Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280

    Përvjetori i 20-të i formimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës

    Sot mbushen 20 vjet të themelimit të LDK-së,të parës lëvizje kombëtare,jokomuniste,demokratike e liridashëse në trojet shqiptare,pas një periudhe të gjatë të dimrit sllavo-komunist që kishte bërë kërdi në tokat tona.
    Pa marrë parasysh bindjet politike e ideologjike të çdonjërit anëtarë të FSH,të cilat i rrespektoj e nderoj,sot kam dëshirë që tua përkujtojë këtë ditë të madhe dhe tu urojë të gjithëve më shumë liri,begati e pasuri shpirtërore.
    Një përkujtim i veçantë,shkon për ata burra e gra ,që patën guximin e trimrinë të thejnë akullin e njëmendësisë komuniste, që kishte kapluar tokat shqiptare.
    Ishte një fillim modest, me plot të papritura e të panjohura,me plot rreziqe e shpresa,me shumë sakrifica, mund,djersë, lotë e gjak.
    Natyrisht,përkujtimi më i thellë e më fisnik shkon, për ate që pat kurajon të udhëheqë me këtë lëvizje të madhe kombëtare-Dr. Ibrahim Rugovën,kryetarin e parë e historik të Kosovës martire dhe të parin pionier të pluralizmit shqiptarë.
    Gjithë demokratëve të vërtetë shqiptarë,kudo që janë ua U R O J këtë ditë të shejtë-Ditën e demokracisë shqiptare !

  2. #2
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    763
    Lindja e LDK-se ishte nje e arritur e levizjes gjithekombetare te shqiptareve te Kosoves, ku te gjithe shqiptaret kontrubuan ne krijimin, forcimin dhe ne drejtimin e kesaj partie drejt qellimeve kombetare. LDK-ja si nje levizje gjithekombetare e mbeshtetur nga te gjitha shtresat e kombit pati disa te arritura qe jane per tu respektuar. Pas vitit 1995- 97 kjo levizje degradoi ne grupe klanore me qellim te pacifizimit te shqiptareve per ineteresat e atyre grupeve klanore qe ne te shumten ishin ish titiste ( komuniste ) te sistemit jugosllave. Kjo vazhdoj edhe gjate luftes dhe pas saj . LDK-ja e pas viteve 1997 sigurte nyuk ishte me LDK-ja e para 20 viteve. LDK-ja e 2009 me pak dallime kozmetike eshte LDK-ja e klaneve titiste dhe vlerat e LDK-se si levizje gjithepopullore mund vetem ti sheh vetem ne enderr.
    Turp per ata qe mundohen ti keqperdrin mundin, djersen e qindra e mijera shqiptareve qe e paten organizuar dhe bere LDK nje levizje gjithekombetare.

    SHKOZA nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Me një lloj ndjenje pikllimi e boshllëku të papërshkruar po radhis këto rreshta sot,kur duhej kremtuar e ngritë dolli,në përvjetorin e njëzetë të themelimit të LDK-së,lëvizjes së parë antikomuniste,demokratike e liridashëse në trojet shqiptare të Kosovës martire-Lidhjes Demokratike të Kosovës.
    Jam i pikëlluar,sepse kur do të duhej të këndohej për sukseset e saj, herojtë e panumërtë të rënë për komb e shtet, kur do të duhej të bëhej bilansi i bëmave,sukseseve,por edhe i dobësive e gabimeve, në këtë rrugëtim të gjatë,më duhet të shoh e ndjejë shkërmoçjen e saj, falsitetin e shpifur të ceremonive pompoze, humbjen e identitetit të “Zonjës së pare” të krijuar me aqë dashuri,modesti e përkushtim këtu e njëzetë vite më pare.
    Nuk di a duhet të gëzoj a të vajtoj e mallkoj djemtë plangprishës,inatçor e tekanjoz ,të cilët buken e gatuar e të pjekur nga zemra e palca e kombit të ardhur nga mijëvjeçarët ,ia falen dreqit e u bënë pike e pesë për hiç gjë.
    Sot nuk ishin kërkah e askund,unë nuk i pashë ata burra e gra që para njëzet vitesh ringjallën shpresen,guximin e krenarinë,që i thane jo shtypjes,nëpërkëmbjes e fyerjes së çdo gjëje që mbane emër,erë e pamje shqip….
    Më duhet të flas me zemër të thyer për ata,për ne, për ditët e netët e gjata të tmerrit,shpresës,guximit e trimrisë së mijra e mijra djemve e varzave shqiptare që guxuan,deshten e munden të rreshtohen në radhët e të pares Lëvizje të madhe kombëtare shqiptare në Kosovë,me një ideal- shpresë,krijimin e shtetit shqiptarë,të lire,demokratik e të pavarur....
    Sot nuk i pash...
    Ku janë ata djemë e vajza, trima e trimresha, që idealeve të shejta të lirisë ,demokracisë e pavarësisë, ia falën rininë,shëndetin e bukurinë në burgje të rënda e kazamate serbe…,
    Ku u treten ato ideale,shpresa e ajo krenari, që pat ngjallur ajo ditë e largët e 23 dhjetorit 1989..?
    Kush ishin këta sot..?
    Deri kur....?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •