Meqe kemi kohe pa u perqendruar ne nje seri temash serioze, po perqendrohem ne nje teme te re, te shkruajtur nga nje nga Eterit me te ndritur te shekullit te kaluar, priftit te bekuar ortodoks nga Serbia, At. Justin Popovic, nje nga dogmaticienet me te nderuar te ortodoksise te koheve moderne!
Qellimi i ketyre artikujve, sikunder edhe shpresoj, eshte te sjell ne vete ate pjese njerezish shpresimtare ne Krishtin, brenda edhe jashte Kishes se vertete, per ti bindur ata per Grigjen e vertete, te themeluar nga Krishti, edhe per te ashtequajturat Grigja te tjera te krishtera, qe ne perpelitjet e tyre njerezore, vecse po percajne krishterimin, po behen shkak blasfemimi i besimit te krishtere, madje edhe pararendes se Renies edhe Mohimit te madh, qe do ti paraprije Antikrishtit!
A mos valle, nje nga hapat e pare te kesaj Apostazie (renie) te madhe e ka fillimin qe nga momenti i krijimit te Supermacise papiste te Romes, qe si kundravenie solli edhe herezi te panumurta qe kane emrin e perbashket Protestantizem?
Le te shohim se c'thote At. Justin Popovic.....
Cfare jane nga njera ane frutet e Shoqerise Perendi-njeri (Kishes)? - Shenjtoret, Martiret, edhe Konfesoret. Ky eshte qellimi, kuptimi edhe modelimi i saj. Kjo eshte edhe prova e forces se paprishme te saj. Jo librat edhe bibliotekat, sistemet edhe qytetet - te gjitha ato qe jane sot, por jo neser. Humanizmi i ndryshem pseudo-kristian e ka mbushur boten me libra, ndersa ortodoksia e mbush me shenjteri.
Ne Europen perendimore, Krishterimi eshte transformuar gradualisht ne Humanizem. Per nje kohe te gjate edhe plot zell, Perendi-njeriu eshte zhvendosur, per tu ndryshuar, ngushtuar edhe perfundimisht reduktuar ne nje njeri: njeriu i pagabueshem i Romes edhe ne njerez "te pagabueshem" te njejte ne Londer edhe Berlin. Keshtu erdhi ne ekzistence papizmi, duke marre cdo gje prej Krishtit, sebashku me Protestantizmin, i cili i pergjigjet ne minimum Krishtit, edhe shpesh as si pergjigjet fare. Ne te dyja, ne papizem edhe protestantizem, njeriu eshte vendosur ne vend te Perendi-njeriut, si gjeja edhe kriteri me i cmuar edhe me i larte. Keshtu eshte bere nje korrigjim i dhembshem edhe keqardhes i punes edhe mesimit te Perendi-njeriut. Ne menyre te vazhdueshme edhe kokeforte, papizmi eshte perpjekur te zevendesoje Perendi-njeriun me njeriun, aq sa ne dogmen e pagabueshmerise se papes- nje njeri, Perendi-njeriu u zevendesua per gjithnje me njeriun "e pagabueshem"; pasi ne kete dogme papa u shpall si arbitrarisht edhe ne menyre te qarte si dikush jo vetem me i larte se njeriu, por se edhe Apostojt e shenjte, Eterit e shenjte edhe Keshillat Ekumenike. Me nje largim te tille prej Perendi-njeriut, prej Kishes Ekumenike si nje organizem Perendi-njeri, papizmi ia kaloi Luterit, themeluesit te protestantizmit. Keshtu, protesta e pare radikale ne emer te humanizmit kunder Perendi-njeriut Krisht, edhe organizmit te Tij Perendi-njeri - Kishes - duhet pare tek Papizmi, e jo tek Luterianizmi. Papizmi eshte ne fakt Protestantizmi i pare edhe me i hershem.
vijon.....
Krijoni Kontakt