Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 32
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069
    Edhe i njoh zgjedhjet edhe nuk hyj ne parlament nuk shkon.Sigurisht me bojkotin edi arriti qellimin personal besoj,asnje ne ps nuk mendon me qe ai te jape dorheqjen nga kryetar megjithese pranoi qe ka humbur zgjedhjet.Por mjaft me po e tepron tani.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  2. #22

    Islami: Pas 6 marsit do të hyjmë në Parlament, bojkoti i dështuar

    Islami: Pas 6 marsit do të hyjmë në Parlament, bojkoti i dështuar


    08/01/2010 - 08:57


    Lëvizja për Mendim Ndryshe në PS e konsideron 6 marsin si afatin e fundit kur do të presë të gjithë grupin parlamentar të PS-së që të hyjë bashkë në kuvend, përndryshe ata nuk do të djegin mandatin e tyre. Deputeti socialist Kastriot Islami, gjatë një interviste televizive dje në "Alsat" deklaroi, se do të pritet vendimi i selisë rozë deri në javën e parë të marsit, më pas ky grupim do t'i kthehet Kuvendit. "Gjatë marsit është afati i fundit ku ne qëndrojmë jashtë Parlamentit. Kjo do të thotë se, ne si Parti socialiste, e cila ka ende mundësi që të reflektojë ndaj bojkotit, do futet deri në 6 mars, atëherë edhe ne do të futemi me deputetët e tjerë të PS-së. Në qoftë se PS, nuk do të futet, unë personalisht po dhe një pjesë tjetër nuk e humbim mandatin, pra nuk mund ta fusim veten në një interpretim kushtetues të tillë, që ekziston apo jo mandati, aq më tepër që për mua si frymë është e dështuar", u shpreh Kastriot Islami. Sipas tij nëpërmjet bojkotit, drejtuesi i selisë rozë po tenton të arrijë diçka tjetër. Deputeti socialist kritikon dhe qëndrimin e partisë së tij ndaj përmbytjeve në Shkodër. Për Islamin PS del jashtë karakterit të saj duke u kthyer në një kopje të keqe të PD. "Unë do të thosha që PS po del jashtë karakterit të saj. Jam i shqetësuar që në PS nuk ndërmerren veprime që i takojnë një opozite. Tani shoh simptoma të PS dhe sindromin e Berishës. Sa herë që ka një ngjarje të tillë, tentojnë të bëjnë të njëjtën gjë që bënte Berisha", vijoi Islami. Përveç Islamit, edhe deputeti tjetër socialist, përfaqësues i Lëvizjes për Mendimin Ndryshe, Marko Bello është shprehur se nuk do të djegë mandatin e tij dhe do të futet në parlament para afatit të skadimit të tij. Por nga ana tjetër, edhe deputetë të tjerë, si Blendi Klosi është shprehur i bindur se kërkesat e PS-së për transparencën e zgjedhjeve do të zgjidhen para afatit të skadimit të mandatit të deputetëve, duke u shprehur se socialistët do të hyjnë në kuvend para 7 marsit. Ndërsa kreu socialist, Edi Rama ka përsëritur qëndrimin e tij se mandatet nuk do të digjen, ndërsa nëse nuk hapen kutitë, 7 marsi do t'i gjejë deputetët socialistë jashtë kuvendit.



    panorama

  3. #23

    PS të Hënën në Kuvend

    Thyhet Rama para deputetëve, PS të Hënën në Kuvend

    Beqaj dhe Gjermeni: Do të diskutojmë në Kuvend për situatën në Shkodër

    Socialistët do t’i japin fund bojkotit të parlamentit. Ashtu siç dhe gazeta “SOT” e kishte paralajmëruar që në fillim të dhjetorit, Edi Rama hyri në parlament. Kjo tashmë është konfirmuar nga deputetë, të cilët njihen si zërat pranë kryetarit të PS-së. Ka qenë deputeti Ilir Beqja dhe deputetja Eglantina Gjermeni që kanë theksuar se nëse zhvillohet një seancë e jashtëzakonshme për situatën në Shkodër, grupi parlamentar i PS-së do të jetë në sallën e parlamentit për të diskutuar rreth kësaj gjendje. Dilema është zgjidhur kur vete kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli nëpërmjet një letre drejtuar të 64 deputetëve të PS-së i ka vënë në dijeni se ditën e hënë me 18 janar do të zhvillohet seanca e jashtëzakonshme për situatën e krijuar nga përmbytja në qarkun e Shkodrës dhe të Lezhës. Pas kësaj deklarate duket se deputet e PS-së kanë mundur të marrin frymë lirisht duke pranuar se do të futen në kuvend për ti dhënë fund bojkotit dhe për të mos djegur mandatet e tyre të deputeteve. I pari që ka bërë deklaratën publike se grupi parlamentarë i PS-së do të hyjë në Kuvend në seancën e ditës së hënë ka qenë deputeti Ilir Beqja. “E kemi deklaruar edhe në fund të dhjetorit, se për çështje të sigurisë kombëtare ne jemi gati të futemi në parlament. Në një seancë të jashtëzakonshme për situatën në Shkodër, ne do të jemi prezentë në Kuvend”, është shprehur deputeti i PS-së Ilir Beqja. Të njëjtin qëndrim me deputeti Beqja ka mbajtur dje edhe deputetja tjetër e PS-së Eglantina Gjermeni e cila gjithashtu ka bërë të ditur kushtin e ri të socialistëve për të hyrë në sallën e Kuvendit. “Vetëm në rast se ka një seancë të jashtëzakonshme për situatën e përmbytjeve. Vendimi do të jetë institucional dhe politik i gjithë grupit parlamentar të PS” është shprehur Gjermeni. Hyrja në Kuvend për Shkodrën duket se do t’i shërbejë socialistëve edhe për të bërë betimin dhe për të evituar djegien e mandateve të deputeteve, ashtu siç janë paralajmëruar. Me betimin në Kuvend shmanget edhe çregjistrimi nga partia i 5 deputetëve socialistë të Lëvizjes për Mendimin Ndryshe. Por, Erjon Braçe siguron se edhe në rast betimi në Kuvend, bojkoti do të vazhdojë sërish i pandryshueshme. "Si me betim, si pa betim, ne do të garantojmë deri në fund bojkotin dhe cilësinë e bojkotit të Partisë Socialiste të Shqipërisë. Berisha duhet të harrojë që mund të prodhojë një PS të re, qoftë dhe me ndihmën e zonjës plakë, Doris Pack. Nuk mund të krijojë dot një PS alternative. Të gjitha përpjekjet e Sali Berishës për të krijuar një PS alternative brenda PS do të dështojnë” është shprehur Brace. Por deklarata e Braçes vjen në vazhdën e deklaratave të tilla që janë bërë vazhdimisht nga selia rozë si publikisht por edhe nën zë. Deputet të PS-së vazhdimisht kanë deklaruar se ata do të futen në kuvend duke mos djegur mandatin e tyre të marrë nga populli. Do të futeshin në Kuvend duke gjetur një pretekst vetëm sa të bënin betimin dhe më pas do të gjenin sërish një pretekst tjetër për të dalë dhe për të protestuar për hapjen e kutive të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009. Opozita ka katër muaj që ka bojkotuar punimet e Kuvendi dhe ka nisur një sërë protestash nëpër sheshet e qyteteve të vendit duke kërkuar hapjen e kutive në disa qarqe pasi pretendonte se gjatë numërimit të fletëve të votimit ishin bërë manipulime dhe si rrjedhojë e këtyre manipulimeve opozita ka humbur gati tre mandate deputetësh. Por kërkesa e opozitës për hapjen e kutive nuk u pranua nga mazhoranca e cila i ka kujtuar kryetarit të PS-së dhe opozitës që nuk mund të dalë mbi vendimin e gjykatave. Për zgjedhjet e28 qershorit janë shprehur të gjitha institucionet kushtetuese dhe ligjore ne vend duke i certifikuar si zgjedhjet më të mira të realizuar në këto 20 vite pluralizëm në Shqipëri. Pavarësish deklaratave të opozitës mazhoranca i ka bërë thirrje vazhdimisht opozitës të që largohet nga rruga e bojkotit dhe të kthehet në kuvend për të zhvilluara atje debatin real politik. Po kështu kjo thirrje opozitës i është bërë edhe nga vetë deputet e saj. Kanë qenë pesë deputet e PS-së të cilësuar si mendimi ndryshme në PS që kanë kërkuar që grupi parlamentarë i PS-së ti japë fund bojkotit dhe të kthehet në kuvend për të bërë aty debatin politik të alternuar dhe me protestat në rrugë për hapjen e kutive.


    Ndërkombëtarët, thirrje të vazhdueshme për dialog


    Thirrja për ti dhënë fund bojkotit, Partisë Socialiste i ka ardhur edhe nga faktori ndërkombëtar. Në këto katër muaj kanë qenë të shumta deklaratat e faktorit ndërkombëtar, të cilët i kanë bërë thirrje të vazhdueshme PS që ti japë fund bojkotit dhe ti kthehet debatit politik në sallën e Kuvendi. Thirrjet kanë qenë si nga drejtuesit e lartë të BE në Bruksel por edhe nga ambasadorët e huaj të akredituar në vendit tonë. Puna e ndërkombëtarëve ka qenë mjaft in tepsive kohet e fundit të cilat kanë zhvilluar takime të shumta me kryetarin e PS-së Rama dhe drejtuesit e tjerë të shteti duke kërkuar që mes palëve të gjendet një dialog politik për të kapërcyer ngërçin e krijuar. U deshën katër muaj që opozita të kuptonte që bojkoti i saj nuk është hapi i duhur dhe nuk e ndihmon Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE, e cila kërkon vazhdimisht dialog dhe konsensus politik.

    Eva Gjura


    sot

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435

    Ne PS a do te triumfoje arsye apo tekat e Edvin Rames

    Keto dite po flitet dhe po pritet qe me ne fund deputetet socialiste, te poshteruar e te renduar nga tekat plotesisht cinike te Edvin Rames, do te kthehen ne kuvend, aty ku u takon vendi dhe aty ku populli i ka zgjedhur me votat e tyre.
    Dy ditet ne vazhdim do te na tregojne se a do te triumfoje arsyeja ne partine socialiste apo... fatkeqesisht kjo parti do te vazhdoje te demtohet me tekat dhe shizofrenine e paskajshme te Edvin Rames i cili perfundimisht po e fundos kete parti.
    Thuhet se keshtjella me se lehti mirret nga brenda dhe besoj se kete po e verteton edhe Edvin Rama i cili Partine Socialiste perfundimisht po e shkaterron nga brenda.
    Keto dy ditet e fundit kemi patur deklarata te shumta nga disa eksponente te Partise socialiste, si antar kryesie apo deputete te zonave te ndryshme dhe me kete rast tregohet se orientimi i Partise Socialiste eshte corientuar plotesisht dhe tani aty nuk dihet fare se kush eshte i zoti i shtepise.
    Anembane Shqiperise socialistet kane mbetur tejet te hidheruar dhe nuk e dijne se cka do te ndodhe me partine e tyre. Nje numer shume i madh kane filluar ta shfaqin edhe hapur urrejtjen ndaj kryetarit te tyre i cili me timon ne dore, po e fundos anijen, fundosje e cila do te jete goditje shume e rende per kete parti e cila qysh tani konsiderohet qe te jete ne nje rruge pa kthim.
    Gazeta

  5. #25
    Une nje pyetje kam si se kam xhdukur akoma kte .....?Cfare duhet te bej akoma?
    Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...

  6. #26
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga REALIST Lexo Postimin
    Keto dite po flitet dhe po pritet qe me ne fund deputetet socialiste, te poshteruar e te renduar nga tekat plotesisht cinike te Edvin Rames, do te kthehen ne kuvend, aty ku u takon vendi dhe aty ku populli i ka zgjedhur me votat e tyre.
    Dy ditet ne vazhdim do te na tregojne se a do te triumfoje arsyeja ne partine socialiste apo... fatkeqesisht kjo parti do te vazhdoje te demtohet me tekat dhe shizofrenine e paskajshme te Edvin Rames i cili perfundimisht po e fundos kete parti.
    Thuhet se keshtjella me se lehti mirret nga brenda dhe besoj se kete po e verteton edhe Edvin Rama i cili Partine Socialiste perfundimisht po e shkaterron nga brenda.
    Keto dy ditet e fundit kemi patur deklarata te shumta nga disa eksponente te Partise socialiste, si antar kryesie apo deputete te zonave te ndryshme dhe me kete rast tregohet se orientimi i Partise Socialiste eshte corientuar plotesisht dhe tani aty nuk dihet fare se kush eshte i zoti i shtepise.
    Anembane Shqiperise socialistet kane mbetur tejet te hidheruar dhe nuk e dijne se cka do te ndodhe me partine e tyre. Nje numer shume i madh kane filluar ta shfaqin edhe hapur urrejtjen ndaj kryetarit te tyre i cili me timon ne dore, po e fundos anijen, fundosje e cila do te jete goditje shume e rende per kete parti e cila qysh tani konsiderohet qe te jete ne nje rruge pa kthim.
    Gazeta
    kaq shum keq po te vjen per ps, mor socialist real ... lene more ta çoje punen e tij deri ne fund ... hiqe merakun mor specialist realist ... ashtu i behet me mir salis, me qeveri moniste ... se plluralizmen akoma nuk e ka kuptuar as kadarja, as salis, e as realis ...

    shume keq ... nje pd-ist po kthehet ne ps-ist i flakte ...

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435
    DUAJE SIVETEN, nuk eshte se me dhimbset PS por me dhimbsen disa njerez aty qe jane munduar me mish e me shpirt qe PS te perparoje por erdhi ne krye te PS shizofreni Edvin Rama dhe po e shkaterron ate me nje shpejtesi marramendese.
    Sigurisht se krijesa si puna jote DUAJESIVETEN jane ne nje gjendje shoku pasi nuk po e dini a ta perkrahni Edvin Ramen ne rrugen e tij coroditese apo te beheni me zerat e paket qe jane ne PS qe duan te kthehen ne parlament pasi qe rruga e parlamentit eshte e vetmja rruge e drejte dhe legjitime qe mund te sjelle sukses.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Elonaa
    Anëtarësuar
    17-09-2005
    Postime
    1,661
    Me shpjegoni dot ndryshimet ndermjet PSes e PDes ju mua????jApo ndryshimi midis Ps me Edvinin dhe PS me patriotet pleq.Se ktyre ti lexosh programet i kane gati njelloj.Per te zbatuar si zbaton asnjera ,vetem genjejne!.S'kuptoj une, apo behet thjesh lufte per karrige ne shqiperi .Sikur ne shqiperi edhe ne gjithe boten kjo histori!.Genjeu Obama sa na shkriu.Une s'besoj fare ne politik.
    Njerzit nuk i japin asgjeje rendesi me te madhe se asaj qe eshte qesharake.(Gete)

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Po re juve qe po ju dhimbka fort vendi. Po pse i vodhet zgjedhjet atherere se e doni fort ket vend?
    Si ha me kush ato qe tja faturosh cdo gje kampit tjeter e vete te fusesh koken ne rere si struci.
    Ky realisti gjithmone me idene te kishte halla hallate shkruan.
    Ndryshuar për herë të fundit nga juanito02 : 17-01-2010 më 03:58
    Albania Uber Alles

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga REALIST Lexo Postimin
    DUAJE SIVETEN, nuk eshte se me dhimbset PS por me dhimbsen disa njerez aty qe jane munduar me mish e me shpirt qe PS te perparoje por erdhi ne krye te PS shizofreni Edvin Rama dhe po e shkaterron ate me nje shpejtesi marramendese.
    po pikerisht per kete ka ardhur .....
    "They will not control us, We will be victorious"

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •