Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 32
  1. #1

    Bello: Nuk e djeg mandatin, do të hyj në Parlament

    Bello: Nuk e djeg mandatin, do të hyj në Parlament

    Deputeti i Partisë Socialiste insiston te qëndrimi për thyerjen e bojkotit politik

    Deputeti socialist, Marko Bello, pohon se do të hyjë në Parlament në fillim të vitit që vjen, duke thyer në këtë mënyrë vendimin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste për të bojkotuar Kuvendin deri në hapjen e kutive. Pyetjes nëse do të kthehet në Kuvend në fillim të 2010, i zgjedhuri i PS për deputet iu përgjigj se do të jetë në Parlament në fillim të muajit janar. "Pa diskutim. Shpresoj të jem së bashku me kolegët e mi. Nuk dua të ndodhë ajo që e ka parashikuar shumë bukur Asheku te libri i tij i famshëm ‘Ushtari i mirë Shvejk‘, i cili thoshte dikur ‘mirë që u çmendën të gjithë gjeneralët e perandorisë, por pse u çmendën njëkohësisht‘?. Nuk dua të ndodhë të kemi një histori kolektive. Shpresoj që PS të gjejë arsyen për t‘u kthyer në Parlament. Unë personalisht do të kthehem në Parlament", u shpreh Bello.

    Ai e cilësoi aksionin politik të opozitës, një histeri kolektive që dëmton interesat e vendit.

    "Nuk ka një dokument zyrtar, përfshi dhe Kushtetutën e vendit, që është ligji mbi ligjet, të parashikojë bojkotin. Bojkoti është një formë e përkohshme, e cila synon një qëllim të caktuar. Është përdorur edhe më përpara nga PS në kushte krejt të tjera, në kushte të justifikuara. Është përdorur edhe nga PD në kushte të ekzagjeruara. Gjithsesi ka ardhur koha t‘i jepet fund bojkotit. Nuk është rruga që na çon atje ku duam të arrijmë. Bojkoti për fat të keq të jep për momentin një lloj mbështetjeje të militantëve, elektrizon përkohësisht një pjesë të qytetarëve", vijoi ai. Bello tha se qendra duhet t‘i sqarojë bazës socialiste se sa i dëmshëm është bojkoti në kushtet kur pikërisht anëtarësia po përdoret si justifikim për bojkotin. "Sot dëgjova zëra në PS se është baza ajo që kërkon që ne të ngelemi jashtë Parlamentit, por unë do të pyesja: ‘Po roli i elitave dhe udhëheqjes ku është?‘ Nëse ne duam të themi se kështu na kërkohet dhe ne nuk jemi në gjendje t‘i sqarojmë, t‘u shpjegojmë njerëzve pse bojkoti është i dëmshëm, pa diskutim që njerëzit do të inkurajonin bojkotin", u shpreh ai. Është e lehtë të vësh të zemëruarin, është e lehtë të bësh qejfmbeturin dhe të braktisësh institucionet, por nuk fiton asgjë". "Atëherë duhet kthyer në Parlament. Unë e kam thënë dhe e përsëris që nuk kam ndërmend të djeg mandatin të cilin ma kanë dhënë qytetarët shqiptarë", tha Bello. Ky i fundit është deputeti i parë socialist që deklaron hapur hyrjen në Kuvend, pavarësisht se pas këtij vendimi, mund të përjashtohet nga partia, siç ndodhi me deputetët që votuan pro Presidentit Topi në legjislaturën e shkuar.




    shqip

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    bello po tregon pjekuri..
    i lumte..
    dal nga dale dhe shqiptaret do te kene dikur nje parti socialiste europiane pa kanibale edviniste brenda radheve..

  3. #3
    Kalorës i Lirisë Maska e BlueBaron
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Në Tironën e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Nje çakall si Bello, nuk mund te behet kurre qingj ...
    Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e kleos
    Anëtarësuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    426
    Keta jane ushtaret e bindur te Fatosit , qe po fillojne te dezertojne nje nga nje , po me mire keshtu se po perjashtojne veten .

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Begby
    Anëtarësuar
    28-05-2008
    Postime
    247
    Hallall Marko krytuli
    BASHKIMI BEN FUQINE!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ardis
    Anëtarësuar
    12-02-2008
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    211
    kjo tregon qe kane filluar ta kuptojne kerkesen absurde te edi rames

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,015
    Postimet në Bllog
    22
    Me sa duket, Marko Bello qenka intelektuali me me integritet ne PS, pasi ai me pak fjale po thote: une nuk do te ndjek nga pas kryetarin Edvin Rama ne cmendurine e tij. Une do shkoj ne kuvend te perfaqesoj ate elektorat socialist qe me votebesoi ne zgjedhjet e qershorit.

    Dhe me e bukura eshte, se inteligjenca e mbetur brenda PS, pardje besonte se Edvin Rama do te pranonte humbjen e do te largohej nga kreu i PS, dje mendonin se Edvin Rama do te dorezohej nga bojkoti kur te shikonte mungesen e entuziasmit brenda kupoles se PS dhe elektoratit te majte per bojkotin e nisur, sot i kane kthyer syte nga nderkombetaret dhe kerkojne ndermjetesimin e tyre per zgjidhjen e krizes brenda partise se tyre.

    Te dashur intelektuale socialiste: publikimet e shumta te "mendimeve ndryshe" perdite ne shtypin shqiptare nuk prodhojne politike ne vend, as nuk kane ndihmuar qe kryetari juaj te reflektoje ne cmendurine qe ka nisur. Prandaj ne te tilla raste, ka vetem nje menyre per te prodhuar politike: te jepni shembullin tuaj personal duke shkuar e u betuar ne parlament si deputet i zones ne te cilen u zgjodhet.

    Bravo Bello per kurajon politike dhe integritetin intelektual. Nje shembull i mire edhe per ata pak intelektuale te mirefillte qe kane ngelur ne kupolen socialiste.

    Albo

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Me ne fund doli dikush me mend ne koke nga PS . Bravo i qofte cdo njeri tregon veten dhe vlerat e tij . shpresoj qe si Bello te marrin iniciativen dhe deputete te tjere socialiste dhe te bejne opoziten ne parlament .

  9. #9
    -
    Anëtarësuar
    21-01-2009
    Vendndodhja
    -
    Postime
    2,081
    Citim Postuar më parë nga skuthi_vogel Lexo Postimin
    Nje çakall si Bello, nuk mund te behet kurre qingj ...
    Jo jo kush Bello cakall? E ke gabim. Ku ka njeri me te mire se Bello? I zgjuar po, i mencur po, trim po, i sinqerte po, me karakter po,po i ndershem...ne kulm. Te gjitha te mirat te mbledhura ne nje vend.

    Sigurisht nqs Bello e ha fjalen qe tha, sepse nuk eshte se do i skuqet faqja se nuk eshte me i mire se kryetari i partise se vet, atehere po keta qe folen me siper do nisin "Bello hajduti, Bello mafiozi, Bello i shituri, Bello hipokriti, Bello debili".
    -

  10. #10
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    kaq ne merak qenkeni mre, per "opoziten" te beje ompozite ... qenka shterngu puna ... paska rrejt salis se mund te beje edhe pa "ompozite" ne parllament ...

    thoni ju jane mbaruar parate ... apo ka filluar te eci procesi i blerjes ... si ahere ashiqare per zgjedhjen e bamkes ...

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •