Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1

    Mero Baze: Berisha po me persekuton mua dhe partneret e mi ne biznes

    Dėshmi pėr betejėn e egėr tė pushtetit ndaj lirisė sime dhe kolegėve tė mi

    Nga Mero Baze

    Ambasadorit tė SHBA, John Withers

    Ambasadorit tė BE nė Tiranė, Helmuth Lohan

    Ambasadorit tė OSBE, Robert Bosch



    Tė nderuar ambasadorė!

    Shpresoj mos t’ju bezdis kėto ditė para festave me lajme tė tilla acaruese pėr njė vend, i cili po bėn pėrditė e mė shumė hapa mbrapa nė respektimin e lirive qytetare dhe barazisė para ligjit, por ėshtė pikėrisht kjo koha qė ka zgjedhur qeveria shqiptare pėr tė ndėrmarrė njė fushatė tė re diskriminuese me prapavijė tėrėsisht politike. Po ju shkruaj nė cilėsinė e botuesit tė gazetės “TemA”, dhe pronar i kompanisė “Media Enter”, e cila ka qenė pronė e imja deri nė fund tė vitit financiar 2005, kohė kur unė kam shitur aksionet e mia nė masėn 100 pėr 100. Nė korrik tė vitit 2007, blerėsi tjetėr i kėsaj kompanie vendosi ta pezullojė veprimtarinė e saj financiare, dhe unė sė bashku me gazetarėt e tjerė vazhduam aktivitetin tonė gazetaresk si pjesė e njė kompanie tjetėr.

    Nė prill tė vitit 2008, kur gazeta “TemA” denoncoi e para lidhjet e djalit tė Sali Berishės me biznesin vdekjeprurės nė Gėrdec, gjėja e parė qė bėri Sali Berisha ishte dėrgimi i njė ekipi kontrolli nė zyrat e gazetės. Kontrolli, i cili ndenji gati dy javė nė zyrat e redaksisė, kontrolloi edhe kompaninė “Media Enter”, qė kishte mbyllur aktivitetin qė nė korrik 2007, edhe kompaninė tjetėr, e cila kishte shtuar si aktivitet tė saj dhe botimin e gazetės “TemA”, titull i cili ka qenė dhe ėshtė pronėsia ime intelektuale, i cili nuk ėshtė shitur kurrė. Ai gjendet i regjistruar si i tillė dhe te Zyra e Licencave dhe Patentave nė Ministrinė e Ekonomisė. Kontrollet natyrisht nuk gjetėn ndonjė shkelje dhe u larguan, duke shėrbyer vetėm si mjet presioni.

    Pas shfaqjes publike tė kryeministrit dhe sulmeve verbale ndaj asaj qė ai e quan “kupolė mafiozo-puniste”, dhe sulmeve ndaj meje personalisht prej tij dhe prej kryetares sė parlamentit tė Shqipėrisė, zyrtarėt e tatimeve kanė vėrshuar sėrish nė dyert e kėsaj kompanie, duke kėrkuar tanimė kontroll prej vitit 2004. Kontrolli ėshtė i urdhėruar nga zyra e tatimeve nė Tiranė, por, sipas ligjit, njė kontroll i tillė, pra rikontroll, duhet tė bėhet me urdhėr tė Drejtorit tė Pėrgjithshėm, pasi kjo kompani ėshtė kontrolluar sė fundi nė vitin 2008, nė muajin prill, dhe na kanė lėnė dhe njė procesverbal nė pėrfundim tė kontrollit. Nuk na shqetėson shumė egėrsia dhe sytė e skuqur nga urrejtja, me tė cilėn mbėrrijnė kėto dėrgata revanshi tė kryeministrit, por ndjehem thellėsisht i shqetėsuar qė ky kryeministėr, duke personalizuar luftėn me njė gazetar kritik ndaj tij, po keqpėrdor pushtetin nė mėnyrė selektive dhe bėn ē’ėshtė e mundur pėr ta parė atė tė gjunjėzuar, fat qė s’do ta ketė.

    Dua tė kujtoj se njė vit mė parė, nė kėtė fundjavė, njė ditė para Vitit tė Ri, makina ime mori flakė para syve tė fėmijėve tė mi, nė oborrin e pallatit, dhe shkakun, para se ta pėrcaktonte policia, e pėrcaktoi zėdhėnėsi i Partisė Demokratike, ndėrkohė qė shoferi i Shkėlzen Berishės kishte tri ditė rresht qė shihej nė oborrin e pallatit tim, dhe unė pėr kėtė njoftova edhe zyrtarė tė lartė tė Prokurorisė, por dhe disa autoritete tė policisė.

    Dy javė pas djegies sė makinės, Sali Berisha rrethoi me policė redaksinė e gazetės ku punoja dhe shtypshkronjėn e saj duke na zbuar prej andej me forcė, dhe duke na mbajtur peng ende shtypshkronjėn dhe mjete personale. Ai theu pa asnjė tė drejtė njė marrėveshje 20-vjeēare koncesioni, me njė arsyetim, i cili nuk vlen njė vit mė pas.

    Nėse do tė shkoni nė oborrin e ish-Tipografisė Ushtarake, do tė shikoni se midis pasurisė sonė, pėr tė cilėn investuam mbi 450 mijė euro dhe repartit tė pasaportave biometrike, punojnė ende dy kompani tė tjera, tė cilat nuk i prek njeri.

    Gjatė vitit qė po mbyllet, unė personalisht, por dhe familjarė tė mi, jemi gjendur para presionesh tė egra, deri me sulme mbi pasuritė e tyre tė ligjshme, tė cilat janė komanduar direkt nga zyra e kryeministrit Berisha. Ky kryeministėr ka personalizuar luftėn deri nė atė shkallė, sa i verbuar nga njė urrejtje primitive, ka shpallur armiq edhe biznesmenė qė mendon se janė partnerė tė mi. Rasti mė tipik ėshtė ai i sulmeve me Artan Dulakun dhe Besnik Sulėn. Nė tė njėjtėn ditė qė ka dėrguar pėr rikontroll njė dėrgatė tatimorėsh nė ish-kompaninė time, pėr tė hetuar nė mėnyrė ironike bilancet e viteve kur unė kam qenė mbėshtetės i zotit Berisha, atėherė nė opozitė (2004-2005), po ashtu i ka dėrguar blerėsit tė mėpasmė tė kėsaj kompanie, Besnik Sula, njė gjobė qė shkon nė 2 miliardė e 400 milionė lekė, dhe ka nisur dėrgata nė gjithė kompanitė e vėllezėrve Dulaku, duke nisur nga “Edil-Al”, “Tring” etj.

    Ky sulm, dhe ndaj biznesmenėve qė kanė qenė apo janė bashkėpunėtorė tė mi nė veprimtarinė mediatike, siē ėshtė aktualisht zoti Dulaku, mė bėn edhe mė shumė pėrgjegjės nė ndėrgjegjen time, se po bėhem shkak, jo vetėm pėr probleme nė biznesin tim apo tė familjarėve tė mi, por dhe tė partnerėve dhe bashkėpunėtorėve tė mi. Ky ėshtė njė sulm racist, i mbėshtetur thellėsisht nė hakmarrjen ndaj njė individi dhe qė synon rrethimin dhe izolimin e tij financiar dhe politik. Nėse unė bėj bilancin e njė viti nė luftėn e kryeministrit ndaj meje, do tė gjej mė shumė probleme se sa ka pasur njė hebre nė kohėn e nazizmit apo njė “kulak” nė kohėn e komunizmit. Pėrfytyroni nė ē’pozitė diskriminuese jam unė dhe gazetarėt e mi nė prag tė festave tė Vitit tė Ri, kur tė gjithė duhet tė gėzojnė dhe tė festojnė, ne duhet tė pėrkujtojmė problemet qė ka shkaktuar gjatė njė viti Sali Berisha. Pėrfytyroni njė ēast qė redaksitė e gazetave tė tjera apo televizioneve nuk kontrollohen, nuk gjobiten dhe nuk u bėhet shantazh, ndėrsa mua mė kontrollohet dhe veprimtaria financiare e vitit 2004, jashtė tė gjitha rregullave qė ekzistojnė pėr rikontrollet nė kėtė qeveri. Pėrfytyroni pėr njė moment qė redaksi konformiste dhe servile me kryeministrin marrin miliona pa konkurrencė nga reklama qeveritare, kurse biznesmenėt qė guxojnė tė bashkėpunojnė me mua apo redaksinė time, sulmohen egėrsisht me gjoba ēnjerėzore dhe tė papėrballueshme. Po t’u shtosh kėtyre dhe klimėn pėrbaltėse tė Sali Berishės ndaj tyre, e ndjen veten nė njė regjim tėrėsisht selektiv, tėrėsisht klasor dhe mbi tė gjitha, tėrėsisht arbitrar.

    Ju po ashtu jeni dėshmitarė se si jam bėrė objekt i sulmeve fizike tė frymėzuara nga qėndrimet e qeverisė shqiptare ndaj meje, nga biznesmenė qė janė pjesė e lidhjeve familjare tė kryeministrit. Pas sulmit, i vetmi qė nuk guxoi tė pėrmendė emrin e dhunuesit ishte kryeministri, dhe vetėm disa ditė mė pas shpėrtheu nė njė fushatė shpifjesh kundėr meje, si pėr tė frymėzuar drejtėsinė tė bėnte tė kundėrtėn. Tanimė gjithkush qė ka bashkėpunuar me mua gjatė kėtij viti, po mbyll njė vit financiar me gjoba nga politika tatimore e Sali Berishės, gjithkush qė punon me mua, po mbyll njė vit tė vėshtirė financiar, pėr shkak tė problemeve ku na ka futur Sali Berisha dhe kushdo qė guxon tė jetė solidar me mua duhet tė pėrgatitet pėr probleme tė reja.

    Po ju drejtohem ju, jo se mund tė mė shpėtoni nga ky fat qė e kam zgjedhur vetė, por pėr tė kuptuar dhe pėr tė raportuar qartė nė kancelaritė tuaja, se me ēfarė problemesh foshnjore pėr njė shoqėri parademokratike ndeshet media kritike dhe biznesi qė guxon ta mbėshtesė atė nė Shqipėri. Unė po ju shkruaj mbi tė gjitha dhe pėr njė arsye qė mė vjen turp qė po e bėj publike. Nė kėtė vend nuk ke kujt i shkruan mė pėr padrejtėsitė qė tė bėhen. Nė kėtė vend Prokuroria ėshtė gjunjėzuar, kur flitet pėr Sali Berishėn. Nė kėtė vend gjykatat janė gjunjėzuar, kur pėrmendet emri i tij. Nė kėtė vend Presidenti ėshtė bėrė i parėndėsishėm dhe i pafuqishėm pėr tė mbrojtur qytetarin dhe biznesmenėt shqiptarė. Nė kėtė vend drejtėsia nė tėrėsi ėshtė kthyer nė njė armė pėr gjueti shtrigash dhe jo nė njė shpresė pėr qytetarin. Ky pushtet i ka shpėrdoruar gjithė arsyet, pėr tė cilat duhet tė qeverisė, dhe unė nuk gjej rrugė tjetėr pėr tė dėrguar kėtė letėr veēse pėr ju, rojet e fundit tė ėndrrės sonė perėndimore dhe shpresės se dikush do tė dėshmojė tė vėrtetėn mbi kėtė regjim, i cili nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me shtetin ligjor, demokracinė dhe ėndrrėn tonė evropiane.

    tema

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    do ishte lezet sikur keta ambasadoret ti shkonin vizite ne zyre mero bazes e te uleshin fshatce e ti thoshin..
    pa na i sill o mero tere sulmet qe ti ka bere berisha.. apo pd-ja apo rd-ja apo berishianet..
    e merua ti thosh sekretares.. silli te keqen xhaxhi te tera..
    kur te vinte ajo.. do kish ne dore nje dosje me nja 10- 20 faqe.. me sulme..

    kurse po ti thone ambasadoret.. pa na sill o mero dhe sulmet qe i ke bere ti berishes..
    kur te vinte sekretaresha do thoshte.. xhaxhi mero.. duhet nje lefterak ose zetor ti mbaje tere kutijat me dosje me sulmet qe ti i ke bere berishes..
    pra 100 kuintal leter gazete e mijra ore ne televizione qe merua ka bere kunder berishes.. e femijve te tije.. kurse berisha shum shum 2 here mund tja ket permendur emrin e kjo ka ndodhur kur merua kishte prodhuar propagand anti-berish prej me shum se 2-3 vjet rresht..

    po a thua e kuptojne ambasadoret mjeshtrin mero.. kte gjobvenes te sofistikuar..

    kurre..

    prandaj merua do qendroj gjate ne treg.. si nje ekzemplar i rralle ne llojin e vet..

    jam i bindur se dhe per kte artikull ai ja ka rruajtur dulakut nja 10 mije euro..
    o dulak..po te permend ne kte artikull-leter per ambasadoret.. sa do me japc..

    o po jepi mero jepi.. me te lumte sqepi..

    do kendonte grupi i bences ne kte rast..

    lol



    ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 22-12-2009 mė 15:52

  3. #3
    Po ky Meroja eshte me ngjyre apo jo?

    Nder te tjera e akuzon Berishen per racist!?

  4. #4
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    do kendonte grupi i bences ne kte rast..
    E ka grupin e gatshem te policeve te Portokallise!


  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ne se ambasada amerikane do kishte nje atashe shtypi.. pra nje veshgues te mprehte te mediave ne tirane..patjeter do te kish kerkuar nje takim me meron e ti thoshte..
    degjo mo mero trimi.. ne cdo numer te temes tende ne kto 4 vjet.. ti boton nga 4-5 artikuj te sajuar gjoja si fakte me berish me flamur me sander me argit me elvane me shkelzen e medi me bash e olldash.. ku nuk ke lene shpifje pa thene.. dhe berisha nuk te eshte pergjigjur fare.. dhe vetem tani para ca mujash filloj rd-ja te te pergjigjet nga pak shpifjeve te tua o zoti mero..
    pra leri pallavrat se jemi ambasad amerikane e jo kore veriore-kamboxhiane..
    pra ne i shikojme mire gjerat..
    ke pasur e ke aq liri o mero baziku naziku.. do duhet ti thote atasheu.. sa as obama ne usa nuk e ka..se cdo po.rdhe ja masin mire..

    mirpo vidhersi.. edhe se i di mire keto pune duket qe do te na e rrase edvin bazen si kryeminister.. sikurse milladini envernė.. e me radhe.. hrushovi etj..

    kete e kupton merua prandaj po e luan kte teatrin..

    ka mundesi qe vet widhersi ti ket thene.. o merush.. o qenush.. ma qaj nje leter-ankese qe ma drejton mua pastaj tjerat i kurdis une..

    po megjithate saliu po paguan nje harac..
    paguan per kohet kur sikurse thot merua.. ai e merrte meron prapa si ogic.. e merua ka hyre e dale ne zyrat e berishes me kollaj se ne wc te shpis vete.. e shum me kollaj se ne krevat te gruas vete..

    nuku jam kondra ta marresh dike si ogic.. po ama studioja karakterin e sapo e sheh se eshte interesaxhi beji m.unė.. se nje dit ta dredh e ti nxjerr horrliqet.. ne se ke bere..
    pra saliu nukku ka treguar aftesi ne afrimin e njerzve te duhur..
    e pash me kte klitorisin kruja..
    e moree nga klubi.. dhe e bere prefekt..mire.. thuaja ca fjale.. o doktorr.. degjo cun .. un jam 60 e ca vjec po shkoj 70 e punoj nat e dite.. bile ne zyre e kam krevatin e tasin e groshes ketu ma sjell gruaja.. se do b.ithe qeverria.. e ti o cun.. je i gatshem ti harroc diskobordellot..
    pooo thot ai.. mir fillo punen.. jo sjam xhaxhi sali.. e po mir ik nga erdhe se me duhen kuaj te punes muan jo cuna mami..
    vajten ja kapen prefektin e tiranes ne ora 4 te mengjezit.. neper disko bordello..

    ska turp ai pis..
    le po ma kishin zgedhur ne komitet qendror te pd-se kte klitosir krujen..

    sa demokrat te shkelqyer ka qe duhet te jene ne ate qindshen..
    plot ka..
    mirpo ki doktorri yne.. me qiri gjen ata qe.. tak fak ja ze edvinua prej hallatesh pa lodhur fare..
    sikurse ja zuri pango spango profesorin..

    ne pd duhen djem si ty o dydrins.. me bazament atdhetar.. prej 7 brezaash.. jo si keta m.uterit .. qe thame..


    ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 22-12-2009 mė 16:54

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Se ky Mero(muti) ėshtė njė dallaverexhi dhe kameleon i paskrupullt e kam thėnė qė nė 2002-ten nė kėtė forum. Ø

    Atėherė Brar lezetllari, bile edhe e nderuara Dita nuk pajtoheshin me mua, bile vėnin Mero(m.utin) nė piedestal tė gazetarisė dhe intelegjencės shqiptare.

    Ndėrsa, pėr mua ky Merua , m.ut ishte kur lavdėronte Berishen dhe m.ut prap mbetet kur shan Berishen.

    qashtu...!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lum lumi : 22-12-2009 mė 18:03

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gazeta sot

    --

    Njė pyetje ambasadorit amerikan pėr Mero Bazen dhe njė aferė tė kėtij me Rezart Taēin,
    Ardian Fullanin dhe Bahri Shaqirin


    Written by Gazeta SOT
    E Enjte, 07 Janar 2010 00:00
    Nga Kastriot MYFTARAJ

    Mero Baze, pėr njė kohė tė gjatė, deri tre muaj para se tė kishte incidentin me Rezart Taēin, deri na bombardoi mediatikisht, me bujė tė madhe nė gazetėn e vet dhe nė emisionin “Faktori plus” atė qė e quajti njė aferė tė madhe tė pastrimit tė parave nė linjėn Azerbajxhan, “Taēi Oil”, Banka “Kredins”, qeveria shqiptare, Banka e Shqipėrisė (Guvernatori Fullani). Ja se si shkruante Mero Baze nė gazetėn “Tema” nė 31 mars 2009:

    “Dje qarkullonte nė mediet elektronike njė lajm se ‘drejtori i parandalimit tė pastrimit tė parave kishte evidentuar 26 raste tė dyshimta, nga tė cilat 21 prej tyre janė dėrguar nė prokurori, pasi ėshtė konstatuar se origjina e parave ka qenė e jashtėligjshme’. Ky njoftim nė pamje tė parė tė bėn optimist, pasi mendon se me pastrimin e parave si fenomen po bėhet njė punė serioze. Nė tė vėrtetė, pasi ngulmova tė marr vesh se a ishte e pėrfshirė nė kėto raste pagesa prej 77 milionė eurosh prej Bankės Credins pėr llogari tė privatizimit tė ARMO-s, dola duarbosh. Atėherė iu drejtova Bankės sė Shqipėrisė, ku ky sekret ruhet mė shumė se sa u ruajt Thesari i Shtetit nė vitin 2000. Askush nuk tė jep dokumentin e transfertės sė 77 milionė eurove nga Banka Credins nė llogarinė e privatizimit tė ARMO-s. Sipas tė gjitha llogarive, njė pagesė prej 77 milionė eurosh ėshtė njė shumė aq e madhe, sa Banka e Shtetit duhet tė verifikojė, jo vetėm klientin qė ka urdhėruar pagesėn, por dhe origjinėn e parave tė tij. Tashmė dihet se konsorciumi qė bleu ARMO-n, qė ėshtė sajim i ortakėve tė Rezart Taēit, nuk i kishte ato parį. Nėse Banka Credins kėtė pagesė prej 77 milionė eurosh mė 21 nėntor tė 2008, e ka bėrė si hua pėr llogari tė kėtij konsorciumi, asaj duhet t’i hiqet licenca, pasi ėshtė e sigurt se kjo shumė tejkalon tė drejtat qė ka kjo bankė pėr tė bėrė transferta tė tilla tė pambuluara. Nėse transferta ėshtė e mbuluar, d.m.th., nėse konsorciumi i kishte aq parį nė llogari atė muaj, duhet tė bėhet publike origjina e atyre parave. Pra, ekuacioni ėshtė shumė i thjeshtė, kemi tė bėjmė, ose me pastrim parash, ose me transferta tė paligjshme qė u duhet licenca e bankės Credins. Pėr gati dhjetė ditė rresht pėrdorėm gjithė metodat e ligjshme dhe tė paligjshme tė siguronim dokumentin nė Bankėn Qendrore, por nuk e merrnim dot. Zyrtarėt e saj ishin gati tė ta tregonin, por jo tė tė jepnin kopje. Kjo do tė thotė se dikush trembet realisht nga hetimi i kėsaj transferte tė paligjshme”.
    Mero Baze kėtu me tė vėrtetė qė na ka dhėnė njė leksion tė gazetarisė investigative dhe ai qė i lexon kėto rreshta mund tė thotė, ashtu siē thuhet atje nė fshatin e Meros, nė Peshtan: Ka zot ahuri! Domethėnė mund tė bėjnė afera tė pista Taēi, Berisha, Fullani etj., por njerėz si Mero Baze i dalin pėr zot pronės publike. Nė 6 prill 2009, Mero Baze, shkruante nė editorianin e gazetės “Tema” se paratė e Rezart Taēit vinin nga Azerbajxhani:
    “Gjithashtu, lėvizje tė dyshimta bankare me prejardhje nga Azerbajxhani nė formėn e pastrimit tė parave apo tė borxhit pėr Taēin flasin se ARMO-n e morėn nė dorė qarqe tė dyshimta ruse dhe jo amerikanėt, tė cilėt Taēi pati kurajėn t’i pėrdorte”.
    Po nė shkrimin e datės 6 prill 2009, Mero Baze vazhdoi tė shigjetonte Guvernatorin e Bankės sė Shqipėrisė, Ardian Fullani, duke thėnė:
    “Siē dihet, guvernatori Fullani mund tė shpallet pėrgjegjės dhe fajtor, pėr shkak se nuk i ka hequr licencėn Bankės Credins, e cila ka urdhėruar njė pagesė prej 77 milionė eurosh tė pambuluar, ndėrkohė qė me rregullore tė Bankės Qendrore ajo s’mund tė bėjė pagesa mbi 10 pėr qind tė fondit tė saj themelor”.
    Kur pritej qė Mero Baze tė vazhdonte tė hetonte mė shumė pėr kėtė gjithė kėtė aferė, ai befas ndėrpreu gjithēka. Pse ndodhi kjo. Lexuesit dhe shikuesit e Mero Bazes nuk e dinė se kjo gjė ndodhi pasi Mero Baze pati njė bisedė me Guvernatorin e Bankės sė Shqipėrisė, Ardian Fullani. Fullani jo mė kot ka nė punė punė nė Bankėn e Shqipėrisė gruan e Drejtorit tė SHISH, Bahri Shaqiri. Pėr raste tė tilla i duhet kjo lidhje. Kėshtu Fullani ishte nė gjendje t’ i bėnte presion Mero Bazes me tre dosjet qė ka ai si spiun, atė tė Sigurimit tė Shtetit, atė tė SHIK-ut tė Gazidedes dhe atė tė SHIK-ut tė Fatos Klosit. Dhe Mero Baze e mbylli gojėn. Tani, nė kėtė pikė mund tė bėhet pyetja se a mori Mero Baze ndonjė dorė tė mirė lekėsh nė atė kohė nga Rezart Taēi. Kėtė gjė do ta sqaroj mė tutje.
    Por sė pari do tė them diēka pėr atė qė Mero Baze e quajti aferė tė madhe tė pistė. Mero Baze, nė ato qė kam cituar mė lart, spekulon trashė. Sė pari, nėse paratė vijnė nga Azerbajxhani, kėtu nuk ka pastrim parash, se ato janė para tė fituara nga shitja e naftės dhe gazit dhe njo nga veprimtari ilegale. Fakti qė kėto para vijnė nga Azerbajxhani nuk do tė thotė se pas tyre qėndron Rusia, siē pretendon Mero Baze dhe se kėtu janė cėnuar interesat amerikane, madje e kundėrta. Interesi i deklaruar amerikan ėshtė qė ish-republikat sovjetike tė pasura me naftė e gaz dhe ndėr to edhe Azerbajxhani, tė anashkalojnė Rusinė sa i pėrket transportit tė naftės dhe gazit tė shitur prej tyre. Nėse Azerbajxhani ka interesa nė industrinė e naftės nė Shqipėri, kjo gjė ėshtė nė linjė me strategjinė amerikane dhe jo atė ruse. Mero Baze kaq gjė duhet ta kuptojė derisa supozohet qė tė jetė autori i librit “Realitete shqiptaro-amerikane”. Kaq gjė duhet ta kuptojė dhe ambasadori amerikan.
    Ashtu si ambasadori amerikan duhet ta kuptojė, se nėse Rezart Taēi duhej ta kishte rrahur Mero Bazen, duhej pritur qė kėtė gjė ta bėnte nė kohėn qė Mero Baze po hetonte pėr kėtė “aferė” tė pastrimit tė parave nė linjėn Azerbajxhan-Shqipėri. Asgjė nga ato qė ka thėnė Mero Baze mė vonė pėr Rezart Taēin, nuk ishte kaq e rėndė sa kjo gjė. Vetė incidenti i Rezart Taēit me Mero Bazen, nė tetor, pra disa muaj pasi Mero Baze e kishte mbyllur gojėn pėr kėtė “aferė”, duket eksplicit dhe shumė kompromentues pėr Mero Bazen, se na zbulon se Mero Baze ėshtė paguar nga Taēi qė ta mbyllė gojėn pėr “aferėn”. Rezart Taēi do tė merrte mundimin ta rrihte Mero Bazen nė tetor, vetėm se ai (Rezarti) mendonte se pasi e kishte paguar Mero Bazen, ky i fundit nuk duhet tė shkruante mė pėr tė. Nė tė kundėrt, Mero Baze mendonte se lekėt qė kishte marrė e obligonin vetėm qė tė heshtte pėr “aferėn” nė fjalė, ndėrsa ai mund tė shkruante gjėra tė tjera pėr Taēin. Kjo shpjegon dhe ndodhjen e tė dy palėve nė nė tė njėjtėn kafene nė bllok ditėn e incidentit. Mero Baze ka shkuar me shpresėn se do tė merrte dhe njė dorė parash tė tjera nga Taēi, ndėrsa ky i fundit mendonte se kishte paguar mjaft. Kėtė e kupton kushdo qė ka njohuritė e nevojshme pėr rrjedhėn e kėsaj historie, pėrveē rastit kur bėn sikur nuk kupton. Ambasadori amerikan i ka njohuritė e nevojshme pėr kėtė histori, por ai bėn sikur nuk kupton, duke u bėrė mbrojtėsi i madh i Mero Bazes.

    kmyftaraj@yahoo.com

    This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it

  8. #8

    Kur Erion Veliaj persekutonte Mero Bazen.

    Mero Baze, me ne fund dhe PD-ja e ka gjetur Xhoanen e vet

    Nga Erion Veliaj - Koha Jone, 28 Tetor 2005

    Po e filloj me nje falenderim per lexuesit kete shkrim. Me gjithe zemer, ju faleminderit, te gjithe 300 e kusur prej jush, kryesisht punonjes te medias, qe pardje me pershendetet per shkrimin e pare ne kete dialog me Ymer Bazen (a.k.a. Mero). Une e di qe s'ia thek shume per te shkruar, ama ndiej fort ate qe shkruaj e dje kuptova se kesaj here ate qe ndjeja une e paskan ndjere dhe shume prej jush. Ne fakt, jo se bie plotesisht dakord me sms-te pothuaj identike te gjithe komunitetit te medias "mire ja bere asaj plehre", pasi nuk mendoj se Mero ne vetvete eshte i tille. Ai mund te jete gjobaxhi, intrigant, e i paafte, packa se djallezisht manipulues, por jo plehre, kjo eshte e tepert dhe s'dua ta besoj. Ama, besoj fort, se fenomeni qe Mero perfaqeson eshte gangrene jo vetem e komunitetit te medias por e thelbit te vlerave tona si shqiptare te 2005-es. Mesazhet tuaja pardje me bene te kuptoj se "personi" Mero perfaqesoka nje makth mbytes ne rrethet tuaja, e si rrjedhoje "fenomeni" Mero po behet nje ves i prape i mbijeteses se pandershme ne Shqiperi.

    * * *
    Dje, ata qe u kuriozuan nga kjo replike lexuan kunderpergjigjen e Meros, qe sic e quajti nje kryeredaktor i njohur i lajmeve i ngjante nje letre te nje "ish-dashnoreje te inatosur" me mungese te theksuar argumentesh dhe faktesh. Po dje, Mero refuzoi te pronocohej bashke me mua ne TV KLAN, pasi ne dallim nga gazeta, ne ekran njerezit ta shohin fytyren, ate fytyre qe ndoshta ende skuqet e hunde qe ndoshta ende rritet nga cdo rrene. Mero nuk mundi, dhe s'kishte se si te ndodhte ndryshe, t'i pergjigjej argumenteve kryesore. Mero i Temes, i paafte per te replikuar me argumente, eshte mjeshter vetem i devijimit nga _tema'. Ja pse:

    - Sepse Mero nuk ka c'te komentoje per kontratat e munguara te gazetareve te tij

    - Sepse Mero nuk ka se si te mbroje ofertat 200,000 dollareshe qe na jane bere nga pronaret e sekseret e tij per te mbyllur gojen, duke qene se ai vete s'kupton c'do te thote integritet. Ne fakt, po m'i ofruan edhe njehere do t'i marr e do ia dhuroj Interpolit qe te hetoje offshore-t e tyre ne Qipro dhe Malte.

    - Sepse Mero nuk mund te mohoje qe i quajti "grupe te dyshimta" pas Xhoit dhe Nanos pronaret dhe kumbaret e tij ne kete histori

    - Sepse Mero nuk mund te justifikoje se si greket qe i akuzoi si aspiratore te parave te shqiptareve tanime qenkan nje kompani amerikane

    - Sepse Mero nuk gjen dot fjale te shpjegoje se si shpifi tavolinave se ata, ata pra diplomatet amerikane, na paskeshin qene mbeshtetesit e ketij projekti

    - Sepse Mero nuk mund te kundershtoje se MJAFT ka reaguar qe ne fillim te ketij procesi sic e kish botuar vete TEMA e shkurt-marsit 2005

    - Sepse Mero nuk diti te shpjegoje pse nuk i kerkn qeverise aktuale te menaxhoje mini-kazinote duke perfshire ate prane Bar "Fiesta" ne bllok

    - Dhe sepse Mero nuk ka c'te thote as ne rastet banale kur kapet duke vjedhur prone intelektuale nga fotogaleria "Corbis"

    Si "padashur" keto ishin argumentet qe Mero as nuk i cek ne palo repliken e tij. Nje gazetar kaq te dobet nuk e gjen as ne Burundi, oh sa i dobet. Nderkohe, me zhdervjelltesine perverse qe e ka kthyer ne mjeshteri, Ymer Baze shmang pyetjet e jargavitet pafundesisht me aludime infantile. Nuk paska hetues per universitetet e mia ne SHBA e Angli? Shtyp ne internet dhe do e gjesh - internet quhet ajo gjeja Mero ku ti vjedh karikatura te te tjereve.

    Kemi abuzuar me Gallupin? A kujton se te beson me njeri, o i mjere? A thua se Gallup International, qe ben dhe Eurobarometrin nder te tjera, do prishte imazhin per nje kontrate ne Shqiperi? A nuk e di se i kemi fituar te treja gjyqet me avokatet e tu per kete ceshtje? A mos na fajeson pse sondazhet nuk kishin mendjen tende perverse qe te parashikonin Xhuvelin dhe gjithe butaket e tjere te politikes shqiptare. A mos po thua se tre ambasadat kryesore ne Shqiperi qe moren njekohesisht rezultatin jane blere nga MJAFT-i? Te beson kush thua? Po ja, te pyesim lexuesit. Nese do ju duhej t'ia besonit portofolin dikujt, ke do zgjidhnit mes njerit prej ambasadoreve apo Mero Bazes?

    Meron e akuzova si spiun te rendomte qe zhbiron ku i kane shpite te tjeret. E Mero per t'u mbrojtur thote "eshte paranoje e Erionit sikur te kem pyetur per vilat ne Selite". Po une s'thashe gje per pyetjet e Selites? Dhe te vetmen gje qe Gazidede u mundua t'ia mesoje Bazes, spiunllekun pra, edhe aty, ne zanatin me te ulet te botes, Ymer Baze eshte nje deshtak i papare.

    Fondacioni MJAFT qenka si i Sudes? Nuk e dija qe Maarti Ahtisaari themeloka te tilla fondacione, po do sigurohem qe t'ia them tani qe e kemi me shpesh ne rajon. Jam qe jam, po i them dhe per ato piramidat qe shoket e tij administruan para se te beheshin milionere e keshtu kompletohet fotografia.

    Po po, shqetesohu per sondazhet. Sepse ty Mero te behet shume vone per vullnetin e zgjedhesve. Si atehere, ne 2001-shin kur kandidoje per PD-ne ne Zonen nr. 26 ne Durres, e ndersa PS-ja kish fituar vetem 35.66% te votave si subjekt (Buletini i Zgjedhjeve Parlamentare, 24 Qershor 2001, faqe 253-257) e qytetaret e djathte te kishin votuar ty ne parlament, ti i zhgenjeve, ti pshurre besimin e tyre, more 30,000 Euro nga Gazmir Bizhga dhe nuk e ankimove vendimin. Oh sa turp, sa turp! Moooooos! Ndoshta nuk e di Doktori kete??? Se po ta dije ai qe ti je Judasi qe e shet sovranin (popullin) per 30 monedha floriri, e po te kete burrni, ai te sikteris atje ku ti nuk riciklohesh dot me ne jete publike.

    * * *
    Po tani ndoshta eshte shume vone, as Doktori nuk ka c'te te beje me. Sepse Mero, dhe fenomeni qe ai perfaqeson, eshte shume i fuqishem, ai cakton ministra, ambasadore, drejtore, ngre trare doganash, te pushon nga puna. Ai behet garanci per investitore, pretendon lart e poshte se eshte "qafa" qe rrotullon koken e Kryeministrit. C'deshtim i parathene ky per investitore qe kane Meron sekser, e c'turp per nje Kryeminister qe premtoi se do na clironte nga "malavita". E vetmja gje qe kemi mesuar nga historia eshte se nuk kemi mesuar asgje nga historia. Ja ku jemi, pas ndryshimit te madh, asgje s'ka ndryshuar, sepse tani dhe PD-ja e duarve te pastra e k tashme Xhoanen e vet, quhet Ymer Baze.

    Se fundi, me duhet ta pranoj, i vetmi i marre ne kete histori jam une, qe harxhoj nje ore nga dita ime tashme e mbingarkuar dhe merrem me dike si Mero Baze. Ai duhet injoruar nje ore e me pare. E ndonese ai neser do prodhoje vrer prape, po keshtu pasneser, e prape cdo dite - ve bast po nuk qe keshtu - ai duhet injoruar. Dhe kur "invesitoret" e tij te merren pafundesisht me MJAFT-in, sic na cuan fjale (po cuna, na erdhi llafi, faleminderit per publicitetin) duhen injoruar. Duhet injoruar i gjithe mentaliteti se ne Shqiperi nuk jetohet po nuk e shite nderin e po nuk aplikove "gjoben".

    Andaj, ndjese o miq per kete shkrim te fundit per Meron, eshte i fundit vertet.

    P.S. Meros i ka mbetur aq pak dinjitet sa harron kur komunikova me te nga Anglia per ta ngushelluar ne diten e rrahjes se tij nga pronaret e tij te tanishem. E dje pretendon se s'u kujdesem per rastin e tij. Komunikova me te sepse m'u dhimbs vertet, ndonese i prape, ai mbetet nje njeri. Ndaj, jo vetem s'uroj qe te vdese, sic insinuon ai, perkundrazi, uroj te kete nje jete te gjate e te behet plak i mocem. Qe kur djali im te jete bere sa jam une sot, te kem mundesi ta shtrengoj prej krahu e t'i tregoj me gisht plakun Mero qe kerruset per intrigen e radhes, e t'i them "Biri im, shihe ate mjeran, e mos e dhente Zoti ta kalosh jeten si Ymer Baze".

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •