Pas shume perpjekjeve per keqinformim dhe perhapje paniku ne lidhje me permbytjet ne rrethin e Shkodres, te pakenaqur nga suksesi i ketij aksioni deri para dy ditesh, gazeta Shekulli ne daten 7 janar 2010 publikoi nje foto nga permbytjet ne Mozambik te vitit 2007 duke e paraqitur sikur ishte permbytja ne Shkoder gjate ketyre diteve.
Mesa duket, qindra fotot qe jane publikuar nga mediat shqiptare dhe te huaja per permbytjet ne Shkoder nuk permbushnin standartin e Koco Kokedhimes per nje tragjedi te vertete, ashtu si Shekulli dhe disa media te tjera i kishin premtuar Edi Rames para se ai te kthehej nga pushimet per tu prononcuar mbi situaten ne veri te vendit.
Sic shihet me siper, fotoja e perdorur nga Shekulli ndodhet tek faqja e "El Pais" ne paraqitjen e permbytjes te nje zone te Mozambikut nga lumi Zambezi.
Pas publikimit te lajmit nga faqja qeveria.eu per te verteten e fotos te perdorur nga Shekulli, vete pronari i gazetes, zoti Koco Kokedhima, doli ne nje konference per shtyp ne perpjekje per te minimizuar demin e ketij skandali mediatik, si dhe per te mbrojtur repucationin e gazetes Shekulli si teresisht te paanshme dhe objektive, sidomos ne paraqitjen e kronikave te zeza.
"Jam ketu sot per te deklaruar se ky incident nuk ishte aspak dashakeq apo i qellimshem," tha z. Kokedhima per mediat. "Ishte thjesht nje aksident. Nje nga gazetaret tane, ndaj te cilit do merren masat e duhura sapo te kaloje situata emergjente ne Mozambik, kishte ngaterruar fotografine ne pergatitjen e kronikes per permbytjet ne Shkoder. Kjo ka ndodhur mesa duket nga fakti qe Shkodra dhe Mozambiku kane te perbashket jo vetem germen "o" po dhe germen "k" ne emrat e tyre," shpjegoi z. Kokedhima. "Pra ka qene thjesht ceshtje ngaterrimi i skedareve te fotove ne ngarkim e siper ne faqen e gazetes Shekulli, asgje dashakeqe" tha z. Koco.
Nje nga gazetaret e pranishem ne konferencen per shtyp e pyeti zotin Kokedhima se si u ndodh fotoja e gazetes spanjolle El Pais per Mozambikun ne kompjuterat e gazetes Shekulli. Zoti Kokedhmia sqaroi se gazetari ne fjale i Shekullit kishte qene per trajnim ne Mozambik pikerisht gjate kohes se permbytjeve qe u bene atje ne shkurt te vitit 2007, dhe simpatia e madhe qe i karakterizon gazetaret e Shekullit per viktimat e permbytjeve kishte bere qe ky gazetar te mbante qe nga ajo kohe kete foto ne kompjuterin e gazetes Shekulli. "Ne fakt edhe une e kam pasur kete foto deri para pak kohesh ne portofolin tim perkrah fotos te familjes time" tha ai.
"Per me teper, dua te ve ne dukje faktin qe ashtu si Shekulli ne Shqiperi, gazeta El Pais eshte gazeta me tirazhin me te madh ne Spanje" shtoi z. Kokedhima.
Zoti Koco Kokedhima nuk pranoi me pyetje te tjera nga gazetaret e pranishem ne lidhje me kete ngjarje, duke thene se i duhej te largohej urgjentish per ne redaksine e gazetes Shekulli, pasi sapo ishte bere e ditur qe ne Shkoder kishte plasur paniku nga frika per shembjen e diges se liqenit dhe njerzit kishin filluar te vidhnin dhe shkaterronin cdo gje si gjate vitit 1997, dhe kishin dale ne rruge me arme ne duar per te protestuar kunder qeverise Berisha per permbytjet e qellimshme me qellim shkaktimin e panikut ne Shkoder per te larguar vemendjen nga protestat e opozites per hapjen e kutive ne Fier dhe Berat.
Pronari i gazetes Shekulli e mbylli konferencen e shtypit duke siguaruar banoret e Mozambikut, Shkodres dhe cdo zone tjeter te permbytur, per keqardhjen dhe solidaritetin e tij personal dhe te gjithe stafit te gazetes Shekulli per keta banore. "Ju siguroj qe ne do tju gjendemi prane me cdo menyre deri ne fund," tha zoti Kokedhima.
* Per foton e mesiperme me titull ne anglisht kliko ketu.
Krijoni Kontakt