Lista e emrave më të famshëm
Çdo vit “MSN lifestyle”, përpilon një listë për njerëzit më me ndikim të vitit. Femrat që janë përzgjedhur për vitin 2009 i takojnë fushave të ndryshme të veprimtarisë jetësore, por që të gjitha ndajnë një gjë të përbashkët: të gjitha kanë bërë diçka që ka inspiruar dhe kurajuar pjesën tjetër të femrave në mbarë globin dhe kanë ndikuar në mënyrën se si jetojmë.
Në këtë listë kryeson gjyqtarja e Gjykatës Supreme Sonia Sotomayer, e para latine dhe e treta femër që shërben në këtë post. E rritur në lagjen e Bronksit, një studente e shkëlqyer, fitoi bursën nga Princeton dhe u vlerësua me shumë medalje për studenten më të mirë nga kritika e universitetit të “Yale”.
Femrat dhe meshkujt më me ndikim të vitit 2009
Përktheu: Bruna Merko

Oprah Winfrey
Ka bërë një bujë të madhe në të gjithë titujt e vitit 2009, me deklaratën e saj, që do të tërhiqet nga televizioni në 2011. Adhuruesit, stacionet televizive dhe qyteti i Çikagos janë duke bërë pyetjen se çfarë do të bëjnë ata në mungesë të Oprah Winfrey.
Angela Merkel
E rizgjedhur por tashmë në postin e kryeministres së shtetit Angela Merkel, si e katërta lidere e ekonomisë botërore, ajo ka kredituar guiden gjermane nga recesioni dhe është femra e dytë që ulet në karrigen e G-8.
![]()
Krijoni Kontakt