Shqipėria e Jugut, Gusht 1949. Megjithėse tė gjithė jemi lėshuar plazheve, nuk do harruar se ka qenė njė kohė kur gushtin e kalonim duke luftuar. Pas Luftės II Botėrore, Greqia u zhyt nė njė luftė civile, e cila u ashpėrsua gjithnjė e mė tepėr, derisa nė vitin 1949 Stalini pranoi tė ndėrpriste mbėshtetjen pėr forcat partizane komuniste, duke respektuar kėshtu marrveshjen e Jaltės, e cila parashikonte mbetjen e Greqisė nėn influencėn britanike. Nė kėto kushte, brenda pak kohe partizanėt grekė u vendosėn nė pozicione tėrheqjeje, duke u grumbulluar pėrfundimisht pėrreth malit tė Gramozit, zona e fundit tė zotėrim tė tyre. Kėtu ata pėrballuan pėr shumė kohė sulmet e forcave qeveritare monarkiste, duke patur edhe ndihmėn e furnizimeve tė fshehta sovjetike, qė ju mbėrrinin nėpėrmjet kufirit shqiptar. Trupat monarkiste greke atėhere shkelėn territorin shqiptar, me qėllim bllokimin e kėrtij kanali furnizimi dhe pėr tė goditur edhe nė shpinė forcat komuniste. Kėtu fillon edhe konflikti midis ushtrisė shqiptare qė mbronte kufitin e vet dhe ushtrisė greke, konflikt i cili ka hyrė nė histori me emrin Provokacionet e Gushtit. Pėrpjekjet midis palėve vazhduan me ndėrprerje nga 2 gushti deri nė 5 shtator 1949 nė zonat e Bilishtit, Kapshticės, Leskovikut dhe Konispolit, duke i shkaktuan Shqipėrisė qindra civilė dhe ushtarė tė vrarė, si edhe dėme materiale nė fshatrat e kufirit. Gjithashtu, edhe forcat monarkiste greke lanė dhjetra ushtarė tė vrarė nė territorin shqiptar, madje edhe robėr lufte. Provokacionet e Gushtit, mbeten i vetmi konflikt i armatosur, nė tė cilin u implikua ushtria shqiptare pas Luftės II Botėrore. Nė fotografinė e parė, paraqiten dy ushtarė shqiptarė tė vendosur nė njė ēerdhe mitralozi, duke vrojtuar nė anėn tjetėr tė luginės, ku duhet tė jenė vendosur trupat greke. Mitralozi ėshtė i prodhimit sovjetik, furnizimet e tė cilėve sapo kishin filluar tė mbėrrinin nė Shqipėri pėrmes portit tė Durrėsit. Nė fotografinė e dytė, njė grup oficerėsh diskuton duke studiuar hartė dhe dokumenta ushtarake. Bie nė sy veshja e tyre, e pėrbėrė nga njė konglomerat materialesh. Kėshtu, helmetat e tyre dhe rripat e mesit qė mbajnė, janė tė gjitha italiane, natyrisht tė mbetura qė nga koha e Luftės, ndėrsa uniformat janė tė prodhimit sovjetik. Vini re, tė gjithė oficerėt i kanė hequr spaletat me shenjat e gradės, gjė qė bėhej pėr tė mos u dalluar nga snajperėt grekė, pasi spaletat ishin prej bronxi dhe shkėlqenin nė diell. Njėri prej oficerėve mban nė gjoks Urdhrin e Trimėrisė, tė merituar siē duket gjatė luftimeve. Nė foton e tretė paraqitet njė varrezė e improvizuar ushtarėsh pranė Bozhigradit. Tė vrarėt varroseshin pėrkohėsisht pranė zonave ku kishin rėnė pėr tu spostuar mė vonė nė vendet e tyre tė origjinės. Njė oficer po lexon ne respekt emrat e tė rėnėve tė shkruar nė copa tė thjeshta dėrraze. Megjithėse tė pajisur keq e tė komanduar edhe mė keq, kėta njerėz i qėndruan presionit tė frontit dhe e kryen detyrėn e tyre pėrpara Atdheut. Politika ka bėrė tė pamundurėn qė, pėr interesa tė sajat, dikur ta kujtonte sa mė pak e sot tė mos e kujtojė fare, kėtė faqe dinjtoze tė historisė sė shtetit shqiptar.R.Mapo
Krijoni Kontakt