Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 32
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    OPINION

    Përse opozita e Ramës ka sajuar këtë gjendje, që po habit faktorin ndërkombëtar?
    25-12-2009 /

    Nga Kostaq Xoxa


    Në të vërtetë këtë gjendje nuk e ka sendërtuar opozita, por një individ i vetëm, që është imponuar në krye të opozitës. Ne, në titullin, iu përshtatëm vetëm një konvencioni, sipas të cilit kemi një opozitë dhe një kryetar të saj. Që kemi një opozitë, kjo është e natyrshme, pra, e padyshimtë. Por a kemi një kryetar të saj? Kjo u vu në dyshim qysh në përfundim të zgjedhjeve të 28 qershorit, kur rezultatet e këtyre zgjedhjeve u pranuan edhe nga fituesit, edhe nga humbësit. Kontestuesi qé një. Dhe i vetëm.
    Iu desh t’i ballafaqohej egërsisht jo vetëm PD-së, që doli fituese. Iu desh të harbonte edhe jesmenët e tij më fanatikë që të përdornin fyerejet më të shfrenuara kundër së majtës LSI, e cila akuzën më të lëhtë e pati për tradhti ndaj së majtës, ndërsa zhargonin më vulgar jeniçerët e E.R.-s e vollën me fjalë që nuk i përmban fjalori. Si gjithmonë, në propagabndën më të zvetënuar të trashëguar nga diktatura enveriste, në këtë rast kryetari i çmandatuar përdori të anasjellën e së vërtetës: Ishte PS-ja e Edvinit që e kishte tradhtuar LSI-në e Ilir Metës!; këtij, efektivisht, ia kishte zhvatur votat në atë mënyrë çakllabane dhe aq të dhunshme, sa do ta nxirrte vetëm me tri mandate të shpallura, po të mos i dilte zot fitores së kandidatit të katërt, Dritani Prifti. Syçelësia e tij nuk e la që të ftohej hallva. Dhe, në vetë të parë, para komisionit vendor të Fierit, kërkoi të drejtën e tij të zbardhjes së vjedhjes së votave në emër të tij nga PS-ja, gjë të cilën e jetësoi duke i nxjerrë blof të ndërsyerit e Gramoz Ruçit dhe bashkiakët e Ramës, që po bënin kërdinë me lugën e madhe në brez dhe me ulërima antidemokratike si të ndërliqur, në sheshin e selisë së zgjedhjeve.
    I vjedhuri energjik, nuk u ankua kundër PD-së, por kundër PS-së. Rishikimi i dha të drejtë dhe ai doli fitues si deputet. KQZ-ja e mandatoi në bazë të së drejtës së verifikuar në bazë, në KZAZ.
    Kjo është demokracia. Ky është episodi emblematik se cila nga forcat politike e kishte babëzinë e madhe për të zhvatur votat e tjetërkujt.
    Sa për partitë-thërrime, të Gjinushit, të Milos e të të pavotuarit Ngjela, ato nuk ngrinin peshë fare dhe nuk impresionuan asnjërën nga forcat e mëdha politike. Aq është e vërtetë, sa dy të parët fillimisht mbetën qejfmbetur kundër PS-së shpërfillëse, jo kundër PD-së që dihej se s’kishte punë me ta!
    Edhe tani, që e dinë mirë se ishte PS-ja e personalizuesit Rama që s’ua vari, ata të tre, bashkë me megafonin e prishur Ngjela, - që kërkon të bëhet protagonist i paqenë, - që të treve nuk u mbetet, pra, vetëm se të bëjnë zhurmuesin e të zvarriturve, si e vetmja alternative që u ka mbetur, në mirazhet se mos bëhet deti kos, edhe për ata, - vocërrakët!
    Nga çka thamë, i munduri numri një që nuk mund të gëlltiste dot humbjen zgjedhore të 28 qershorit 2009, ishte kryetari i PS-së, E. Rama i cili, bashkë më këtë ngjarje të hareshme për popullin, do të duhej t’i linte shëndenë edhe kryetarllëkut të PS-së, nëse do të respektohej neni 28 i statusit të saj.
    Për bela të tij, Edvinit i dolën kundër edhe një mori personash me investim të ndjeshëm qysh në fillimet e veprimtarisë së PS-së, kur Edvini vetë nuk ishte as anëtar i thjeshtë i kësaj partie! Këta u keqtrajtuan nga megalomani i cili, që në fushatën zgjedhore nuk pranoi aleanca. Ishte ai vetë që e kishte personalizuar këtë fushatë, që proklamoi se fitoren e kishte të siguruar duke qenë „edhe i vtëm trim në luftë“, madjé sa nuk e ndjeu të nevojshme që të shpallte as programin e partisë, që të dinin votuesit se përse do të duhej të votonin për të.
    Por nuk janë vetëm gafat që u përmendën, të cilat e lanë në opozitë PS-në e shpërdoruar nga kryetari i saj jo vetëm mendjemadh, por edhe me vegime shajnie, nga halucinacionet që i kishte trashëgim nga mituria e një karakteri të mbrapshtë e të padurueshëm. PS-në në opozitë e sanksionuan edhe monitoruesit e OSBE/ODIHR-it, si edhe personalitetet e shquara të Europës së Bashkuar dhe të SHBA-ve.
    Duke iu afruar përgjigjes që kërkohet nga titulli i këtij shkrimi, mund të thuhet se Edvin Rama, me gjendjen kaotike që ka shkaktuar me bojkotimin e parlamentit dhe me këmbënguljen që të rihapen kutitë e votimit, kur ai proces, në respektim të procedurave ligjore, është i përfunduar tanimë, e ndjen veten përherë e më të vetmuar.
    Veçse nuk do ta thoshim krejtësisht të vërtetën, pa përmendur edhe një fakt të dhimbshëm: E. Rama ka mbështetjen e një aradhe të vogël, një kontingjenti mëkatar enveristësh, që i ka shpëtuar ndëshkimit të parevokueshëm për marrjen nëpër këmbë të të drejtave fillestare njerëzore, në kohën e diktaturës. Kur ai dhe lakenjtë e tij flasin për popullin opozitar, nuk e kanë vath në vesh se cilët janë ata që e përkrahin me përkushtim këtë njeri me vese, që mendon vetëm për një oligarki të implikuarish në krime, të cilët planifikojnë zgjatjen e ymrit politik të këtij personi hipokrit që vetëquhet apolitik!
    Si për ta bërë edhe më tepër nevrastenik, na përpilohen edhe sondazhe ndërkombëtare në të cilat duket zhgënjimi i popullit që mendon për viza, për aderim në BE, pasqyruar në të dhënat konkrete të anketimit: PD-ja kapërcen 50 %-in, LSI-ja arrin 16 %, ndërsa PS-ja është katandisur në 28 %! Duket se kandilit të flakëzës ambicioze të E.R.-s, po i mbaron vaji , sipas atij përkufizimi të një sentence të mënçur latine, se shpresa është e fundit që vdes. Njëri ndër kontestuesit e këtyre marrëzive, në emër të Lëvizjes së Mendimit Ndryshe, është shprehur se po presin edhe këto ditë të dhjetorit, që të hyjnë në janar në parlament. Ka ardhur koha që E. Rama na ka humbur edhe forcën që t’i përjashtojë nga partia! Do të ishte vetëgoditja e tij përfundimtare!
    Do të kuptohet fare qartësisht, në rrjedhë të ngjarjeve të reja, se kjo „dele e zezë“ (opozita) që mbetet, për interesa vetjake të Edvinit, si „i vetmi soj“ opozitar në BE, në të vërtetë nuk është opozitë shqiptare e perspektivave të reja, por një sajesë e një individi i cili, i mbështetur në fragmentet më antidemokratike rreth tij, ka krijuar këtë gjendje anormale, që bie ndesh me interesat e shqiptarëve. Sepse, për këto interesa të njëmendta, Edvini as që do t’ia dijë fare, duke pasur në instinktet e tij të përdhosura, atë që ka thënë një politikan francez, në kulmin e egoizmit të tij: „Après moi, le déluge“.
    Veçse, për fatin e tij ashtu siç e meriton dhe për fatin e mirë të popullit tonë të shumëvuajtur nga diktatura, ajo thënia nuk do të përkthehet „pas meje u bëftë kiameti“, por „pas meje populli do ta shijojë më shumë demokracinë përtëritëse“. Sigurisht që këtë nuk do ta thotë Rama, por koha, që nuk do të vonojë!

    ...

    55

  2. #12
    Islami: Do hyjmë në parlament për liberalizimin e vizave dhe integrimin në BE

    Deputeti i PS Kastriot Islami komenton zhvillimet më të fundit politike në PS dhe në vend

    Çfarë po ndodh me PS, ky është bojkoti më i gjatë si kohë fizike. Si e gjykoni këtë?

    Ka filluar me një debat të parë që ka qenë për një temë tabu, ka humbur ose jo PS. Nëse thoshe ke humbur stigmatizoheshe jo pozitivisht në këtë pikë u ndamë njëra pjesë thoshte jemi në opozitë pjesa tjetër thoshte as kemi fituar as humbur. Ky është një sistem proporcional nuk do të thotë secili të marrë 71 mandate, ato që ndërtojnë qeverinë janë forca në maxhorancë, ky ka qenë debati i parë, që ka zgjatur 2-3 muaj. Vinte nga fakti që duhet të konkurronte

    ose jo kryetari i partisë. Atij i ndërpritet mandati, këtë e shpjegoi vet Rama në kongresin që tha e kam shkruar me dorën time, që partia kur humb kryetari largohet. Kur është ndërtuar statuti filozofia ka qenë kjo do të zgjidhet kryetari me një anëtar një votë, nga ana tjetër që ky kryetar të ketë kënaqësi të ndryshojë kur partia të mos fitojë duhet të heq dorë. Debati i parë kërkonte të lidhej me debatin e dytë, rikandidimin e Ramës, nga njëra anë Rama pranoi humbjen për të dhënë dorëheqjen por rikandidoi se nuk kishte pasur humbje. Qëllimi ishte i qartë që mandati të ishte katërvjeçar, nëse PS do i përmbahej filozofisë nuk kemi humbur dhe do të vazhdonte na janë vjedhur votat dhe do të ishte deri në 2011, por lidhet me zgjedhjet lokale, që mund të ishin test tjetër. Arsyeja tjetër ishte raporti i OSE /ODIHR edhe pse PS e pranoi legalisht ka certifikim të atij rezultati, në asnjë rresht nuk flitet për legjitimitet të parlamentit dhe bazuar në gjithë këtë për ta quajtur parlamentin me legjitimitet të cunguar u kërkuar hapja e kutive. Nga pikëpamja racionale pavarësisht se ka vendim gjykate, nuk e di sesi do të qëndronte në këmbë një maxhorancë e vjedhur. Kur PD është përgjigjur se nuk hapen kutitë dhe ka dhënë argumentet, PS ka shkuar në fazën tjetër, ka thënë o hap kutitë, ose largohu më tej ka vazhduar me protesta ku janë futur dhe elementët e korrupsionit që kjo të quhet strategji për arritjen e zgjedhjeve të parakohshme. Bojkoti, një grup prej 5 deputetësh jo vetëm kaq ka qenë 1/3 e PS, kanë qenë 1/3 e asamblesë kombëtare dhe një numër që janë më shumë se 1/3 e kongresit të PS. Ne për të gjitha këto tema që thashë, kemi humbur ose, kemi pasur qëndrime të ndryshme, nuk kemi pasur veprime të ndryshme, jemi munduar të respektojmë vendimmarrjen e PS. Kjo balancë është zhvendosur në drejtim negativ, mendimi ndryshe është menduar të vendoset në pozitë të vështirë, dhe pastaj të gjithë të respektonin vendimmarrjen, në dy aspekt, të gjithë ata që kanë mendim ndryshe quhen tradhtar, ne nuk kemi shkelur asnjë lloj vendimmarrje, e dyta kjo quhet një gjë pozitive,pra PS po mundohet të kopjojë PD për modelin e saj. Për mua është gabim, nga pikëpamja të dy partitë janë të ndryshme, dhe për më tepër më thonë po të jetë puna për të imituar njerëzit e kanë më kollaj për të zgjedhur origjinalin sesa kopjen.


    Ekspozeja që bëtë ju flet për probleme që nuk kanë lindur pas qershorit të 09. Gjatë katër vjeçarit të parë opozitar pse nuk pati zëra më të fuqishëm kundër këtij lloj regjimi?

    Reformimi i PS ka qenë komplekse që ka filluar në 91 e mund të vazhdojë. Ka pasur uljet dhe ngritjet e veta në momente të caktuara. Si tendencë e përgjithshme ka qenë që PS është reformuar jo keq, por ka pasur tendencë pozitive. Në 05 që ka ardhur Rama nga jashtë dhe kjo është diferenca tjetër që është me Berishën që e ka themeluar vet këtë parti, ka pasur një tendencë për disiplinë. Ka pasur kongres në 07 që pas zgjedhjeve lokale ka pasur grup 15 vetash që kanë shtruar po këto probleme që janë shtruar sot, janë thënë këto defekte me theks më të lartë, ideja ka qenë për të forcuar mekanizmit e demokracisë së brendshme, në atë moment nuk është marrë në konsideratë kjo gjë edhe është vazhduar. Ideja ishte që ne i thamë këto gjëra forumi i vendosi le të shkojmë drejt fitores me idenë se do të përmirësohen drejt rrugës. Lista është bërë nga vetë Rama.

    E majta dhe e djathta në Shqipëri, si e gjykoni të majtën evropiane?

    Më intereson e majta për të sjellë një tendencë të përgjithshme për të majtën evropiane, në mënyrë modeste pa pretenduar se këto janë opinione që vijnë nga analiza që i bëhen të majtës evropiane, për të parandaluar fenomene që do e vinin edhe të majtën shqiptare në vështirësi. Ka probleme të tjera që ka e majta evropiane. Nga ato që kam lexuar, është se e majta vuan nga dy sëmundje kryesore, ka një krizë identiteti që vjen nga fakti që e para elitat e të majtave në Francë përdoret janë elita që janë me njerëz të pasur ndërkohë që shtresat që janë për të majtën nuk janë aq të pasur sa elita e tyre. Aq më keq kur këto elita janë të mbështetura dhe biznesi dhe media, se beteja elektorale është mediatike dhe kërkon shpenzime, janë të detyruar për të nxjerrë ligje që mbështesin këto shtresa kur vijnë në pushtet. Problem,i dytë lidhet me fragmentimin. E majta është më e fragmentuar edhe në Evropë se e djathta, një nga arsyet ajo që lidhet me përgjigjet që ka e majta.

    Është e vërtetë që dialektika është mes dy partive politike si reagim ndaj njëra-tjetrës pa marrë në konsideratë grupet e interesit?

    Me vendosjen e sistemit të ri brenda natës njerëzit të gjithë si në ekipe futbolli për arsye të kaluara, u rreshtuan dhe u vendosën në dy blloqe, PS dhe PD. Po ta shikosh nga jashtë njerëz shumë të varfër që janë pjesë e PD dhe nuk dinë politikat e djathta dhe nga ana tjetër, pas 20 vitesh PS shikojmë njerëz që për janë periudhë 20 vjeçare në PS mund të ketë njerëz që kanë pasuri më shumë se 1 milionë euro, ndërkohë njerëzit që votojnë për PS nuk e imagjinojnë dot sesi mund të bëhen këto 1 milionë euro brenda 20 vitesh. Shikojmë një diferencë tepër të madhe mes shtresave dhe kjo ka ardhur se gjatë këtyre 20 viteve secili person individualisht kanë vrapuar për të kapur një shtresë më të lartë, jemi akoma në një gjendje kur të gjithë njerëzit po tentojnë të kapin majën më të lart të shtresëzimit ekonomik. Deri tani mendoj se është vrapuar nga të gjithë individualistët për të kapur shtresën ekonomike dhe kjo ka bërë që krahas mentalitetit të vjetër, që njerëzit nuk kanë iniciativë presin gjithçka të bëhet nga lart ka dhe një tjetër mentalitet “modern” që i pasurohet brenda natës.

    Sa përfaqëson politika elektoratin?

    Kjo është një pyetje relative, derisa tani dy partitë kryesore anë ndërtuar me 40% të këtij elektorati dhe derisa kanë ardhur në pushet kanë bërë politika dhe nuk janë kontestuar nga elektorati, është elementi i ndërgjegjes politike të elektoratit që edhe në perëndim ka një tjetër trajtim që quhet faza e tretë e demokracisë, çdo votues ka një marrëveshje ka marrë të gjithë votuesit dhe kanë bërë profilin ekonomik të tyre dhe u kanë dërguar mesazhe pragmatike, sipas nivelit të shpenzimit. Ky merr atë mesazh që i intereson dhe lidh marrëveshje me këtë parti politike dhe nëse e mban këtë marrëveshje qëndron dhe nëse nuk e lidh këtë marrëveshje nuk qëndron.

    Si ekspert zgjedhjesh a ka evoluar elektorati? Si mund ta lexojmë votën e atyre që nuk votojnë, është një shprehje e një shtrese të pakënaqur? Kemi të bëjmë me një votues pragmatist?

    Në shtetet e zhvilluar ka elektorat që është fiks nëse PS ka fituar 700 mijë vota vetëm 70% janë militantë të vërtetë që merret me këtë punë, e njëjta gjë ndodh dhe tek PD. Duke pasur që numri i votuesve është rritur mendohet se është votuar me 50%, pak a shumë e njëjta pjesëmarrje e elektoratit që ka qenë në sistem. Pjesa fluide 10-15% sepse në fund të fundit më pak në zonën rurale është fluide dhe më tepër në zonën qytetare, edhe këta ndjekin familjen për shkak të kësaj arsye se jeta e tyre varet nga familja. Ky elektorat fluid është rritur me 15% dhe bën vendim. Pjesëmarrja është rreth 53%, po ti shtosh emigrantët është një shifër e lartë, pjesa tjetër indiferente përbëhet nga njerëz që nuk presin gjë nga niveli, janë indiferent se nuk presin gjë të madhe nga politike dhe një pjesë e madhe e të rinjve që janë edhe të zhgënjyer nga politika se shohin se nuk sjell asgjë për ta, dhe pak a shumë këto janë grupet. kjo është një masë abstenuese, bie dakord që mund të quhej gri, nëse do të kishte ca politika do të tërhiqej në sistem edhe kjo masë, kjo është fare indiferente nuk ka shpresë tek asnjëra, akoma më indiferente ndaj zgjedhjeve të së majtës dhe të djathtës. Aq më tepër që tani ka dal dhe karta e korrupsionit, në përgjithësi elektorati ka filluar të marrë pjesë në nivel të ulët dhe në vendet me demokraci.

    Pse nuk kandidoi asnjëri prej jush përballë Ramës?

    Një drejtues është i vështirë ta konkurrosh nëpërmjet këtij sistemi një anëtar një votë. Ne kërkuam të lejohej fraksioni, gjë që e ka kërkuar edhe vet Rama. Është vendosur fraksioni, por në nxitim ky nuk është vënë në dokumentin e statutit, kur ka ardhur Rama ka thënë ë nuk na duhet më fraksioni. Dhe ne kërkuam fraksionin, sepse nuk është e lehtë të sfidosh një kryetar aq më tepër që u luajt me tezën jo të saktë që zgjedhjet na i ka vjedhur PD fakti që nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme vjen dhe nga fakti që këto nuk janë dhe në partinë politike, PS del 93 përqind me pjesëmarrje të lartë, nuk reflekton realitetin ka të gjithë elementët për të mos i quajtur zgjedhjet as të lira as të ndershme. Zgjedhjet kanë probleme. Ato nuk janë ashtu siç janë paraqitur dhe imazhi i PS nuk ka arsye pse të dëmtonte kjo ka qenë një nga arsyet pse nuk është konkurruar.

    Bojkoti i PS, ku do e çojë këtë rrugë?

    Para një jave isha në Paris në një mbledhje të rëndësishme dhe pas 05 ku ne kemi lënë pushtetin jam ndjerë shumë keq sepse Këshilli i Evropës ka 47 vende ka vende anëtarët të rinj por dhe nga Kaukazi që nga pikëpamja e demokracisë mund të konsiderohet pas nesh, imazhi i Shqipërisë filloi të artikulohej edhe nga shumë vende që për një vend siç është Shqipëria është tepër e rëndë, por dhe në plan personal nuk më vjen mirë që Shqipëria fillon të klasifikohet nga pikëpamja e imazhin në këtë kuptim, gjatë 8 viteve kam luftuar bashkë me kolegët e mi me komunitetin ndërkombëtarë që Berisha e ka gabim bojkotin, e dyta Berisha nuk ka arritur asgjë me bojkotin ai ka fituar kur e ka lënë bojkotin. Ishte e prerë qëndrimi ndërkombëtar pas kësaj, Berisha ka bërë beteje të paparë me kartën antikorrupsion në parlament, dhe për çështjen zgjedhore dhe e treta kur krijoi KOP dhe bëri një thirrje gjithpërshfirëse që thirri gjithë themeluesit e PD dhe u përgatit për të fituar zgjedhjet e 05. E dyta ka vetëm dy moment që kanë ndodhur zgjedhje të parakohshme, në 91-92 ndryshim regjim dhe 96-97. e treta PD dhe PS me një konsensus tepë të lartë kanë miratuar zgjedhjen e presidentit me 71 vota, kanë shmangur mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme nëpërmjet zgjedhjes së Presidentit dhe mocionit të kryeministrit që kanë për funksion për të forcuar stabilitetin e mandateve katërvjeçare të qeverisjes. Ka stabilitet politik bën lojën e saj katër vjet dhe në ndeshjen e radhës i paraqitet publikut për të fituar zgjedhjet. Nuk funksionin demokracia në asnjë vend të Evropës në ketë mënyrë që të nesërmen kërkon rrëzimin e kryetarit. PS nuk ka strategji dhe kalendar veprimi që kanë në bazë mospëlqimin e rezultatit dhe zgjedhjet e parakohshme, bojkoti dhe protestat janë vetëm për të mos pranuar rezultatin, për të shkuar në drejtim të kundërt të asaj që PS ka vendosur vetë. Në protestë janë thirrur 7 parti që kanë vetëm kryetarët e tyre, Rama dhe Berisha kanë bërë një sistem që të eliminojnë këto parti, e gjithë ndërtesa e PS është ndërtuar e kundërt me atë që është vendosur para 05, kjo na ka bërë që gjithë këtë të mos e quajmë inteligjente dhe për më tepër, bojkoti nuk mund të vazhdojë gjata se lidhet me mbarimin e mandateve. Por nuk dua ti prish ëndrrën asnjërit dhe jam i detyruar më mirë të flas hapur, e di që shumë veta në parti na quajnë tradhtar nëpërmjet mekanizimit kanë hapur llafe që jemi të paguar nga Berisha janë gënjeshtra të gjitha. Jam kundër bojkotit, jam konsekuente për të pasur stabilitet të mandateve qeverisë, PS është në paradoks dalin e thotë se pranojmë rezultatin por politikisht ka manipulim.

    Do hyni në parlament?

    E para ne duke qenë socialistë duke mos qenë naiv në kuptimin që shikoni çfarë po ndodh në PS po rrjedh në një drejtim që për fat të keq nëse futet në parlament do të përjashtoheni, nuk është se kemi frikë nga kjo gjë sepse nuk ka njeri të na përjashtojë nga PS dhe aq më tepër që PS ka një statut tepër liberal. Nuk është ky problemi i frikës, jemi mundur të japim mesazhin dhe të mos luajmë rolin e personave që janë në ëndërr. Nëse në një moment të caktuar pjesëmarrja jonë, ne nuk mund të bëjmë mbledhje kush do të vijë me ne, qëndrimi ka qenë individual, kemi dallime 4-5 deputet. Nëse në parlament mund të ketë çështje për integrimin dhe vota jonë është e rëndësishme, nëse duhen 84 vota që lidhet me liberalizmin e vizave ose me BE ne do e bëjmë këtë sakrificë dhe besoj se do të tërheq dhe grupin parlamentar me vete.


    sot

  3. #13
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    ps nuk duhet te futet ne parlament ... sepse kerkesa legjitime e hapjes se kutive nuk eshte plotesuar ...

    edhe shantazhi qe i behet deputeteve te opozites per zevendesimin e tyre me tip xhuvela eshte pjese e lojes se ndyre prej frikacakesh qe ben salis ... i cili prej mungeses se vemendjes aktualisht prej athines, kerkon te jete ne qender te vemendjes prej belgradi ...

    te keqen e kamaleonit, o shoke te shokit salis ...

  4. #14
    Bojkoti, deputetet socialiste "humbin" pasaportat diplomatike

    Denis Dedej

    E Premte, 25 Dhjetor 2009

    Perpos humbjes se te drejtes se pages permes bojkotit te Kuvendit te Shqiperise, tashme Grupi parlamentar Socialist nuk do te mund te gezoje te drejten per t'u pajisur me pasaporta diplomatike. Me hyrjen ne fuqi te pasaportave biometrike, deputeteve te parlamentit i eshte kerkuar nga ministria e Jashtme qe te dorezohet dokumentacioni perkates per te bere zevendesimin e pasaportave te vjetra diplomatike me ato biometrike. Nga ana e Kuvendit te Shqiperise, eshte dorezuar lista e deputeteve te cilet figurojne te mandatuar per periudhen 2009-20013. Burime nga ministria e Jashtme bejne te ditur per gazeten "Koha Jone" se pak dite me pare eshte dorezuar nga Kuvendi i Shqiperise lista e deputeteve te cilet perfitojne pasaporten diplomatike. Te njejtat burime bejne te ditur se ne listen e firmosur nga kryeparlamentarja Jozefina Topalli jane te paraqitur vetem emrat e deputeteve te cilet kane marre mandatin per kete legjislature. Keshtu pra, mosbetimi i deputeteve te Grupit parlamentar Socialist u ka kushtuar jo vetem heqjen e te drejtes se pages, por edhe te drejten e pajisjes me pasaporten diplomatike qe do t'i mundesonte levizjen pa viza drejt vendeve te ndryshme te botes. Nga ana tjeter, burime nga institucioni i diplomacise shqiptare saktesojne se mosprania e deputeteve te Partise Socialiste ne listen shumeemerore te derguar nga Kuvendi i Shqiperise nuk ka te beje me selektimin te emrave, por eshte ceshtje teknike. Qe do te thote se per sa kohe deputetet socialiste nuk jane betuar ne Parlament, nuk do te mund te pajisen me pasaporten diplomatike biometrike. Gjithashtu, te drejten per kete pasaporte e perfitojne per tre vite te tjera edhe ish-deputetet e Kuvendit te Shqiperise. Por ne statusin e tyre, deputetet e selise roze te cilet jane rizgjedhur serish dhe i eshte dhene mandati nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nuk mund te kene perdorimin edhe per tre vite te tjera. Kjo gje ndodh pasi, sic eshte komentuar nga konstitucionaliste te ndryshem, deputetet jane te mandatuar, por vlefshmeria e mandatit te tyre behet ne rastin kur kryhet betimi ne Kuvendin e Shqiperise.

    koha jone

  5. #15
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Po ku mbeti Ben Blushi? kam pritur se ai i pari do te kthehet ne parlament!
    Une mendoj se Ben Blushi duhet qe ti mbledh socialistet e pakenaqur me politikat vetjake te kreut te PS, dhe te kthehet ne parlament.
    Viti 2010 mund te jete historik per Shiperine, por ne te njejten kohe mund te jete edhe tragjik.

  6. #16
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga illyrian rex Lexo Postimin
    ...
    Viti 2010 mund te jete historik per Shiperine, por ne te njejten kohe mund te jete edhe tragjik.
    vit historik ishte 2009, kur nato na futi ne aleance ...

    vit tragjik ishte '97 ... mos na sill tragjizma nder mend ...

    vit historik do te jete kur te pranohet Shqiperia ne BE ...

  7. #17
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Kot bejn gerr verr kta, se te gjith ne parlament do i keni para fundit te janarit.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    bello po tregon pjekuri..
    i lumte..
    dal nga dale dhe shqiptaret do te kene dikur nje parti socialiste europiane pa kanibale edviniste brenda radheve..
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Me sa duket, Marko Bello qenka intelektuali me me integritet ne PS, pasi ai me pak fjale po thote: une nuk do te ndjek nga pas kryetarin Edvin Rama ne cmendurine e tij. Une do shkoj ne kuvend te perfaqesoj ate elektorat socialist qe me votebesoi ne zgjedhjet e qershorit.

    Dhe me e bukura eshte, se inteligjenca e mbetur brenda PS, pardje besonte se Edvin Rama do te pranonte humbjen e do te largohej nga kreu i PS, dje mendonin se Edvin Rama do te dorezohej nga bojkoti kur te shikonte mungesen e entuziasmit brenda kupoles se PS dhe elektoratit te majte per bojkotin e nisur, sot i kane kthyer syte nga nderkombetaret dhe kerkojne ndermjetesimin e tyre per zgjidhjen e krizes brenda partise se tyre.

    Te dashur intelektuale socialiste: publikimet e shumta te "mendimeve ndryshe" perdite ne shtypin shqiptare nuk prodhojne politike ne vend, as nuk kane ndihmuar qe kryetari juaj te reflektoje ne cmendurine qe ka nisur. Prandaj ne te tilla raste, ka vetem nje menyre per te prodhuar politike: te jepni shembullin tuaj personal duke shkuar e u betuar ne parlament si deputet i zones ne te cilen u zgjodhet.

    Bravo Bello per kurajon politike dhe integritetin intelektual. Nje shembull i mire edhe per ata pak intelektuale te mirefillte qe kane ngelur ne kupolen socialiste.

    Albo
    Sa qesharake qe jeni

    Bello ka hallin se si ka shanset te zgjidhet me deputet e sdo te djege rrogen e 6 vjeteve, ju po na flisni per integritet e per perfaqesim elektorati.

    Ka halle Belloja te siguroje edhe ca leke me teper se e di qe sdo ti vije me rasti.

  9. #19
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Duaje Siveten- me historik dhe tragjik e kisha mendjen te liberalizimi i vizave qe pritet te ndodhe ne vitin 2010, e jo per trazira. Nese punet shkojne mire shqiperia do ta perjetoj liberalizimin e vizave, por nese vazhdojne socialistet ta bojkotojne parlamentin pafundesisht, pasojat do te jene- shtyerja e liberalizimit te vizave e rrjedhimisht edhe antaresimit ne BE.
    Shpresoj se tragjedia e vitit 1997 nuk do te perseritet me kurre ne trojet shqipatre.

  10. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-08-2009
    Postime
    27
    klani i Rames per te marr pushtetin do bente çdo gje edhe 97 po te ishte e mundur, por hajvanllekut te tyre nuk u shkon njeri pas, kete e provuan protestat e tyre te vobekta paqesore. 97 u pararend me protesta paqesore pastaj degjeneroj ne anarki totale me mijera viktima. i kushtoj shume vendit qe PS te merrte pushtetin. Si dikur me bojkotin e zgjedhjeve te 96 dhe perkujdesja qe firmat piramidale te lulezonin, po ti lexoje gazetat e majta te dikurshme ishin plot me reklamime firmash piramidale, te njejten gje po ben dhe tani me bojkotin klani Rama. Mediat e majta po mundohen te krijojne panik ne popull me krizen ekonomike qe gjith bota po e vuan. ata mezi po presin te ndodhi ndonje fatkeqesi kombetare ashtu si ndodhi ne gerdec qe me pas te marrin iniciativen e shpetimtarit.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •