Maqedoni, Ali Ahmeti rizgjidhet kryetar i BDI-sė

Ali Ahmeti do tė jetė sėrish kryetari i Bashkimit Demokratik pėr integrim, partia shqiptare nė koalicionin qeveritar maqedonas, pas zgjedhjeve tė sė dielės. Rezultati nuk ishte aspak befasues pasi fitorja e tij ishte e pritshme. Ali Ahmeti ishte kandidati i vetėm nė kėto zgjedhje, ku morėn pjesė 690 delegatė. Si kryetar i sapozgjedhur i BDI-sė, Ali Ahmeti tha nė fjalimin e tij, pasi iu uroi mirėseardhjen tė gjithė delegatėve dhe tė ftuarve tė pranishėm, se Kongres po mbahet nė kohėn e zhvillimeve me rėndėsi historike pėr Maqedoninė dhe rajonin. “Po bėhen hapa serioze drejt integrimit, pėr tė cilėn partia jonė ka dhėnė kontribut tė ēmuar, nė kėto shtatė vite kemi qenė bashkė nė ēdo rrethanė. Pikėrisht kjo forcė e na ka bėrė qė kėtyre shtatė viteve tė jemi mė tė fortė mė tė mėdhenj dhe ta ndėrtojmė bashkėrisht familjen e madhe tė quajtur Bashkimi Demokratik pėr Integrim”, tha lideri i BDI-sė, i cituar nga MIA. Megjithatė, ai e ka pranuar faktin se shqiptarėt nė Maqedoni janė mjaft tė diskriminuar, pasi kreu shtetėror nuk udhėhiqet nga asnjė shqiptar. “Nė 12 pozicionet kryesore udhėheqėse nė shtet nuk ka asnjė shqiptar. As presidenti, as kryeministri, kryetari i Parlamentit, ministri i Punėve tė Jashtme, i Punėve tė Brendshme… etj, asnjė nga udhėheqėsit e kėtyre institucioneve nuk janė shqiptarė ose nga komunitetet e tjera”, tha Ahmeti. Ai shtoi pėr ēėshtjen e emrit se, ajo duhej zgjidhur nėpėrmjet bisedimeve.

Panorama