In Memoriam - Istref Begolli (1933-2003
Prishtinė, 3 shkurt - Tė premtėn mė 31 janar pushoi sė rrahuri zemra e aktorit tonė tė madh Istref Begolli.
Istref Begolli ishte korife i skenės sė teatrit tonė dhe krahas Abdurrahman Shalės, Shani Pallaskės e ndonjė tjetri, i takon plejadės sė aktorėve mė tė shquar, emri i tė cilėt do tė skalitet me shkronja tė arta nė historinė e teatrit tė Kosovės.
Mund tė thuhet se Istref Begolli ka qenė aktor i lindur, ngase nuk kishte kryer ndonjė shkollė profesionale as tjetėr. Si 16 vjeēar ai do tė hyjė nė skenėn atėherė tė sapoformuar tė Teatrit Popullor Krahinor (mė 1949) dhe me ndėrprerje tė shkurta, aty edhe do ta pėrfundojė (pa dėshirėn e tij) karrierėn teatrore mė 1990. Njė kohė tė shkurtėr do tė punojė nė njė teatėr profesionist tė Beogradit dhe njė kohė ka qenė artist i lirė.
Nė teatėr ka luajtur mbi 100 role tė ndryshme nga dramaturgjia shqiptare e botėrore. T'i pėrmendim vetėm disa (nga dramat origjinale): "Erveheja", "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur", "Fosilet", "Shpend Sokoli i Soko Shpendit" e deri tek ato botėrore: "Makbethi", "Othello", "Shtettrrethimi", "Cubat", "Ifigjenia nė Aulidė", "Konfiteori" etj., ku ka realizuar kreacione tė shkėlqyeshme. Dramat mė tė njohura tė dramaturgjisė botėrore nė Teatrin e Prishtinės u vunė nė skenė nga regjisorėt mė tė njohur jugosllavė, si Paro, Turbeshiq, Mijaē, Milēin etj.
Istref Begolli ndonėse jo me aq sukses si nė teatėr ka luajtur edhe nė disa filma jugosllavė dhe tė Kosovės.
Istref Begolli vdiq nė njė qendėr rehablitimi nė Kroaci, ndėrkaq tė shtunėn mė 1 shkurt u bė ceremonia e varrimit nė varrezat e Prishtinės, vetėm nė praninė e familjes, meqė kėshtu e kishte lėnė amanet.
kosova.com
Krijoni Kontakt