Close
Faqja 4 prej 14 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 140
  1. #31
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar më parë nga dea_07 Lexo Postimin
    Edhe shajne e quajne adhuruesit e Sales, Edin e socialistet per Serb. Po kesaj ci thone? Apo duhet per te miren e Shqiptareve te Kosoves?
    Ke degjuar ndonjehere per nje pjese te quajtuar Mitrovice? Nje pjese strategjike dmth, te cilen ca po JA FALIN serbit. Si do ta mbani ate pjese, duke i thene KEK-ut te mos i furnizoje energji, por t'ja lere Serbit te kujdeset per fatet e saj?

    Une nuk di se cfare plani ka apo nuk ka Sala. Nje gje eshte e sigurte: Kosova eshte toke shqiptare dhe nuk duhet lejuar te shkoje me te shumtat.

  2. #32
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-11-2009
    Postime
    113
    Citim Postuar më parë nga njemik Lexo Postimin
    Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka njoftuar se shteti shqiptar ka ndarë një ndihmë prej 400 mijë eurosh për të ndihmuar komunën e Graçanicës. Ai po ashtu njoftoi se së shpejti vendin e tij do ta vizitojë presidenti i Serbisë, Boris Tadiç.
    Asht vanu ki Salihi. Nuk po m bjen n men, veq qysh e di un pej qe e ka pas embargon serrbija, salihi ma nuk ju ka nimue shkjeve. Ma mir tash se atehre. Ather me naft e tash me pare kesh. Hallall t'koft Sali. Kokshne kan burr i zoti. I ki pas lan mas dore pak miqt. A thue more Sllobodanka ja mushi menen a kush.

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e _AuLoNa_
    Anëtarësuar
    04-04-2007
    Postime
    1,232
    Citim Postuar më parë nga Homza Lexo Postimin
    fol per veten ti.....dhe Berisha mundohet qe ti perkrah serbet e kosoves, gati sa vet qeverisja Thaci.....duam te percojme mesazhin qe ne i perkrahim pakicat, jetojme na harmoni me to, ndajme buken me ta.....dhe kur kto dhurata apo investime pranohen nga vet serbet e kosoves, eshte per syrin nderkombetar nje arritje e madhe se tregon pikerisht pranimin e rrealitetit te ri te Shtetit te Kosoves, nga ana e vet serbeve qe jetojne atje.,,


    sa te marrim njohjet e nevojshme te pavarsise se Kosoves, atehere ndalen gjith kto servilizma apo politika joshese ndaj nje minoriteti sic eshte ai serb ne Rrepubliken e Kosoves.


    qe je gallat, je ti je, ket e dim gjith

    Sikur pak nga ato leke ti ishin dhene edhe kesaj familjes qe u dogj i jati nga mjerimi.



    Ehhh e ke harruar veten qe fillon e thua je me i miri nga te gjithe, nqs kjo nuk eshte gallate, nuk e di c'fare eshte... Megjithse edhe Berisha ashtu thote, Une more Une! LOL
    Actions speak louder than words, but in this case words are speaking volumes .

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e kleos
    Anëtarësuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    426
    Me mire ti kishte dhene ato para per familjet e Gerdecit.

    Ka mundesi do ti kene dale teper tokat ne Vicidol te Tropojes e do tua dhuroje serbeve , sepse u ka ngelur hatri pse greket moren detin , e kta duan toke tani .

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    po kohe festash eshte more motra e vellezer dhe saliu po ben dhurata
    cte keqe ka ketu
    fundja spo i nxjerr nga xhepi ato lek
    ne kemi hall qe duhet cdo dhurate ta paguajme me leket tona
    JO SEKS PARA MARTESE

  6. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    Petroviç flet për BBC pas vizitës në Tiranë

    Një grup përfaqësuesish politikë të komunitetit serb në Kosovë, të kryesuar nga anëtari i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, njëherësh, Kryetar i Partisë Liberale Serbë në Kosovë, Sllobodan Petroviç mbylli sot një vizitë dy ditore në Tiranë.
    Krerët më të lartë të shtetit shqipëtar që e pritën delegacionin e cilësuan historike vizitën e tyre ndërsa çmuan kontributin që Partia Liberale Serbe në Kosovë dhe kryetari i saj Sllobodan Petroviç japin për paqen dhe stabilitetin në Kosovë, në rajon dhe më gjerë.

    Korrespondenti BBC-së në Tirane Ilir Kadia e intervistoi Slobodan Petroviç dhe e fillimisht e pyeti për qëllimin e vizitës së tyre në Tiranë:

    Petroviç: "Ne jemi këtu për vizitë zyrtare me ftesë të qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe kjo ka arësye të shumta . Nuk është vetëm qëllimi financiar.

    Natyrisht që është një vizitë miqësore dhe siç e ka cekur edhe Presidenti Topi, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe kryeministri Berisha kjo është një visitë historike.

    Ne e kemi patur nevojë t'a dërgojmë një mesazh të qartë. Dhe ky mesazh nuk ka të bëjë vetëm me popullin e Republikës së Shqipërisë, por edhe më gjërë.

    Dhe ajo që ka bërë sot Kryeministri Berisha dhe zevendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Ilir Meta është më shumë se një gjest simbolik...

    BBC: Ju e keni fjalën për 400 mijë eurot që qeveria shqipëtare i ka dhuruar sot për Graçanicën apo jo?

    Petroviç: Ajo çka ishte si një propozim gjatë vizitës në Kosovë të kryeministrit dhe ministrit të jashtëm me ç'rast kanë shprehur vullnetin për të ndihmuar komunat e reja të formuara dhe veçënarisht atë të Graçanicës është një mesazh i qartë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe veçmas për komunitetin serb dhe natyrisht i jemi shumë faleminderit për çfarë ka bërë qeveria e Shqipërisë.

    Dhe nuk është fjala vetëm për këtë ndihmë ekonomike, dhe të jemi të sinqertë që në Shqipëri ende nuk është tejkaluar kriza botërore dhe jemi të vetëdishëm se ky shtet e ka të njëjtin problem sikur e kan edhe shtete të tjera. Kjo i jep rendësi të vacantë ndihmës që na është dhënë.

    BBC: Ju jeni prej serbëve të paktë në Kosovë që merrni pjesë në institucionet e Kosovës.Pse pjesa më e madhe e serbëve,sipas jush, vazhdojnë ti bojkotojnë ato?

    Petroviç: Para se të përgjigjem në pyetjen tuaj ndiej nevojën të falenderoj të gjithë qytetarët e Shqipërisë për ndihmën që po na japin dhe shpreh dëshirën që të njëjtin shembull ta japin edhe qytetarët e tjerë në rajon dhe ketë xhest të qeverisë do ta promovojmë edhe në Bruksel edhe në Uashington…Të vijmë tek pyetja juaj.

    Ka shumë arësye por ajo që është trimërueuse është dëshmia e zgjedhjeve të fundit lokale ku shumica e qytetarëve serbe morën pjesë në këto zgjedhje dhe natyrisht pse ka qënë pjesëmarrja më e madhe ka qënë edhe puna jonë e vazhdueshme, angazhimi ynë gjatë këtyre dy viteve të fundit.

    Kish më pasë mundësi që të bëhej më shumë por puna jonë e dy viteve ka qënë shumë më e madhe se puna e mëparshme dhe natyrisht për një pjesëmarrje të tillë ka qënë e domosdoshme mbështetja e qeverisë së Kosovës.

    Ne i jemi për faleminderit të gjithë atyre që në mbështetën në këtë projekt.

    Një nga arësyet pse serbët i kanë bojkotuar më parë institucionet në Kosovë mund të jetë sepse nuk e kanë parë interesin e tyre për t'i mbështetur këto institucione pasi ata që kanë qënë para nesh nuk kanë bërë mjaft siç kemi bërë ne që edhe populli të shohë interesin e tij.

    Dhe natyrisht si rezultat i angazhimit të partiesë time politike dhe të atyre që mbeshtesin këtë parti kemi si dëshmi më të mirë përqindjen e serbëbeve në këto zgjedhje.

    BBC: Ju shpresoni që mund të kthehet në një trend pjesëmarrja e serbeve në institucione në Kosovë?

    Petroviç: Kjo është diçka natyrale kur të gjithë qytetarët shkojnë e kryejnë atë çka është në interes të tyre dhe të mbështesin qeverinë.

    Është përgjegjësi e detyrë e jona që ne si pjesë e këtyre institucioneve të japim kontributin tonë dhe të angazhohemi në maksimum që këtyre qytetarëve t'u japim dhe t'u mundësojmë të mira në interes të tyre.

    Ndaj angazhimi i Republikës së Shqipërisë na jep kurajo për të bërë më shumë në interes të qytetarëve tanë.

    BBCryeministri Berisha konfirmon visitën në Shqipëri të Presidentit serb Tadiç. Si reflektojnë sipas jush marrëdhëniet mes Tiranës dhe Beogradit në mesin e serbëve dhe shqipëtarëve të Kosovës?

    Petroviç: Natyrisht që ka shumë rendësi që të rezultojnë marrëdhënie të mira mes Beogradit dhe Tiranës sepse kjo do të reflektojë direkt edhe në Kosovë.

    Dhe jemi shumë të trimëruar nga takimet me Presidentin dhe Kryeministrin, po ashtu edhe me zv/kryeministrin Ilir Meta, të cilat na thanë se janë në fazën përmbyllëse të përgatitjeve për visitën e Presidenit dhe kryeministrit Tadiç nç Shqipëri.

    Ne japim kontributin tonë përsa i përket stabilitetit, që gjithsesi ka rendësi të madhe për Kosovën sepse qëllimi i partiesë tonë është të rrëzojmë barrierat dhe të ndërtojmë ura." (BBC)

  7. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    Citim Postuar më parë nga Rugova Lexo Postimin
    Jam i mendi it se gjesti i Qeverisë shqiptare që serbëve të Graçanicisë t'iu jap 400.000 euro si ndihmë "simbolike", ka qenë i ngutshëm dhe i panevojshëm. Kjo ndihmë ka karakter politik e jo human dhe e cila vije në momentin e ndjeshëm politik nëpër të cilin po kalojnë marrëdhëniet serbo-shqiptare për shkak të qëndrimit refuzues të Beogradit zyrtar që ta njohë pavarësinë e Kosovës. Pra, kjo shumë e të hollave që do t'iu jipet serbëve të Graçanicës nga qeveria shqiptare, lokalitet serb i cili për shqiptarët njihet si "koka dhe zëmra" e nacional-shovinizmit serb në Kosovë, do të shkojnë krejtësisht huq dhe pa kurrfarë falenderimi.
    Në anën tjetër, vizita e delegacinit të serbëve të Kosovës në Shqipëri, dhe mikpritja aq miqësore që iu është bërë këtij delegacioni në nivelet më të larta shtetërore, askush nuk duhet të harroj se nuk ka ardhur dhe nuk është realizuar pa lejen e Beogradit zyrtar. Këtë duhet ta kenë parasysh të gjithë ata të cilët nuk e njohin strategjinë e diplomacisë serbe në Ballkan dhe Evropë. Andaj, këtë vizitë e shoh si hyrje të marrdhënieve shqiptaro-serbe në një periudhë të re të zhvillimit të tyre. Madje në këtë nismë ndikim kryesor duhet të ketë vetë faktori ndërkombëtarë, i cili me çdo kusht deshi dhe donë që Serbisë t'ia hap dyert për t'iu bashkangjitur procesit të Asocimi-stabilizimit dhe anëtarësimit në BE, gjë e cila edhe ndodhi ditët e kaluara, siç ishte edhe liberalizimi i vizave për Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë. Pra, afrimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve Shqipëri-Serbi duhet shikuar në aspektin e rikonsolidimit të raporteve midis shteteve ballkanike, sidomos atyre shqiptaro-serbe, si kusht për rrumbullakësimin e procesit të zgjerimit të BE deri në kufijtë me Rusinë edhe nga ana e juglindjes dhe e jugperëndimit të saj.
    Duke pasur parasysh këto rrjedha si dhe politikën e jashtme të BE-së kundrejtë përfshirjes së Serbisë në këto procese, pa e ndëshkuar fare për krimet e luftës që ka bërë ajo në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Kosovë, por edhe pa e dorëzuar kriminelin kryesor të këtyre krimeve Ratko Mlladiçin, më del sikur "dhurata" e Sali Berishës serbëve të Graçanicës ishte krejtësisht e pa vend, dhe nuk e kuptoj arsyen pse u dashka të ndihmohet minoriteti serb në Kosovë, i cili që dhjetë vite nuk e njohu qeverinë e shtetit të Kosovës. Përkundrazi, e mohoi dhe nënçmoi atë në mënyrën me anticivilizuese, duke vazhduar ta luaj lojën e Millosheviçit në Kosovë.
    Mos harroni, se serbët në politikën e tyre të brendshme dhe të jashtme gjithmonë iu kanë përmbajtur sintagmës së tyre politike:"Atë që e kemi humbur me luftë, e kemi (ri)fituar me diplomaci"....!?
    Po ashtu, mos e harroni kurrë faktin, se serbet nuk do prajnë kurrë nga përpjekjet politike dhe diplomatike që Kosovën ta rikthejnë nën sundimin e tyre....
    Ja dhe një argument "taze" që dëshmon për atë çfarë shkrova më lartë për ambicjet serbe ndaj Kosovës:

    Jeremic: Mos e njihni Kosovën

    Nga Express më 24.12.2009 në ora 20:43
    Shefi i diplomacisë serbe, Vuk Jeremic, u ka dërguar letër ministrave të jashtëm të shteteve që ende nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës me kërkesën që të mos e ndryshojnë këtë qëndrim deri në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

    Ministri serb i Punëve të Jashtme ka shkruar se është hera e parë që GJND shqyrton ligjshmërinë e përpjekjes së njëanshme të një pakice etnike për t’u shkëputur nga një shtet anëtar i OKB’së, në kundërshtim me kushtetutën e tij.

    “Përfundimet e gjykatës do të prodhojnë një precedent të fuqishëm me pasoja të gjera për tërë bashkësinë ndërkombëtare”, thuhet në letrën e Jeremic, e publikuar në mediat serbe.

    Sipas Jeremicit, GJND do të duhej të punojë “e papenguar nga presionet politike siç janë njohjet e reja për pavarësinë e njëanshme të Kosovës”.

    Diplomacia serbe ka shpresuar që procesi në GJND, jo vetëm që do të ngadalësojë njohjet për pavarësinë e Kosovës, por do t’i bllokojë tërësisht. Megjithatë, pas çdo faze të procesit në Hagë ka pasur njohje të Kosovës, siç është njohja e fundit nga Malavi.

  8. #38
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Kosovaret nuk jane pakice etnike. Ata jane komb i njesuar e autokton ne token e tyre te trasheguar brez pas brezi. Kosova territoriale dhe banoret e saj jane pjese e shkeputur e nje kombi tjeter, gje qe automatikisht i kthen Serbet ne kolonizatore te nje territori te huaj dhe Serbine ne shtet kolonial. Pakicat etnike nuk kane territor etnik, ato okupojne territor te gjetur, si psh Greket ne Shqiperi te cilet u vendosen ne toka shqiptare.

    Kete duhet te gjykoje Haga. Nuk fakt nuk ka as cfare te gjykoje sepse faktet do ta kishin bere kete ceshtje te hidhej jashte gjykimit.

    Por edhe gjykatesit e BE duan paga te majme per pune te panevojshme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga javan : 24-12-2009 më 16:00

  9. #39
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Paskemi qene shtet i pasur shume...Jo se jane gje 400 000 euro, por pse nuk i japin keto 400 000 euro per fshatin Krushe ku nuk ka burra sepse te gjithe u masakruan nga Serbet e Kosoves dhe jo nga ushtria Jugosllave? Apo pse nuk i jep kjo qeveri 400 000 euro per shkollat ne shume zona te vendit qe jane me keq se ne Somali?

    Apo te jape 400 000 euro per dhjetera mijera familje shqiptare ne Kosove qe mbyllim muajin duke numeru centet e ngelur dhe jetojne ne kushte cnjerezore pasi burrat e ketyre familjeve jane vrare nga pushtuesi serb....

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    po sala nuk eshte bre kryeminister i serbve te graqanices por eshte Hashim Thaçi
    po kur Thaçi e lshon ndonji lek per banoret serb te Republikes se Kosoves
    ju a leni gja te zez pa than more trima
    po sali agen qfar e mire e ka gjet more qe po u fal shkieve lek haaaaaaa
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 4 prej 14 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •