Transporte shqiptare 4. I pamė gjėrė e gjatė deri tani transportet shqiptare tė bėra nė shpatulla tė njerėzve e tė kafshėve tė barrės, gjė qė vazhdoi e patrazuar derisa u shpik rrota. Megjithėse kėtu ndėr ne, tė gjitha kėto vazhduan tė bashkėjetojnė deri shumė vonė, pėr shkak tė mugesės sė rrugėve, pa tė cilat rrota nuk vlen asnjė lek. Trojet shqiptare hynė nė shekullin e XX me njė rrjet rrugor gati tė kohės sė romakėve. Pas Romės qė ndėrtoi akset rrugore kryesore, askush nuk qe kujdesur pėr tė ndėrtuar rrugė tė tjera. Sundimi osman, nė shekujt e fundit, pėr shumė arėsye qė nuk ėshtė vendi tė trajtohen kėtu, nuk e kishte parė tė nevojshme tė ndėrtonte rrugė. Fotografia e parė ėshtė bėrė nė tregun e Shkodrės, nė vitet e para tė shekullit XX. Nė tė shihen njė grumbull qerresh tė ngarkuara me shalqinj e pjepra, qė presin tė shpėrndahen nėpėr tregjet e qytetit. Qerret janė nga ato tė tipit standart tė kohės, me dy rrota shumė tė mėdha druri, tė cilat pėr shkak tė madhėsisė ja dilnin tė kapėrcenin edhe gropat, gungat, e baltrat e rrugėve. Rrota vėrtitej rreth boshtit pėrmes njė bucele druri, natyrisht pa kushineta qė, pėr tė mos u konsumuar me shpejtėsi, lyhej vazhdimisht me dhjamė tė trashė bagėtish. Qė kėtej rrjedh shprehja ja leu qerren. Anėt e qerreve janė prej thuprash tė thurura ashtu siē thureshin koshat dhe tėrhiqen prej dy qesh tė ngadalshme, tė cilat zakonisht mbanin njė ritėm ecjeje prej 2 deri 3 km/orė. Me njė shpejtėsi tė tillė, kuptohet rendimenti qė kishin kėto mjete transporti, tė cilat mbijetonin me tė vetmin argument se ishin tė vetmet egzistuese. Fotografia e dytė ėshtė bėrė nė Durrės dhe i pėrket muajve prill-maj tė vitit 1914. Princ Vidi ėshtė instaluar nė Durrės dhe bėn shpesh udhėtime pėrreth qytetit dhe nė qendrat e banuara tė afėrta, i hipur nė kalė ose me karrocė. Nė rastin konkret, fotografia duhet tė jetė bėrė gjatė vizitės sė Tij nė Kavajė. Kronikat thonė se, me rastin e kėsaj vizite, u rregullua edhe rruga Durrės-Kavajė, e cila ishte lėnė fare pas dore. Megjithėse nėpėr kujtime tė bashkėkohėsve flitet se princi kur erdhi kishte sjellė edhe njė makinė, unė vetė, ndėr qindra fotografi tė kohės, nuk e kam parė kurrė tė hipur nė makinė. Fotografia e fundit ėshtė e vitit 1940 dhe ėshtė bėrė nė Tiranė. Eshtė e vetmja qė na paraqet pak a shumė si njerėz normalė me mjete normale tė njė vendi ēfarėdo Evropian. Arėsyeja ėshtė e thjeshtė: nuk komandojmė mė veten, por na komandojnė. Nė foto shihet njė karrocė me kuaj, nga ato qė kryenin shėrbim taksi nėpėr qytet, nė gjendje tė mirė pune, me fenerė me vajguri pėr tė ecur natėn, me buri, me rrota tė veshura me shtresė gome, e me plot hollėsi tė tjera, sipas rregulloreve tė adoptuara nga italianėt. Edhe karrocieri mban veshur uniformė pune pėr tu dalluar dhe jo siē i paraqesim ne nėpėr filma tė veshur me zhele e lecka. Nė kokė mban njė kapele standart pjesė tė uniformės, e cila ėshtė me formė mė tė saktė sesa kapelet e policisė sonė tė sotme dhe nė ballė tė sė cilės ka tė vendosur njė kokardė tė rrumbullakėt kuq e zi. Revista MAPO
VAZHDIM.R.MAPO
Pak halle kishim ne, po edhe konsulli grek i Korēės na duhej tani, qė tė hapte prapė davanė e vjetėr tė grekėve qė qenkan nė Korēė po se ditkan qė janė. Megjithatė, kėsaj rradhe ai u pėrpoq edhe ta zgjeronte rrethin e atyre qė duke dėgjuar fjalėt e tij duhet tė nxitojnė tė shpallen grekėr, duke pėrfshirė kėtu edhe vllehėt. Dhe meqė konsulli ju kujtoi njerėzve varret e gjyshėrve, ja njė rast i kėtyre varreve. Korēė, 1914. Fqinjė tė vjetėr, i kemi thėnė gjithmonė njėri-tjetrit, po rrallė herė nė histori ja kemi kaluar mirė bashkė, sidomos duke filluar qė prej kur njėri prej nesh e bėri shtetin e vet. Grekėrit u treguan mė tė shkathėt, e bėnė shtetin, megjithėse mė sė shumti me shpenzimet tona dhe pastaj edhe e zmadhuan nė kurrizin tonė. Ske ēu thua, nuk qe faji i tyre qė ne nuk e patėm atė koherencė dhe objektiv tė qartė, qė atyre nuk u mungoi. Si tė mos mjaftonin kėto, atyre u erdhi nė ndihmė edhe orthodhoksia dhe, kėtu e keqja nuk ishte qė njė klasė drejtuese kėrkon tė pėrdorė fenė nė funksion tė qėllimeve tė veta, e keqja fillon kur feja me dėshirė vihet nė shėrbim tė tė tilla qėllimeve. Nejse, fillimi i fundit tė ekspansionit helen drejt veriut, qe momenti i krijimit nė anėn tjetėr tė kufirit tė tyre edhe i shtetit shqiptar, gjė qė asnjėherė nuk u pranua me dėshirė prej tyre. Fėrkimet e qarqeve fanatike greke me patriotizmin shqiptar nė rritje, ēuan nė shumė raste nė masakra, ku tė pėrgjithshme ndaj popullsisė civile, e ku me vrasje tė pėrcaktuara qartė tė atyre eksponentėve qė mė me ndėrgjegjje i bėnin rezistencė kėtij ekspansioni. Edhe mė acarues bėhej pėr panhelenizmin rezistenca shqiptare, kur ajo vinte jo nga eksponentė myslymanė apo bektashinj, por nga patriotė tė besimit ortodoks apo mė keq akoma nga klerikė ortodoksė. Aq i madh ishte presioni asimilues grek, saqė edhe popullsitė joshqiptare, si pėr shembull vllahėt qė ishin tė besimit ortodoks, ndjeheshin mė mirė dhe mė tė sigurtė nė mes tė shqiptarėve sesa tė grekėve. Kjo bėri qė pėrgjithėsisht vllahėt tė mbanin anėn e shqiptarėve nė ato momente. Nė prill tė vitit 1914, ndėrsa trupat shqiptare ishin nė pėrballje me trupat e rregullta greke, bandat e andartėve goditėn nė shpinė duke hyrė nė Korēė dhe duke bėrė raprezalje nė qytet. Ndėr ata qė e pėsuan, qenė edhe klerikėt ortodoksė Papa Harallamb Ballamaēi dhe i vėllai i tij. Lumo Skėndo shkruan asokohe: 5 prill 1914. Brenda nė Korēė andartė tė fshehur bėnė disa vrasje. Nė mes tė tjerėve therrė me njė mėnyrė ēnjerėzore At Harallamp Ballamaēin priftin Vllah, tė vėllanė dhe tė kushėririn. Nė foto paraqitet ceremonia e varrimit tė dy klerikėve tė moshuar. Ata qėndrojnė shtrirė me veshjen fetare, mbi trup ju kanė vendosur ikona, ndėrsa tek koka digjet nga njė qiri. Me pak kujdes shihen edhe plagėt nė fytyrat e tė vrarėve. Pranė trupave qėndrojnė gra e burra tė komuniteteve vllah dhe shqiptar tė qytetit qė marrin pjesė nė ceremoni. Burrat janė tė armatosur pėr tju ruajtur ndonjė konflikti me grekėt, por duke i mbajtur pushkėt me grykėn poshtė, siē ishte zakoni nė raste vdekjeje apo humbjeje nė betejė. Fotografia ka diēiturėn nė rumanisht qė thotė: Vėllezėrit Prifti Harallamb dhe Sotir Ballamaēi tė masakruar nga grekėt nė Korēė (Shqipėri) nė kohėn e trazirave, 6 Prill 1914. Tė nesėrmen qeveria shqiptare reagoi, duke arrestuar Dhespotin Germanos tė Korēės, por qė u lirua mė pas. Nė foton tjetėr shihet njė pamje e kishės sė Vllehėve nė Korēė, njė godinė me njė arkitekturė elegante dhe perėndimore, por qė pėr fat tė keq u prish nga tėrmeti nė vitet 30 tė shekullit XX.
Bjellogardistėt qė kthyen Zogun nė pushtet
Grup i ushtarakėve rusė pėrpara Xhamisė sė Sulejman Pashės nė Tiranė,1925. Ushtarakėt mbajnė veshur ende uniformat ruse dhe dekoratat e kohės kur shėrbenin nė ushtrinė cariste. (Koleksioni Artan Lame)
Grup i ushtarakėve rusė pėrpara Xhamisė sė Sulejman Pashės nė Tiranė,1925. Ushtarakėt mbajnė veshur ende uniformat ruse dhe dekoratat e kohės kur shėrbenin nė ushtrinė cariste. (Koleksioni Artan Lame)
Nga: Revista Mapo
MAPO po fillon botimin e njėrės prej historive mė interesante qė lidhen me kohėn e Ahmet Zogut. Ajo flet pėr pėrfshirjen e bjellogardistėve nė riardhjen e tij nė Tiranė. Tė gjitha materialet e kėtij shkrimi janė tė bazuara vetėm nė burime ruse, thotė autori, njė studiues i nderuar dhe shumė serioz...
Nga Shaqir Vukaj
Dikur, ne rininė time tė hershme, nė Shkodėr tregohej njė ngjarje pėr njė bjellogardist (rus tė bardhė) ish-kolonel i Ushtrisė Cariste e mė vonė oficer i ushtrisė shqiptare deri nė vitin 1939, me emrin Kuēuk Agai ( kėshtu thirrej ai atėherė, Agai e jo Ullagai, siē e kishte nė tė vėrtetė mbiemrin).
Tregimi pėr tė ishte i thjeshtė, por tepėr kuptimplotė pėr njė oficer qė kishte dhėnė fjalėn pėr ti qėndruar deri nė fund betimit ushtarak . dhe ishte kėshtu: Kur Italia Fashiste pėrgatitej tė pushtonte Shqipėrinė dhe Ahmet Zogu pėrdridhej sa andej kėndej, herė duke premtuar se do tė vishte opingat e do tė dilte nė mal e herė duke iu lėpirė Duēes (siē e pėrcaktonte njė politikan bashkėkohės italian), edhe nė Shkodėr, si kudo nė Shqipėri, kishte shumė njerėz qė donin ta prisnin pushtuesin me pushkė. Nė kėto pėrgatitje dallohej nė mėnyrė tė veēantė komandanti i grupimit tė pėrzier ushtarak (trupat kėmbėsore, tė artilerisė dhe ato xheniere) Kuēuk Agai, i cili, jo vetėm kishte pėrgatitur artilerinė pėr luftė, por kishte hapur llogore, kishte bėrė planet e mbrojtjes, madje thuhej se pėr tė penguar trupat italiane pėr pushtimin e Shkodrės, pėrgatitej tė minonte urėn e Bohēallėkut e masa tė tjera. Megjithėse shihej qartė se populli ishte tradhtuar dhe Zogu po braktiste popullin e vendin e tij, Kuēuk Agai vazhdonte pėrgatitjet pėr qėndresė.
Nė kėtė situatė, pak ditė para pushtimit, kur ai ishte nė kulmin e pėrgatitjeve, i shkuan nė zyrė pėrfaqėsuesit e parisė dhe tė komuniteteve fetare tė Shkodrės, pikėrisht ata qė pak ditė mė vonė do tė prisnin me lule pushtuesit italianė (nė fotografitė e botuara dallohen shumė qartė cilėt kanė qenė dhe Shkodra i ka njohur mirė) dhe i kėrkojnė qė ai tė ndėrpriste pėrgatitjet pėr luftė dhe tė mos bėnte asnjė lloj rezistence, sepse Italia ėshtė e fuqi madhe, se me tė nuk mund tė luftohet, se kemi gra e fėmijė, se do na marrėsh nė qafė etj, etj. Mbasi i kishte dėgjuar, ai u kishte thėnė: Paēi faqen e zezė, pjellė e keqe e kėtij vendi, unė qė kam ardhur prej stepave tė Rusisė, jam gati me derdhė gjakun pėr kėtė vend qė mė ka mbajtur me bukė tash pesėmbėdhjetė vjet, e ju qė keni lindur e jeni rritur nė Shkodėr silleni kėshtu. Turpi ju mbuloftė pėr jetė tė jetėve. Siē thuhej, kėto kishin qenė fjalėt e fundit tė tij dhe nė atė moment ai kishte lėnė zyrėn dhe bashkė me familjen ishte larguar pėr nė drejtim tė panjohur. Disa thoshin se kishte shkuar nė Jugosllavi, por pėr fatin e tij nuk dihej asgjė mė shumė . Megjithatė, siē thuhej, topat nė Shkodėr, nė ndryshim me shumė vende tjera nė Shqipėri, i kishin gjilpėrat nė vend, ashtu siē i kishte lėnė gati pėr luftė Kuēuk Agai.
Me kohė ai u harrua, ndoshta edhe mė shumė se kishte ardhur nė Shqipėri nga Jugosllavia me bjellogardistėt e tjerė rusė, si mercenar pėr tė sjellė Ahmet Zogun nė pushtet, se kishte luftuar kundėr komunistėve nė Rusi, se ishte deklaruar hapur si antikomunist . Megjithatė, kjo ngjarje mė kishte mbetur nė mend.
Kur njihesha me historinė
Vite mė vonė, kur pėrpiqesha tė mėsoja mė shumė pėr marrėdhėniet shqiptaro-ruse, ngulimet shqiptare nė Rusi apo pėr komunitetin rus nė Shqipėri, nė botimet e materialeve arkivore tė shoqatave ruse, jashtė e brenda Rusisė, nė kujtimet e rusėve tė bardhė apo bjellogardistėve qė kishin luftuar jashtė Rusisė, ku bėhej fjalė pėr Shqipėrinė apo dhe nė botimet e viteve tė fundit nė Rusi, padashur hasa nė emrin e Kuēuk Agait (tashmė me mbiemrin e vėrtetė Ullagai). Por gjeta dhe disa materiale interesante pėr pjesėmarrjen e bjellogardistėve rusė nė intervencionin e dhjetorit tė vitit 1924 kundėr Shqipėrisė e sjelljen nė pushtet tė Ahmet Zogut, me paratė e Beogradit e bajonetat e topat e kėtyre rusėve .
Pikėrisht, kėto mė kanė shtyrė tė shkruaj edhe kėto rreshta (ku do tė flitet edhe pėr fatin e Kuēuk Ullagait, por mė shumė pėr tė shuar kureshtjen). Tė gjitha materialet e kėtij shkrimi janė tė bazuara vetėm nė burime ruse, ndėrmjet tė cilėve: Aleksandėr Naumov, Tragjedia e komunitetit rus nė Shqipėri; Juri Nersosov, Nė shėrbim tė masonėve dhe narkobaronėve dhe me nėntitull Nė luftė pėr pushtetin e njė dordoleci; Sergej Ballmasov, Si e pėrmbysėn mercenarėt rusė pushtetin nė Shqipėri, Oficerėt rusė nė emigracion, Nga Shqipėria nė Paraguaj, Kazakėt nė Shqipėri; S.V.Vollkov, Tragjedia e oficerėve rusė; L.P. Sukaēev, Nė Shqipėri, kujtime; N.A Starodimov Froni pėr mbretin e Shqipėrisė, etj.
Mbas Luftės Civile nė Rusi fituan bolshevikėt dhe Ushtritė Vullnetare (ose Ushtria e Bardhė, siē quhej ushtria qė u krijua pėr tė luftuar kundėr Ushtrisė sė Kuqe, e qė u krijua kryesisht nga ish-oficerė e ushtarė tė Ushtrisė Cariste) u larguan jashtė Rusisė. Pjesa e Ushtrisė sė Bardhė e gjeneralit Vrangel u largua nga Rusia nė nėntor tė vitit 1920 (rreth 135 mijė vetė) dhe njė pjesė e madhe e saj, mbi bazėn e marrėveshjeve tė tij me qeveritė e Beogradit dhe Sofjes u vendosėn nė Mbretėrinė serbo-kroato-sllovene (Jugosllavi siē u quajt mbas vitit 1928) dhe Bullgari. Por krahas atyre qė kishin qenė pjesė e ushtrisė sė Vrangelit, nė Jugosllavi( kryesisht nė Serbi) ishin grumbulluar edhe shumė rusė tė tjerė, tė ikur mbas Revolucionit Bolshevik tė Tetorit.
Tė braktisur, pa mjete jetese, pa punė tė pėrhershme, oficerėt rusė, ushtarė, kazakė (kėshtu quhet njė grup sub-etnik i popullit rus, i cili qė nga Mesjeta ka pasur njė organizim tė veēantė ushtarak, me detyrim e privilegje tė posaēme, qė nė pėrbėrjen e forcave ushtarake ruse, ka qenė shtylla e kavalerisė ruse) e ēerkezve (kombėsi e fesė myslimane e shpėrndarė nė shumė vende, kryesisht nė Turqi mbi 5 milionė, etj. Nė Rusi kanė luajtur njė rol tė veēantė nė pėrbėrje tė trupave cariste. Sot nė Rusi numėrohen rreth 750 mijė vetė tė kėsaj kombėsie), tė udhėhequr prej kėtyre oficerėve, u bėnė mish pėr top, nė lojėrat ballkanike, jo vetėm nga udhėheqjet e kėtyre vendeve, por nė shumė raste edhe nga Fuqitė e Mėdha. I tillė ishte dhe fati i 108 bjellogardistėve (bjellogardistė quheshin tė gjithė ata qė kishin shėrbyer nė Ushtrinė e Bardhė nė luftėn kundėr Ushtrisė sė Kuqe nė Luftėn Civile nė Rusi nė vitet 1918-1920) qė morėn pjesė nė aventurėn shqiptare, qė kryesisht pėr para (pra, mish pėr top) u pėrdorėn si mercenarė pėr tė plotėsuar detyrėn e vėnė nga Beogradi pėr tė sjellė nė pushtet Ahmet Zogun.
Historia ėshtė trajtuar pak nė letrat shqipe, por edhe nė ato ruse. Sidoqoftė ėshtė njė histori, jo vetėm pėr tė shuar kureshtjen, por pėr tė plotėsuar sado pak me tė dhėna nga burime ruse, kėtė periudhė tė historisė sonė.
Bjellogardistėt nė Jugosllavi
Me tu vendosur nė Jugosllavi, Beogradi rekrutoi mijėra bjellogardistė nė Shėrbimin Kufitar, krahas tė tjerave, jo vetėm se ata ishin mish i lirė pėr Beogradin, por edhe se ata kishin pėrvojė tė gjatė nė luftė, mbasi shumė prej tyre kishin qenė pjesėmarrės nė Luftėn e Parė Botėrore dhe nė Luftėn Civile nė Rusi. Siē dihet, nė kėtė periudhė, Mbretėria e porsakrijuar kishte probleme kufitare me fqinjėt dhe shumė gjėra zgjidheshin me grykėn e pushkės. Sipas vlerėsimit tė zyrtarėve tė kėsaj mbretėrie tė re, kufiri me Shqipėrinė ishte shumė i rrezikshėm, madje mė i rrezikshmi dhe, jo pa qėllim, njė pjesė tė tyre, Beogradi, i vendosi aty, pėr tu pėrballur me shqiptarėt. Duhet pasur parasysh se, nė kėtė periudhė marrėdhėniet shqiptaro-jugosllave ishin tepėr tė tensionuara. Beogradi donte me ēdo kusht tė mbante tė pushtuara tokat shqiptare tė caktuara nė Konferencėn e Londrės, madje edhe mbas Luftės sė Vlorės. Gjatė gjithė kėsaj periudhe, situata nė kufijtė veriorė dhe lindorė nuk ka qenė e qetė pėr asnjė moment, madje e mbushur me pėrplasje shqiptaro-jugosllave, ku mund tė pėrmenden Lufta e Koplikut, kryengritja e Dibrės me nė krye Elez Isufin e ēlirimi i tokave shqiptare, turbullirat e shkaktuara nė Mirditė e shpallja e Republikės sė Mirditės (Pa e saktėsuar me hollėsi, disa bjellogardistė pranojnė se kanė marrė pjesė nė lėvizjen e Gjon Marka Gjonit, i cili me rekomandimin e ndihmėn e Beogradit nė korrik tė vitit 1921 shpalli Republikėn e Mirditės. Meqė kjo nuk pati sukses, Gjon Marka Gjoni me forcat e tij sulmoi forcat qeveritare, ku kanė marrė pjesė edhe bjellogardistė rusė, tė rekrutuar nė Shėrbimin Kufitar).
Sipas dokumenteve ruse, bjellogardistėt, qė nė fillim u pėrplasėn me armė me shqiptarėt; me kriminelė, kontrabandistė, kaēakė, etj siē i quajnė ata, dhe shtojnė se shqiptarėt nuk kishin ndonjė simpati pėr rusėt, pėr tė mos thėnė armiqėsi, qė trashėgohej qė nga koha e luftėrave ruso-turke, ku shqiptarėt kishin luftuar nė krah tė turqve. Sidoqoftė, pavarėsisht se emigracioni rus dinte shumė pak pėr Shqipėrinė, Beogradi ja arriti qė nėpėrmjet kėtyre pėrplasjeve me pushkė nė kufirin shqiptaro-jugosllav apo edhe brenda kufijve tė Shqipėrisė, tė krijonte edhe ky emigracion opinion tė keq pėr shqiptarėt.
Pavarėsisht se kalimthi, bjellogardistėt, pjesėtarė tė Shėrbimit Kufitar jugosllav kanė shkruar se janė ndeshur dhe kanė luftuar kundėr kaēakėve shqiptarė, siē quheshin nė atė kohė kryengritėsit shqiptarė tė Kosovės ose mbrojtėsit e tokave shqiptare brenda kufirit tė udhėhequr nga Elez Isufi, etj., apo qė luftonin pėr ēlirimin e tokave shqiptare tė pushtuara nga jugosllavėt. Madje, siē duan tė thonė disa prej tyre, bjellogardistėt janė ndeshur edhe me komunistėt shqiptarė qė nė vitin 1921, pikėrisht nė periudhėn e krijimit tė Republikės sė Mirditės......
Mbas fitores sė Revolucionit tė Qershorit dhe arratisjes sė Ahmet Zogut me njerėzit e tij nė Jugosllavi, Beogradi u angazhua nė rrugė tė ndryshme pėr krijimin e njė force ushtarake pėr tė kthyer Zogun nė Tiranė nėpėrmjet ndėrhyrjes ushtarake. Krahas punės qė bėnte vet Zogu dhe sidomos dhėndri i tij Ceno bej Kryeziu (i zbuluar mė vonė nga vet Zogu se ai ishte agjent i vjetėr i Beogradit dhe i vrarė nė Pragė nė vitin 1927, nė rrethana tė pasqaruara asnjėherė) pėr grumbullimin e mercenarėve e organizmin e tyre, Shėrbimi Sekret Jugosllav u angazhua pėr mobilizimin e bjellogardistėve qė endeshin nėpėr Beograd e qytete tjera tė Jugosllavisė
Ky Shėrbim (Shėrbim i vjetėr serb, qė siē shkruajnė autorė rusė, nga viti 1900 e deri nė vitin 1940 qėndronte mbi ēdo qeveri dhe i kontrollonte ato) i pėrgatiti Zogut rekrutimin e bjellogardistėve pėr kėtė ndėrmarrje ushtarake kundrejt pagesave tė majme pėr secilin pjesėmarrės (siē thotė njė pjesėmarrės, me napolona flori dhe jo me pare letre). Por kushti i Beogradit ishte qė, nė krye tė kėtyre trupave tė ishte njė oficer serb. Dhe oficeri serb u gjet, ish-koloneli i Ushtrisė Cariste e mė vonė i asaj tė Bardhė, bjellogardisti rus Mikllashevski, i cili tani shėrbente me tė njėjtėn gradė nė ushtrinė jugosllave, madje nė Shtabin e Pėrgjithshėm. Rekrutimi i tij nė ushtrinė jugosllave shpjegohej nga rusėt e serbėt kėshtu; gjatė Luftės sė Parė Botėrore, pėr trimėrinė e treguar nė njė betejė, ai ishte dekoruar nga serbėt me Yllin Karagjorgjeviē, qė ishte dekorata mė e lartė e Serbisė. Kur ai u vendos nė Jugosllavi me ushtarakė tė tjerė tė ushtrisė sė Vrangelit, nė saj tė kėsaj dekorate, atij ju njoh e drejta e gradės qė kishte pasur nė Ushtrinė Cariste, dhe u pranua nė Ushtrinė Jugosllave me kėtė gradė, kolonel.
Mikllashevski u zgjodh nga Shėrbimi Sekret Jugosllav, jo vetėm se ai kishte dhėnė prova dhe po i shėrbente me besnikėri Beogradit, por edhe sepse ai gėzonte autoritet nė rradhėt e bjellogardistėve qė jetonin aty. Nisur nga kėto, ky Shėrbim i propozoi Mikllashevskit qė tė krijonte njė njėsi tė posaēme ushtarake me mercenarė rusė, propozim qė ai e pranoi menjėherė, sigurisht kundrejt njė pagese tė madhe.
Pėr kėtė qellim, ky Shėrbim organizoi njė takim tė posaēėm midis Mikllashevskit dhe Ahmet Zogut. Qė nė takimin e parė, Zogu i dha njė shumė tė madhe nė napolona flori (kėshtu kanė pohuar disa bjellogardistė, por asnjė nuk e thotė shumėn e saktė). Mbasi ranė dakord, Mikllashevski ju fut punės pėr rekrutimin e mercenarėve pėr tė luftuar tė kuqtė e Tiranės.
Kujtimet e Sukaēevit
Nė kujtimet e tij (Nė Shqipėri, botuar ne revistėn Vestnik Pervohodnika, Nr.33 1964) L. Sukaēevi, njė ndėr pjesėmarrėsit mė aktivė nė aventurėn shqiptare, shkruan: Unė takohesha herė pas here me Mikllashevskin, por asnjėherė nuk e kisha parė aq tė gėzuar si atė ditė. Ai mė shpjegoi se Ahmet bej Zogu, i cili nė kėtė periudhė ishte emigrant nė Mbretėrinė serbo-kroato-sllovene, kishte vendosur tė marshonte drejt Tiranės pėr tė pėrmbysur qeverinė pro sovjetike tė peshkopit ortodoks Fan Noli. Ai kishte vendosur tė thėrriste nė ndihmė rusėt e bardhė, duke i llogaritur, me tė drejtė, ish-pjesėmarrėsit e Ushtrisė Vullnetare si elementėt mė tė pėrshtatshėm pėr tė luftuar kundėr tė kuqve tė Tiranės, tė cilėt, gjithnjė e mė shumė po bėheshin arrogantė nėn komandėn e Krakoveckit, shefit tė misionit sovjetik nė Tiranė . Njė pjesė e mirė e bjellogardistėve qė ishin aktivizuar nė Shėrbimin Kufitar, nė kėtė periudhė ishin ēmobilizuar (nė kuadrin e shkurtimeve qė ishin bėrė nga institucionet jugosllave) mbasi edhe nė kufirin shqiptaro-jugosllav ishte vendosur njė farė qetėsie, dhe kufijtė e Shqipėrisė ishin kthyer nė ato tė pėrcaktuara nė vitin 1913. Shumė prej tyre endeshin pa punė, ose bėnin punė tė rėndomta. Siē shkruan L.Sukaēevi nė kujtimet e tij, ai vetė kishte provuar lloj-lloj punėsh derisa kishte pėrfunduar lulishtar nė njė spital tė Beogradit... . Si ai kishte shumė ish-ushtarakė tė tjerė, tė cilėt nuk kishin arritur tė sistemoheshin as nė Jugosllavi e as jashtė saj, prandaj e pritėn me kėnaqėsi propozimin, sigurisht kundrejt njė pagese tė caktuar. Por krahas pagės, nė radhėt e tyre u bė njė propagandė e shfrenuar pėr ti bindur ata se do tė shkojnė nė Shqipėri pėr tė luftuar komunizmin.
Sipas dokumenteve ruse, vėmendje e posaēme iu kushtua punės pėr ti bindur ata, se lufta nė Shqipėri do tė jetė luftė kundėr komunistėve, qė ishin armiqtė mė rrezikshėm tė tyre, qė i kishin lenė pa atdhe, pa Rusinė e dashur. Kėshtu ndėrmjet tjerave, atyre u thuhej se nėpėrmjet intrigave tė ndryshme, me ndihmėn dhe paratė e komunisteve, nė vitin 1924, Fan Noli zuri vendin e Ahmet Zogut qė emigroi... . Me tė marrė pushtetin, u fut nė rrjedhėn e politikės pro-sovjetike. Duke mos arritur tė pėrqendronte pushtetin nė duart e tij, ai u mor me agjitacion komunist nė vendet fqinje.... dhe, ata qė punonin pėr ti bindur, pėrpiqeshin tė preknin nė pikėn e dobėt tė tyre, tek lufta qė duhej bėrė kundėr tė kuqve tė Rusisė. Ndėrmjet tjerave atyre u thuhej se Nė Tiranė ndodhet misioni sovjetik, i kryesuar nga anėtari i Seksionit tė jashtėm i GPU-sė, Krakovecki. Ai ka shpallur zyrtarisht si qėllim tė misionit tė tij qė tė vendosė regjimin komunist nė Tiranė dhe ta kthejė Tiranėn nė qendėr tė bolshevizmit nė Ballkan. Ai planifikon qė prej kėndej tė propagandojė dhe tė punojė pėr eksportin e revolucionit nė vendet fqinje.
Nė kėto kushte u vendos tė krijohej njėsia ushtarake ruse. Ėshtė interesant fakti se, tentativa e parė e Mikllashevskit dėshtoi. Fillimisht, ai mendonte se mė e mira do tė ishte qė tė krijohej njė njėsi e pėrbėrė nga njerėz qė njiheshin me njėri-tjetrin, qė kishin luftuar bashkė, etj. Nisur nga ky qėllim, ai zgjodhi njė kolonel, ish-komandant i njė reparti kazakėsh. Qė nė takimin e parė, koloneli i premtoi se do tė sillte 80 kazakė, ish-pjesėtarė tė repartit tė tij, dhe pėr kėtė i kėrkoi njė paradhėnie. Siē shkruan Sukaēevi, ai i dha 300 napolona flori. Por ai nuk u pa mė dhe kur Mikllashevski priste kazakėt, papritur i vjen njė telegram nga njė vend fqinj me Jugosllavinė, nėnshkruar prej kolonelit, ku ai e falėnderonte pėr ndihmėn financiare.....
Mbas kėsaj, Mikllashevski filloi tė mblidhte kė tė mundte, ku njė ndihmė tė madhe i dha Sukaēevi. Tė nesėrmen, unė dhe Mikllashevski filluam tė rekrutonim rusė nėpėr rrugėt e Beogradit dhe nė darkė arritėm tė grumbullojmė 108 vetė dhe pa probleme shkuam nė Shkup- shkruan nė kujtimet tij Sukaēevi. Ndėrmjet mercenarėve tė rekrutuar, me tė cilėt u hartuan kontrata kundrejt njė pagese tė caktuar, ishin edhe ish-oficerė tė tjerė tė Ushtrisė Cariste, tė cilėt gėzonin autoritet nė radhėt e bjellogardistėve. Ndėrmjet tyre ishte dhe kolonel, Kuēuk Ullagai, pėrfaqėsues i ēerkezėve, me prejardhje nga njė fis i njohur ēerkez qė i kishte dhėnė Rusisė ushtarake tė niveleve tė ndryshme e deri gjeneralė tė njohur, e qė solli me vete dhe disa ēerkezė tė tjerė.
Nga Shkupi, ata grupe-grupe, shkuan nė Dibėr, qė ishte lėnė si vend takimi. Nė Dibėr u bė dhe transformimi nga oficerė tė Ushtrisė Cariste (madje Mikllashevski tani ishte edhe kolonel i Ushtrisė Jugosllave) nė oficerė tė ushtrisė shqiptare. Kėshtu komandanti, kolonel Milkllashevski, u bė major i ushtrisė shqiptare, zėvendėsi i tij kolonel Berestovski u bė kapiten, shefi i shtabit kolonel Rusinov, u bė kapiten, kolonel Kuēuk Ullagai u bė kapiten, etj., qė siē shkruan Sukaēevi pėr atė periudhė ishin grada mjaft tė larta nė Ushtrinė Shqiptare.
Zogu i dha njė rėndėsi tė veēantė kėsaj njėsie, duke i besuar teknikėn luftarake dhe pikėrisht artilerinė (nė kėtė periudhė ai nuk kishte armatime tė tilla nė repartet e tjera). Lidhur me numrin e pjesėmarrėsve tė kėsaj njėsie, nė dokumentet ruse, pėrmenden dy shifra, diku thuhet kanė qenė 108 vetė, diku 102, por nė gjithė kėto dokumente pėrmendet shifra 15 oficerė.
S.V.Vollkov nė librin e tij Tragjedia e oficerėve rusė shkruan: Oficerėt rusė luajtėn njė rol vendimtar pėr fatet e Shqipėrisė. Me 10 dhjetor 1924 nė qytetin e Dibrės (Jugosllavi) nga husarėt e Kievit u formua njėsia ushtarake ruse e pėrbėrė nga 108 (ose 102 vetė nga tė cilėt 15 oficerė) me komandant kolonel Mikllashevski, zv/komandant kolonel Berestovski, shef shtabi kolonel Rusinov, komandant baterie kolonel Borboviē, komandant i baterisė artiljere kolonel Ullagai, qė mė 17 dhjetor kaloi kufirin e Shqipėrisė dhe mė 24 dhjetor hyri nė Tiranė me luftė dhe vendosi nė pushtet Ahmet Zogun.
Ballmasov shkruan se: Zogu vendosi tė sulmonte drejt kufirit tė Shqipėrisė, mbasi, natėn e 16 dhjetorit u formua pėrfundimisht njėsia ushtarake ruse...R.MAPO
Transporte shqiptare 5. Tė flasėsh pėr rrugėt e Shqipėrisė sė fillim shekullit XX, do goxha kurajo, pasi duhet tė flasėsh pėr diēka qė praktikisht nuk egzistonte. Kishte vetėm pak rrugė tė shtruara vetėm rrallė me kalldrėm, tė cilat i bllokonte edhe shiu mė i lehtė. Urat ishin tė gjitha mesjetare dhe, edhe nėse teorikisht mund tė mbanin me dyshim peshėn e ndonjė veture, rrallė kishin gjerėsinė e mjaftueshme pėr tė kaluar ajo. Lidhja midis qyteteve veri-jug bėhej pėrgjithėsisht nėpėrmjet detit, pra, pėr shembull, pėr tė shkuar nga Tirana nė Shkodėr, shkohej fillimisht nga Tirana nė Durrės, aty merrej anija qė tė ēonte nė Shėngjin, aty zbritej dhe vazhdohej pėr Shkodėr. Megjithatė ende pėr ne mbėrriti epoka e automjeteve. Prej kohėsh jam pėrpjekur tė saktėsoj se kur duhet tė ketė hyrė makina e parė nė Shqipėri, por kjo nuk ėshtė e lehtė, pasi bėn vaki qė automjete tė veēanta tė kenė lėvizur brenda kufijve tė sotėm tė vendit, qė pėrpara se tė bėhej Shqipėria. Megjithatė, le tė kufizohemi nė Shqipėrinė shtetėrore tė pas vitit 1912. E parė kėshtu, mė del se makina e parė duhet tė ketė hyrė pėrmes Portit tė Durrėsit dhe tė ketė ardhur deri nė Tiranė, nė gjysmėn e parė tė vitit 1913. Ishte vetura e dy sipėrmarėsve italianė, tė cilėt kishin kaluar detin me idenė tė ndėrtonin nė Shqipėri njė fabrikė bulmetrash. Fotografia e parė paraqet pikėrisht veturėn me dy italianėt pionierė duke hyrė nė Tiranė. Makina ėshtė e rrethuar me njė mizėri njerėzish qė tė ēuditur qėndrojnė rreth kėsaj shpikjeje tė frėngut. Prapa tyre shihet xhamia e Sulejman pashės, qė e saktėson vendin e fotografisė aty ku sot gjendet monumenti i Partizanit tė Panjohur. Rasti i dytė i dokumentuar, ėshtė i vetėm pak muajve mė pas. Njė fotografi origjinale qė e kam nė koleksionin tim, nė shpinė mban tė shkruar Liaskoviki, November 1913. Nė tė shihen dy vetura tė parkuara diku nė njė oborr tė Leskovikut dhe, pranė tyre, njė grup shoferėsh dhe shėrbyesish, tė veshur me uniformėn tipike tė shoferėve tė asaj kohe. Njėra nga veturat ėshtė e mbuluar ndėrsa tjetra ėshtė e hapur dhe ka tė instaluar prapa njė rimorkio, e cila siē duket mban pajimet e fushimit pėr grupin. Duhet tė rrėmoj ende nėpėr dokumenta pėr tė qenė mė i sigurtė, por them se duhet tė jenė automjetet e ndonjė ekipi ndėrkombėtar tė kontrollit tė kufijve. Fotografia e tretė ėshtė e vitit 1927 dhe ėshtė bėrė nė sheshin kryesor tė Ersekės. Eshtė njė veturė e vėnė nė dispozicion nga shteti shqiptar, me qėllimin pėr tė kryer njė shėrbim fotografik pėrreth vendit dhe qė u pėrdor mė pas, nė hartimin e botimit tė famshėm tė Teki Selenicės Shqipėria mė 1927.
Dokumenti i radhės i pėrzgjedhur pėr tu botuar nė serinė e shkrimeve tė periudhės sė Shqipėrisė sė Luftės dhe aktiviteti i Shėrbimeve Sekrete Britanike SOE, i vitit 1942-1943
Pėrgatiti Auron Tare
SHQIPTARĖT NĖ LONDĖR
Ref. e juaja DH 109/A1/4661/1
1. Bajram Neli ėshtė nipi i Hajredin Gjetanit, i cili ėshtė shefi i truprojės personale tė Mbretit Faruk. Njė fakt - ky i cili duhej tė ishte bėrė i ditur pėr ju, nuk ėshtė bėrė deri mė tani. Nėse Bajrami do tė pranohej pėr tu infiltruar dhe kjo ėshtė njė NĖSE e madhe jo pėr fajin tim - ai sigurisht qė do ti thoshte apo do tė shkonte nė Kajro pėr tė folur me Gjetanin. Gjithashtu, gruaja e Gjetanit ėshtė e motra e Sadik Lleshit, personi tė cilin unė e rekrutova nė Stamboll pa e dėrguar pėr njė ekzaminim mjekėsor, tė cilin ne tashmė e kemi pėrjashtuar dhe e kemi internuar... . Nuk e di nė se gruaja e Gjetanit ėshtė gjyshja e Nelit. Nėse Bajram Neli do tė kontaktoj Gjetanin, ai me siguri do ti tregojė mė shumė se ēdo tė donim ne mbi 5 oficerėt e pėrjashtuar
2. Unė personalisht jam kundėr infiltrimit tė SELMANIT (Kolonel Hysen Selmani shėnimi ynė) pasi mendoj se ai nuk mund tė jetė mė i dobishėm sesa ėshtė i vėllai dhe, nė fakt, mund tė jetė shumė i dėmshėm pėr ēėshtjen tonė... i vėllai i tij ėshtė nė Shqipėri dhe iu ėshtė bashkuar gueriljeve me kohė. Ai tė paktėn mund ta mbajė gojėn mbyllur, ndėrsa Selmani mesa duket nuk e mban dot. Gjithsesi, mendoj se bėmė mirė qė letrėn e Tij, drejtuar Mbretit Zog, e lejuam qė tė dėrgohej, pasi refuzimi ynė do ta dėrgonte direkt dhe nė krahėt e D/H 31 dhe siē e dini nė Shqipėri nuk refuzohet njė ofertė. Unė vė bast se nėse do ta lejonim tė ishte i lirė nga obligimi ynė ai do tė reagonte menjėherė, duke mos ruajtur asnjė sekret dhe kjo duket qartė nga telegrami qė ai dėrgoi, thelbin e tė cilit Shėrbimi Gjerman e ka interceptuar dhe e ka kuptuar. Mos tė harrojmė se vjet Selmani nuk la njeri nė Stamboll pa i thėnė mbi bisedat qė kishte bėrė me mua.
3. Gjithsesi ky ėshtė opinioni im personal. Situata ėshtė shumė mė e rėndėsishme sesa kėto opinione. Gjithsesi, nėse ne e infiltrojmė atė nė Shqipėri me vulėn njeri i Zogut, siē ai ėshtė nė tė vėrtetė, ne do tė shkatėrronim ēdo lloj bashkėpunimi qė mund tė marrim nga organizata e Ballit Kombėtar, pasi kjo organizatė ėshtė qartėsisht kundėr Mbretit. Kjo pikė ka dalė kohėt e fundit, por ėshtė shumė e qartė nė mesazhin e saj.
4. Sigurisht qė MARTINI ( sekretari i Zogut) ėshtė nė ankth pėr ta infiltruar kėtė person sa mė parė, por sigurisht qė nuk ėshtė pėr tė mirėn tonė, por pėr interesin e tyre. Nė fakt, ndjekėsit e Tij brenda nė Shqipėri kanė qenė aktivė kundėr italianėve dhe nuk e kanė nevojėn pėr Selmanin apo pėr ndonjė tjetėr prej tyre. Ti duhet tė jesh nė dijeni se vitin qė shkoi Selmani ishte kundėr idesė pėr tė infiltruar oficerė shqiptarė nė Shqipėri dhe mė ndaloi qė unė tė rekrutoja pjesėtarė nga grupi i Oficerėve nė Stamboll. Kur ata (oficerėt) insistuan pėr tė punuar me ne, ai shkoi tek autoritetet turke nė Stamboll dhe u pėrpoq qė tė mė pėrzinte nga Stambolli me qėllim qė tė mbante oficerėt e tij atje. Nėse kėtė veprim e bėri me urdhėr tė Zogut, unė nuk e di, por pėr momentin unė mendoj se duhet tė jemi kundėr dėshirave tė tij pėr tu infiltruar nė Shqipėri. Unė nuk do tė doja qė tė ti thosha mė parė kėto gjėra pėr tė, pasi nuk e doja qė tė dukej nė mėnyrė negative pėrpara teje, por nė situatėn e tanishme mendova se do tė ishte mė mirė qė ti dije kėto gjėra. Gjithsesi, mos harro, ata janė njė grup dredharakėsh.
Sa do tė doja qė tė mendoja njė debat mbi ZP-nė dhe ZM-nė, ashtu siē e bėre ti. Ishte e shkėlqyer.
5. Qėndrimi i Mbretit Zog mbi pushtimin gjerman ėshtė mjaft interesant. X kėtu me thotė se Zogu ėshtė zbuluar verėn e kaluar tė ketė qenė nė marrėdhėnie me gjermanėt nėpėrmjet Zvicrės. A dini gjė Ju pėr kėtė gjė? M/DH me shumė menēuri shpjegoi se me Kajron dhe Stalingradin nė rrezik nuk do tė ishte jashtė logjike qė Zogu tė mendonte se BOSHTI do tė fitonte luftėn dhe mesa duket ka dashur tė ruante vetveten nga italianėt. Nuk mendoj se mund tė jete as budalla sa tė mendoje se Gjermanet do tė fitojnė tani? Apo jo?
6. Me vjen shumė keq qė humbėn shėrbimet e ēmuara tė Murat Kaloshit. Ai ėshtė njė bandit i shkėlqyer dhe duke jetuar gjithmonė nė shtėpinė e tij nė Dibėr nuk njihet si njeri i Mbretit si Selmani. Megjithatė, ai nuk mund tė parashutohej, pasi vuan nga epilepsia. Nė mundet qė ai tė infiltrohej nėpėrmjet Otrantos, jam i gatshėm qė tė shikoj mundėsinė e zbarkimit tė tij diku nė njė vend tė sigurt nė brigjet e Adriatikut. Me tė zbarkuar ai, mund tė shkojė pa problem nė vendlindjen e tij nė Dibėr. Kushėriri i tij Myftari, siē je nė dijeni tashmė i ėshtė bashkuar gueriljeve, por nuk ka tė njėjtin autoritet si Murati.
7. Nė tė njėjtėn ide, unė nuk kam kundėrshtime serioze pėr infiltrimin e Kolonel Selmanit, por duke qenė se ai ėshtė askush pa Zogun dhe, nėse shkon me ndihmėn tonė, nė sytė e opinionit do tė duket sikur ne jemi nė krahun e Mbretit Zog. Njė opinion qė duhet evituar me sa tė kemi mundėsi.
Firmosur
D/H 274
***
Kur Egjipti drejtohej nga shqiptarėt
Nė shkrimin e sotėm mbi dokumentet e pėrzgjedhura nga Arkivi i Shėrbimit Sekret Britanik tė Luftės, SOE, kemi pėrzgjedhur njė dokument interesant, i cili vjen nga Dosja e korrespondencės sė Zyrės sė Londrės nė fundin e 42-shit dhe fillimin e 1943-shit.
Dokumenti flet mbi disa ēėshtje tė rėndėsishme qė preokuponin Shėrbimin Britanik, i cili kishte filluar tashmė tė infiltronte nė Shqipėri oficerė nga mėrgata Shqiptare nė Stamboll pėr operacione sabotimi. Nė fakt, dokumenti i botuar sot flet pėr pėrpjekjet e Shėrbimit Britanik pėr tė rekrutuar shqiptarėt qė qėndronin nė Londėr. Njė listė e kėtyre shqiptarėve ėshtė, gjithashtu, pjesė e dosjes sė SOE-s. Megjithatė, nga ky dokument ne mund tė mėsojmė njė informacion shumė interesant, i cili ka tė bėjė me copėza tė jetės sė Familjes Mbretėrore egjiptiane, si dhe lidhjet e tyre me vendin e largėt tė origjinės. Ky fakt, mesa duket, u ka bėrė shumė pėrshtypje edhe oficerėve tė zbulimit britanik, tė cilėt e kanė sjellė kėtė informacion nė njė dokument zyrtar tė Shėrbimit. Shqiptari, tė cilin ata mendojnė se do tė ishte njė kandidat i mirė pėr tė zbarkuar nė Shqipėri si agjent i Shėrbimit Sekrete Britanik, ishte nipi i Shefit tė Sigurisė Personale sė Mbretit Faruk. Ky informacion konfirmon disa zėra, tė cilat kanė shkruar se, nė fakt, Mbreti Faruk i Egjiptit ruhej ekskluzivisht vetėm nga roje personale shqiptare dhe saktėsisht nga shqiptarėt qė vinin nga krahina e Matit. Megjithėse nuk ka shumė informacion mbi kėta oficerė tė Gardės Mbretėrore Egjiptiane dihet mirė fakti se kėta oficerė kanė qėndruar me tė edhe kur ai u largua nga Egjip*ti pas grushtit tė shtetit tė 1953-shit.
Njė fakt tjetėr mjaft interesant, i cili ndeshet nė faqet e kėtij dokumenti ėshtė njė e dhėnė shumė e rėndėsishme, e cila rikonfirmon mendimin se mjaft elemente tė Shėrbimit Britanik, ashtu si edhe nė diplomacinė angleze, nuk dėshironin ti jepnin Mbretit Zog njė rol nė operacionet qė britanikėt organizonin ndaj Shqipėrisė. Me sa duket, mbajtja larg e Zogut ka qenė njė qėndrim zyrtar i diplomacisė angleze tė influencuar, nuk ka dyshim, nga roli shumė i madh qė luanin qarqet greke nė Londėr. Megjithėse Zogu kishte dashamirės dhe mbėshtetės nė disa qarqe tė shoqėrisė britanike, niveli i lartė politik anglez nuk ka dashur ta angazhojė atė nė tė ardhmen politike tė Shqipėrisė. A ka qenė ky njė vendim i bazuar nė faktet qė britanikėt kishin pėr tė kaluarėn e Zogut? A ka qenė ky qėndrim bazuar nė realitetin e Shqipėrisė? A ka qenė ky qėndrim nė pragmatizmin britanik mbi njė figurė, e cila ishte shumė kontraverse? Duke parė dokumentacionin e Shėrbimit Britanik mund tė thuhet se ka qenė njė kombinim i tė gjithė faktorėve tė lartpėrmendur.
Megjithatė, dokumenti qė po botojmė sot sjell nė dritė njė fakt tė panjohur mė parė, i cili mund tė kėtė sjellė mė shumė probleme mbi figurėn e Zogut, duke shtuar dozėn e kundėrshtimit mbi rolin e Mbretit nė Shqipėri. Me sa duket, Shėrbimi Sekret Britanik Zyra X ka informuar oficerėt e SOE-s se Shėrbimi Sekret Britanik kishte dyshime mbi njė marrėdhėnie tė mundshme tė Mbretit Zog me autoritetet gjermane, tė cilat operonin nga njė vend neutral si Zvicra. Periudha e pėrshkruar nė kėtė dokument i korrespondon kohės kur gjenerali i famshėm gjerman, Rommel (Dhelpra e Shkretėtirės), ishte nė afėrsi tė Kajros dhe trupat gjermane kishin rrethuar tashmė Stalingradin. Njė fitore gjermane dukej nė horizonte dhe sigurisht qė politikanėt ballkanikė si Zogu, tė prirė ndaj pragmatizmit tė pushtetit, nuk mund tė mos kenė menduar njė lloj afrimi me fituesit e mundshėm. Po tė kemi parasysh faktin qė Hitleri nuk e mbėshteti asnjėherė aventurėn shqiptare tė Musolinit dhe ndoshta gjermanėt nuk e kanė parė negativisht njė lloj pėrfshirjeje tė Zogut nė politiken shqiptare, kjo hipotezė nuk ka pėrse tė mos llogaritet si njė lėvizje e mundshme e njė shahisti ballkanik si Zogu. Deri mė tani, nuk ka asnjė dokument nga pala gjermane, e cila mund ta kishte konfirmuar kėtė dyshim tė Shėrbimit Sekret Britanik, por fakti, qė niveli i lartė i Zyrės sė SOE-s nė Londėr ishte paralajmėruar pėr njė zbulim tė tillė, e bėn kėtė histori shumė interesante dhe mund tė shpjegojė edhe dyshimin e mėvonshėm tė britanikėve mbi Zogun.
Krijoni Kontakt