vazhdim..
Fotografitė e qėmtuara kėtu parashtrojnė njė larmi tė madhe tematike: skena nga jeta e pėrditshme, peizazhe fshati e qyteti, ceremoni fetare, portrete kryengritėsish shqiptarė, personalitetesh tė njohura apo njerėzish tė panjohur. Shumė prej autorėve tė kėtyre klisheve mbeten anonimė. Disa prej tyre ka rrezik ta kenė pėrfundimisht kėtė fat, siē ėshtė rasti i shumicės sė autorėve tė negativave nė pllaka xhami apo tė stampimeve nė letėr qė ruhen nė Arkivin e Shtetit nė Tiranė. Pėr arsye
pėrvetėsimi, trashėgimie a sekuestrimi nga policia e fshehtė e diktaturės komuniste, emri i autorit tė klisheve ka humbur fare ose ka shpėnė nė ngatėrresa tė tilla, qė vėshtirė se mund tė kapėrcehen.
Si arritėt t’i siguronit fotot, ēfarė ju befasoi nė hulumtimet tuaja nė Arkivin e Shtetit Shqiptar?
Sigurisht qė kemi pasur gjithmonė pėrkrahjen e palėkundur tė Arkivave tė Shtetit, pėrveē kėrkimeve tona nė fondetprivate. Nė pamė qė Arkivi Shqiptar i Shtetit zotėron njė fond fotografik me njė rėndėsi tė pakrahasueshme. Pėrveē stampimeve tė panumėrta nė letėr, 6 000 deri 7 000 negativa nė pllaka xhami, tė formateve tė ndryshme, pėrbėjnė njė koleksion tė jashtėzakonshėm pėr historianėt e fotografisė. I themeluar mė 1947, i vėnė nėn kontrollin e Ministrisė sė Brendshme mė 1951, ky institucion, ashtu siē e kanė pėr mision tėrė arkivat kombėtare, ruan dokumentet me interes historik.
Pjesė interesante e kėtij hulumtimi mund tė ketė qenė historia e fotografisė shqiptare gjatė viteve tė regjimit komunist. Ēfarė arritėt tė zbulonit?
Gruaja e fotografit. Fotografi e realizuar rreth vitit 1940 nga Kel Marubi
Sigurisht ne pamė qė Arkivi shqiptar ka pėr mė tepėr edhe disa fonde tė njė natyre krejt tjetėr. Ai ka grumbulluar tėrė dokumentet personale qė u janė konfiskuar personave tė arrestuar, tė internuar apo tė ekzekutuar si armiq tė regjimit komunist tė Enver Hoxhės. Por, Arkivi Shqiptar ėshtė interesuar mė fort pėr skenat e paraqitura nga njė pikėpamje historike a etnografike, sesa pėr ato tė paraqitura nga njė pikėpamje fotografike. Pjesa mė e madhe e klisheve, kushtuar mė sė shumti ngjarjeve familjare e private, janė anonime. Veshjet e mbajtura dhe disa parametra tė tjerė lejojnė tė pėrcaktohet se shumica e tyre kanė tė bėjnė me Korēėn dhe krahinėn e saj, sidomos me Dardhėn qė ishte asokohe njė qendėr e rėndėsishme nė Shqipėri.
Mund tė flisni pėr atė pjesė tė fotove qė janė identifikuar, a mund tė bėni njė biografi tė tyre?
Mund tė themi se disa foto janė identifikuar, por biografia e tyre mbetet shumė e paqartė. Kėshtu, ēfarė mund tė mėsojmė, bie fjala, pėr Dhimitėr Vangjelin, kėtė fotograf nga Erseka, njė qytet nė juglindje tė Shqipėrisė?! Kopertina e rimtė e albumit, ku gjendet e mbledhur puna e tij fotografike, ėshtė damkosur nga autoritetet komuniste me shėnimin: “Shumė sekret”.
Ndalojmė nė kėtė moment historik. Sipas jush, ēfarė na zbulojnė vallė ato pamje tė gjykuara si tė dyshimta a tė rrezikshme nga regjimi i Enver Hoxhės?
Ceremoni martesash, varrimesh, portrete familjare, skena tė rėndomta tė njė kohe tė perėnduar. Vetėm atėherė jemi nė gjendje ta kuptojmė dhe ta shohim se ēfarė pėrmasash kishte marrė e keqja: e gjithė puna pask
ėsh qenė qė tė mbahej fshehur thjesht ajo jetė e pėrditshme e kohės para regjimit totalitar! Fotografia ka tė bėjė sa me krijimin artistik aq edhe me industrinė tregtare qoftė nė Shqipėri, qoftė kudo. Origjinaliteti i pamjes sė marrė, nė njėrėn anė, mundėsia pėr t’i riprodhuar
stampimet nė shkallė tė zmadhuar, nė anėn tjetėr. Veprimtaria e fotografit brendashkruhet nė zemėr tė kėsaj dyvlershmėrie. Sigurisht qė na ėshtė dashur tė shikojmė me mijėra negativa, duke pėrsėritur poza konvencionale, pėr tė arritur deri aty sa tė entuziazmohemi nga aksh shkrepje e pazakontė ku shpaloset menēuria e thellė e njė vėshtrimi.
Loic, kur flisni pėr fotografi pa autorė, a ishit para dilemave: Kujt t’ia atribuojmė kėtė apo atė foto?
Sigurisht dhe ishte detyrė e vėshtirė. Pėr shembull, falė njė sasie fotografish qė i atribuoheshin Vani Burdės, kishim shpresuar, njėfarė kohe, se mund t’i konsideronim si tė tė njėjtit artist, disa fotografi ku shiheshin tė njėjtat sfonde tė pikturuara. Na u desh ta ulim hundėn kur zbuluam disa fotografi qė i atribuoheshin Thimi Racit, me po ato sfonde. Gabim klasifikimi duke u nisur nga pėrvoja? Do tė duhet tė qėmtohen edhe tregues tė tjerė, prova tė tjera. Hulumtim i gjerė e plot pasion…
Natyrisht qė talenti i fotografit ėshtė ajo ēfarė ju ka bėrė tė pėrzgjidhni mes shumė fotove. Si i seleksionuat 95 fotot e librit tuaj, pse nuk ishin 100 pėr shembull?
Vėllezėrit Balkameni, kryengritės shqiptarė. Foto e realizuar nė viti 1912 nga Kiēo Venetiku. Zbuluar nė fondin e Institutit tė Kulturės Popullore
Pėrveēse me interes historik, klishetė e pėrzgjedhura kėtu dėshmojnė tė gjitha pėr njė ndjeshmėri tė pashoqe tė artistit qė i ka bėrė. Pasi ėshtė pėrmbushur ky kusht, ju mund tė pyesni se cila ka qenė vallė ana ekzotike e temės apo ana estetike e fotografisė ajo qė na ka shtyrė tė zgjedhim kėtė negativ mė fort sesa njė tjetėr, ndėr mė tė mirėt e marrė nė shqyrtim? A mos ėshtė ndoshta nostalgjia e njė Shqipėrie, pasqyrimin e sė c
ilės rrekemi ta gjejmė nė sytė e kėtyre grave e burrave qė na shikojnė me ngulm? Dėshmi e prekshme, objekt etnografik, vepėr artisti, vėshtrim i njė shoqėrie mbi vetveten, secili do tė provojė me habi, teksa e sodit, njė mori ndjenjash vetjake. Por njė gjė ėshtė e sigurt, kėto pamje trandin edhe gurin….
Disa e kanė cilėsuar njė modė tė re tė shprehjes historike, atė tė artistėve fotografė tė asaj periudhe? Cili ishte ndikimi i fotografėve pas shpėrbėrjes sė Perandorisė Osmane?
Nė fillim tė shekullit XX-tė, shpėrbėrja e Perandorisė Osmane i ktheu Shqipėrisė dimensionin e saj europian. Brezat e parė tė fotografėve shqiptarė qenė kėshtu dėshmitarėt e oksidentalizimit tė vendit, i cili i preku nė trajta kulturore komplekse kategoritė e ndryshme tė popullsisė. Fotografitė u bėnė pasqyra e kėsaj udhe tė pėrshkuar. Ato na shtrojnė disa pyetje tejet tė mprehta edhe sot, nė kėtė fillim tė shekullit XXI, kur Shqipėrisė i duhet sėrish ta pėrkufizojė vendin e saj midis kombeve tė Europės.
1.Kryengritėse shqiptare. Fotografi e realizuar rreth vitit 1912. Autori, anonim
2.Vėllezėrit Balkameni, kryengritės shqiptarė. Foto e realizuar nė viti 1912 nga Kiēo Venetiku. Zbuluar nė fondin e Institutit tė Kulturės Popullore
vazhdim...
Christian Raby: Fotografia mortore, shpikje shqiptare
Christian Raby ka dhėnė lėndėn e Historisė sė Fotografisė nė Universitetin e Ēikagos nė Paris (Francė)
Pėrsėritja e herėpashershme e skenės sė pėrmortshme nė punėn e fotografėve shqiptarė nuk mund tė mos e shtrojė njė pyetje para vėzhguesit. Duke figuruar nėpėr fonde njėlloj si fotografitė e martesave, fotografitė e pėrgjimeve tė pėrzishme myslimane ose katolike, ashtu si edhe ato tė varrimeve ortodokse, nuk kanė vonuar tė marrin vlerė zakoni.
Prej jush do tė na interesonte historia, ajo histori qė ju keni ndėrtuar me kėto foto…
Po. Nė fillimin e periudhės me tė cilėn jemi marrė e deri nė Konferencėn e Londrės, Shqipėria kishte njė pėrvijim gjeografik tė paqartė. Shumė-shumė, mund tė flitej pėr njė rajon shqipfolės. Shkodra dhe Korēa qenė asokohe dy nga qendrat kulturore mė tė rėndėsishme nė shprehjen e identitetit shqiptar. Qyteti i Shkodrės nė veri, ishte kryeqendra katolike e hapėsirės shqip folėse tė Perandorisė Osmane. Aty ndodhej kėrthiza gjuhėsore e gegėrishtes, njėrit prej dy dialekteve tė shqipes. Qyteza e Korēės nė juglindje, ishte nga ana e saj kryeqendra ortodokse e krahinės dhe pika nevralgjike e tė folmes toskėrishte, trajtės tjetėr dialektore tė shqipes. Nuk ėshtė pra pėr t’u habitur qė kėto dy qytete dhe rrethinat e tyre kanė qenė vendet
e privilegjuara pėr zhvillimin e ushtrimit tė fotografisė.
Ndėrsa i referoheni kėsaj historie, cili ka qenė interesi i shqiptarėve ndaj fotografisė. U pėlqente tė pozonin, ia dinin vlerėn asokohe fiksimit tė jetės sė tyre nė celuloid?
Si pjesė pėrbėrėse e Perandorisė Osmane, Shqipėria e asaj kohe ishte kryesisht myslimane. Vlerėsohet se kėsaj feje i pėrkisnin atėherė dy tė tretat e shqiptarėve. Qėndrimi mysliman ndaj shėmbėlltyrave, tė cilit i shtohet fakti se muhamedanėt pėrbėnin klasėn sunduese tė shoqėrisė, ngjan tė ketė luajtur njėfarė roli nė interesin e paktė qė shqiptarėt, nė pjesėn e tyre dėrrmuese, tregonin ndaj ushtrimit tė fotografisė. Megjithatė, sado qė nuk u dhanė me shumicė pas kėtij arti, ata nuk shfaqnin kurrfarė ngurrimi, me sa duket, pėr tė qėndruar pėrballė objektivit. Nuk kundėrshtonin qė tė shihnin drejt fotografit teksa ky vepronte, madje edhe nė ēastet mė dramatike tė jetės sė tyre, si pėrgjimet e tė vdekurve.
Ky paradoks nė dukje, nxjerr nė pah mjaft mirė njė prej vetive tė shquara tė mendėsisė shqiptare: tolerancėn ndaj besimeve tė tjera dhe sinkretizmin fetar, tė cilėt vazhdojnė tė jenė tipari dallues i frymės qė mbizotėron nė kėtė vend edhe sot nė shekullin XXI.
Ju thoni Shkodra dhe Korēa, por ka pasur dhe krahina tė tjera ku ėshtė realizuar fotografia, tė cilat i pėrfshini nė kėtė botim?
Pėrveē Shkodrės e Korēės patjetėr qė edhe krahina tė tjera tė Shqipėrisė kanė pėrjetuar njė veprimtari fotografike interesante. Tirana, Berati, Elbasani, Durrėsi, Gjirokastra kanė pasur fotografėt e tyre. Nė kėtė libėr gjejnė vendin e vet edhe Lilo
Xhimitiku pėr Beratin ose Sotir Beu pėr Elbasanin. Por, sidoqoftė, prodhimtaria fotografike e Shkodrės dhe e Korēės mbetet e pashoqe.
Flisni pėr njė pasuri tė tillė fotografike, por sa pėrmendet Shqipėria nė historinė botėrore tė fotografisė?
Nė fakt Shqipėria vazhdon tė mos pėrmendet nė historinė botėrore tė fotografisė. Asnjė referim, kurrfarė emri nuk ėshtė sjellė si shembull pėr tė treguar se, nė kėtė fushė, ky vend ka pasur sa e sa artistė tė talentuar. Madje edhe dinastia e pashoqe e Marubėve mbetet jo aq e njohur sa duhet. E pra, janė tė pakta ato vende qė mund tė krenohen si truall i njė lulėzimi tė tillė fotografėsh tė shquar gjatė atij shekulli.
Pėrmendėt pak mė lart fotografitė e realizuara gjatė pėrgjimit tė tė vdekurve, si mund tė shpjegohet futja e kėtij rituali fotografik nė mes tė ritit fetar? Me ēfarė ka lidhje kjo dėshirė kaq e papėrmbajtur pėr tė fiksuar pamjen e tė ndjerit dhe tė ceremonisė sė funeralit tė tij?
Natyrisht qė kėto ishin pyetje qė ne ia bėmė vetes, ndėrsa punonim. Dhe njė shpjegim historik po e jap kėtu. Shqipėria ishte njė truall mėrgimi. Shqiptarėt e ikur pėr tė punuar nė dhe tė huaj, mė tė shumtėn e rasteve, nuk kishin fare mundėsi pėr t’u kthyer nė atdhe kur vinte ēasti pėr tė varrosur njė tė afėrm. Fotografia shėrbente nė kėtė rast, me siguri, pėr ta mbajtur gjallė frymėn e bashkėsisė. Familja, miqtė, nganjėherė ndonjė kuvend i madh i fshatit tė mbledhur nė njė klishe, bėheshin kėshtu dėshmi pėr ata anėtarė qė ndodheshin tė shpėrndarė nėpėr botė.
A keni vėnė re teknikė tė caktuar nė mėnyrėn e realizimit tė njė fotoje mortore? Ku ndryshon nga njė fotoje dasme e asaj kohe?
Sigurisht. Kėto klishe tė habisin edhe me teknikėn se si janė bėrė. Regjia e njė fotografie martese kėrkon qė vėshtrimet e personazheve tė konvergojnė tė gjitha te fotografi, duke zbuluar kėshtu, si tė ishte njė nga tė dhėnat e ceremonisė, praninė e kėtij tė fundit. Madje, edhe kur tė sapomartuarit shikojnė njėri-tjetrin, qėndrimi i tyre nėnkupton qartas porositė e njė operatori.
Po fotografia e pėrgjimit tė tė vdekurit, ēfarė na thotė? Edhe nė kėtė rast bėhet fjalė pėr regji fotografike?
Te fotografia e pėrgjimit tė vdekurit apo e varrimit, loja e vėshtrimeve e mohon kėtė lloj veprimi me dashje. Disa i shpien sytė tek i ndjeri, disa tė tjerė te fotografi, ca tė tjerė duken tė mbyllur brenda vetes, me njė shprehje dhimbjeje e pėrqendrimi nė heshtje. Origjinaliteti i marrėdhėnies me vdekjen shprehet nė kėtė rast pėrmes vetėpėrmbajtjes nė hije, jo aq tė fotografit sesa tė funksionit tė tij. Kėshtu, ai dėshmon vetėm si njeri, pra me mė shumė dramatizėm, pėr njė rast zie nė bashkėsinė njerėzore.
Mund tė flitet pėr njė formė novatore kėtu, ēfarė do tė thoshte thirrja si dėshmitar i njė fotografi nė mort?
Po, kemi tė bėjmė me njė novacion. Do tė thoja se kjo formė novatore e fotografisė mortore lindi nė thelb, me sa duket, nga vullneti pėr tė ruajtur njė traditė siē e pėrmenda pak mė sipėr; ndjenjėn e bashkėsisė, pavarėsisht nga shpėrndarja nėpėr diasporė. Gjithsesi, nė rastin e myslimanėve, vetė kjo formė kthehej nė njė pėrmbysje tė vėrtetė kulturore. Thirrja e fotografit si dėshmitar nė kėtė ngjarje tė rėndėsishme pėrbėnte nė vetvete njė shkelje tė atij moslejimi tė shėmbėlltyrės, qė shpall besimi islam. Nė tė vėrtetė, nė kėtė mėnyrė pėrjetohej njėfarė osmoze kulturore.
Ju thoni se ėshtė njė thyerje e riteve myslimane, apo njė mbivendosje e ritit tė krishterė mbi atė mysliman?
Ja, po jua tregoj. Nė ato ēaste tė rėnda, kishte familje myslimane qė u porositnin fotografi ca operatorėve, tė cilėt, pėr vete, ishin mė sė shumti tė krishterė. Temat ikonografike lėnė kėshtu tė depėrtojė njė kulturė e krishterė, siē janė aluzionet pėr vajtimin e Krishtit, dhe e pėrziejnė atė me ritualin e pėrgjimit tė pėrmortshėm mysliman. Numri i fotografive tė ruajtura me kėtė temė funeralesh lė vend pėr tė menduar se kanė qenė shumė tė paktė ata qė ia ndalonin vetes njė gjė tė tillė, po t’i kishin mundėsitė financiare pėr ta bėrė. Falė dyvlershmėrisė sė tij mes artit tė mirėfilltė dhe thjesht regjistrimit tė reales, fotografi bėhet kėtu vektori i njė tejkalimi kulturash, drejt pajtimit tė tyre.
1.Ruajtja e tė vdekurit. Ceremoni mortore myslimane. Anonime. Pa datė.
2.Ceremoni mortore katolike. Fotografi e realizuar nga Kel Marubi mes viteve 1900-1919.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 06-04-2011 mė 13:02
Krijoni Kontakt