Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    Istref Begolli (1933-2003)

    In Memoriam - Istref Begolli (1933-2003

    Prishtinė, 3 shkurt
    - Tė premtėn mė 31 janar pushoi sė rrahuri zemra e aktorit tonė tė madh Istref Begolli.
    Istref Begolli ishte korife i skenės sė teatrit tonė dhe krahas Abdurrahman Shalės, Shani Pallaskės e ndonjė tjetri, i takon plejadės sė aktorėve mė tė shquar, emri i tė cilėt do tė skalitet me shkronja tė arta nė historinė e teatrit tė Kosovės.
    Mund tė thuhet se Istref Begolli ka qenė aktor i lindur, ngase nuk kishte kryer ndonjė shkollė profesionale as tjetėr. Si 16 vjeēar ai do tė hyjė nė skenėn atėherė tė sapoformuar tė Teatrit Popullor Krahinor (mė 1949) dhe me ndėrprerje tė shkurta, aty edhe do ta pėrfundojė (pa dėshirėn e tij) karrierėn teatrore mė 1990. Njė kohė tė shkurtėr do tė punojė nė njė teatėr profesionist tė Beogradit dhe njė kohė ka qenė artist i lirė.
    Nė teatėr ka luajtur mbi 100 role tė ndryshme nga dramaturgjia shqiptare e botėrore. T'i pėrmendim vetėm disa (nga dramat origjinale): "Erveheja", "Gjenerali i ushtrisė sė vdekur", "Fosilet", "Shpend Sokoli i Soko Shpendit" e deri tek ato botėrore: "Makbethi", "Othello", "Shtettrrethimi", "Cubat", "Ifigjenia nė Aulidė", "Konfiteori" etj., ku ka realizuar kreacione tė shkėlqyeshme. Dramat mė tė njohura tė dramaturgjisė botėrore nė Teatrin e Prishtinės u vunė nė skenė nga regjisorėt mė tė njohur jugosllavė, si Paro, Turbeshiq, Mijaē, Milēin etj.
    Istref Begolli ndonėse jo me aq sukses si nė teatėr ka luajtur edhe nė disa filma jugosllavė dhe tė Kosovės.
    Istref Begolli vdiq nė njė qendėr rehablitimi nė Kroaci, ndėrkaq tė shtunėn mė 1 shkurt u bė ceremonia e varrimit nė varrezat e Prishtinės, vetėm nė praninė e familjes, meqė kėshtu e kishte lėnė amanet.


    kosova.com

  2. #2
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Marre nga:

    http://www.edsh.org/diskutime/viewthread.php?tid=926






    Istref Begolli, ky kolos i aktrimit shqiptar

    Teatėr

    MBI 150 ROLE NE TEATĖR DHE NE FILM

    - Istref Begolli, ky kolos i aktrimit shqiptar

    (Biografi e shkurter)


    Lindi me 07. 5. 1933 ne Pejė. Shkollėn fillore dhe gjysmėmaturėn e kreu ne vendiindje. Prej moshės 16 vjeēare (1949) fillon te piinojė si aktor i rregullt i Teatrit Popullor Krahinor (TPK), te asaj kohe, deri ne vitin 1961. Prej vitit 1961 deri ne vitin 1963 punon ne Teatrin jugosilav te Drames, ne Beograd. Pas tri viteve punė atje, kthehet pėrsėri ne "TPK" te Kosovės (Tash teatri Kombėtar) ku punon deri me 1968. Nga ky vit (1968), deri me 1971 punon si aktor i lire. Me 1971 fillon te punojė pėrsėri ne "TPK" gjer me 1990, ku edhe pensionohet si aktor i kėtij teatri.

    Repertori i i interpretimeve te tij pėrfshin njė univers te tėrė personazhesh nga dramaturgjia botėrore dhe ajo kombėtare, rreth 150 rōle ne teatėr film e televizion....

    Disa nga rolet kryesore ne shfaqjet ku ka luajtur ai janė: Mihali ne shfaqjen "Zhelanat" e Matej Borit, ne regji te Abdurrahman Shalės, Dhėndrri dhe Meriku ne "Dasma" dhe "Hani ne rrugėn kryesore" te Ēehovit, me regjisor Muharrem Qenėn, Karl Fon Mori ne "Cubāt" e Shilerit, me regji te A. Shalės, Plaku i Pare ne "Erveheja" e Ahmet Qirezit, me regji te Muharrem Qenės, Dyl Mehmeti ne "Fosilet" e Azem Shkrelit, Paratovi ne "Vajza pa pajė" e Ostrovskit, Prifti ne "Gjenerali i ushtrisė se vdekur" i Ismail Kadaresė, ne regji te Piromanit, Murtaja ne "Shtetrrethimi" e Kamysė, ne regji te T. Durbeshiqit, )ago ne "Othello" i Shekspirit, me regji te A. Shalės, Magbethi ne "Magbethi" i Shekspirit, ne regji te Zhorzh Paros, Kabili ne "Sfinga e gjallė" e Regjep Qosjes, me regji te L. Giorgievskit, Agamemnoni ne "Ifigjenia ne Aulidė" e Euripidit, ne regji te Fadil Hysajt, Kadmos ne "Bakhet" e Euripidit, ne regji te Vllada Milqinit, Ahmet Nuredini ne "Dervishi dhe vdekja" i Mesha Selimoviqit, me regjisor V. Milqini, Lojtari ne "Bregu i pikėllimit" i Teki Dervi, me regjisor V. Milqini, Plaku ne "Shpend Sokoli i Sokol Shpendit" i Ymer Shkrelit, me regjisor Isė Qosja etj.

    Ndėr rolet me eminente te luajtur ne mėse 20 filma artistik hyjn padyshim: i Pavie Shatev ne filmin "Atentatorėt e Selanikut" i Zhika Mitroviqit, Deliu ne "Era dhe Lisi" i Besim Sahatqiut, Prifti ne "Proka" i Isė Qosjes, Fatmir Gashi ne "Pėrroi vėrshues" i Besim Sahatqiut, Musa Sokoloviqi ne "eta e punėtorit" i M. Mandiqit, Polici ne "Si te vdiset" i M. Stamenkoviqit, Otos ne "Sulmi i kuq i "Predrag Golluboviq, Trobėrku ne "Mali i Leiejit" i Zdravko Velimiroviqit etj.

    Nga rolet nė filmat televiziv duhnt veēuar: Plaku ne 'Te ngujuarit" me skenar dhe regji te Ekrem Kryeziut, Kostė Kasapi ne "Kulla", sipas Anton Pashkut e ne regji te Agim Sopit, Inspektori ne "Dhembja krenare" te Ismail Ymerit, Kabili ne "Vallja e ēmendur" me skenar dhe regji te Isė Qosjes, Prifti ne Vjeshta e trėndafilave", me skenar te Veli Karahodės e ne regji te Agim Sopit etj. Istref Begolli ėshtė fitues i shumė shpėrblimeve, prej tyre duhet pėrmendur patjetėr: Ne takimet "Joakim Vujiq" te mbajtura ne Titovo Uzhicė merr shpėrblimin e pare pėr rolin e Dyl Mehmetit ne shfaqjen "Fosilet", drame kjo e Azem Shkrelit. Me 1973, ne Kosovė, merr Shpėrblimin e Dhjetorit pėr veprimtari te frytshme ne lėmin e teatrit dhe filmit. Po me 1973, ne takimet teatrore "joakim Vujiq" te mbajtura ne Kragujevc, merr vendin e pare pėr rolin e Priftit ne shfaqjen "Gjenerali i ushtrisė se vdekur" te Ismail Kadaresė. Me 1978, ne festivalin e teatrove MES te Saraj'evės merr shpėrblimin "Kurora e artė e dafinės" pėr rolin e Kabilit ne "Sfinga e gjallė", drame e Rexhep Qosjes. Me 1985 ne Novi Sad merr shpėrblimin e Steries pėr rolin e Babelit ne shfaqjen "Konfiteor" etj.


    - U bė gati njė muaj qė aktori i madh kosovar Istref Begolli lėngon i sėmurė ne spital, ne gjendje kome... I mundur ngo sėmundja e rende, rri si i ngrire, nuk flet dhe as lėviz... por frymon, ngadalė...

    Istref Begolli, ne te shtatėdhjetat, me mjekėr te bardhė dhe flokė gati te bardha, plot hijeshi... Me sy te zi dhe vėshtrim te thellė, me buzėqeshje te rmllė, ecje madhėshtore, me timbėr te qartė e kumbues, i heshtur, plot emocion, plot humor dhe plot dilema. Shumė dilema, jashtzakonisht shumė. "Nuk e dij, nuk e dij...!" ky ishte refreni i tij i trishtė, pėr kėtė kohė te trishtė... I rrethuar me aparatet qė i japin frymė, me mjekėt qė i rrinė te koka, ai tash,ndoshta, qetėsisht mediton pėr ėndrrat dhe shpresat qė sigurisht i zhurmojnė ne shpirtin e lodhur nga sėmundja... "Ēohu Istref, ēohu pashė zotin, mos ashtu, hajde dalim ta pimė nga njė gotė raki... Hajde te lutem, mos u anko qysh e ke zakon", i kishte thėnė njė dite Fanik Begolli ne njėrėn nga vizitat e tija te shpeshta... Dhe, Istref Begolli atė dite, pas shumė kohe, kishte hapur sytė, kishte vėshtruar qetė nga ai, sikur ia kishte bėrė me dije se ende vozhdonte t'i pranonte mesazhet e kėsaj bote, se nuk kishte ndėrmend te largohej ashtu lehtė, pa njė hapjesysh, te paktėn, pa njė vėshtrim te fundit… Kishte hapur sytė, pastaj sėrish i kishte mbyllur dhe sėrish dhomėn e kishte pllakosur qetėsia... Ē'duel i heshtur, ē'drame e trishtė! Protagonist ai, kurse antagonist sėmundja...

    Fillimi... Rruga me tren... deri te Makbethi...

    "Ne teatrin e Prishtinės fillova ne vitin dyzet e nėntė. Gjashtmbėdhjetė vjeēar. U nisa me trenin e pare nga Peja pėr ne Prishtinė. Bėja nga pese orė udhė pėr t'u bėrė aktor. Elash nėnėn vetėm. Ajo s'e ka doshur teatrin, nuk besonte se teatri ėshtė profesion. Nuk me {liste me, bile dy vjet te tėra nuk u takova me te", tregon Istref Begolli, ne njė bisedė te tij me aktorin Selman lusufi, te bėrė me herėt pėr revistėn "Theatri". Kėshtu, me pak fjalė, por me shumė drame brenda, shpalohet fillimi, koha kur jeta e Istref Begollit merr kahe tjetėr, te ndryshėm nga ajo qė kishte qenė deri atėherė. Kjo rrugė, me gjithė sakrificat, do t’i sjellė atij famėn dhe lavdinė e pėrjetshmė, kurse teatrit kosovar aktorin e pazėvendėsueshėm. 16 vjeēar, ne teatrin qė kishte vetėm njė vit kur kishte filluar punė. Ai, bashkė me te tjerėt si Shani Pallaska, Abdurrahman Shala, Muharrem Qena, Katarina Josipi, Meribane Shala, Hyrie Hana, Matej Serreqi, Gjon Oroshi- Kola, Shaban Domi etj., do te vėjnė themelet e teatrit Kosovar. Dhe, jo gjatė, me shpejtėsi marramendėse, ky teatėr do te krijojė vulėn e tij, do te krijojė identitetin e vźt, do te snfdojė edhe shumė teatro te tjera anekėnd ish-lugosllavisė qė kishin traditė shumė me te madhe... Dhe, padyshim, ndėr me meritorėt e kėtij evoluimi cilėsor ėshtė Istref Begolli, ne biografinė e te cilit me kalimin e viteve do te radhiten rōle te mėdha, te autorėve te huaj, por edhe te atyre shqiptarė...Karl Fon Mori, ne "Cubat" e Shilerit, Plaku i Pare ne "Erveheja" te Ahmet Qirezit, Dyl Mehmeti ne "Fosilet" te Azem Shkrelit, Prifti ne "Gjenerali i ushtrisė se vdekur" te Ismail Kadaresė, Murtaja ne "Shtetrrethimi" tė Kamysė, [ago ne "Othello" te Shekspirit, Magbethi ne "Magbethi" te Shekspirit, Kabil: ne "Sfinga e gjallė" te Rexhep Qosjes, Isali Babeli ne "Komfiteori" te S. Shnajderit Agamemnoni ne "Ifigjenia ne Aulidė" ti
    Euripidit, Kadmos ne "Bakhet" te Euripidit Ahmet Nuredini ne "Dervishi dhe vdekja" te Mesha Selimoviqit, Plaku ne "Shpend Sokoli i Sokol Shpendit" te Ymer Shkrelit etj. Janė vetėm disa nga personazhet e shumta qė ai udha jetė ne skenė. Thuhet se me rolin e Isak Babelit ne shfaqjen "Komfiteori" te S. Shnajderit ka tronditur publikun dhe kritikėn me "qeshjen sardonike, demoniake, me fytyrėn qė ikė prej vetvetes, qė shkrihet ne heshtje akulli...". Kurse, shkrimtari i njohur kroat Mirosilav Kriezha, kur e kishte pare ne "Cubāt" e Shilerit me 1960 ne Shkup, ishte shprehur ne superlativ.

    Intervista dhe dokumentari qė surealizuan

    Gati dy vjet me pare, nga redaksia e "Ekskiuzives", me kėrkuan te bėja njėlloj ankete me temėn: Ku janė dhe ē'bėjnė Qktorėt ne Kosovė? Mes artistėve qė duhej te takoja ishte, detyrimisht, edhe IstrefBegolli. Etakova ne foajeun e Teatrit Kombėtar. Deri atėherė nuk e njihja nga afėr dhe kisha njė drojė te madhe t'i afrohesha, me dukej i "papushtueshėm"... Megjithatė, u afrova... e thirra mėnjanė... i tregova duke belbėzuar...Ai qeshi dhe pastaj me tha se nuk kishte se ēka te thoshte, sepse nuk kishte punuar kohė te gjatė asgjė. Edhe pse kisha njėlloj parapėrgotitje pėr kėtė refuzim, disi u ndjeva i zėnė ngusht... Ai sikur e kuptoi kėtė gjė, coi dorėn dhe me preku lehtė ne supe e me tha: "Ti mos u hidhėro pėr kėtė... Une nuk i dua kėto... hajt te lutem..."! Dhe, shumė me vonė, kur fillova ta njihja me mire, e kuptova pse-nė e kėtij refuzimi...

    "Une jam njeri i emodonit. Dridhem para fillimit te shfaqjes. Te gjithė e njohin "tremėn" time famoze para daljes ne skenė. Te gjithė thonė se ajo ėshtė kreative... E lashė rolin kryesor ne teatrin e Splitit dikur. E lashė ne gjysmė punėn ne pėrgatitjen e shfaqjes "Dielli perėndon" te Gjilderonit. Nga "tréma" e lashė... S'mund te flija natėn, djersitesha ne gjumė, me mbytnin ėndrrat dhe ankthi, ndėrsa me kishin siguruar kushte fantastike. Por, te ne askush nuk ėshtė bėrė i pasur nga puna e artistit..." (revista "Theatri", nr 4), kishte treguar pėr veten Istref Begolli. Dhe, tashmė e kisho te qartė, por ende nuk doja te hiqja dore nga synimi pėr ta njohur me thellė kėtė kolos te aktrimit shqiptar... Prova e dytė pėr t'iu qasur rrodhi si ide e njė studenti regjisor pėr te punuar njė film dokumentar pėr te. E takojmė ne rrugė... "Si je", i themi. Ne vend te pėrgjigjies, na e tregon njė anekdotė: "Vdes njė plak rreth 80 vjeēar. Njė kohanik i tij, kur ndėgjon pėr vdekjen e plakut thotė: Eu bre qė paska vdekė ne moshėn ma te mire, n'lule t'rinisė..." E natyrshme dhe, edhe me e besueshme pėr njė artist! Pastaj i treguam me entuziazėm pėr idenė e filmit dokumentar. Dhe... "Nuk e di, thotė, s'jam i gatshėm, ka shumė gjėra qė duhen rikthyer nga e shkuara... materiale... nuk e di, nuk e di...". Takohemi sėrish ditėn tjetėr. Ka shumė dilema, i kanė ofruar edhe te gjitha televizionet ne Kosovė njė gjė te tille, bile edhe ai i Shkupit. Por, diskutinu vazhdon... "Hajt po provojmė", thotė ne fund, por e thotė pa siguri... Te nesėrmen takohemi pėrsėri. Bisedojmė... Prapė ėshtė ne ankth, bile ankthi i ėshtė shtuar... Flasim pėr njerėzit qė janė te lidhur me krijimtarinė e tij... janė shumė
    emra; Ramiz Kelmendi, Musa Ramadani, Isė Qosja, Fadil Hysaj, Agim Sopi, Melihate Ajeti,
    Faruk Begolli, Xhevat Qorraj, Bajrush Mjaku, Vllada Milqini, Refet Abazi e shumė e shumė
    te tjerė, ne Shqipėri, Zagreb, Shkup, Sarajevė... Dhe; krejt ne fund: "E di si, tosh ėshtė shumė ftohtė... Ne banesė nuk kam ngrohje, nuk mund te punojmė ashtu... atje i kam gazetat, fotografitė... me duhet t'i hulumtoj... e lėmė me vonė, kur te rregullohet moti... bėn shumė ftohtė... por do ta bėjmė...".

    Istref Begolli - aktori me i mire i krejt hapėsirės se ish jugosllavisė. (thoshte Rade Sherbexhia, aktor i njohur)

    Para disa kohėsh dikush i kishte kėrkuar te dhėnat biografike pėr njė leksikon te aktorėve shqiptarė, qė po pėrgatitej pėr botim ne Shqipėri. Kėrkoi t'i ndihmoja qė pastaj t'ua dorėzonte atyre. E pashė si rasi fatium, si moment ku mund te shkėpusjc informacione mbi biografinė e tij artistike. si rast te mire te njihesha me botėn krijuese te kėtij kolosi te aktrimit... Ne banesen e tij ne Bregun e Diellit, solli mbi tavolinė pjesė nga arkivi personal, qė pėrbėhej nga intervista te tija te ndryshme, shkrime kritike pėi shfoqjet ku kishte interpretuar, informacione pėr festivalet e ndryshme ku ai kishte marre pjesė, citate te ndryshme te te tjerėve pėr te, diplomat dhe medaljet e shumta...Shfletoja me ndjesi ato gazeta te zverdhura nga pushteti i kohės... Ne njėrėn nga to, aktori i njohur Rade Sherbexhia, ne njė intervistė te tij pėrmendte Istref Begollin si aktorin me te mire te krejt hapėsirės se ish Jugosllavisė. Kritike te tjerė te mėdhenj te teatrit te asaj kohe ne ato gazeta e kishin cilėsuar Istref Begollin si njė aktor te pėramasave evropiane... "Kam luajtur mbi 150“ role, nė teatėr dhe film... Jonė dhjetėra shpėrblime...", me tha dhe une fillova te shkruaj ne letėr. Pastaj nisi e pėrmendi disa nga rolet me kapitale, disa nga emrat e shfaqjeve,tė filmave artistik e televiziv, emrat e festivaleve dhe titujt e shumė shpėr blimeve... Por, me ndėrpreu shpejt. "Jo- me thotė- mos e shkruaj qė kam luajtur mbi 150 role, shkruaje 'rreth 150 rōle'... Apo...?! Hė, ta shkruajmė 'mbi' apo 'rreth'?... lanė padyshim mbi 150 rōle, por po me duket pak si...! Nuk e di, ēka thua ti?... Hajt, shtype kėtė pastaj e shohim nesėr..". Te nesėrmen ia jap ato qė kisha shkruar. "Do ta shkrucijmė se kam luajtur mbi 100 role- me thotė. Mendova mbrėmė dhe... Ti e di qė une nuk kam dėshirė te... S'ko dert, po e shkruajmė 'mbi 100 rōle"... Dhe, pastaj, fillon t'i lexojė ne letėr ato qė m'i kishte thėnė njė dite me pėrpara. "Po me duket qė kemi pėrmendur shumė shfaqje dhe shumė personazhe... A ke laps aty... Hajde po i heqim disa, po i lėmė vetėm disa prej tyre..." Dhe pastaj u bie laps shumė shfaqjeve... Nga mbi dhjetė shfaqje sa kishim pėrmendur mbesin vetėm katėr apo pčse... "Eh, ja kaq, mjaftojnė kėto..." Vazhdon me tutje, me rolet ne filma, dhe se fundi, te shpėrblimet. Ne fund le vetėm tri shpėrblime... "Kaq, mjaftojnė kėto..." "Por pse- e pyes une- pse te paktėn shpėrblimet nuk po i le"?! "Nuk dua,mjaftojnė kėto tri shpėrblime... Hajt te lutem, sillma nesėr ne letėr, bashkė me kėto ndryshime..." Pas biografisė se shkurtėr, dhe pasi kisha thėnė se Istref Begolli kishte luajtur mbi 100 rōle, kisha pėrmendur vetėm pok emra shfaqjesh e filmash, si dhe tri shpėrblimet...! la dhashė dhe u dakordua. "Ku e ke atė biografinė e pore?", me pyet...dhe une e nxjerr nga ēanta e ia jap. "Po e shkyej ė... Mund t'i bjerė ne dore dikujt..."Dhe mandej e gris ne pjesė te imėta dhe e hedh ne shportė... Si pėr ta ngacmuar i them se une e kam te regjistruar ne kompjuterin tim. "Por nuk do fia japėsh askujt ė? Mos te lutem se ti e di qė une nuk i kam dėshirė kėto gjėra... nuk ėshtė koha... nuk po e dij...Por e bėjmė pastaj, komplete... Hajt se flasim... Ta shohim edhe pėr intervistėn qė ke kėrkuar ta bėjmė... Por ka kohė, nuk po na ngut kush...".

    Fotografitė ne kthinėn e pluhurosur

    Me kishte pare ne bufenė e teatrit me ca fotografi te shfaqjeve. "Ku, ku i more kėto..." me tha me ngut. "Po ja, lart... diku ne njė kthinė" i them une. "Hajde, hajde po shkojmė te shoh se ē'ka tjetėr" me thotė. "Po jo, se sot ėshtė vonė..." ia kthej. "Nesėr atėherė, me mėngjes... Ne orėn dhjetė e lėmė te shihemi kėtu dhe shkojmė bashkė e i shohim... Mos harro te vish ne orėn dhjetė... Ti e di qė une..." Nesėr shihemi sėrish, ngjitemi ne kthinėn sipėr teatrit. E hapin derėn e asaj arkive te mjerė qė po ziente nga pluhuri. Baca Istref nuk flet, nuk flet para asaj qė po shihte... Fotografitė e shfaqjeve, te hedhura pa kujdes ne pluhur dhe te mbuluaro nga rrjeta marimangash... Ai nuk flet... vetėm fillon fishpalosė fotografitė ngadalė, me pėrkushtim, me dhimbje e nostalgji bashkė... I prekte sikur ishin prej qelqi dhe do te thyheshin, opo me saktė, sikur po i nxirrte nga ndonjė sirtar i fildishtė... "Prit, mos, mos..." bėrtiti pėr herė te pare kur dikush qė ishte me ne hudhi si pa kujdes njė fotografi... Sėrish heshtje. "Oh", lėshoi njė klithmė te lehtė, mezi te dallueshme, kur pa njė fotografi te madhe te veten, nga shfaqja "Makbeth"... E mori, pastaj gjeti edhe te tjera... "Kėto po i marr ne shtėpi" tha, edhe pse e dinte se nuk do fi mérite... Pastaj, sikur e kuptoi se nuk bėnte mire po fi largonte nga teatri, foli sėrish: "Mire, te paktėn po i ēoj te ndonjė fotograftė me bėjė kopje te tyre..." Dolėm ne koridor. E ndieja se ėshtė i tensionuar. "Pse nuk i rregullojnė, pse i lėnė ashtu...?" tha, dhe pėr njė ēast iku nga vetja, ngriti tonin... Njė aktor qė po mbante prova ne sallėn ngjitur hapi derėn dhe pasi vėshtroi nga ne na tha: "Kemi prova" tha dhe pastaj u fut sėrish ne salle. "Na fal", u ngut te thoshte Baca Istref. "Na fal, te lutem". Zbresim sėrish ne byfenė poshtė. Shoh se sėrish nuk ėshtė i qetė, por mendoj se e ko nga fotografitė.... "Sa keq me vjen qė bėrtita ashtu..." thotė pastaj. "Nuk ka gjė, nuk..." pėrpiqem ta qetėsoj... "Ti nuk e di se ēko do te thotė kur dikush te bėnė zhurmė gjersa ti bėn prova... Ėshtė tmerr... Nuk u desht te bėrtas ashtu... Ta haj dreqi" vazhdonte te shfrynte mllef ne vetveten.

    Ora...

    Kėto kohėt e fundit bėnte njė itineror te njėjtė... Vinte ēdo dite ne teatėr, ulej ne ndonjėrėn nga tavolinat e shumta te bufesė. Ulej aty dhe hiqte orėn nga dora...! Kėshtu, ēdo dite, te njėjtin ritual... Ē'gjest interesant, ē'domethėnie bart a thua!? Kishte frikė nga tik-takėt e ores qė mbase po i iknin ne shpejtėsi, apo kishte dėshirė ta ndalte orėn, ta stoponte aty ku mbetej, te mos i ikte as njė minute...?! Apo, mbase edhe kėrkonte te no bėnte me dije neve qė nuk po e kuptonim: "0 njerėz, jeta ime po ikėn, po kalon... ja ku jam, e pas pak mbase me nuk do te jem..". Ne skenėn e Teatrit Kombėtar nuk u rikthye, ashtu sic prisnim te gjithė ne. Padyshim, ka pasur oferta, por ai nuk do t'i ketė pranuar... E si t'i pranonte, me ē'kushte, me ē'kėrkesa!? Para kujt te luante?! Por, ai kurrė nuk i ankohej oskujt, as pėr jetėn e varfėr qė bėnte... Ėndėrronte ta luante mbretin Lir, por ne te tjera kushte, ne te tjero rrethana... "Habitem, thoshte, se si disa nga oktorėt tanė nuk kanė ftikė, prodhojnė rōle pėr ēdo dite... Une, e kam shqetėsim te kahmotshėm te luaj Mbretin Lir te Shekspirit, megjithėqė jam ne moshė te shtyrė, e ndiej se ende nuk jam i gatshėm. Besoj se duhet te mpiokem edhe ēa. Ndonjė aktor mund ta luajė Lirin ne moshėn 40 vjeēare, por a mund te luhet Liri ne atė moshė... Jane disa rōle qė shkojnė me moshė... Aktorit te ri qė do te luante Lirin plak do t'i duhej te tėhuajėsohej, te karikohjt dhe kjo gjė e zbeh shumė rolin...".

    Shikuesit tash vonė kan pasur rostin ta shohin ne filmin "Vjeshta e trėndafilave", ne regjinė e Agim Sopit. Istref Begolli paraqitet vetėm ne njė skenė te vetme. Por kush nuk e mban mend atė skenė monumentale, por qė e bėn te tillė bėhet vetėm prania e Istref Begollit. Njė prift i lodhur... Nga ftymėmarrja e ank- thshme dhe e rrollė mund te kuptojmė se ai pas pak do te vdiste... Flokėt e bardha, koka e ulur... Flet qetė, por me njė ankth te ēuditshėm brenda vźtes...

    As pas njė viti, as pas dy vitesh nuk kisha hequr dore nga dėshira pėr te bėrė njė intervistė me te. Kur ndonjėherė fillonte te fliste pėr teatrin, nxirrja diktafonin me dėshirė t'i kapja ato fjalė te tija te ēmuara, por ai me nuk vazhdonte...! Njėherė, ne njė nga kėto momente, kisha futur diktafonin nėn tavolinė dhe kisha provuar qė tinėz te kapja fjalėt e tij. Por, ēuditėrisht, ai sikur ta kishte parandier kėtė, i kishte dhėnė bisedės kah tjetėr... Diktafoni kishte shėnuar vetėm rjalėt: "Artisti kurrė nuk guxon te mbetet i kėnaqur me punėn e tij, gjithmonė duhet te insistojė te hulumtojė edhe shtresa te tjera me te thella te asaj qė krijon, te gjurmojė...".


    [Edituar mė 5-11-2002 nga sefedin]

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-11-2002
    Postime
    68

    Dita bere mire qe solle kete shkrim...

    per aktorin dhe personalitetin e madhe te kombit Istref Begollin,por me dhembe zemra e shpirti qe dy shtetet shqipetare gjegjesishte njerezit qe perfaqesojne ato lejojne qe personalitete te tilla te paperseriteshme ne jetat tona te na ikin ashtu heshtur dhe pa buje.Me gjithe respektin dhe perkuljen tone para figurave te tilla dhenje e ēmimeve per veper jetesore nga Shteti siē eshte 'Nderi i Kombit' ne Shqiperi do te ishte nje satisfaksion dhe njohje e kontributit te tyre.Ne keto momente kur shkruaje kete shkrim kujtoj Istrefin ne ato role qe ne te vertete nuk ishte teater por ishte vete jeta e Istref Begollit,jeta ime,jeta e juaj dhe jeta e ēdo shqipetari ne permasen reale ate tragjike...kam shume per te thene por te gjitha jane pake qe te thuhet diēka per kolosin e artit Istref Begollin...se fundi ngushelloi familjen per humbjen e me te dashurit te tyre dhe jeme baskepjesemarres ne dhimbjen e tyre..

  4. #4
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    Dita kur e "vranė" Istref Begollin


    "Nuk po ndihem mirė. Filluan tė mė paraqiten tė skuqura nė muskujt e dorės. Po mė mpihet buza. Edhe frymė po marr me zor. Duket se m'u bė alergji nga injeksioni", i kishte thanė Istref Begolli grues dhe ēikės sė tij, pak minuta mbasi kishte marrė nji injeksion penicilin, nga i cili tash e tre muej ndodhet n'agoni.Ky asht rrėfimi i parė pėr "aksidentin tragjik" tė 13 korrikut 2002, ditėn kur nji prej aktorėve ma tė mėdhaj t"Kosovės, Istref Begolli, ra n'agoni pse nuk ju gjet ngat nji bombolė oksigjeni…

    Istref Begolli ate natė nuk kishte ba gjumė tė rahatshėm prej dhimbjeve tė mėdha nė bark. Tė nesėrmėn ishte ēue heret nė mėngjes, i kishte veshė teshat, i kishte mbathė kėpucat, dhe me nji injeksion penicilin nė xhep ishte nisė nė Qendrėn e Shėndetėsisė Familjare, numėr 6, nė lagjen "Bregu i Diellit", nja 300 metra larg banesės sė tij.

    Disa minuta ma vonė, nisin me e lėshue kambėt, i mpihet buza e poshtme, i vėshtirėsohet frymėmarrja, i zgjanohen bebėzat e syve, i ndėrron ngjyra e lėkurės sė trupit dhe aty pėr aty truni i mbetet pa oksigjen. Istref Begolli bjen n'agoni pėr mos me u ēue ma deri sot.

    I shtrimė nė Qendrėn Klinike Universitare tė Prishtinės, tash e tre muej, i mbėrthyem me gypa rreth fytit, pa vetėdije, nji nga artistat ma tė mėdhej tė Kosovės, mundet pos me i ēel sytė nganjihere nė tė rrallė. E bindun se ai e ndigjon, se ia di zanin, Alba, ēika e tij, tė dielen, e vėshtronte shpenguem dhe me tanė forcėn pėrplitej me ba muhabet me te, ndėrkohė qė ja ngrohte dorėn e ftoftė nėn mbulojėn e bardhė.

    "Baba…Alba jam…Erdha…Nė anėn e djathtė mė ke…", mundohej me i shpjegue ajo, ndėrsa niste me i kallxue se jashtė po binte shi, se po mbante mot i lig dhe se i kishte sjellė nji kos tė freskėt.

    "E shoh qė je mė mirė…Duhet vetėm edhe tė zgjohesh…A e ke ndėrmend tė dalėsh nė skenė…Fjalėt i kishim qė ta luash Mbretin Lir…Unė po tė pres qė ta mėsojmė tekstin bashkė…Hajde mė…Zgjohu…Nuk dorėzohet lehtė Mbreti Lir… Ma jep njė shenj qė po mė dėgjon…Lėvize kokėn…", fliste Alba te veshi i babės sė saj dhe pa pushue ia puthte sytė, ballin e flokėt.

    "Mbreti Lir" nuk jepte asnji shej. Dukej i lodhun e i lanun n'ate botė agonie.

    Ēka ka ndodhė me Istref Begollin?

    Tre muej mbas momentit kur Istref Begolli ra n'agoni, shoqja e jetės sė tij, Hadija, ndihet si grueja ma e vetmueme n'botė. Pushtohet dhembjesh sa herė merr me kallxue pėr ditėn e 13 korrikut, rrėfimin ma tė trishtuem tė jetės, kur burri i saj pėr herė tė mbarmė kishte folė me te. Ajo nuk ka asnji dilemė. Beson se burrin e saj e ka prue n'ate gjendje papėrgjegjėsia e mjekėve. "Istrefi nuk ka qenė i sėmurė. Me kėmbėt e tij, vetė, ka shkuar nė ambulancė pėr ta marrė njė injeksion penicilin kundėr dhimbjeve qė ia shkaktonin hemorroidet. Asgjė mė shumė".

    Hadija thotė se ai ishte me dy mendje, a me shkue me marrė injeksionin a ēka me ba. Mbas pak, ai vendos pėr injeksion, tue mos e parandie asokohe sa sa trishtim ma vonė kishte me i shkaktue ai. "U nis vetė nga shtėpia. Shkoi nė ambulancė dhe e mori injeksionin. Pas dhjetė minutash u kthye. Sa ka hyrė nė banesė, shkoi tė shtrihet nė dhomėn e fjetes. Pesė minuta mė vonė erdhi nė dhomėn e ditės dhe tregoi se nuk po ndihej mirė, se diēka nuk ishte nė rregull. Ajo ditė ka qenė e shtunė, 13 korrik, 2002".

    "Nuk po ndihem mirė. Filluan tė mė paraqiten tė skuqura nė muskujt e dorės. Po kruhem. Po mė mpihet buza. Edhe frymė po marr me zor. Duket se m'u bė alergji nga injeksioni", i kishte thanė ai grues dhe ēikės sė tij, ndėrsa kishte lypė menjihere me e ēue nė vendin ku pak ma parė e kishte marrė injeksionin.
    Derisa ka zbritė shkallėve, nga kati i tretė, Istref Begolli tanė kohėn asht ankue se s'po mundet me marrė frymė. Ēika e tij, Alba, e cila e ka shoqnue, kallxon se ai e ka lutė me e vozitė veturėn sa ma shpejt qė mundet.
    "Ai i ka ikė gjithmonė shpejtėsisė sė veturės. Dhe, ishte diēka e ēuditshme pėr mua kur e dėgjova tek mė tha tė vozis sa mė shpejtė. Ai ndihej jashtėzakonisht keq. I lėshova katėr dritat dhe e rrita shpejtėsinė nė maksimum", thotė Alba dhe rikujton se gjatė tanė kohės ai asht ankue se nuk po mundet me marrė frymė.
    Nė Shpinė e Shėndetit, doktoresha kujdestare, ndodhet e habitun pėrballė pamjes sė Istref Begollit. Ajo provon me ja matė tensionin, por ai tashma nuk ndigjohej, ndėrkohė qė edhe pulsi i humbė.
    "Nuk e dija se ēfarė kishte. A kishte pėrjetuar shok nga penicilini ose infarkt. Ishte thikė me dy teha pėr mua", thotė doktoresha kujdestare e asaj dite, e cila, sot, tre muej ma vonė, nuk pranon me e kallxue emnin e saj. Por, mbrenda ambulancės, merret vesh se ajo asht pediatre, se mbiemni i saj asht Kerēaliu dhe se e thėrrasin Nushė.

    Tue mendue se ka pėrjetue shok nga penicilini, ajo pohon se ka vendosė me ja dhanė nji terapi antishok. Nė librin e protokolit tė ambulancės ekziston shenimi se ate ditė urgjentisht Istref Begollit i asht dhanė terapi intravenoze - adrenalin 1.5 ml /1, aminofilin 10.ml/1 dhe urbason 40 mg / 1. Nė ambulancė ka mungue oksigjeni, i cili duhej dhanė n'ato ēaste Istref Begollit. Nji motėr medicinale e thėrret veturėn e ndihmės sė shpejtė, tė cilėn, po ashtu, ambulanca nuk e kishte. Ndėrkohė Hadije Begolli mbėrrinė n'ambulancė. Kur e sheh burrin e saj nė nji gjendje tė randė, tė zbehtė nė ftyrė, pa frymė, ajo sulet mbi te sikur tė bahej fjalė me e shpėtue prej mbytjes.

    "U rashė shuplakave dhe thirra: Istref…Istref…tė lutem…Nė moment u ktheva nga personeli mjekėsor qė ishte grumbulluar aty pėrreth dhe bėrtita: qysh ma latė kėshtu burrin me vdekė". Ajo nuk e dinte se nė ēfarė gjendje ishte burri i saj. A ishte fare i gjallė. I dukej si nji i vdekun, mbi tė cilin personeli mjekėsor gjuente ujė.

    Lėshimet profesionale qė paguhen me jetė

    Familjarėt e Istref Begollit pohojnė se vetura e ndihmės sė shpejtė ka mbėrri mbas nja dhetė minutash. Por, si thonė ata, vetura nuk i ngjante ndihmės sė shpejtė. Ishte pos nji kombi i thjeshtė.

    Nji veturė e ndihmės sė shpejtė duhet me i pasė tana mjetet pėr reanimim: oksigjen, tubuesa pėr intubim, defibrilator, aspirator, fiksator tė qafės dhe tė kurrizit.

    "Ajo nuk ishte ndihmė e shpejtė. Ishte njė kombi, pa alarm, i zbrazėt brenda, pa mjetet e nevojshme pėr ndihmėn e parė. E kishte vetėm njė lese dhe asgjė mė shumė. As mjek nuk kishte", thotė Hadije Begolli.

    Nė Emergjencėn e Qendrės Klinike Universitare ekzistojnė shenimet tė cilat tregojnė se Istref Begolli asht dėrgue nė nji gjendje shokante, tė pavetėdijshme, pa puls dhe pa tension, me cianozė periferike dhe bebėza mesatarisht tė zgjanueme Dr. Hysen Hyseni, drejtor i Klinikės sė Anesteziologjisė nė QKU, pohon se asht humbė aq kohė sa truni i Istref Begollit ka mbetė pa oksigjen.

    "Problemi ėshtė se sa kohė ėshtė humbur prej ambulancės sė qytetit deri sa ka ardhur nė emergjencė. Te kėto raste ėshtė shumė me rėndėsi pėr korteksin e trurit humbja e kohės pa oksigjen. Gjithmonė kur truri mbetet pa oksigjen mbi 3 deri nė 5 minuta, atėherė kortesti pėson mė sė shumti, si pasojė e hipoksisė. Arsyeja pse truri i tij ka mbetur pa oksigjen ne nuk mund ta themi saktėsisht. Sipas anamnezėz, ai ka tė dhėna pėr sėmundje tė zemrės, nė anėn tjetėr ka pėsuar njė reaksion alergjik nga penicilin", shpjegon dr. Hysen Hyseni.

    Pas reanimimit nė emergjencė, nė mėnyrė konziliale, vendoset qė Istref Begolli me u trajtue nė mjekim intensiv qėndror. Nė kėte njesi ai vendoset nė monitoring tė plotė, nėn mbėshtetje aspiratore dhe stabilizohet nė aspektin vital.

    Dr. Hyseni pohon se nuk asht nė rregull qė nji shpi e shėndetit me punue pa kushte, pa terapinė e domosdoshme, ndėrsa vlerėson se lėshimet qė bahen nganjihere - paguhen me jetė.

    "Normalisht, ēdo ambulancė duhet tė ketė bombolėn me oksigjen pėr kėto raste. Nuk do tė thotė se oksigjeni mund ta nxjerr nga kriza secilin rast tė rėndė. Por, gjithėsesi ėshtė ndryshe kur ėshtė oksigjeni dhe mjetet tjera tė domosdoshme pėr njė reanimim fillestar. Nėse kėto nuk janė, atėherė bėhet fjalė pėr njė lėshim tė madh profesional", thotė dr. Hyseni.

    Kush lodhet pėr oksigjen…

    Famija e Istref Begollit asht e mbushun mllef pėr tana papėrgjegjėsitė e stafit medicinal tė Qendrės sė Shėndetėsisė Familjare, numėr 6, nė lagjen "Bregu i Diellit".

    Alba pohon se krejt kjo ka ndodhė prej pakujdesisė sė personelit mjekėsor, tė cilėt, tue e lanė pa ndihmė babėn e saj, e kanė prue aty pėr aty nė nji gjendje tė vdekjes klinike. Ajo, thjesht, nuk mundet me u pajtue kurrqysh me faktin qė njė shpi shėndetėsore me punue pa oksigjen.

    "Oksigjeni ėshtė gjėja mė elementare qė duhet ta ketė njė ambulancė, qoftė me e vogla ajo. Ėshtė tragjike tė mos e ketė. Po tė ishte oksigjeni mbase do t'i ndihmonte mjaftė babait. Ai ra nė agoni sepse truri i mbet pa oksigjen. Kėto janė gjėra tė pafalshme. Sot i ka ndodhur babait tim, nesėr mund t'i ndodhė dikujt tjetėr. Pėr ēka? Pėr njė papėrgjegjėsi, pėr njė moskujdes, pėr njė mosdijeni".

    Alba, po ashtu, asht e zemėrueme pse nė momentin kur motra medicinale e ka thirrė ndihmėn e shpejtė nuk ka kėrkue qė ajo me qenė e pajisun, me ardhė me oksigjen dhe me doktor.

    Shefi i Qendrės sė Shėndetėsisė Familjare, Ali Hajra, thotė se Enti i Emergjencės asht shėrbim nė vete dhe nuk asht ēashtje e tyne nėse vetura nuk ka qenė e kompletueme me mjetet pėr reanimim.

    "Ne nuk mund t'i themi me ēka tė vijnė. Ajo duhet tė jetė komplete", thotė ai.

    Shefi i Entit tė Emergjencės, Ramadan Myrtaj, ndėrkaq, tėrheq vėrejtjen se kur lypet vetura e ndihmės sė shpejt patjetėr duhet me u pėrshkrue rasti se nė ēfarė gjendje asht. "Ata qė e thėrrasin ndihmėn e shpejtė, sidomos nga ambulancat, duhet ta pėrshkruajnė rastin, qė ne ta dimė pėr ēfarė bėhet fjalė. Ndodh kur njė veturė me ekip ėshtė i zėnė nė ndonjė rast mė tė lehtė dhe nė momentin qė kėrkohet pėr ndonjė rast mė tė rėndė, automatikisht ndėrprehet vizita. Nuk bėn tė thuhet veē 'ēojeni njė veturė tė shpejtė". Duhet tė tregohen detajet, sepse ka raste kur ne duhet vetėm ta bėjmė transportin deri nė emergjencė dhe asgjė mė shumė. Ata ėshtė dashur tė thonė se pėr ēfarė ėshtė fjala, ta kėrkojnė ekipin mjekėsor…".

    Ramadan Myrtaj pohon se jo tana veturat e ndihmės sė shpejtė janė tė kompletueme me mjetet e nevojshme pėr reanimim, ndėrsa pranon se rrallė kanė oksigjen. Tash sė mbrami, thotė ai, Enti i Emergjencės asht ba me dy vetura tė ndihmės sė shpejtė, tė cilat janė tanėsisht tė kompletueme.

    Rrėfimi kontradiktor pėr orėn e saktė

    Tre muej mbas "aksidentit tragjik", personeli mjekėsor i Qendrės sė Shėndetėsisė Familjare, numėr 6, nė lagjen "Bregu i Diellit", bahet nervoz kur prej tyne lypen shpjegime pėr rastin e Istref Begollit.

    Doktoresha kujdestare e datės 13 korrik 2002, nuk pranon me e kallxue emnin e saj e as me folė para mikrofonit. E shqetėsume dhe me nji ton tė ngritun, ajo thotė se nuk don me u komprometue, ndėrsa habitet, si thotė ajo, pse ka nevojė qė tash kjo punė me u ba e madhe.

    "Pse mundoheni tė drejtoni punė tė cilat nuk ju takojnė juve. A jeni ju policė? A jeni ju gjykatės", pyet ajo e nervozueme.

    Janė dy rrėfime qė e kundėrshtojnė njana-tjetrėn pėr rastin e Istref Begollit: koha kur ai e ka marrė injeksionin e parė, penicilinin, dhe koha kur e ka marrė injeksionin e dytė, antishokun.

    Familja e tij thotė se Istref Begolli injeksionin e parė e ka marrė rreth orės 10:30, ndėrsa doktoresha kujdestare e asaj dite, Nusha Kėrēaliu, insiston se kjo ka ngja diku prej orės 8:30 deri n'orėn 9:00.

    "Nuk ėshtė e vėrtetė se Isftrefi e ka marrė injeksionin e parė nė atė kohė. Ai mua mė ka zgjuar nga gjumi nė orėn 8:30. Mė tha zgjohu Hadije dhe shko nė barnatore tė mė blesh injeksionet. Unė i thashė tė presė deri nė orėn 9:00, sepse nuk hapet barnatorja mė heret. Nė orėn 9:00 unė kam dalė nga banesa. Kam bėrė rreth njė orė deri sa jam kthyer, sepse u ndala tė merrja edhe disa gjėra tė nevojshme pėr shtėpi. Dhe, derisa Istrefi i mori i injeksionet nga unė, derisa ka shkuar nė ambulancė, duhet tė ketė kaluar rreth 30 minuta. Nuk e di saktėsisht sa, por gjithėsesi ai injeksionin penicilin e ka marrė nė ambulancė rreth orės 10:30 minuta", shpjegon Hadije Begolli.

    Xhelal Ahmeti, pronar i barnatores "Tradita", qė ndodhet afėr Furrės "Qerimi 1", nė tė cilėn Hadije Begolli ate ditė ka ble terapinė, pohon se nuk e ēel barnatoren e tij para orės 9:00.

    "Barnatoren time unė ēdo ditė e hap nė orėn 9:00 dhe punoj deri nė orėn 22:00", pohon ai, ndėrsa i kujtohet se Istref Begolli furnizohej nganjihere tek ai me barna zakonisht tė lehta.

    Nji tjetėr rrėfim kotradiktor asht koha kur Istref Begolli asht dėrgue pėr tė dytėn here nė ambulancė, mbasi ka marrė penicilinin dhe mbasi i janė shfaqė shejat e para tė alergjisė. Familja e tij pohon se menjihere sa ka fillue me u ndie keq, pesė minuta mbasi e ka marrė penicilinin, ai asht dėrgue prapė n'ambulacė, aty rreth orės 11:00. Nga ana tjetėr, doktoresha Kerēeli thotė se Istref Begolli asht kthye te ajo mbas nji ore e gjysė, qė simbas saj i bjen diku rreth orės 10:30. Ora e pranimit tė tij si rast urgjent nuk asht e shenueme nė librin e protokolit tė ambulancės. Tė vetmin argument pėr ate qė e thotė doktoresha janė "fmitė e saj", nė tė cilėt ajo ban be.

    Nėse Istref Begolli ka shkue pėr here tė dytė n'ambulancė rreth orės 10:30, atėhere pėr 10 minuta qėndrim n'ambulancė dhe pėr 10 minuta tjerė rrugė me veturėn e ndihmnės sė shpejtė deri n'emergjencė, atėhere del se ai ka mbėrri n'emergjencė diku n'orėn 10:50. Por, simbas shenimeve nė protokolin e Emergjencės sė QKUs nuk kallxojnė kėshtu. Nė fletpranimin e Emergjencės, me numėr rendorė tė historisė 267, tė datės 13 korrik 2002, ekziston shenimi se Istref Begolli asht pranue n'orėn 11:25.

    Familja Begolli po ashtu ka "akuzue" stafin medicinal tė Qendrės Shėndetėsore Familjare, pse s'e kanė kėshillue me pushue aty, n'ambulantė, 15 minuta mbas marrjes sė injeksionit.

    Doktoresha Kėrēeli thotė se ai asht lutė me qėndrue, por nuk ka pranue, tue thanė se po ndihet ma mirė.

    Kėte nuk e beson Alba, e cila asht e bindun se baba i saj kishte me e ndigjue mjekun, sepse, si thotė ajo, ai ka qenė shumė i disciplinuem nė kėte aspekt.

    "Ka raste qė ndoshta pacienti nuk do ta respektojė mjekun. Por, babai ka qenė shumė i disciplinuar. Po t'i kishin thėnė rri, ai do tė rrinte, sepse ai ka besuar shumė. Mund tė them se ai, madje, mė shumė ka besuar nė mjekė sesa mė Zot".

    Vizita mė 12 korrik, nji ditė para se me ndodhė "aksidenti tragjik"

    Nji ditė para se me ndodhė "aksidenti tragjik" me penicilin, Istref Begolli, me 12 korrik, kishte shkue me u vizitue nė Qendrėn e Shėndetėsisė Familjare numėr 6 nė "Bregun e Diellit", pėr shkak tė barkqitjes.

    Shefi i kėsaj ambulante, Ali Hajra, pohon se e ka kontrollue vetė, ndėrsa nuk ka hetue ndonji gja tė madhe.

    "Ankonte nga hemorroidet. E dėgjova, i mata shtypjen, e kishte mirė, edhe zemrėn aq sa e dėgjova e mirė e kishte. Dokotoresha ndėrkohė e kishte thirrė ndihmėn e shpejtė pėr ta dėrguar nė emergjencė, pasi qė ishte i moshuar dhe ne nuk i kemi mjetet pėr tė parė hollėsisht se pėr ēfarė bėhet fjalė. Tė nesėrmen ai ka ardhur sėrish kėtu pėr ta marrė terapinė qė i ėshtė shkruar atje. Doktoresha vetėm e ka pėrshkruar terapinė dhe atij i ėshtė dhėnė injeksioni".

    Ali Hajra thotė se nuk e di a ka ra Istref Begolli n'ate gjendje pėr shkak tė shokut nga penicilini. Ai pohon se ka mujtė me qenė shok, por ka mujtė me qenė edhe infarkt nė zemėr ose gjakderdhje nė tru.

    "Nėse ka pasur ndonjė problem tjetėr dhe nuk ka pasur shok, ky ka qenė njė shkas qė tė ndodh ajo qė ndodhi. Nėse ka qenė diēka tjetėr, koti i jep oksigjen. Dokotoresha i ka dhėnė ēka ka pasur mundėsi. Ne nuk e kemi aparatin e oksigjenit. Nuk ka oksigjen kėtu".

    Nė raportin mjeksor tė datės 12 korrik shkruen se rastin e vizitės sė tij n'Emergjencė, Istref Begolli asht ankue prej dhimbjeve tė barkut, ndėrsa asht pėrcjellė si rast qė nuk ka nevojė pėr pranim nė spital. Ate ditė ai ka ba tri konsultime, EKG, ka konsultue gastreontologun dhe emergjencėn.

    Dr. Hysen Hyseni shpejgon se EKG e bame me 12 korrik kallxon se asht pa sheja tė insufiencės koronare, qė do me thanė se zemra e tij ka qenė nė gjendje tė mirė.

    Istref Begolli ma nuk asht pėr spital

    Dy javė ma para, mbas stabilizimit, Istref Begollin e kanė transferue prej Klinikės Intensive nė Klinikėn Gjysėmintensive, ndėrkohė, si pohon dr. Hysen Hyseni, tashma definitivisht asht pėrcaktue diagnoza e tij: gjendja e trunit tė tij asht vegjetative, nji komė vegjetative, ku atij i mungon funksioni i kortestit.

    "Pacieniti ėshtė i pavetėdijshėm. Ka disa reflekese, por vetėdije s'ka. Kjo gjendje ėshtė ende diskutabile nė gjithė botėn. Njė here pėr njė herė konsiderohet qė ėshtė gjendje e cila nuk mund tė sjellė rezultate tė mira. Tė gjitha kėto gjendje janė skeptike. Mund tė zgjasin me vite tė tėra", thotė dr. Hysen Hyseni.

    E para gja e nevojshme nė kėto raste, simbas tij, asht terapia fizikale. Nė Kosovė nuk ka qendėr pėr trajtimin e kėtyne rasteve. Dr.Hyseni pohon se Istref Begolli nuk asht ma pėr spital, por atij i duhet nji qendėr rehabilituese, ndėrkohė qė pozita e tij dhe rrethi i spitalit, si pohohet, asht shumė i favorshėm pėr me u zhvillue infeksionet respiratore dhe komplikimet tjera.

    "Ky nuk ėshtė njė mes i papėrshtatshėm pėr tė. Atij i duhet njė qendėr rehabilituese, e cila ėshtė e pėrgatitur pėr kėto gjėra", thotė dr. Hyseni.

    Ministria e Shėndetėsisė dhe Ministria e Kulturės, siē mėsohet, deri mė tash vetėm janė interesuar pėr gjendjen e tij, pėor nuk kanė ba ndonji gja ma shumė pėr me e ndihmue. N'ate gjendje agonie nė tė cilėn ndodhet tash e tre muej, atij i rrijnė ngat pos anėterėt e familjes, tė cilėt ēdo ditė i ēojnė kos tė freskėt dhe supė tė nxehtė, ndėrsa mundohen edhe me bisedue me te.

    Hadija, nji ditė, kishte marrė me vete "Makbethin" e Shekspirit dhe ishte mundue me i lexue pjesė tė tij, pa qenė shumė e sigurt a asht tue e ndigjue a jo…

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  5. #5
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    JONI 1,

    Ne keto momente kur shkruaje kete shkrim kujtoj Istrefin ne ato role qe ne te vertete nuk ishte teater por ishte vete jeta e Istref Begollit,jeta ime,jeta e juaj dhe jeta e ēdo shqipetari ne permasen reale ate tragjike...kam shume per te thene por te gjitha jane pake qe te thuhet diēka per kolosin e artit Istref Begollin...se fundi ngushelloi familjen per humbjen e me te dashurit te tyre dhe jeme baskepjesemarres ne dhimbjen e tyre..

    Do te lutesha nese mundesh te na tregosh ketu mbresat e tua nga aktrimi i Istref Begollit. Nuk eshte pak ajo qe do te thuash sado qe te jete. Do te ishte vertet ne kujtim te Tij dhe per nje informim me te madh per lexuesit e kesaj teme.

    Kam lexuar nje liber para gati tre vjetesh mbi Aleksander Moisiun te shkruar nga nje autor gjerman dhe ajo qe me ka lene me shume pershtypje ne te, qe dashuria me te cilen ai fliste per kete njeri te munguar qe ai nuk e kishte njohur ne realitet. Nga Moisiu nuk kane mbetur pjese te regjistruara pervec nje fragmenti 5 minutesh qe eshte i ruajtur ne arshive ne Vjene. Dhe menyra se si ai pershkruante peripecite e nxjerrjes se lejeve per degjimin deri tek degjimi dhe shijimi i vertete qene me te vertete mbreselenese.
    Nga menyra si je shorehur ne nderhyrjen tende te pare, besoj se edhe Ti do te dije te sillje nje kujtim te bukur te shkruar per z.Begolli.



    Nderkaq me nje kerkim ne internet mberrita ne faqen

    http://www.hollywood.com


    ne te cilen gjeta nje faqe qe perfshihej tek celebrities te kinematografise


    http://www.hollywood.com/celebs/detail/celeb/1175046


    Permbajtja ne te:

    Istref Begolli
    Filmography

    • Zivot Radnika
    • Era E Lisi
    • Lepuri Me Pese Kembe





    Per Zivot Radnika:

    http://www.hollywood.com/movies/detail/movie/182368


    Zivot Radnika Synopsis: A man's life falls apart after he quits his job at a sawmill, and subsequently kicks his wife and son out of the house.
    Statistics
    Genre(s): Drama
    Rating: Not available
    Runtime: 97 mins.
    Distributor(s): Not available
    Theatrical Release: Not available
    Video Release: Not available
    Locations Not available



    Cast & Role

    Istref Begolli - Musa Sokolovic
    Mira Banjac - Zilha
    Emir Hadzihafizbegovic - Sead
    Anica Dobra - Mira
    Boro Stjepanovic
    Dragan Maksimovic
    Zvonko Lepetic
    Mladen Nelevic

    Crew & Credit

    Miroslav Mandic - Director
    Mirza Pasic - Producer
    Miroslav Mandic - Screenplay
    Emir Kusturica - Screenplay





    Per Era E Lisi:

    http://www.hollywood.com/movies/detail/movie/225147


    Era E Lisi Synopsis:
    Statistics
    Genre(s): Not available
    Rating: Not available
    Runtime: 110 mins.
    Distributor(s): Yugoslavija Film
    Theatrical Release: Not available
    Video Release: Not available
    Locations Yugoslavia



    Cast & Role

    Abdurrahman Shala
    Faruk Begoli
    Hazir Myftari
    Istref Begolli
    Shani Pallaska
    Quemaji Pallaska
    Qemaji Ajdini
    Xhevat Qorraj

    Crew & Credit

    Besim Sahatciu Director






    Per Lepuri me pese kembe:


    http://www.hollywood.com/movies/detail/movie/229699


    Lepuri Me Pese Kembe Synopsis:
    Statistics
    Genre(s): DramaWar
    Rating: Not available
    Runtime: 94 mins.
    Distributor(s): Not available
    Theatrical Release: Not available
    Video Release: Not available
    Locations Not available



    Cast & Role

    Abdurrahman Shala
    Bislim Mucaj
    Istref Begolli
    Lavdije Thaci
    Beqir Gashi
    Naim Kryeziu

    Crew & Credit

    Ismail Ymeri Director

  6. #6
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Poezia nga anetari i forumit FISNIK, kushtuar Istref Begollit


    Kushtuar tragjikut me te madh te skendes evropiane te theatrit , aktorit Istref begolli.

    VDEKJA E THEATRIT

    Mallkova sot mallin
    Qė nuk ēmallej dot
    Putha n’qepalle djallin
    Ai mė lau me lote

    Duaretrokitje n’theater
    Per vdekjen qe t’shpetoi
    Ēuni s’foli pėr hater
    Sundimtaret mallkoi

    Protestoi me fjale
    Tha do t’shtrihem ne prak
    Askush mos te dale
    Vetmia pa nxjerre hak

    Tash heshtja pelciti
    Skena u trondit
    I rende qe amaneti
    Te gjallet po i ciflit

    Vdekja akt trgjik
    I fundit, jo kurre
    Harresa po, fisnik
    Lamtumire o burre




    __________________
    fisniku i FISIT me gjak te paster shqiptar

  7. #7
    El-Letėrsia Maska e macia_blu
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    michigan usa
    Postime
    2,492
    hej dita , fisnik e ju te tjeret, kisha me dasht me mujt me pas nje foto te ismetit, sigurisht nese ndonjani prej jush e disponon.
    Flm , macia!
    "Shkolla nuk e ben njeriun me te mencur, e meson te duket i tille" (e.m)

  8. #8
    shake me ... Maska e fisnik
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Postime
    212
    ISTREF BEGOLLI ISHTE NDER ATA QE VUNĖ THMELET E TEATRIT NĖ KOSOVĖ

    Ishte aktor i pergjegjesive te medha ne lojen e aktrimit. Kete e ka thene edhe njehere ne intervistat e tij e shtypin shqiptar te kohes. Kishte pergjegjesi para secilit rol. Kjo ishte edhe madheshtia aktoreske e Istref Begollit


    Pas gjndjes ne kome, e cila vazhdoi disa muaj, te premten vdiq ne nje spital rehabilitues afer Zagrebit, aktori yne Istref Begolli. Trupi i tij u soll ne Prishtinė dhe u varros ne varrezat e Prishtines, por vetem ne pranine e nje rrethi te ngushte familjar, ngase keshtu e kishte kerkuar ai per se gjalli. Istref Begolli i takon plejades se aktoreve tane te viteve te katerdhjeta, qe vuri themelet e artit skenik ne Kosove. Ai ne skenen teatrore luajti shume role. Realizoi shume personazhe nga me te ndryshmet, si ne drama te autoreve boterore, po ashtu edhe nga vepra te
    autoreve shqiptare. Realizimet e ketij aktori e kane mbushur skenen tone teatrore me nje sukses te shkelqyeshem, ne te shumtėn me paraqitje brilante. Ai ishte vertet i madh ne skene. Ishte aktor i pergjegjesive te medha ne lojen e aktrimit. Kete e ka thene edhe ndonjehere ne intervistat e tij ne shtypin shqiptar te kohes. Kishte pergjegjesi para secilit rol. Kjo edhe ishte madheshtia aktoreske e Istref Begollit.

    Istref Begolli qe nga viti 1949 do te ngjitet ne derrasat e ishTeatrit Popullor Rrahinor, deri me 1961. Me vonė punoi ne Teatrin e Drames ne Beograd. U kthye serish ne ish -TPK, deri me 1968. Nga viti 1971 punoi si aktor i lire, per te vazhduar me vone ne Teatrin e Kosoves deri me 1990, derisa u pensionua, Istref Begolli ka ralizuar 150 rele, si ne teater, film e televizion. Nder rolet qe do veēuar jane: Karl Fon Mon, ne "Cubat" e Shilerit; Meriku, ne "Hani ne rrugen kryesore" te Ēehovit; Dyl Mehmeti, ne "Fosilet" e Azem Shkrelit; Plaku, ne "Shpend Sokoli i Sokol Shpendit", e Ymer Shkrelit; Prifti, ne "Gjenerali u shtrise se vdekur" e Ismajl Kadarese, Agamemnoni, ne "Ifigjenia ne Taulide" e Euripidit; Ahmet Nuredini. ne "Dervishi dhe vdekja" e Mesha Selimoviqit. Istref Begolli ka realizuar mjaft rele edhe ne film, si ne: "Era dhe lisi" dhe "Perroi vėrshues" tė Besim Sahatēiu, ne "Proka" tė Isa Oosjes eti. Gjithashtu ka realizuar mjaft role edhe ne filmat televiziv, si ne: "Te ngujuarit" te Ekrem Kryeziut, "Kulla" te Agim Sopit, "Dhembja krenare" te Ismajl Ymerit, "Vallja e ēmendur" te Isa Ēosjes, ne "Vjeshta e trendafilave" te Agim Sopit, dhe ne "Oda e Junikut" te Adem Mikulloveit. Aktori Begolli ishte gjithashtu edhe laureat i mjaft shperblimeve per role te realizuara. Kjo ishte edhe nje dėshmi pėr lojen aktoreske te aktorit te permasave te medha, Atref Begollit. Jeta e tij aktoreske mbase do te mbetet e skalitur neper rolet e tij tė realizuara, si ne teater, film etj., te cilat perbejnė thesar te ketyre fushave tė artit, ne kulturen tone skenike e filmike.

    KANE THENE PER ISTREF BEGOLLIN

    - "Kam pasur fat qė te jem partner me tė, i projekteve me serioze, qė janė punuar ndonjėherė ne teotrin dhe filmin tone ne Kosovė. Po pėrmendi vetėm shfaqjen e pare dhe tė fundit me Istrefit; "Vajza po pajė" e Ēehovit, ku unė luaja rolin kryesor (merre me mend, une kryesori me Istrefin ?), dhe shfaqja e fundit "Shpend Sokoli i Sokol Shpendit" tė Ymer Shkrelit. Isfrefin do ta kujtoj si aktorin mė markant pėr rolet shekspiriane. Mos e harroni Makbethin e tij!... Aktor me potencė tė madhe dramatike. Punėtor i jashtėzakonshėm, do tė thosha "i sėmurė" pėrnga profesionalizmi. Kishte mė shumė dhunti nga lindja, sesa nga shkollimi pėr skalitjen e roleve. Do ta radhis nė gardėn e Ndrek Lucės, Naim Frashėrit, Abdurrahman Shalės dhe Sonder Prosit. Pėr mua, aktori me i mirė shqiptar qė ka ditur tė flasė mė shumė me heshtje dhe shikim nė skenė, sesa me fjalė. Pra, veēori tė tij ishin pikėrisht pushimet e gjata dhe shikimet, qė flisnin shumė, e qė vetėm ai dinte t’i arsyetonte. Kujtojeni "Priftin"e tij ne "Gjeneralin e ushirisė sė vdekur" tė Ismail Kadaresė. (Ēun Lajēi: aktor)


    “Ē’E DO, QE KOHA NA TRADHTOI”

    - Istref Begolli, po dyshim, ishte ndėr shtyllat me tė rėndėsishme ne Odeonin e aktrimit shqiptar. Vdiq nė moshėn mė tė mire, duke mos realizuar ėndrrėn e lij dhe rolet e pjekurisė. Gjakonte tė bėnte "Mrelin Lir". Punonim nė njė rol kryesor nė filmin tim tė ardhshėm "Baby Lee". Por, c'e do, qė koha no trodhtoi. Tashti qė ai prehet i qetė, neve miqve tė tij na ka ngelur trishtimi. Dėshpėrimi pėr ėndrrat e parealizuara. Rrėmuja e pasiuftės ndodhi tė jetė kohė e zymtė pėr artin shqiptar. Istref Begolli vdiq pikėrisht nė njė ditė tė zymtė dimri, duke na lėnė pėrfytyrimin e bukur tė artit tė tij, dashurinė e pavdekshme dhe vetminė e paskajshme tė ortistit (Agim Sopi: regjisor)

    „TE KERKOVA NE STAMBOLL PER DERVISHIN“

    - I dashuri Istref, Istrefi im! Kur e kėrkova nė Stamboll nė mesin e 250 aktorėve pėr filmin „Dervishi dhe vdekja“, njė aktor tė pėrshtatshėm pėr kėtė rolin, por nuk e gjta. E dija se pėr kėtė rol ekziton njė aktor dhe ai ishe Ti. (Milēin: regjisor maqedon)

    „NESE DO TE BESH FILM NE KOSOVE, GJEJ BEGOLLTE“

    - Kur u nisa pėr Kosovė tė bej film, ata qė dini ē’ėshtė aktrimi mė thaė: Nėse do tė besh film nė Kosovė shko e gjej Begolltė, sidomos Istref Begollin. (Piro Mani: regjisor)

    „VDIQ BEGU I SKENES“

    -Vdiq Begu i skenes, po e them ne kuptimin e mirefilltė tė fjalės, jo nė kuptimin e urrejtjes 50 vjeēare qė na e imponuan kėtė fjalė. (Ramis Kelmendi: shkrimtar)


    Poezi proteste e aktorit Ēun Lajēi i cili shpreh tere mllefin e vet per harresen qe shoqeria i beri aktorit Istref Begollit ketyre viteve te fundit, sidomos te pasluftes.

    Ēun Lajēi

    KOT

    -Isiref Begollit-

    Kot qenke errė
    Dhe kot zhardhe,
    As ditė parė s'paske
    As gjumė n'sy
    Kot s'koti
    Shkuar tė paska jeta
    Ta thotė Ēuni ty.

    Kot skenės trupove
    Dhe kot u ktheve n'cak,,
    As gaz n'buzė s'paske
    As dritė n'sy
    Kot s’koti
    Jetės i bėre lak
    Ta thotė Ēuni ty.

    Kot ēelėn lulet
    Dhe kot erdh panvera,
    As shiu nuk u ndal
    As bora s’u shkri.
    Kot s'koti
    Dėshirove "Lirinė”
    Ta thotė Ēuni ty.

    Tani tė ra nuri
    Dhe kot qeshet bima.
    As unė s'kom krahė,
    As ti s'ke sy.
    Kot s'koti
    Tė deshta, a s'tė deshta
    Ta thotė Ēuni ty.

    <<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<
    Per fund : Istref Begoli ne 150 rolet e luajtura, secilin rol e beri me madheshtor duke i falur diēka nga shpirti i tij prej aktori. Ai edhe kur ne ndonje rol duhej te vdiste, dhe te binte per toke, renia e tij ishte shume e bute, sikur te mos donte t’i shkaktonte dhemje as tokes. Une
    <<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<<

    [...]"Ende m'vrasin fjalėt tua, s'jam e jotja, por tė dua"...

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Kresha
    Anėtarėsuar
    31-10-2002
    Postime
    67
    Do ti kishte hije roli i Mbretit Lir.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Te gjitha rruget te cojne ne Prishtine, por eshte nje tren qe shkon ne Perzeren.

  10. #10
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    MARRE NGA
    http://www.lobi.com.mk/


    IN MEMORIAM - ISTREF BEGOLLI (1933-2003)
    IKJA E NJĖ KOLOSI TĖ SKENĖS

    Pasioni pėr artin mbeti i pashuar nė qenien e aktorit Istref Begolli, deri nė ditėn kur mbylli sytė pėr jetė e mot nė njė spital tė Kroacisė. Ai do tė mbetet pėrjetė i gjallė dhe i lėvizshėm nė shiritat e celulodit.



    Arlinda KALISI

    Tė shtunėn e kaluar, ndėrkohė qė po prehej nė varrezat e Prishtinės, u shpėrnda lajmi pėr ikjen e aktorit shqiptar Istref Begolli, njė nismėtar i dramaturgjisė dhe kinemtografisė kosovare.

    Krahas Abdurrahman Shalės, Shani Pallaskės, Kris Berishės etj. i takon plejadės sė aktorėve mė tė shquar shqiptarė.

    Ai kishte ndėrruar jetė nė njė qendėr rehabilitimi nė Kroaci. Ishte pėrcjellė pėr nė banesėn e fundit vetėm nga anėtarėt e familjes sė tij. Ky kishte qenė amaneti i aktorit tė madh, i lėnė nė harresė, pa dėshirėn e tij.

    Kishte hyrė nė skenėn e Teatrit Popullor Krahinor (mė 1949) kur kishte vetėm 16 vjet, ku edhe do ta pėrfundonte (pa dėshirėn e tij) karrierėn teatrore nė vitin 1990.

    Njė kohė tė shkurtėr kishte punuar nė njė teatėr profesionist tė Beogradit, kurse pėr njė kohė ka qenė artist i lirė.

    Istref Begolli ka luajtur afėr 150 role nė teatėr dhe kinematografi; nga dramaturgjia shqiptare e botėrore, sikurse: “Erveheja”, “Gjenerali i ushtrisė sė vdekur”, “Fosilet”, “Shpend Sokoli i Sokol Shpendit” e deri tek ato botėrore: “Makbethi”, “Othello”, “Shtetrrethimi”, “Cubat”, “Ifigjenia nė Aulidė”, “Konfiteori”, “Dervishi dhe vdekja” etj.

    Ai ka luajtur edhe nė drama tė njohura nga dramaturgjia botėrore, tė vėna nė skenė nė Teatrin e Prishtinės, tė regjisorėve sikurse: Paro, Turbeshiq, Mijaē, Milēin etj.

    Begolli ka luajtur edhe nė disa filma sikurse “Pėrroi vėrshues”, “Era e Lisi” etj.

    TĖ TJERĖT PĖR ISTREFIN
    Figura njerėzore dhe artistike e Istref Begollit ėshtė ngritur lart nga shumė njerėz tė artit dhe kulturės shqiptare.

    Ramiz Kelmendi, drejtor i Teatrit Kombėtar tė Prishtinės, tha se me vdekjen e Istref Begollit, kėtij njeriu dhe aktori tė madh, “mund tė them lirisht se teatri ynė, arti ynė dramatik, kultura jonė, kanė mbetur pa njė emėr shumė tė madh dhe dinjitoz”.

    “Mua me Istref Begollin mė lidhin shumė kujtime. Mė kujtohet dita kur si 16 vjeēar u nis prej Peje pėr nė Prishtinė pėr t’u bėrė aktor. Unė po atė muaj u nisa pėr nė Prishtinė pėr t’u bėrė gazetar. Po nė atė kohė na u puqėn rrugėt: ai nė teatėr e unė nė gazetari. U nisėm si tė rinj pėr tė kontribuar pėr kulturėn tonė. Dashurinė pėr teatrin ma morri pikėrisht Istrefi, kurse unė u bėra dashamir i teatrit, kritik i teatrit, pėrkthyes i teatrit dhe mik”, thotė Ramiz Kelmendi.

    TĖ JESH ARTIST ĖSHTĖ MALLKIM
    Istref Begolli gjatė vitit 1990 kishte aktruar nė filmin “Kulla” tė regjisorit Agim Sopi. Regjisori i kėtij filmi, duke kujtuar ato ēaste, thotė se “Kulla” ishte realizuar pikėrisht nė kohėn kur ishin rrėnjosur institucionet e Kosovės, ndėrkohė qė jashtė vriteshin njerėzit.

    “Ne pėrpiqeshim qė ta shfrytėzonim atė atmosferė dhune dhe okupimi pėr tė bėrė njė film, i cili trajtonte temėn e rikolonizimit tė Kosovės. Istref Begolli ishte artist, tė jesh artist nuk ėshtė privilegj, por ėshtė mallkim. Ėshtė dhembje tė frymosh me gjithė dhembjen e popullit tanė, tė shkruash dalėngadalė historinė e dhembjes dhe bukurisė sė tij. Istrefi ishte ai qė dha kėtė mesazh, qė ēoi kėtė amanet, kėtė mision, tė cilin na e la edhe neve dhe gjeneratave tjera, qė me pėrkushtim tė vazhdojmė rrugėn e tij tė mundimshme”, thotė Agim Sopi.

    Pėr veprėn njerėzore dhe artistike flet me admirim edhe regjisori Isa Qosja. Ai thotė se Istrefi ka ndėrtuar urat e komunikimit mes tė gjithė gjeneratave.

    “Tė gjithė ne artistėt kemi punuar nga pak me Istrefin, por kam frikė se nuk kemi punura mė tepėr. Edhe ēdo punė tjetėr do tė ishte mė lehtė me tė. Istrefit i kemi mbetur borxh. Kėto dhjetė vjetėt e fundit ai ka biseduar me ne pėr rolin e fundit nė film dhe teatėr. Kur pėrmendej diēka qė kishte gjasa tė realizohej, ai gėzohej si fėmi. Ishtrefi i ėshtė gėzuar skenės, lojės, rolit, angazhimeve dhe suksesit tė dikujt. Kur takoheshim me Istrefin mė dukej se fisnikėroheshim. Tė punoje me tė ishte njė ndjenjė e veēantė”, thotė Qosja.

    ISTREFI ARTIN E KUPTONTE SI JETĖ
    Mentor Zymberaj, njė njeri i afėrt me Istrefin, thotė se ai ka qenė nė kontakt me aktorėt dhe regjisorėt e tė gjithė moshave.

    “Ai i ėshtė gėzuar ēdo iniciative, por, siē duket, ai ka pritur qė ata ta angazhonin: duke filluar prej instuticioneve, gjithashtu edhe vetė artistėve”.

    Zymberaj thotė se ai dinte tė qetėsonte miqtė duke ndarė me ata orė tė tėra.

    “Pėrveē pėrpos iniciativės artistike, ka qenė njė njeri me ndjenjė tė veēantė prindore. Sillej mirė ndaj meje dhe tė rinjve. Unė mburrem se kam pasur njė bashkėpunim shumė tė mirė me tė dhe njė afėrsi”, thotė Mentor Zymberaj.

    Regjisori Ekrem Kryeziu, nuk u beson lajmeve pėr vdekjen e aktorit Istref Begolli. Ai thotė se aktori shqiptar gjithmonė ėshtė kėnaqur me artin dhe i ėshtė gėzuar jetės.

    “Ai artin e ka kuptuar si jetė. Ai ka hyrė nė skenė me kėnaqėsi dhe pėrgjegjėsi. Frika qė pėrjetonte para hyrjes nė skenė ishte njė ndjenjė pėrgjegjėsie pėr rolin... Ėshtė njė gjė e ēuditshme: ēdoherė publiku i ngel borxh aktorit, pėr shkak se kurrė nuk mund t’i lahet borxhit tė njė artisti”, thotė Kryeziu.

    Kėto ishin disa evokuime kujtimesh tė atyre me tė cilėt Begolli kishte ndarė njė copė jetė, qė kishte punuar dhe kishte ndarė pasionin pėr artin, i cili kishte mbetur i pashuar deri ditėn kur ai mbylli sytė pėrgjithmonė, pėr tė vazhduar, i njėjti pasion, tė ndizet tek ata qė do tė vazhdojnė tė shohin atė nėpėr filmat e regjistruar nė celuloid.

    ---------------------------------
    AMANETI I ISTREF BEGOLLIT

    Istrefi u ballafaqua me vdekjen shumė shpesh - nėpėrmjet personazhėve qė i interpretoi dhe i njihte mirė, ndaj vendosi qė pėrmes vdekjes sė tij tė dėrgonte njė kumt: tė na bėnte tė qartė se me vdekjen e tij tė gjithė ne JEMI HUMBĖS e jo ai.

    Refet ABAZI

    “E thėrras dėshmitar ngjyrėn dhe penėn, errėsirėn e pasigurtė tė muzgut dhe natėn qė ēdo gjė ajo ngjallė;

    Po thėrras dėshmitar hėnėn kur mbushet me agun qė zbardh;

    Po thėrras dėshmitar kohėn, fillimin e mbarimin e gjithēkahit – se ēdo njeri ėshtė pėrherė nė humbje. Tė gjallėt nuk dinė gjė. Mė mėsoni tė vdekur se si mund tė vdiset pa frikė, ose tė paktėn pa tmerr. Sepse vdekja ėshtė e pakuptimtė sikurse edhe jeta.”

    Ishte ky amaneti i Ahmet Nurudinit qė e shqiptoi Istref Begolli nė fund tė shfaqjes “Dervishi dhe vdekja”. Ishte shumė e qartė se nė llahtarinė shpirtėrore tė Ahmet Nurudinit Istrefi kishte depėrtuar thellė. Ndaj dhe e gjithė kjo ngjasonte nė kumt pėr njerėzimin.

    Me 31 janar, Istrefi na e dha edhe njė kumt, ende mė tė lahtarshėm! E kishte lėnė amanetin e tij: kur tė vdesė, askush tė mos i vijė nė varrim pėrveē familjes sė ngushtė, e pasi tė kryhej varrimi atėherė tė jepet lajmi se “KA VDEKUR ISTREFI”!

    Ndoshta pėr kėtė e kishin kėshilluar tė vdekurit! Apo personazhet qė i interpretoi me aq mjeshtėri! Do tė kisha thėnė se e detyruan tė gjallėt! Ata qė e shpallėn tė “vdekur si aktor”, nė kohėn kur ai qe gjallė dhe plotė dėshirė pėr tė punuar.

    Mirėpo, nė Kosovėn e pasluftės, ashtu si nė shumė sfera tė shoqėrisė, edhe nė art u ērregullua sistemi i vlerave tė mirėfillta. E Istrefi nuk funksiononte nė njė ēregullim tė tillė, ndėrsa pėr tė ruajtur higjienėn shpirtėrore (siē thoshte ai) vendosi tė tėrhiqej nga skena dhe gjithė kohėn ta kalonte nė byfenė e teatrit, pasi dukej qartė se ai askujt nuk i duhej. E kur nė njė skenė nuk tė duhet njė kolos si Istref Begolli, ėshtė shumė e qartė se ēfarė “vlera artistike” kultivohen nė atė skenė!

    Istrefi u ballafaqua me vdekjen shumė shpesh - nėpėrmjet personazhėve qė i interpretoi dhe i njihte mirė, ndaj vendosi qė pėrmes vdekjes sė tij tė dėrgonte kumt tė mirėfilltė, qė tė na bėnte tė qartė se me vdekjen e tij tė gjithė ne JEMI HUMBĖS e jo ai.

    Gjashtė muaj ishte nė komė. Ashtu mendonim ne! Nė fakt, ai gjatė kėsaj kohe u mbyll nė vetvete dhe i luajti gjithė shfaqjet qė i kishin mbetur pa luajtur! Por i luajti nė vetvete dhe pėr vete, duke e privuar publikun nga pėrjetimi i kėnaqėsisė sė artit tė mirėfilltė. E bėri kėtė, duke shpresuar se ndoshta udhėheqėsisė sė teatrit, do t’i kujtohet se teatri pa kolos tė tillė nuk ėshtė agjė tjetėr veē “teatėr panairi” nėn tendėn e tė cilit lloj-lloj pseudovlera shiten si vlera tė mirėfillta. Pėr kėtė gjė, ai vuante shumė, pasi teatrin e donte shumė, por ama teatrin e mirėfilltė!

    Pėr kėtė shkak, jam i bindur, shpirti i tij gjatė kohė do tė endet nėpėr teatėr duke pritur shfaqje tė mirėfilltė. E atėherė shpirti i Istrefit tė madh do tė qetėsohet, do tė gjej prehje...

    Nuk e vizitova varrin e tij nė Prishtinė, sepse, pas mbledhjeve komemorative, ende nuk kisha se ēfarė t’i them! I premtova se do ta vizitoj varrin e tij atėherė kur do tė kem se ēka t’i them, “diēka tė mirė, a?” ashtu siē thoshte ai, kur gėzohej pėr fillimin e ndonjė projekti tė ri.

    Mua, personalisht, mė 1997 mė vdiq vėllau, me 2001 mė vdiq babai! Me humbjen e tyre unė pėrjetova dy dimensionet mė tė tmershme te dhembjes dhe pikėllimit! Me vdekjen e Istrefit m’u pėrsėrit e njėjta gjė, sepse Istrefi pėr mua Istrefi ishte edhe vėlla edhe baba.

    Mundohem qė gjithė kėtė pikėllim ta pėrpunoj nė mėnyrė artistike, ashtu siē mė kėshillonte ai.

    Shpresoj se do t’ia dal me shfaqjen “Dervishi dhe vdekja”, tė cilėn, bashkė me regjisorin Vladimir Milēin, do t’ia kushtojmė pikėrisht Istrefit. Me kėtė shfaqje, nė mėnyrė artistike, do t’ia vazhdojmė jetėn Istrefit, pasi ai do tė luaj Harunin, vėllaun e Ahmet Nurudinit, vdekja e tė cilit e shkakton gjithė tmerrin e Dervishit.

    Emri i Istrefit do tė shėnohet nė programin e shfaqjes, pasi ai do tė luaj me tė vėrtetė, por do tė luaj nė mua!

    Kur e interpretoi ai Ahmet Nurudinin, nuk e kuptova se kush e luante tek ai vėllaun Harunin, por e ndjeva se edhe tek ai ishte dikush shumė i afėrt. E ndjeva skėterėn qė pėrjetoi me humbjen e tij.

    Kaq mund tė bėj pėr ty BACA ISTREF. Mė fal, nuk kam mundėsi mė shumė. Ndoshta kėshilli i Festivalit tė Dramės kombėtare nė Gjilan mund tė bėj mė shumė?! Po. Ata munden, nėse shpėrblimin pėr aktor mė tė mirė e emėrtojnė ĒMIMI ISTREF BEGOLLI. Nė mėnyrė qė secili bartės i kėtij ēmimi tė ndjehet krenar, sepse bart emrin e njė kolosi tė skenės.

    Unė do tė isha krenar pėr kėtė ēmim, ashtu siē isha krenar dhe i privilegjuar ta njihja e ta kem mik kėtė NJERI tė jashtėzakonshėm.

    (Autori ėshtė aktor i njohur shqiptar)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Tema tė Ngjashme

  1. Mos te harrojme aktoret tane me te mire.
    Nga arbereshi_niko nė forumin Votime dhe sondazhe
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 06:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •