Ministria e Brendshme e Shqipërisë ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorisë, policia ka arrestuar drejtorin e Drejtorisë së Prokurimeve, Bujar Murati, specialistin e prokurimeve në gardë, Tahir Imami dhe tre administratorë të një kompanie private- Artan Berberi, Agur Sadiku dhe Jani Gjergjefi. Të gjithë të arrestuarit akuzohen për korrupsion.
Nuk bëhen të ditura hollësi mbi abuzimet e zyrtarëve, por mësohet se ata akuzohen për abuzime më tenderët për prodhimin e uniformave të policisë dhe gardës së Republikës.
Sipas prokurorisë, në bashkëpunim me sipërmarrësit, drejtuesit e prokurimeve kishin paracaktuar fituesit e tenderëve për prodhimin e uniformave duke eliminuar konkurrencën dhe duke shmangur nga gara shoqëri të tjera private. /tch
Krijoni Kontakt