perbashket ne menyre te dreijte dhe divergjencate fetare dhe realitetet ne teren


    Ku ndarja e kulaqit te perbashket eshte konstruktuare shume padreijtesishte dhe kame frige se nje dite do pelcasi dhe ky konstruktime i kulaqite eshte ber ne kohen sa kishte qeverisur partia socialiste dhe FATOSE NANO i cili fale ndihmes qeveritare dhe kontrollit apsolute te shtetit qe kishte Krijoij edhe KASTEN e Biznesmenve dhe Pasanikve me te medhenje qe ka shqiprija sote dhe te cilet mbi 70 % jane te besimit te KRISHTER
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga drifilon : 23-12-2009 mė 15:51

  3. #3
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    ca kulaqi thu ti mer,shqiperia ka nevoje per gjera te tjera jo per xhami,kto qe jane jane shume, jane te gjitha bosh,vetem sa bon zhurm hoxha kot ne mengjez.zgjon gjith qytetin,,,ha shqip ti apo jo...200 mjeker palam ka gjithsej shqiperia.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    afėr kojshisė
    Postime
    228
    O drifilon, mos u kap per degash, se thyhen, por kapu te rrenja qe ushqen deget. A e more vesh nga artikulli se Islamizmi ne Shqiperi ka ardhur nga te huajt (pushtuesit) aty nga shekulli XIV dhe se katolicizmi eshte ngulitur te paganet shqiptare gradualisht qysh ne shekullin 5-6 mbas Krishtit me predikimet e apostullit Shen Pal e Andrea. Pra islamizmi te shqiptaret e konvertuar ne myslimane, eshte mish i huaj ne trupin e shqiptareve dhe nuk eshte ngjizur mire sa ta ndjejne ne shpirt fene islame.Ardhja e fese islame sunite te shqiptaret ka ardhur gradualisht, nuk eshte ngulur si gozhde betoni ne trurin e shqiptareve, po ka dashur vite e vite te njesohet me individin. A ke degjuar per popullsine "laramane"d.m.th qe brenda nje familjeje, per te mbijetuar kishte te dy besimet: katolike e myslimane, njeri vella eshte kthyer ne mysliman, ndersa tjetri nuk eshte kthyer, po ka ruajtur krishterimin. Keshtu kane vepruar edhe femijet e, kur i eshte dashur eshte paraqitur si mysliman edhe katoliku. Pse pak patronime kemi me mbiemra te dy besimev, p.sh: Haxhi Lleshi, Gjon Hasani, Kasem Doda, Ekrem Lashi, Zef Dani, Enver Kola, Kristaq Rama etj. etj. Me kete dua te them se besimi mysliman te shqiptaret eshte shume i vonuar dhe nuk i shfrytezojne as objektet qe kane besimtaret. Ato jane ngritur ne konkurence te besimit te krishtere. Kam pare besimtare myslimane te shkojne neper vende te shenjta katolike, por kurre katolike te shkojne ne xhami. Gjate periudhes 1967- 1990 kur u zhduken kishat dhe xhamite, popullsia e besimit katolik vazhdoi te ndiqte ne shtepi permes Radio-Vatikanit meshen ne gjuhen shqipe, ndersa besim mysliman u shkeput krejtesisht nga feja, sepse nuk kishte ku te degjonte fjalen e hoxhes, edhe sikur t'ia merrte stacionet e ndryshme, se lutjet beheshin ne arabisht ose ndonje gjuhe tjeter qe shqiptari s'e kuptonte. Kjo ka ndikuar qe te ftohen nga feja besimtaret myslimane, sidomos brezi i ri mysliman nuk i ndjek fare ceremonite fetare, perjashtuar vetem Diten e Pare te Bajramit. Emigracioni ne vendet Perendimore qe i perkasin religjonit katolik kane ndikuar te ato qe shpeshere te kthehen ne ortodokse ( Greqi) duke ndryshuar edhe emrin, ndoshta duke u martuar me greke, po keshtu ne Gjermani jane kthyer ne protestane, jane martuar me gjermane per te bere dokumentet, prandaj te mos shqetesohesh fare, se Evropa e Krishtere mendon edhe per kete. Jo me kot po futemi te fundit ne Evrope ne kosovaret, Shqiperia, Bosnje - Hercegovina...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    PER JU QE ME SIPER QE VLLASHAHENI E PERLYHENI E TE KENI TURP E FAQEN E ZEZE

    PA MENDONI NJE HERE SE SI KETO MIJERA NDERTIME MUND TE KISHIN NJE DREJTIM POPULLOR E TI SHERBENIN MIREQENIES SE "BESIMTAREVE"..... NE NUK KEMI NEVOJE PER MINARE E KISHA, KEMI NEVOJE PER QUALITET JETE DHE PASTERTI SHPIRTI.....
    PO QE SE VERTETE FEJA DO TE KISH DASHT MIRQENIEN E BESIMTARIT TE TIJ DO TI KISH NDERTU MA PARE SHTEPINE BESIMTARIT E MANEJ KISHEN A XHAMINE
    POR "BAJ SI THEM UN E MOS BAJ SI BAJ UN"
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

  6. #6
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anėtarėsuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar mė parė nga drifilon Lexo Postimin
    Ku ndarja e kulaqit te perbashket eshte konstruktuare shume padreijtesishte dhe kame frige se nje dite do pelcasi dhe ky konstruktime i kulaqite eshte ber ne kohen sa kishte qeverisur partia socialiste dhe FATOSE NANO i cili fale ndihmes qeveritare dhe kontrollit apsolute te shtetit qe kishte Krijoij edhe KASTEN e Biznesmenve dhe Pasanikve me te medhenje qe ka shqiprija sote dhe te cilet mbi 70 % jane te besimit te KRISHTER
    Ju e keni politizu gjithcka, ka biznesmene edhe me prejardhje 'myslimane' e edhe krishtere, ca ka lidhje kjo me sa Kisha e sa Xhamia ka ne Shqiperi?! Ju asgje spo beni me keto tema e postime, po vetem percarje po sillni ketu dhe po i rrisni paragjykimet, po ecni rruges te juaj se askush spo ju pengon perse po i fajesoni te krishteret. Ata biznesmene jane shqiptare, e mos i percani njerezit se late nam me keto budallalleqet e juaja. Kemi mospajtime, po kjo sdo te thote se duhet te percahemi, po duhet respekt per secilin. Juve me ju interesu per komb nuk i veshni femijet me ato burkat e shamite, po i leni njerezit normal me jetu po e keni lon kombin shqiptar me te izoluarin e Evropes. Ecni tash, mos hapni kesi temash palidhje

  7. #7
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anėtarėsuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar mė parė nga Eros- Lexo Postimin
    ca kulaqi thu ti mer,shqiperia ka nevoje per gjera te tjera jo per xhami,kto qe jane jane shume, jane te gjitha bosh,vetem sa bon zhurm hoxha kot ne mengjez.zgjon gjith qytetin,,,ha shqip ti apo jo...200 mjeker palam ka gjithsej shqiperia.
    une per vete nuk frekuentoj as kisha e as xhami, por nuk me rezulton qe xhamite te jene bosh.
    te pakten ne shkoder, me sa shihet nga jashte, diten e premte xhamite jane plot e perplot.
    ato qe shkojne, nuk me duket se jane me mjekrra te gjata, por njerez normal nga paraqitja e jashtme!!!!!!

    p.s. mendoj se duhet folur me objektivitet. jo si tifozet qe bejne tifozllek per ekipin e zemres...
    Vasudhaiva Kutumbakam

  8. #8
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anėtarėsuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    Citim Postuar mė parė nga derjansi Lexo Postimin

    ato kisha e manastire ma shum se 80% e tyne kan rreth 1000-1700 vjet qe jan ndertu shum para se te vite islami ne kto troje e kshtu kan met aty.
    cilat jane ato kisha e manastire me 1000 - 1700 vjete jete???
    une vij nga qyteti me numrin me te madh te katolikeve dhe nuk e kam degjuar se kemi kaq shume katedrale antike neper shqiperi.

    te lutem! a ke mundesi te me besh nje renditje te shkurter te tyre.
    jam i apasionuar pas fotografise dhe sa levizi neper europe per te fotografuar katedrale e kisha antike, mendoj se do ishte me mire te njihja ato te shqiperise me pare!

    shendet!!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga the admiral : 24-12-2009 mė 05:33
    Vasudhaiva Kutumbakam

  9. #9
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Nuk duhet te mohohet ndikimi i Misionareve te krishter, qe erdhen menjeher pas rrezimit te komunizmit, dhe prej asaj kohe jan ndertuar pothuajse 80 % e ketij numri qe eshte tashmė.

    Mirpo duke e ditur qe: "Besimi nuk gjendet brenda katėr murėve, por ne zemrat e njerzėve", Keshtu qe kjo ka tendenca marketingu nga secila fe, sepse ne perendim po behet shit-blerja e tyre
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  10. #10
    Citim Postuar mė parė nga the admiral Lexo Postimin
    une per vete nuk frekuentoj as kisha e as xhami, por nuk me rezulton qe xhamite te jene bosh.
    te pakten ne shkoder, me sa shihet nga jashte, diten e premte xhamite jane plot e perplot.
    ato qe shkojne, nuk me duket se jane me mjekrra te gjata, por njerez normal nga paraqitja e jashtme!!!!!!

    p.s. mendoj se duhet folur me objektivitet. jo si tifozet qe bejne tifozllek per ekipin e zemres...
    Une jam nga Shkodra, edhe se nuk jetoj ne Shqiperi, dhe ne Xhamite e Shkodres shkojne vetem disa pleq dhe studentet islamik. Xhamite ne Shqiperi si muzeume do te mbesin. Edhe se muzeume te asgjeje. Por nga ana tjeter nuk ekziston nje ligje qe te vertetoje se aty ku ka shume objekte fetare te kete edhe shume besimtar. Une nuk jam ne dijeni se sa kisha ka ne Shqiperi, por nga ajo qe jam ne dijeni une, Kishat jane gjithmone plot.
    Jam pjeserisht dakord kur thuhet se katoliēizmi ne Shqiperi ka mediat ne zoteroim. Ne Shqiperi vetem TV-Klan dhe Koha Jone, jane media plotesisht katolike. Nese duam me ē'do t'i shohim mediat ne kyte drejtim.

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •