Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Thumbs up Shqiperi: Arrestohet drejtori i Drejtorisë së Prokurimeve për korrupsion


    Ministria e Brendshme e Shqipërisë ka bërë të ditur se me urdhër të prokurorisë, policia ka arrestuar drejtorin e Drejtorisë së Prokurimeve, Bujar Murati, specialistin e prokurimeve në gardë, Tahir Imami dhe tre administratorë të një kompanie private- Artan Berberi, Agur Sadiku dhe Jani Gjergjefi. Të gjithë të arrestuarit akuzohen për korrupsion.

    Nuk bëhen të ditura hollësi mbi abuzimet e zyrtarëve, por mësohet se ata akuzohen për abuzime më tenderët për prodhimin e uniformave të policisë dhe gardës së Republikës.

    Sipas prokurorisë, në bashkëpunim me sipërmarrësit, drejtuesit e prokurimeve kishin paracaktuar fituesit e tenderëve për prodhimin e uniformave duke eliminuar konkurrencën dhe duke shmangur nga gara shoqëri të tjera private. /tch
    Ndryshuar për herë të fundit nga Nice_Boy : 22-12-2009 më 19:17
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e kleos
    Anëtarësuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    426
    Di te them vetem qe uniformat e reja qe donin ti jepni policise shqiptare ishin tmerresisht te shpifura .

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    kjo tregon se Sala po e mban fjalen per goditjen e korrupsionit ne bashkepunim me prokurorine

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    ta shikoni vitin tjeter me ndonje detyre tjeter me te rendesishme se ne shqiperi keshtu luftohet per te raportuare ne bruksel i fusin me buje dhe me kamera brenda por dalin nga mbrapa shume shpejte

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kjo tregon vetem nje gje se zot i shqiperise eshte Ed Rama dhe se nje nga njesitet e tij guerile me nickun PROKURORI arreston zyrtaret e qeverrise se sali berishes e ne kte rast nepunsit e larte te ministrise qe drejton armiku nr 2 per ed ramen Lul Basha..
    Pra ed rama i jep lul bashes nje goditje tjeter pas atyre muajve te tera persekutim e hetuesi enveriste ndaj lul bashes..
    Pra Ed Rama nuk eshte vetem kryetar bashkie por dhe sekretar i pare i Komitetit qendror qe ka ne dore gjith institucionet e shtetit dhe se saliu ka celsat e kashtes..

    brava Ina rama..
    Keshtu te do partia qe te ka rritur per kto dite..
    Ky rast tregon se dhe Bamiri po leviz sipas urdherave te ed rames..

    i lumte..

    nuk eshte e larget dita kur ed rama ..kryemafiozi i shqiperise do arrestoje dhe Lul Bashen e Sali Berishen..

    gjerat duken qarte..

    ..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 23-12-2009 më 05:22

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-02-2007
    Postime
    389
    Citim Postuar më parë nga King_Arthur Lexo Postimin
    kjo tregon se Sala po e mban fjalen per goditjen e korrupsionit ne bashkepunim me prokurorine
    po e mban fjalen po i areston 3 police pse kan ngrene 5 qebapa ne nje qebaptore dhe me ket kan kryer krim dhe do te denohen per korupsion,po ku eshte e bija e tij po ku eshte kaosi dhe vdekja e 15000 shqiptareve ne 1997,ku jan minstart e tij,ku njan miliardat e rruges kombetare me koruptuese,po e mban fjalen peshqit e vogel kujdes

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-11-2009
    Postime
    39
    Citim Postuar më parë nga daja shneq Lexo Postimin
    po e mban fjalen po i areston 3 police pse kan ngrene 5 qebapa ne nje qebaptore dhe me ket kan kryer krim dhe do te denohen per korupsion,po ku eshte e bija e tij po ku eshte kaosi dhe vdekja e 15000 shqiptareve ne 1997,ku jan minstart e tij,ku njan miliardat e rruges kombetare me koruptuese,po e mban fjalen peshqit e vogel kujdes
    drejtori i drejtoris se prokurimeve s`osht peshk i vogel haver

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Berisha: Masa të rrepta ndaj mafies ekonomike


    “Shqipëria ka patur suksese të padiskutueshme në luftën kundër bandave dhe çmontimit të tyre”, vlerësoi të mërkurën kryeministri Sali Berisha, duke kërkuar që “këto suksese tani të shënohen edhe në luftën kundër krimit ekonomik, ku qëndron edhe fuqia kryesore e mafias”.

    Në mbledhjen e fundit të Komitetit Këshillimor për Masat Kundër Krimit të Organizuar, kryeministri Berisha u shpreh se "me hyrjen në fuqi të ligjit të ri antimafia, ky komitet nuk do të ekzistojë më, por do të krijohet një këshill i përbërë nga ekspertët më të mirë, që do të këshillojë qeverinë mbi zbatimin me korrektesë të ligjit të ri antimafia".

    Ligji antimafia ka zgjeruar kufijtë e veprimit, tha kryeministri, duke siguruar se vendosmëria e qeverisë për të luftuar krimin e organizuar dhe mafian duhet të njohë nivele të reja. Në këtë stad të luftës kundër krimit të organizuar, policia duhet të ketë një shkallë më të lartë ekspertize, ndaj kreu i Qeverisë kërkoi që të krijohet hapësira ligjore për të rekrutuar ekspertë të niveleve më të mira, qofshin këta edhe civilë. Kryeministri veçoi rolin e Prokurorisë, Shërbimit Informativ dhe agjencive të tjera të luftës kundër pastrimit të parave.

    Gjithashtu, sipas tij, "një rol shumë të rëndësishëm kanë shërbimet e noterisë, që duhet të vihen mbi bazat më transparente, si themelet e dokumentacionit". Për një betejë të suksesshme dhe me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe mafies, Kryeministri u shpreh se "të gjitha masat e marra duhet të shihen në një plan të dyfishtë, në drejtim të liberalizimit të vizave dhe sigurisë së qytetarëve shqiptarë".

    "Masat e marra kanë të bëjnë me përmbushjen me seriozitetin më të madh të të gjitha kërkesave të domosdoshme për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë dhe kjo është një qëllim imediat, por qëllimi më themelor është për të mbrojtur jetën dhe veprimtarinë e qytetarëve shqiptarë nga mafia", tha kryeministri.

    Sipas tij, "mafia është një organizim sa kombëtar, aq edhe ndërkombëtar dhe kjo kërkon një intensifikim të madh të bashkëpunimit me institucionet e zbatimit të ligjit të vendeve partnere, si dhe kompletimin e gjithë kuadrit ligjor".

    Duke theksuar se ekonomia është fuqia kryesore e mafias, kryeministri Berisha kërkoi vendosjen e një regjimi më të rreptë në burgje, ndaj eksponentëve të mafies, të cilët, sipas tij, "në disa raste komandojnë nga burgjet klanet e tyre". Kryeministri siguroi se "do të vendoset një regjim i rreptë, duke respektuar të drejtat bazë kushtetuese"
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •