
Postuar mė parė nga
Albo
Peshkopi eshte misherim i Krishtit, ai eshte mekembes i Krishtit ne Kishe, ai eshte i veshur me pushtetin e Shpirtit te Shenjte qe te drejtoje shpirtrat e besimtareve qe i ka dhene Perendia. Une e nderoj peshkopin e cdo prift, pasi tek ta shoh Krishtin. Peshkopi nuk eshte nje njeri dosido si une e ti, eshte nje besimtar i thirrur nga Perendia per te mbajtur mbi supe nje kryq me te rende se sa une e ti, qe jemi besimtare te thjeshte dhe jemi pergjegjes vetem per shpirtrat tane.
Skeptri simbolizon misionin baritor te peshkopit: te shpier te gjitha delet e Perendise tek Perendia, pa humbur asnje shpirt rruges. Kurora, veshjet e stolisura me flori, krahas bukurise estetike, jane edhe nje ofrim qe njerezit i bejne Perendise. Ki parasysh, peshkopi e prifti hyn ne altarin e shenjte, i lutet Perendise, merr dhuratat e Perendise, dhe ua ndan besimtareve te mbledhur ne Kishe.
Kur Jude Iskarioti pa motren e Llazarit qe po derdhte parfumin e shtrenjte per te lare kembet e Krishtit, ai tha: "cfare demi! po ta kishim shitur ne treg do kishim marre 100 dinare per ate parfum dhe do t'ua ndanim te varferve". Por Krishti e korrigjoi duke i thene se: "Te varferit do te jene gjithmone me ju, por une do te jem edhe per pak kohe."
Ti thua, femijes nuk duhet ti japim qumesht e uje qe te rritet fizikisht, pasi nuk ka goje qe ta kerkoje vete qumeshtin e ujin. Keshtu edhe puna e pagegizimit dhe mirosjes: nese foshnja nuk rilind ne Krisht e nuk merr Vulen e Shpirtit te Shenjte, nuk do te mund te rritet dot shpirterisht. Ne te dyja rastet, eshte prindi ai qe zgjedh per femijen kur eshte foshnje.
Ti mohosh femijes pagezimin dhe mirrosjes vetem se nuk ka arritur moshe madhore eshte KRIM! Mos valle qoftelargu i ndal sulmet ndaj femijeve te vegjel e sulmon vetem ata te rritur? Po sikur jeta e atij femije te marri fund perpara se ai te arrije moshen madhore dhe te rrefeje besimin, cfare e pret shpirtin e tij te pa pagezuar?!
Te shkosh ne kishe e te jesh prezent gjate liturgjise, eshte nje forme adhurimi.
Te shkosh ne kishe e te kendosh ne korin e Kishes, eshte nje forme akoma me e mire adhurimi.
Te shkosh ne kishe e te jesh pergatitur per te marre dhuratat e shenjta te Perendise, eshte forma me e mire e adhurimit.
Po ta kesh vene re, Perendia nuk diskriminon per dhuratat e shenjta, edhe burrat edhe grate shkojne e marrin ushqimin e tyre shpirteror ne rradhe. Gjate liturgjise hyjnore, prifti nuk ze ne goje "mbulimin e kokave" por u drejtohet te gjithe te pranishmeve me fjalet: "Ulni kryet perpara Perendise", dhe kjo u drejtohet edhe burrave edhe grave.
Prifti eshte At shpirteror per te gjithe besimtaret e grigjes se tij. Ashtu si ati yt biologjik kujdes per shendetin tend fizik, ashtu edhe ati yt shpirteror, prifti, kujdeset per shendetin tend shpirteror. Asnje nga misteret e Perendise ti nuk i merr dot vete ne Kishe, i merr nga prifti. Dhe kjo nuk eshte nje rastesi, kete e ka vendosur vete Krishti.
Predikimi nuk ka per qellim qe te gjykoje, por te te mesoje ty dallimin midis te mires dhe te keqes, veprave te Perendise dhe punerave te qoftelargut. Ka qellim te te mbaje ty ne ate rrugen e ngushte qe te shpie tek Perendia, e te mos te te lere te hysh ne ate rrugen e gjere pa krye qe te shpie ne ferr, te shpie ne nje bote pa Perendine.
Ka plot njerez ne kete bote qe aplikojne nje korrektesi politike te admirueshme: nuk ia prishin qejfin askujt me fjalet qe nxjerrin nga goja. Kjo nuk do te thote detyrimisht se jane te krishtere te mire.
Shen Kozma Etoliani, u predikonte shqiptareve ne shekullin e XVIII: "Kur takoni ne rruge nje gjykates dhe nje prift, mos nxitoni te nderoni gjykatesin por priftin. Gjykatesi mund t'iu hedhi ne burg, mund edhe tu denoje me vdekje, por nuk lidh dot shpirtrat e njerezve ne parajse dhe ne ferr sic ben prifti." Pra Perendia e vete Krishti i ka dhene priftit pushtet mbi shpirtrat e njerezve.
Dora e djathte e priftit puthet pasi eshte dora qe pergatit dhe sherben te gjitha dhuratat e shenjta te Perendise. Eshte edhe dora me te cilen prifti percjell bekimet e Perendise.
E ke keqkuptuar traditen e lashte te mbylljes se dyerve te Kishes. Kjo nuk ka te beje fare me mbajtjen e qetesise ne Kishe apo moslejimin e levizjes se njerezve ne Kishe. Kjo ka te beje me traditen e lashte qe dyert mbylleshin per te gjithe ata qe nuk ishin te pagezuar (vizitore e katakumenet), qe mund te ndiqnin liturgjine deri ne kete pike, dhe tani u duhej te dilnin nga kisha pasi nuk mund te kungonin dot, nuk mund te merrnin dhuratat e shenjta.
Vete Liturgjia Hyjnore eshte nje pershpirtje pasi mbledh ne Kishe jo vetem te gjallet, por edhe shpirtrat e te vdekurve per te marre pjese se bashku ne adhurimin e Perendise. Ashtu si prifti gjate liturgjise ne menyre te perseritur kujton jo vetem te gjallet me lutjet e tij drejtuar Perendise, por edhe te vdekurit.
Si iu pergjigj prifti provokimit te farisejve ne lidhje me pagimin e takses se romakeve: "Jepini Cezarit ate qe i takon Cezarit!" Por kur shkoi per te darkuar ne shtepine e taksambledhesit ku ishin mbledhur njerezit me te urruer te qytetit ne shoqerine e prostitutave. Si reagoi Pjetri ndaj mesuesit te tij: Si eshte e mundur qe nga te gjitha shtepite qe mund te zgjidhje te shkoje, zgjodhe shtepine e ketij njeriu te urruer e te perdale ne popull? Pergjigjia e Krishtit: "Vetem i semuri ka nevoje per doktor. Une kam ardhur te theras mekataret e jo te drejtet qe pendohen."
Ne cilin rresht ne Bibel eshte shkruajtur qe duhet te besh kryqin kur shkon ne Kishe?!
E pyeten njehere nje murg te Malit te Shenjte: Cila eshte me e denje ne syte e Perendise, jeta murgerore apo jeta e besimtareve te martuar? Murgu iu pergjigj: "Perendia i ka bekuar te dyja. Une zgjodha jeten murgerore pasi eshte me e lehte se sa te ushtruarit e besimit brenda botes. Vete martesa eshte nje ushtrim shpirteror."
Si ai murgu plak qe ka 50 vjet qe ushtron besimin e tij ne Malin e Shenjte, si ai plaku i krishtere 75 vjecar qe ka 50 vjet martuar, jane te dy atlete te besimit.
Albo
Krijoni Kontakt