Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anėtarėsuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016

    Ambasadori: Opozita e ka vendin ne parlament, qeveria te luftoje korrupsionin

    Ambasadori i Holandės, Henk van den Dool, flet nė emisionin “Studio e Hapur” nė ALSAT nė lidhje me krizėn politike nė vend. Ai bėn thirrje pėr zgjidhje sa mė tė shpejtė tė situatės, pasi rrezikohet integrimi i vendit. Ambasadori paralajmėron se Komisioni mund tė japė dhe pėrgjigje negative nė opinionin e tij, nė rast se kriza vijon. Duke folur nė lidhje me korrupsionin, ai thotė se kompanitė holandeze i janė ankuar atij pėr korrupsionin nė vendin tonė. Po ashtu, kjo ka ndodhur dhe me ambasada tė tjera, kur kompanitė e huaja ankohen pėr korrupsionin. Van den Dool thotė se korrupsioni ėshtė i vėshtirė pėr t’u provuar dhe deri mė tani janė gjykuar vetėm peshq tė vegjėl. Sipas tij, perceptimi tregon se situata e korrupsionit nė vend nuk ka ndryshuar

    per me shume:
    http://www.gazetatema.net/index.php?...771798ff579fb3
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Jo me rren ai ambasadori Holandes.
    Shqiperia po ndryshon, po i kput qimet mafies e po zhduk cdo lloj korrupsioni.
    Shtyu ligjin e skafeve (me demtu turizmin) boni ligjin antimafie ( me rrujt leke ke biznesi se o arka shtetit bosh)
    Shqipnija e Sales eshte ne vend te pare per rritje ekonomike.
    Do ket qen nai socialist ke ai ai veni ku ka pa korrupsinonin se ska mundesi.

    Kshu pra thojn qe majmuni sa ma nalt hypen ne peme aq ma shume i duket suma
    Albania Uber Alles

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ambasada holandeze ushqen nje nga mafiozet me te felliqur ne tirane..e pikerisht doren e djathte te kryemafiozit edvin.. erion hajdut milionashin.. veli..
    prandaj llafet e tij skan asnje vlere..

  4. #4
    Ja se c'thote nder te tjera ambasadori i nderuar hollandez:

    "Njė arsye tjetėr ėshtė se unė kam vėnė re se mediet nė Shqipėri kohėt e fundit janė duke pyetur komunitetin ndėrkombėtar se si e shikojnė situatėn aktuale dhe pse nuk ndėrhyjnė, tė bėjnė diēka. Unė mendoj se kjo ėshtė disi e padrejtė."


    "Mė 28 qershor shqiptarėt kanė pasur zgjedhjet, unė kam qenė monitorues nė veri tė Shqipėrisė, nė Shkodėr, kam qenė shumė i impresionuar pėr mėnyrėn se si u zhvillua dita e zgjedhjeve, se si njerėzit reaguan dhe pėr shpirtin e tyre demokratik. Unė ndjej se populli shqiptar e ka luajtur rolin e tij nė kėtė proces demokratik dhe e ka luajtur atė nė njė mėnyrė shumė, shumė tė mirė. Kjo ishte 6 muaj mė pėrpara, tani, 6 muaj pas zgjedhjeve, nė mendimin tim nuk ka njė parlament qė funksionon ashtu si duhet tė funksionojė. Nuk besoj se kjo ishte ajo pėr tė cilėn votuan shqiptarėt. Parlamenti ėshtė shprehja mė e mrekullueshme e demokracisė, sepse demokracia bėhet nė parlament."


    "Parlamenti nuk ėshtė atje vetėm pėr tė miratuar ligjet qė miraton qeveria, por duhet edhe tė ngrejė pyetje pėr qeverinė, ta monitorojė atė dhe tė dialogojė me tė. Dhe duke pasur njė parlament tė fortė, qė funksionon mirė, ēdo qeveri do tė ishte njė qeveri mė e mirė, sepse ėshtė njė dialog, nga i cili merr formė demokracia."


    "Tė gjitha kėto mund tė bėhen, kur ka njė parlament qė funksionon mirė dhe ku qytetarėt ndjejnė qė janė tė pėrfaqėsuar. Ky ėshtė njė nga shqetėsimet e mia. Shqetėsimi tjetėr ėshtė se kjo situatė, nėse vazhdon akoma, e rrezikon progresin qė po bėn Shqipėria drejt rrugės se integrimit evropian."


    "Por unė dua t’i referohem asaj qė tha ambasadori amerikan nė njė intervistė tė fundit. Ka pasur zgjedhje, procesi ėshtė kryer, ka pasur njė raport nga ndėrkombėtarėt, i cili doli me konkluzione se kėto zgjedhje kanė qenė mė tė mirat, ndoshta nga mė tė mirat qė janė kryer ndonjėherė nė Shqipėri, gjė qė ėshtė e admirueshme. Raporti gjithashtu konkludoi se Shqipėria nuk e arriti maksimumin e vet dhe ka rekomandime, tė cilat duhen ndjekur, sfida qė duhen zgjidhur. Komuniteti ndėrkombėtar, duke pėrfshirė edhe vendin tim, ishte prezent gjatė zgjedhjeve dhe mandatet u shpėrndanė, koalicioni i krijua dhe kėshtu u krijua edhe njė qeveri legjitime, dhe pėr kėtė gjė nuk mund tė flasim mė tepėr."



    "Si ambasador unė flas me shumė njerėz, qoftė nga opozita, nga qeveria, me njerėz jashtė sferės politike pėr mėnyrat qė ka zgjedhur opozita dhe kėrkesat qė ata kanė. Pėr mua ėshtė e qartė se pėr ta shqetėsimet e tyre janė tė drejta, por unė nuk mund tė vendos as mund tė gjykoj nėse ata kanė shqetėsime tė drejta apo tė gabuara. Ata mendojnė qė kėto janė shqetėsime tė vėrteta, dhe kjo po na ēon nė njė situatė, kur opozita mendon se ėshtė e nevojshme tė bojkotohet parlamenti. Unė nuk mund tė komentoj kush ka tė drejtė dhe kush e ka gabim, por kjo po ēon nė njė situatė, e cila ėshtė problematike dhe jo vetėm pėr opozitėn dhe pėr mazhorancėn, por edhe pėr Shqipėrinė."



    "Unė mendoj qė ky vend ka nevojė pėr demokraci funksionale dhe kjo ndodh nė parlament, kjo ka tė bėjė me faktin qė tė kesh mjaftueshėm vota, por edhe qė tė kesh njė dialog politik qė e bėn ēdo shqiptar tė ndjehet i pėrfaqėsuar."



    "Sigurisht qė duhen shumė gjėra dhe mė shumė mbi tė gjitha duhet qė mazhoranca, opozita, qeveria shoqėria civile, tė gjithė tė jenė tė bashkuar dhe tė jenė njėzėri nė lidhje me kėtė axhendė, sepse ajo shikon drejt sė ardhmes pozitive. Kjo axhendė mund tė jetė e suksesshme, nė qoftė se Shqipėria i merr vetė pėrgjegjėsitė pėr ta bėrė atė tė suksesshme, pa pyetur dhe pa i kėrkuar ndihmė ndėrkombėtarėve ēfarė duhet tė bėjė dhe ēfarė nuk duhet tė bėjė. Kjo i takon sė kaluarės."



    "Pėrshtypja nė kėtė moment ėshtė qė qeveria shqiptare po bėn hapa para, nė mėnyrė qė tė pėrmbushė detyrimet, dhe mendoj qė ka njė progres tė dukshėm dhe unė vetėm shpresoj qė ky progres tė jetė i qėndrueshėm qė t’i bashkohet sa mė parė regjimit pa viza."



    "Ne gjithmonė e kemi bėrė tė qartė se liberalizimi i vizave ėshtė njė proces teknik, dhe nuk ėshtė njė dhuratė, por njė njohje e aftėsisė ose e pėrgatitjes pėr tė qenė i gatshėm nga ana teknike. Unė mendoj se Shqipėria ka bėrė hapa para dhe ishte gati qė nė prill tė dorėzonte aplikimin e vet, sepse ka njė Marrėveshje tė Stabilizim-Asociimit qė po funksionon dhe kjo ėshtė njė arritje shumė e madhe."



    "Shqipėria ėshtė nė rrugėn e duhur, kurse tjetra ėshtė qė mund tė thuhet qė ne pamė dhe vlerėsuam ēdo gjė, por ne nuk mendojmė qė Shqipėria nė kėtė moment ėshtė gati pėr tė marrė statusin e vendit kandidat. Kjo ėshtė e vėrteta, kjo nuk ka tė bėjė me raportin e progresit, kėto janė dy alternativat."



    "Kriteri politik pėrfshin edhe konceptin e demokracisė, ku njė parlament funksionon nė njė mėnyrė tė tillė qė tė jetė pėrfaqėsues i votuesve, dhe ku ka njė dialog tė hapur politik midis palėve."



    "Ritmi, me tė cilin Shqipėria ėshtė duke iu afruar Bashkimit Evropian, ėshtė shumė premtues. MSA hyri nė fuqi vjet, tashmė ju keni njė aplikim dhe njė pyetėsor nė duar, dhe kjo ėshtė gjė shumė pozitive, sepse kjo mban ritmin pėr integrimin evropian. Mua nuk do tė mė pėlqente qė Shqipėria tė hynte nė njė situatė tė tillė, kur merr vendin e statusit kandidat dhe pastaj nuk ndodh asgjė. Pra, ėshtė shumė e rėndėsishme tė mbash ritmin."



    "Unė kam vėnė re se nė disa vende tė tjera, si nė Kroaci apo nė Malin e Zi, pėrgjigjet e pyetėsorit u bėnė njė proces gjithėpėrfshirės, nuk ishte vetėm qeveria, por edhe opozita, shoqėria civile, universitetet. Ata e panė kėtė pyetėsor si njė ushtrim kombėtar. Unė shpresoj qė kjo do tė jetė e mundur nė Shqipėri, sepse e lehtėson cilėsinė e pėrgjigjeve qė do t’i jepen pyetėsorit. Diku duhet tė fillojė."



    "Fatkeqėsisht, kėto vitet e fundit korrupsioni ėshtė njė nga shqetėsimet qė nėnvizon raporti i progresit, sepse Komisioni Evropian ėshtė i shqetėsuar pėr korrupsionin nė Shqipėri. Nuk ėshtė parė qė nė ndonjė nga progres-raportet tė thuhet se, “po, Shqipėria po bėn hapat e duhur edhe e ka nėn kontroll luftėn kundėr korrupsionit”. Nėse unė do t’iu referohesha gjėrave qė janė pėrmendur edhe nė gazeta, nė listėn e raportit tė Transparency International pėr gjithė botėn, Shqipėria ka rėnė tė paktėn 10 vende mė poshtė dhe kjo nuk ėshtė njė shenjė pozitive. Nė qoftė se Shqipėria do tė marrė njė vlerėsim pozitiv nė Komision, atėherė duhet qė patjetėr tė merren disa masa konkrete qė lufta kundėr korrupsionit tė dalė mė nė pah, tė jetė mė nė qendėr tė vėmendjes."



    "Njėri nga problemet qė ka korrupsioni ėshtė se ėshtė shumė-shumė i vėshtirė pėr t’u provuar. Korrupsioni ndodh kudo. Sigurisht qė ajo qė i ka ndodhur kompanive qė vijnė tek unė apo te ēdo ambasador, u ka ndodhur edhe kompanive tė tjera qė nuk raportojnė. Ky ėshtė tamam problemi dhe fakti pse Bashkimi Evropian e mendon kėtė ēėshtje shumė tė rėndėsishme. Nė mėnyrė qė tė kesh njė zhvillim ekonomik sa mė tė mirė, duhet qė tė kesh njė klimė ku ka shanse tė barabarta pėr tė gjithė, duhet tė ketė transparencė pėr mėnyrėn se si bėhen prokurimet, se si bėhen marrėveshjet e biznesit, nė mėnyrėn se si merren subvencionet, si pėrfitohet nga fondet publike. Unė mendoj qė gjėrat po ndryshojnė dhe gjėrat janė duke ndodhur. Mė surprizon mėnyra se si qeveria e fundit e vendit tuaj u kujdes pėr mėnyrėn se si u shkurtuan procedurat pėr mėnyrėn e dhėnies sė licencave pėr organizimin one stop shop, tė prokurimit online, e kjo ėshtė vėrtet pėr t’u pėrgėzuar, pasi i heq mundėsinė shumė njerėzve pėr tė bėrė korrupsion."



    "Nė kėtė situatė aktuale partitė janė duke akuzuar njėra-tjetrėn qė janė tė pėrfshira nė afera korruptive dhe kėto gjėra duhet tė ēohen nė prokurori. Nė qoftė se ka diēka qė po ndodh, atėherė duhet tė shkosh te prokuroria dhe ajo ka detyrėn qė tė fillojė njė investigim dhe nėse ka vėrtet prova, atėherė mund tė shkoj deri nė gjykatė. Ajo qė ne nuk kemi parė tė ndodhė nė nivelin e duhur, ėshtė njė profil shumė i lartė i rasteve tė korrupsionit, tė cilat ēohen nė gjykatė."

  5. #5
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    'Shumė sinqerisht: ju po dėmtoni veten tuaj'
    INTERVISTĖ me Ambasadorin e Danimarkės | 23/12/2009


    SHENIM I REDAKSISE SE SHEKULLIT: Me poshte eshte nje interviste e Ambasadorit te Danimarkes ne Tirane, Karsten Ankjaer Jensen.
    Ky version i intervistes eshte versioni i saj i plote. Diten e hene, intervista e z.Jensen u botua ne gazeten Panorama, por disa pjese te saj ishin censuruar.


    Z.Ambasador, sa e rėndė ju duket situata politike aktuale?
    Rregullat e funksionimit tė BE-sė pėrfshijnė shtetin e sė drejtės, dialogun e qytetėruar, dhe jo mė pak se ato, kompromisin. Pa to, bashkimi i 27 vendeve me pikėpamje gjerėsisht tė ndryshme, thjesht nuk do tė mundej tė funksiononte.


    Shqipėria dėshiron tė anėtarėsohet. Dhe ēdokush dėshiron qė Shqipėria tė anėtarėsohet. Por,vitet e fundit nė kėto tre fusha, Shqipėria ka bėrė hapa tė konsiderueshėm prapa. Dhe nė javėt e fundit, padyshim.

    Shumė sinqerisht, zhvillimet nuk janė nė pėrputhje me vlerat, qė qėndrojnė nė thelb tė Bashkimit, dhe po ashtu tė anėtarėsimit nė BE. Sikurse tha pėrpara disa ditėsh, Ministri i Jashtėm i Presidencės sė BE-sė, Bildt, partitė duhet tė ulen, tė flasin me njėra-tjetrėn dhe tė gjejnė njė zgjidhje.


    Sigurisht qė ėshtė e vėshtirė. Tensionet janė nė rritje. Por mendoni pėr njė moment: nėse klasa politike shqiptare nuk ėshtė nė gjendje t'i gjejė zgjidhje njė krize politike tė krijuar nga vetė ajo, si mundet tė japė njė kontribut pozitiv nė Europė? Me rastin e fundit, si mundet Shqipėria tė shpresojė tė bėhet anėtar?

    Kur juve ju shkon nė mend tė drejtoni pyetje tė tilla, gjendja duket se ėshtė serioze.

    Po pėrsa i pėrket bojkotit?

    Parlamenti ėshtė njė institucion themelor nė njė demokraci moderne. Bojkotimi i parlamentit nuk ėshtė mėnyra e reagimit nė njė demokraci, nė kuptimin e saj tė vėrtetė. ne kuptimin


    Megjithatė, bojkotin e shoh mė shumė si njė simptomė se sa si sėmundjen vetė.


    Dhe sėmundja ėshtė shtimi i mungesės sė besimit tek institucionet e qeverisė dhe tė shoqėrisė. Jo, pa arsye, mė vjen keq ta them.


    Institucionet publike janė shtyllat e demokracisė. Nėse ato nuk lejohen tė ushtrojnė forcėn dhe paanshmėrinė e nevojshme, pėr tė siguruar rregulla tė njėjta pėr tė gjithė, atėherė demokracia vuan. Kjo duhet tė preokupojė tė gjithė shqiptarėt, edhe nėse ata nuk janė tė interesuar nė politikė. Pse? Sepse kjo ndikon nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nė shumėn e lekėve qė ata do tė kenė nė xhepat e tyre.


    Investitorėt, ndėrkombėtarė apo vendas, pa dyshim mendohen mirė pėr investimin e pasurive tė tyre nė njė vend ku nuk mund tė jenė tė bindur se trajtohen me drejtėsi dhe sipas ligjit: nė njė vend ku paratė dhe jetesa juaj nuk ėshtė e sigurtė. E njėjta gjė vlen dhe pėr BE-nė dhe pėr anėtarėsimin nė tė.


    Kėshtu keqpėrdorimi I politikės dhe korrupsioni janė jo vetėm moralisht tė gabuara. Sepse, ka njė ēmim tė madh me tė cilin duhet paguar, kur bėhet fjalė pėr begatinė e kombit, mirėqenien e shqiptarėve tė thjeshtė dhe tė ardhmen e brezave.

    Mungesa e institucioneve mirėfunksionuese dhe e shtetit tė sė drejtės, pėr kėdo, pavarėsisht partisė politike qė i pėrkisni, ēfarė pozicioni keni, me kė jeni tė lidhur, ēfarė makine ngisni apo sa para fitoni- ėshtė pėr mendimin tim pengesa mė e madhe pėr njė tė ardhme tė begatė tė Shqipėrisė dhe shqiptarėve.


    Pėrse nuk ndėrhyjnė ndėrkombėtarėt?


    Nuk mund ta bėjmė kėtė. Shqipėria i ka tė gjitha institucionet e njė demokracie. Ėshtė nė dorė tė popullit shqiptar pėr t'i bėrė ato funksionuese. Ne nuk mund t'i detyrojmė shqiptarėt apo klasėn tuaj politike tė bėjnė zgjedhjet e duhura. Sikurse vepron ndonjė prej nesh, herė pas here, ajo ē'ka ne mund tė bėjmė, ėshtė t'ju informojmė rreth pasojave tė veprimeve tuaja. Megjithatė, zgjedhjet janė nė dorė tė shqiptarėve.

    Po ku, nė cilat fusha, ėshtė injoruar kėshilla e komunitetit ndėrkombėtar?

    Mė lejoni tė jap disa shembuj:

    Shembulli i parė: Unė dhe shumė kolegė, shumė herė, kemi paralajmėruar pėr pasojat e korrupsionit nė aftėsinė e Shqipėrisė pėr t'u zhvilluar dhe hyrė nė BE. Megjithatė, raporti i fundit nga "Transperancy International, i cili ėshtė edhe pikė e njohur referimi nė nivel ndėrkombėtar, tregoi njė rėnie tė madhe nė renditjen ndėrkombėtare tė Shqipėrisė. Ky ėshtė lajm i keq pėr Shqipėrinė, jo vetėm nė lidhje me anėtarėsimin e saj nė BE. Ėshtė njė frenim i madh i pėrpjekjeve pėr ta paraqitur Shqipėrinė si njė mundėsi tėrheqėse investimi pėr kompanitė ndėrkombėtare. Pra edhe pėr shpresėn e shqiptarėve pėr begati.


    Pra, nuk ėshtė bėrė shumė pėr ta ulur nė mėnyrė efektive korrupsionin. Disa individė nė nivele tė ulta janė goditur. Gjithsesi, pėr segmente tė caktuara tė shoqėrisė, korrupsioni duket tė jetė pa rreziqe reale.


    Shembulli i dytė: Ndėrkombėtarėt, shumė herė, janė lutur qė Shqipėria tė heqė dorė nga zakoni i pushimit tė njerėzve nga puna nė sektorin publik, sa herė qė ka ndonjė ndryshim nė udhėheqje. Pėrse?


    Sė pari, sepse ne nuk na pėlqen tė shikojmė paratė, qė taksapaguesit tanė kanė investuar tek shumė nga ata njerėz, tė shkojnė kot.Pasoja nuk duhet tė na habisė. Mė e vėshtirė do bėhet, marrja e financimeve ndėrkombėtare, pėr tė ndihmuar Shqipėrinė dhe shqiptarėt. Megjithatė, zakoni vazhdon dhe pėr mė tepėr duket se ėshtė shtuar.

    Sė dyti, pėr shkak se kjo tregon njė mungesė themelore tė tė kuptuarit tė demokracisė, dhe rolit dhe pėrkatėsisė sė institucioneve publike. Kėto institucione nuk janė ēmimi i madh i llotarisė pėr kėdo qė fiton zgjedhjet apo njė pozitė pushteti. Institucionet financohen nga tė gjithė shqiptarėt. Ato duhet tė jenė njėlloj pėr tė gjithė.

    Sė treti, dhe unė nuk di se si ta theksoj sa duhet kėtė: pėr tė arritur njė liberalizim tė vizave dhe pėr tė hyrė nė BE, Shqipėria ka nevojė pėr tė gjithė. Praktika e heqjes nga puna e personave tė kualifikuar, cilado qoftė arsyeja, padyshim, siguron se anėtarėsimi nė BE dhe liberalizimi i vizave do tė shtyhen edhe mė tej nė tė ardhmen. Shumė sinqerisht: ju po dėmtoni veten tuaj.


    Ėshtė e rėndėsishme qė shqiptarėt ta kuptojnė se nuk ka hyrje tė lehtė e tė shpejtė. Duhet tė bėni detyrat tuaja. As anėtarėsimi nė BE, as liberalizimi i vizave nuk do tė vijnė si dhurata nė pako. Ėshtė njė shpėrblim pėr njė punė tė kryer mė sė miri. Dhe ju keni nevojė pėr ēdo njeri tė aftė pėr tė arritur kėtė.


    Kėshtu qė koha dhe vendi ėshtė me tė vėrtetė nė dorė tė Shqipėrisė dhe shqiptarėve. BE-ja dhe shtetet anėtare tė saj po presin vetėm qė Shqipėria tė jetė gati. Fati i tė ardhmes tuaj ėshtė me tė vėrtetė nė duart tuaja.


    Shembulli i tretė: Dy herė nė vit, Komisioni i BE-sė kryen njė vlerėsim pėr pėrparimin e Shqipėrisė nė tė gjitha fushat qė kanė lidhje me anėtarėsimin nė BE.


    Raportet, gjithashtu, pėrmbajnė rekomandime rreth detyrave qė Shqipėria duhet tė kryejė pėr tė arritur kėtė synim.
    Megjithatė, nėse i lexoni raportet, nuk gjeni asnjė rast ku vlerėsimi i pėrparimit ėshtė "i shkėlqyer","shumė i mirė" etj. Shprehja mė e pėrdorur nė raportin e fundit tė BE-sė ishte "pak progres", nėse e kujtoj mirė.


    Duke qenė i jashtėm, kjo ėshtė mė shumė se vetėm e ēuditshme: Shqipėria ka njė potencial tė jashtėzakonshėm dhe anėtarėsimi nė BE do tė ndryshonte nė mėnyrė dramatike kushtet e jetesės tė tė gjithė shqiptarėve, dhe jo mė pak tė atyre qė ende jetojnė nė kushte ekstremisht tė ashpra.


    Dikush mund tė mendojė se Shqipėria si komb, shqiptarėt si popull, dhe klasa juaj politike, jo mė pak, mund tė pėrqėndrohen dhe tė vendosin tė gjithė kapacitetet pėr bėrė qė anėtarėsimi nė BE dhe liberalizimi i vizave tė ndodhin sa mė shpejt qė tė jetė e mundur.

    Nė politikėn shqiptare, duket tė jetė njė pėrshtypje e zakonshme, se nėse keni disa miq tė mirė brenda BE-sė, atėherė jeni tė sigurtė se do tė bėheni anėtar. Miqtė tuaj do tė kujdesen pėr ju.
    Fatkeqėsisht, nuk ėshtė kjo mėnyra e funksionimit tė BE-sė.


    Anėtarėsimi kėrkon qė tė gjithė vendet anėtare tė bien dakort. Pa pėrmbushur kėrkesat, Shqipėria do ta ketė tė vėshtirė arritjen e njė konsensusi tė tė 27 vendeve.


    Po e them kėtė nė mėnyrė shumė tė drejtpėrdrejtė, sepse dėshiroj qė tė gjithė shqiptarėt ta kuptojnė funksionimin e BE-sė.


    Nė fund tė fundit, votuesit dhe taksapaguesit europianė janė ata qė do tė vendosin. Kėshtu, ju nuk duhet tė prisni marrjen e mbėshtetjes sė tyre pėrpara se Shqipėria tė ketė vullnetin dhe aftėsinė e pėrmbushjes sė kėrkesave dhe t'u pėrmbahet rregullave tė BE-sė.


    Ju, me tė vėrtetė, duhet tė tregoni, se jeni gati tė kontribuoni pozitivisht nė Bashkim, ēdo vend dhe ēdo parlament i Bashkimit duhet tė bindet qė Shqipėria do tė jetė njė shtesė pozitive dhe jo njė barrė, nė familjen europiane. Ky ėshtė thelbi.

    Europa dhe shtetet anėtare tė saj, i kanė dhėnė Shqipėrisė dhe shqiptarėve njė perspektivė pėr anėtarėsim nė njė nga familjet mė tė begata nė botė. Duke vepruar nė kėtė mėnyrė, tė gjithė Europianėt, pa mėdyshje, kanė treguar besimin te Shqipėria dhe shqiptarėt. E kemi treguar atė besim me veprat tona, si kombe tė veēanta dhe si BE. Kemi bėrė ē'ėshtė e mundur dhe kemi bėrė patur shpenzime tė mėdha pėr t'ju ndihmuar nė arritjen e synimit tuaj. Dhe vendet apo organizatat e tjera ndėrkombėtare kanė vepruar kėshtu.


    Megjithatė, fati dhe e ardhmja e Shqipėrisė dhe shqiptarėve me tė vėrtetė ėshtė nė duart tuaja. Veprat tuaja, vetėm veprat tuaja, janė ato qė i realizojnė apo i thyejnė shpresat pėr tė ardhmen.


    Po tregoheni, jo si zakonisht, i drejtpėrdrejt, si ambasador.

    Zakonisht diplomatėt flasin nė ato mėnyra, ku edhe kritika mė e ashpėr paraqitet si njė pėrgėzim. Kjo i shėrben njė qėllimi tė mirė, sepse ul tensionet. Megjithatė nėse dėgjuesi nuk e kupton mesazhin, apo e dėgjon atė nė mėnyrė tė gabuar, atėherė duhet ndryshuar mėnyra e tė komunikuarit. Ne nuk mund ta ndihmojmė Shqipėrinė tė ndihmojė veten, nėse nuk e themi tė vėrtetėn nė atė mėnyrė qė njerėzit ta kuptojnė. Ndryshe, ju nuk do tė mund tė merrni vendimet e duhura.
    Po flas hapur, sepse me tė vėrtetė besoj se Shqipėria, qė nga zgjedhjet, dhe veēanėrisht gjatė dy javėve tė fundit, e ka shtyrė nė drejtimin e gabuar, datėn nė tė cilėn ne do tė mund t'i uronim Shqipėrisė dhe shqiptarėve mirėseardhjen nė familjen europiane.


    Dhe kjo duhet parė nė kontekstin e asaj qė thashė mė lart, pikėrisht qė Shqipėria nuk ka lėvizur drejt Europės aq shpejt sa ajo ėshtė nė gjendje.


    Nuk ėshtė kjo, ajo ē'ka BE dėshiron, dhe sigurisht nuk ėshtė kjo, ē'ka vendi im Danimarka po shpreson. Unė e ndjej, qė kjo nuk ėshtė ajo ē'ka shqiptarėt e thjesht duan apo dėshirojnė.


    Duke jetuar kėtu pėr njė vit e gjysėm, kam besim tė madh tek shqiptarėt dhe tek potenciali i tyre pėr tė kontribuar pozitivisht nė tė ardhmen e BE-sė. Shumica e shqiptarėve janė miqėsorė, tė zellshėm dhe punėtorė tė palodhur. Niveli i shkollimit ėshtė i lartė. Mentaliteti ėshtė pozitiv dhe largpamės. Politika e jashtme dhe toleranca fetare e Shqipėrisė janė tė pashoqe, dhe shumė nga ne brenda BE-sė mund tė mėsojnė nga kjo. Nė fakt, pėr mendimin tim, jeni tė nivelit botėror nė ato fusha. Unė i pėrjetova zgjedhjet personalisht dhe mėnyra se si u sollėn shqiptarėt e thjeshtė ishte njė shenjė mbresėlėnėse pėr tė ardhmen. Dhe kujtoni qė edhe ODIHR-i dhe BE-ja e dhanė vlerėsimin pėrkatės. Raporti i ODIHR-it dhe deklarata e BE-sė pas zgjedhjeve ishin deklarime realiste tė besimit ndaj shqiptarėve tė thjeshtė. (ku thuhet, ēfarė ndodhi pėrpara dhe ēfarė erdhi mė pas, sinqerisht, nuk ėshtė pėr t'u mburrur.)

    Shqipėria dhe shqiptarėt, qė ne ftuam tė bashkohen nė NATO dhe qė synojnė anėtarėsimin nė BE, ishin ata individė qė pėrfaqėsojnė anėt mė tė mira tė vendit dhe kombit tuaj, dhe njė tė ardhme tė ndritur e tė begatė. Ne nuk ftuam anėn e errėt: Ne nuk ftuam Shqipėrinė e gjymtuar nga korrupsioni, institucionet e shtrembėrruara dhe tė bllokuara politikisht.


    Por edhe njėherė: nuk ėshtė Danimarka apo BE-ja qė kontrollon tė ardhmen e Shqipėrisė. Ajo ėshtė nė dorė tė shqiptarėve dhe tė klasės tuaj politike. Ajo ēfarė ka bėrė pjesa tjetėr e Europės, ėshtė drejtimi i njė ftese pėr njė tė ardhme mė tė mirė pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt. Dhe ne sigurisht qė do tė bėjmė ē'ėshtė e mundur pėr tė ndihmuar, por vetėm nėse ndihma do tė vlerėsohet dhe nėse ajo ka kuptim pėr taksapaguesit tanė.


    Kėshtu, shqiptarėt duhet me tė vėrtetė ta kuptojnė, se nė fund, ata vendosin pėr fatin e tyre. Ėshtė zgjedhja juaj, nėse do ta pranoni ftesėn tonė duke bėrė atė ēka duhet. Pėr disa ky mund tė duket njė mesazh i zymtė, por mendoni pak: Sa herė nė histori, shqiptarėt kanė qenė nė gjendje tė vendosin pėr veten e tyre se ku duhet tė shkojnė? Tani e keni njė zgjedhje.


    Tradicionalisht, pushimet e fundvitit janė pėr t'u gėzuar, pėr tė mbyllur konfliktin dhe pėr tė ulur armėt. Gjithashtu ėshtė njė kohė ku shumica prej nesh reflektojnė rreth tė kaluarės dhe tė ardhmes. E gjithė kjo duket se ėshtė urgjentisht e nevojshme.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e davidd
    Anėtarėsuar
    02-09-2009
    Postime
    2,016
    Se marr vesh per c'arsye perkrahet Salibei komunisti. Ky njeri e ka cuar shqiperine 200 vjete mbase, e ka varferuar, kur te gjitha shtetet e tjera te evropes lindore jane futur ne evrope, vetem ne kemi ngelur jashte nga blloku. E gjithe evropa eshte kunder komunizmit dhe komunistave, ne kemi ne krye nje komunist. Ne shqiperi vidhen votat e sovranit, ne Rumanin demokratike rinumerohen votat me kerkese te opozites.
    Komunisti ne krye se leshon karrigen. Ne kemi nevoj per demokraci e jo komunizem. E kemi pasur per 50 vjete dhe na la mbas, komunisti Berisha nuk heq dore.
    Ambasadoret evropjane qe flasin, shprehin mendimin e evropes se bashkuar dhe jo te nje shteti.
    Ky njeri i ka lene shqiptaret jashte evropes, pa viza kur fqinjet tane levizin pa viza ne evrope. Populli nuk ka uje per te pire, komunisti thote, shqiperia po ndryshon. Populli nuk ka uje per te lare, komunisti thote eshte rritur ekonomija. Qeveria e ka arken bosh, komunisti thote ska karrupsion. etj etj. 20 vjet dhe prape ne vend numero ne. E ke pare ti se si e marrin ujin per te pire e per te lare shqiptaret? a e di ti se si e nxjerrin buken e gojes popullsia? a e di ti komunist, se si po zvarritet populli shqiptar? dhe sa kohe? dhe sa vite?
    krishti, mesija eshte afer duke ardh,duani dhe ndihmoni njeri tjetrin,faluni qe tju falan mekatet

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Realitetin ka thene, pavarsisht se nuk na vjen mire. Ju qe e mohoni jeni ne vetmohim, si dikur komunistet lol. Le t'ua shante njeri Enverin se te vrisnin.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    ambasada holandeze ushqen nje nga mafiozet me te felliqur ne tirane..e pikerisht doren e djathte te kryemafiozit edvin.. erion hajdut milionashin.. veli..
    prandaj llafet e tij skan asnje vlere..
    edhe une ashtu mendoj zoti brari
    biles dhe ky ambasadori hollandez eshte komunist muti prandaj sna do te miren ne
    klyshi i enverit te hoxhajve e te ramajve
    JO SEKS PARA MARTESE

  9. #9
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    ky ambasadori i nederlandes do te jete ndonje i lidhur me pratine ma-le, qe ne kohen e enverit mund te kete marre paret prej komitetit central, me ane te korrierit - mjekut presonal te hisnis; mund te jen prish per pun pazaresh, dhe tani ia kthen kusurin ...

    ēudi, nederlanda e ka ligjeruar me kohe martesat brenda te njejtit seks ...

    nuk iu hyn nre pun salija ...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •