Transporte shqiptare – 6. Pėrgjithėsisht motoēikletat janė bashkėkohėse me lindjen e makinave tė para duke i shoqėruar ato me diferencė prej vetėm pak vjetėsh. Pak a shumė e njėjta gjė duhet tė ketė ndodhur edhe nė Shqipėri ku, nėse makina e pare ka hyrė nė vitin 1913, mitorcikletat e para duhet tė kenė mbėrritur vetėm pak vite mė pas, ndoshta nė vitet e Luftės I Botėrore. Nė foton e parė, jemi nė Tiranė nė vitin 1930. Njė grup motoēiklistėsh vendas po organizojnė tė parėn garė motorrash nė distancėn Tiranė-Elbasan. Vendi ku grupi i garuesve po pozon, ėshtė nė fillim tė rrugės sė Elbasanit, nė krah tė vendit ku mė pas u vendos statuja e gjeneral Telinit, qė mė pas nė vitet ’50 u hoq pėr tė vendosur bustin e Qemal Stafės, qė mė pas nė vitet 2000 u hoq se u zgjerua rruga. Fati i pėrjetshėm i monumenteve nė Shqipėri, Nejse. Nė tė djathtė tė fotos, shihet gardhi rrethues i Lulishtes Popullore, e pėruruar pak vjet mė pare, nė vitin 1923. Ky rrethim dėrrasash u hoq pak vjet mė pas, pėr t’u zėvendėsuar me njė bordurė tė ulėt betoni me njė kangjellatė tė lehtė pėrsipėr, e cila mbijetoi deri nė vitet ’80, kur rrethimi u hoq fare. Pastaj rrethimi u rikthye nė vitin 2002 me kangjellatė tė lartė, pėr ta shpėtuar lulishten nga ndėrhyrjet, pastaj nė vitin 2010 u hoq prapė, nė emėr tė njė projekti restaurues, qė nė fakt e shkatėrroi fare lulishten. Fati i pėrjetshėm i lulishteve tė kėtij qyteti, Por prapė, nejse. Nė sfond prapa garuesve shihet godina e sapo pėrfunduar e Komunitetit Mysliman Shqiptar, godinė qė me disa ndryshime egziston ende sot dhe me tė njėjtin funksion qė ju rikthye pas vitit 1990. Edhe zgjedhja e vendit ku ėshtė bėrė kjo fotografi, nuk ėshtė rastėsi. Rruga Tiranė-Elbasan sapo ishte hapur dhe pėrfunduar,duke ngjarė pėr kohėn me njė pistė ultramoderne. Pėrdhe shihet qė rruga nuk ėshtė e asfaltuar, gjė qė do tė fillojė vetėm pas pushtimit Italian. Garuesit nuk mbajnė veshje tė veēanta gare dhe pėrgjithėsisht ishin nga famijet e kamura, qė jua lejonte xhepi njė hobi tė tillė. Midis garuesve qėndron edhe njė shofer makine, qė dallohet nga uniforma qė mban, e ngjashme me uniformėn ushtarake dhe qė ndoshta duhet tė jetė shoferi i veturės sė ndonjėrit prej garuesve. Mbi rrugė shihet njė fener elektrik i ndriēimit publik. Sistemi i parė modern i ndricimit elektrik nė Tiranė, ka qenė pėrmes njė sistem shtyllash betoni tė vendosura nė ēifte nė tė dy anėt e rrugėve kryesore. Midis dy shtyllave shtrihej njė kavo metalike, nga mesi i sė cilės varej feneri me llampėn e ndriēimit. Nė disa rrugė tė qytetit, ky sistem ndriēimi mbijetoi deri nė fund tė viteve ’70. Nė foton e dytė, jemi rreth vitit 1955. Njė grup anėtarėsh tė SHNUM-it (Shoqėria pėr Ndihmė Ushtrisė dhe Mbrojtjes) po pozon pėrpara fillimit tė njė gare me motorra. Motorrat e atėhershėm ishin gati eskluzivisht trofe lufte italianė ose gjermanė, disa prej tė cilėve mbijetuan riparim pas riparimi, deri nė vitet ’90. Nė kaskat e garuesve, edhe ato trofe lufte dhe mė pas te lyera me tė bardhė, janė pikturuar inicialet e SHNUM-it. Targat e motorrave janė sipas sistemit italo-gjerman tė kohės sė luftės, tė montuara mbi parafangon e pėrparme.R.MAPO
50 MĖ PAK. Para disa ditėsh, me mbėshtetjen e Fondacionit Soros, organizova nė Titanė njė ekspozitė nė tė cilėn pėrmblodha 50 monumente kulture tė cilat nuk egzistojnė mė. Sa herė shohim tė rrėzohet njė monument kulture, themi ra edhe njė. Pastaj kalojnė ca kohė, bie monumenti i rradhės dhe ne heqim edhe njė tjetėr nga defteri. Mirėpo vdekja e njė monumenti i ngjan asaj tė njeriut, qė ngjet nė dy kohė. Nė fillim zhduket monumenti nga faqja e dheut dhe, pastaj dalėngadalė zhduket edhe kujtimi i tij nga memoria e njerėzve. Ėshtė e dhimbshme zhdukja fizike e njė monumenti, por po aq e dhimbshme ėshtė edhe zhdukja e kujtesės sė tij. Pikėrisht pėr tju kundėrvėnė kėtij procesi tė dytė gėrryes, po pėrpiqem tu sjell nė kujtesė njė grup tė monumentesh tė trojeve shqiptare, qe nuk janė mė prej kohe dhe qė, njė pjesė e tyre, po rrezikojnė edhe zhdukjen e kujtimit tė tyre. Kam pėrzgjedhur kryesisht kisha, godina, ura, xhami, teqe e parqe tė zhdukura e tė shkatėrruara pėrgjatė gjithė shekullit XX, duke u pėrpjekur tė mos pėrqėndrohem vetėm nė dy dekadat e fundit tė tij. Pėr ēfarė vlen njė pėrmbledhje e tillė? Pėr disa gjėra. Nė rradhė tė parė, ėshtė njė shenjė respekti qė, siē e meriton ēdo vdektar, e meriton edhe trashėgimia jonė e zhdukur. Veē kėsaj, ashtu si varrezat e ushtarėve, tė njerėzve tė vrarė falė marrėzisė sė njerėzve tė tjerė, edhe kjo varrezė e trashėgimisė, vlen pėr tė na tėrhequr vėmendjen tek marrėzia e njerėzve qė na e zhdukėn atė. Kjo pėrmbledhje sjell 50 prej kėtyre monumenteve tė zhdukura, por pėr fat te keq, lista e tė zhdukurve ėshtė shumė mė e gjatė dhe, pėr fat edhe mė tė keq, vazhdon tė zgjatet ende para syve tanė. Nga pėrmbledhja prej 50 fotografish qė u paraqitėn nė ekspozitė, po pėrzgjedh njė tufė syresh pėr ti paraqitur kėtu nė revistė. Mbrėmjen e ditės qė u hap ekspozita, nė postėn elektronike gjeta njė mesazh nga njė dashamirės nga Erseka, i cili mes tė tjerash mė shkruante: Po ju dergoj dhe unė njė foto. Eshtė kisha e Ersekės e ekzekutuar mė 1967. Pėrshėndetje, Albert Pina, piktor, Ersekė. Fotografia ishte vėrtet e bukur. Njė godinė e shėndoshė prej guri tė skalitur, me arkitekturė qė i largohej kanoneve standarte dhe ku ndjehej njė ndikim i fortė i traditės vendase. Ētė thuash, pėrveē pyetjes sė pėrjetshme: po me kishėn ēpatėn! REVISTA MAPO
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fegi : 11-03-2011 mė 09:22
Uēė, Istog, 7 mars Ata tre nuk kishin diploma fakulteti, as poste, as zyra. Kishin diēka shumė tė veēantė. Dashurinė e pakufishme pėr shkollėn shqipe. Nė historikun e rrugėtimit tė shkollės shqipe paraqesin njė rast unikat tė sakrificės.
Hasan Hysenaj, Bajram Hoxha dhe Muharrem Hysenaj, nga Uēa e Istogut, janė ata tė cilėt nė analet e historisė sė arsimit shqip qė nga 31 janari i vitit 1992, u futėn me epitetin tre dėshmorėt e shkollės shqipe. Shkolla e fshatit tė tyre nga ajo kohė mban po kėtė emėr.
Rrėfimi mbi vrasjen
Ishte koha kur pushteti i ēmendur serb i drejtuar nga Slobodan Milosheviq i kishte mbyllur shkollat shqipe me pretekst se ato nuk i njihnin planprogramet e shtetit tė Serbisė dhe nuk po punonin sipas tyre. Liderėt kosovarė tė kohės ishin kundėrpėrgjigjur me njė organizim tė pavarur nė disa sektorė tė jetės, ndėr tė cilėt arsimi ishte me prioritet. Krerėt e asaj kohe kishin marrė vendim qė tė mos ndėrpritej vazhdimėsia e shkollimit shqip dhe mėsimi tė organizohej nėpėr shtėpi private apo shtėpi-shkolla. Kėshtu ishte vepruar edhe nga Kėshilli Komunal i Arsimit nė Istog. Ndėr punktet e organizimit tė mėsimit shqip ishte edhe ai i Uēės. Pushteti serb ndėrkohė ishte vėnė nė pėrcjellje dhe ndjekje tė organizatorėve tė mėsimit tė pavarur duke aplikuar pėrndjekjen e nxėnėsve, arsimtarėve, si dhe prindėrve tė cilėt i lėshonin shtėpitė e tyre pėr zhvillimin e mėsimit. Si kundėrvėnie ndaj veprimit tė pushtetit serb pushteti moral i asaj kohe nė Kosovė po lėshonte thirrje pėr mbrojtje tė arsimit shqip, tė nxėnėsve, arsimtarėve dhe atyre qė po i shndėrronin shtėpitė nė shkolla. Nė mėngjesin e 31 janarit 1992, nė fshatin Uēė tė Istogut ishin ndeshur pėrfaqėsuesit e dy sistemeve. Njė veturė policie me 3 policė tė armatosur gjer nė dhėmbė ishin ndalur pėrballė shtėpive tė Hysenajve dhe kishin nisur tė ndalonin nxėnės tė cilėt po shkonin nė shtėpinė-shkollė qė e kishte lėshuar Abdullah Hyseni. I kishin ndalur
3-4 nxėnės tė shkollės sė mesme nga tė cilėt po pėrpiqeshin tė merrnin vesh se ku po mbahej mėsimi. Sipas njoftimeve, bėhej fjalė pėr nxėnėsit e asaj kohe Hykmete Imerajn, Bekim Arifajn, Afrim Arifajn dhe Ali Aliajn. Derisa fėmijėt po pėrpiqeshin tė mos tregonin objektin ku
mbahej mėsimi dhe ti mbronin librat nga policėt, britmat e policėve tė mėrdhezur kishin arritur nė shtėpitė e afėrta tė Hysenajve. Asllan Hysenaj, 62 vjeēar, tregon se familja e tij ishte nė pėrgatitje tė mėngjesit kur njėra nga gratė i kishte lajmėruar burrat se policia i ndali njė tubė nxėnės. Ishte ora rreth 07:45, kur dolėm prej shtėpisė me vėllanė Hasanin arave tė rrethinės sė atyshme. I kemi njoftė fare mirė tė tre. Hasanin dhe Muharremin ai Dubiqi i ka vrarė me njė rafal qė ua ka dhėnė nė gjoks. Bajrami ka qenė kėtu, ku ka qenė e ndalur vetura Niva e policisė e ka qitur dorėn nė kokė, sot po mė duket se po e shoh, dhe i kanė rėnė nė qafė, dhe nofullėn me dhėmbė ia kanė qitur kėtu, se kėtu ka qenė gardh i thurur me hunj, kujton momentin tragjik Hysenaj duke e pėrshkruar vendin ku tash ėshtė e vendosur njė anėsore metalike e rrugės sė asfaltuar. O ra Bajrami qaty nė thera, ndėrsa Hasani e Muharremi nė anėn tjetėr, afėr vendit ku tash ėshtė pėrmendorja e tyre, na kanė gjujtė edhe neve, i kam pas 6 plumba nėpėr trup, veē zoti ka dashtė me na shpėtue, ishin tė plagosur edhe Osmani, djali i Muharremit, edhe Alia. Djali i Hasanit qė po vinte prapa babait tė tij ka qenė i plagosur 3 milimetra pėrskaj zemre, kujton momentin ku edhe vetė ka pėsuar dėshmitari qė e ka parė vrasjen e dėshmorėve tė shkollės shqipe. Derisa Muharrem Hysenaj dhe Bajram Hoxha kishin vdekur shpejt nga plagėt e rėnda, Hasan Hysenaj kishte jetuar edhe 17 ditė pas plagėve tė marra. Hasani ka shkue gjallė nė Mitrovicė, ka jetue edhe mė shumė se dy javė ditė. Ka vdekur mė 17 shkurt. Pėr tė dytėn herė e kanė vra Hasanin nė spital, tregon Asllan Hysenaj. Neve tė plagosurve na dėrguan nė burg, nė Pejė. Na kanė mbajt 10 ditė nė burg, o ardhė Veton Surroi me Bajram Kelmendin edhe na kanė nxjerrė prej burgu me u mbrojtė nė liri, prej Prishtinės kanė ardhė, kujton ai. Pas ngjarjes kishte pasuar njė varrim madhėshtor i tė vrarėve, sė bashku me njė dyndje tė forcave serbe qė po vėzhgonin. Ngjarja kishte bėrė bujė dhe kishte ndikuar qė
pushteti serb tė detyrohej tė lejojė funksionimin e shkollės shqipe nė objektin shkollor nė Uēė dhe rrethinė. Asllan Hysenaj tregon se avokati i ndjerė Adem Bajri kishte ngritur njė padi ndaj kryerėsve tė drejtpėrdrejtė tė vrasjes. I dimė vrasėsit me emėr e mbiemėr, avokati Adem Bajri e pati bėrė njė padi pas luftės, por nuk e di ēka ėshtė bėrė mė tė, kush so ardhė me na vet pėr kėtė ngjarje, thekson ai.
mst: Sakrificė e veēantė nė themelet e shkollės shqipe
Mėsuesi i ciklit tė ulėt tė shkollės Tre dėshmorėt e shkollės shqipe Shaban Sahitaj, 44-vjeēar, e vlerėson rėnien e kėtyre dėshmorėve si njė sakrificė tė veēantė nė themelet e shkollės shqipe. Ishte thirrje e pėrgjithshme e asaj kohe qė tė mbroheshin nxėnėsit dhe shkolla shqipe dhe ata e kuptuan mė sė miri kėtė thirrje duke e vėnė jetėn e tyre nė kėtė dispozicion, u vranė pėr ti shpėtuar nxėnėsit dhe librat e tyre shqipe, thekson ky mėsues. Menjėherė pas vrasjes
sė tyre shkollėn e kemi pagėzuar me emrin e kėtyre tre dėshmorėve, kujton ai. Shkolla qė ka njė historik goxha tė gjatė mė herėt e kishte pasur emrin 25 tetori nė kujtim tė njė date tė historisė sė luftės sė partizanėve tė asaj ane, ndėrkaq mė vonė me vendosjen e njė drejtorie tė dhunshme nė shkollė ishte pagėzuar me emrin Vuk Karaxhiqi. Menjėherė pas vrasjes sė dėshmorėve tė Uēės e deri nė fillim tė luftės, kishin mbajtur mėsimin nė tė njėjtin objekt tė ndarė nxėnėsit shqiptarė nėn emrin Tre dėshmorėt e shkollės shqipe, ndėrkaq ata serbė nėn emrin Vuk Karaxhiq. Lokalin e kishim tė ndarė, ata i kishin gjithsej 7 nxėnės dhe dy mėsimdhėnės, ndėrsa ne mėsonim nė pjesėn tjetėr tė objektit, kujton mėsuesi Sahitaj. Drejtori aktual i
shkollės Tre dėshmorėt e shkollės shqipe, Beqir Ibrahimaj thotė se Uēa mburret me dėshmorėt e shkollės shqipe dhe emrin e shkollės sė tyre. Ata dolėn nė mbrojtje tė nxėnėsve dhe shkollės shqipe me trupin e tyre, nuk u vranė rastėsisht, ishin tė vendosur ti mbrojnė nxėnėsit, shkollėn, u sakrifikuan pėr hir tė tyre, nėnvizon Ibrahimaj. Ai njofton se kjo shkollė tani i ka 321 nxėnės nė shkollėn amė nė Uēė, 66 nė paralelen e ndarė nė Cerkolez dhe 54 nė paralelen e
Padalishtes. Drejtori thotė se Uēa ka nevojė urgjente pėr njė objekt tė ri shkollor. Objekti ėshtė i vjetėr dhe nuk i pėrmbush nevojat pėr mėsim, nga Ministria e Arsimit na kanė premtuar ndėrtimin e njė shkolle tė re dhe po presim me shpresė se do tė realizohet kjo, thekson drejtori Ibrahimaj. Asllan Hysenaj ndėrkaq duke folur pėr vėllanė e tij dėshmor thotė se ai ka qenė i djegtė pėr arsim. Hasani e ka kryer vetėm 8 vjeēaren po ka qenė i djegtė pėr shkollė,
kishte qenė nxėnės i shkėlqyeshėm, shkollėn e ka pas numėr njė, shprehet ai. Duke mos pasur mundėsi tė tjera Hasani i ka bartė nxėnėsit e familjes sonė dhe tė familjeve tė tjera me qerre kuajsh deri nė shkollė, kujton ai njė detaj. Vajza e Hasanit, Remzija, ėshtė ajo qė duke qenė studente e dhjetėsheve nė Shkollėn Ekonomike nė Pejė po e pėrmbush mė sė miri ėndrrėn e vėllait pėr shkollim, thekson Asllan Hysenaj. Dėshmori Bajram Hoxha, i cili e ka pasur tė kryer
shkollėn e mesme, sipas Hysenajt, ka udhėtuar nė kėmbė pėr nė Istog pėr tė kryer kėtė shkollė. Dėshmori tjetėr Muharrem Hysenaj ndėrkaq bėhet e ditur se ka pasur vetėm 4 vjet shkollė. Drejtori aktual i Drejtorisė Komunale tė Arsimit nė Istog, Agim Haxhiu, shprehet se akti
i flijimit tė tre dėshmorėve tė Uēės ėshtė unikat. Akti i tyre ishte i veēantė, diēka qė nuk kishte ndodhur deri atėherė, ku prindėrit ranė heroikisht duke i mbrojtur nxėnėsit dhe njėherėsh nė mbrojtje tė shkollės shqipe, nėnvizon Haxhiu. Kjo pati jehonė shumė tė madhe nė atė kohė jo vetėm nė Kosovė, ishte njė motiv i fuqishėm pėr punė tė mėsimdhėnėsve nė rrethanat e vėshtira tė asaj kohe, kujton ai. Kjo ishte njė sakrificė nė luftė pėr shkollėn shqipe dhe rezistencė
gjithėkombėtare, konstaton Haxhiu duke bėrė me dije se me respekt e nderime tė veēanta kujtohen tre dėshmorėt nė ēdo pėrvjetor.
Dėshmorė pa status zyrtar tė dėshmorit
Asllan Hysenaj, i vėllai i Hasan Hysenajt, shpreh brengėn e tij se i vėllai dhe kushėrinjtė qė u vranė nė mbrojtje tė nxėnėsve dhe shkollės shqipe nuk e gėzojnė zyrtarisht statusin e dėshmorėve tė Republikės sė Kosovės. Kjo ka shkuar nė mėnyrė partiake. Ishte dashur qė
ata tė jenė nė listė tė dėshmorėve se nuk e kanė dhėnė jetėn pėr nxėnės tė familjes sė vet, po pėr nxėnės dhe shkollėn shqipe, thekson ai. Jemi tė prekur se si mund tė ndodhė qė kėta tre dėshmorė tė mos jenė nė listėn e dėshmorėve tė kombit, kur ishin ndėr dėshmorėt e parė
tė kėsaj ane, thonė mėsuesi Shaban Sahitaj dhe drejtori i shkollės Beqir Ibrahimaj. Ata duhet tė jenė nė listėn e dėshmorėve tė kombit, kjo ėshtė e pakuptueshme, ata janė ndėr dėshmorėt e parė tė viteve tė nėntėdhjeta qė ranė heroikisht nė mbrojtje tė nxėnėsve dhe shkollės shqipe, thotė ndėrkaq drejtori i DKA-sė nė Istog, Agim Haxhiu. Sipas tij, 3 dėshmorėt e shkollės shqipe ishin shpallur dėshmorė nga ish- presidenti Rugova dhe ish-ministri i atėhershėm i Arsimit, Rexhep
Osmani, por nuk dihet pse ata nuk e gėzojnė statusin e dėshmorit edhe zyrtarisht. Ne kemi bėrė kėrkesė edhe nė MASHTK, edhe te presidenti, na ėshtė thėnė se do ta kenė parasysh, por ende ata se gėzojnė statusin e dėshmorit dhe duhet ta gėzojnė gjithsesi, thekson ai.
Cengite dhe shantozat
Gazmend A. Bakiu
Gjysherit tane, 80 apo 90 vjet me pare nuk kane qene fort te delire, -te pakten jo te gjithe. Me vendim te Parlamentit, qe ne fillim te viteve 20 te shekullit te kaluar, prostitucioni ishte i lejuar, i kontrolluar dhe i rregulluar me ligj. Per kete pune sherbenin shtetase nga vende te tjera, por (me perjashtime te pakta) nuk rezulton se shqiptaret ishin frekuentues te shtepive publike; ato punonin kryesisht per te huajt, nder te cilet shquheshin italianet. Qe nga koha e Turqise, vendasit defrenin ndryshe dhe per kete sherbenin cengite, (nga turqishtja, cengi-valltare). Ato ishin rome, kryesisht te reja, jo rralle lekurebardha, qe kercenin ne lokale te caktuara (kabare), dhe thirreshin neper dasma per te bere aheng. Kujtojme se asokohe me rastin e gezimeve te tilla, burrat dhe grate e fisit festonin vecmas. Per te qene me konkrete do te sjell ketu se cfare shkruhej ne gazeten Telegraf, date 22 qershor 1927:
Ne dasmat e Tiranes, shoket e dhenderit marrin jevgat dhe gjesdisin ne qytet. Si kthehen ne shtepi te dhenderit fillojne te pijne. Atehere jevgat si dehen mire fillojne skercat (shakate) te pakripura te tyre me miqte e dhenderit, te cilet jane me fort djem, por gjinden shpesh here te martuar dhe pleq qe cmenden pas atyre. I marrin ne peqi dhe fillon dashuria genjeshtare. Jevgat si ndizen mire e bukur, ju japin rendez-vous ne shtepite e tyre. Ne foton e pare ju mund te shikoni rome nga Durresi, qe me siguri marrin pjese ne ahengun e radhes.
Paralel me cengite, ne vitet 20 (madje ca me perpara) u shfaqen shantozat. Kjo fjale vjen nga frengjishtja, chanteuse-kengetare, mirepo shqiptaret su lodhen me perkthime, dhe si per te treguar qe ishin te huaja, i quajten ashtu. Ato kendonin ne lokale te caktuara, dhe smund te ve doren zjarr nese nuk benin gje tjeter. Ju mund te shikoni ketu dy shantoza ne foto te atyre viteve. Me 11 maj 1927, gazeta Telegraf, njoftonte se shteti i ndaloi shantozat dhe cengite qe kercenin ne kabare, por une besoj se ky ka qene nje ndalim i perkohshem, sa per te zbutur pak fenomenin, i cili kishte marre ca si shume hov. Sepse Mbreti sishte kunder ketyre puneve, pasi per vete porosiste bukuroshe ne Vjene. Njekohesisht, defrehej jashte shtetit. Skrupujt morale te nje shoqerie konservatore, benin qe parellinjte ti hipnin vaporit per ne Bari, ku nuk te njihte njeri dhe mundesite e harbimit ishin me te medha.
Pas vitit 1939, edhe ne Shqiperi gjendja ndryshoi. Pergjate pushtimit fashist ka qene periudha kur vec luftes, eshte bere shume qejf, ne male dhe ne qytete. Mireqenia e popullit ishte rritur, administrimi italian ishte krejt liberal ne kete drejtim, dhe sic tregojne statistikat, vete lufta ben qe njerezit te dorezohen me kollaj ne krahet e Hedonit. Beqir Ajazi ne librin e tij Nga shkaba me kurore te draperi me cekan (Mokra, 2000), na ka treguar per nje lokal special ne rrugen e Dibres, i cili quhej Kafe Chantant Paris. Tek ky restorant jo vetem qe gatuhej per mrekulli dhe degjohej muzike, por ofroheshin edhe ca sherbime te tjera. Pronari i lokalit kishte sjelle 25-30 malazeze te reja, te cilat kur klientet kishin ngrene e kishin pire sa cduhet, ne nje ore te caktuar te nates, zbrisnin nga kati i dyte. Dhe pastaj me klientet e peshkuar ringjiteshin lart, duke ua lehtesuar jeten dhe xhepat. Kesaj situate te krijuar asokohe ne Shqiperi si ka shpetuar dot as komandanti. Sipas Ajazit, duke treguar per themelimin e Partise, Hoxha ka thene: Pasi kishim bere mbledhjen e pare, dollem naten vone nga shtepia e mbledhjes dhe po endeshim rrugeve te Tiranes, duke kerkuar ndonje vend ku te flinim Si u sollem andej-kendej gjate asaj nate te ftohte nentori dhe spo gjenim dot strehe sa per te futur koken, u bindem se nuk na kishte mbetur rruge tjeter vecse te shkonim e te flinim tek Stanka, a la guerre come a la guerre, (f.123). Se kush ishte malazezja Stanka Rashic na e ka sqaruar autori i sipermendur tek libri i tij. Ajo kishte qene ne lokale si Kafe Chantant Paris, dhe meqenese i kishte kaluar mosha, kishte marre nje dhome me qira, ku mbi dere kishte shkruar: Stanka Rashic-Komisionare vizatimi, por merret vesh qe ofronte sherbime te tjera. Prandaj, ne fund te rrefimit te tij Enveri thote me te drejte a la guerre comme a la guerre- kenaqu me ate qe ke, (fjale per fjale: ne lufte si ne lufte).
Ne emer te moralit komunist, pergjate socializmit, shtepive publike, cengive, dhe shantozave u erdhi fundi, madje edhe muzika u prangos. Po tentohej drejt Njeriut te Ri hermafrodit dhe masturbues, i cili nuk duhet te ngjeronte gje tjeter vec dashurise per partine. Kam qene fare i ri, kur degjova perkufizimin qe nje gazetar italian (me 1979), beri per popullin tone: Kepuce te zeza, dhembe te prishura dhe uri seksuale. Sot gjendja ka ndryshuar shume, por sidoqofte mendoj se nuk kemi tejkaluar, as vitet e paraluftes dhe as ato te pushtimit, lere pastaj te krahasohemi me Italine apo me Greqine. Kjo vihet re qarte sepse shqiptaret nxehen, bertasin, shajne (madje vrasin) per hicgje, dhe nder te tjera une shoh ne kete mes probleme dhe uri seksuale, qe duhen analizuar e kuruar, mbase me legjislacionin e viteve 20 te shekullit te kaluar.
pyetja ime per nje foto me te qarte i drejtohet kujtdo por vecaneisht FEGIT per fotot ajrore te viteve 40 te qytetit e korces.
Une nuke jam autor i shkrimit .
Linku
http://www.revistamapo.com/index.php?revista=211
Transporte shqiptare 7. Edhe kėto janė transporte. Lumenjtė e Shqipėrisė, pėrgjithėsisht rrjedhin me drejtim lindje-perėndim, ndėrsa vetė trojet shqiptare shrtihen veri-jug. Ky element ka bėrė qė ndėrlidhja dhe lėvizja pėrbrenda vendit, tė vėshtirėsohej edhe mė, duke shtuar izolimin ndėrkrahinor. Udhėtarėt e huaj qė kalonin nėpėr trojet tona, e madje deri vonė tė dėrguarit anglo-amerikanė gjatė Luftės II Botėrore, nė kujtimet e tyre theksojnė se shqiptarėt e njohin pak vendin e tyre, krahinat janė tė palidhura me njėra-tjetrėn dhe rrallė dijnė se ēka pėrtej lumit apo malit fqinj. Perandoria Turke, mė tepėr sesa pėr ndėrlidhjen midis krahinave, ishte e interesuar pėr ndėrlidhjen midis krahinave dhe vetė qendrės sė Perandorisė, Stambollit. Pėr kėtė arėsye, rrugėt kryesore tė ndėrtuara prej turqve, ndiqnin edhe ato drejtimin lindje-perėndim pėrgjatė luginave dhe lumenjve, duke i kaluar rrallė ata. Mirėpo gjithshka ndryshoi me shpalljen e pavarėsisė sė Shqipėrisė, kur tashmė shteti i sapokrijuar kishte nevojė para sė gjithash pėr ndėrlidhje dhe komunikmim tė brendshėm. Zgjidhja ishte pėrdorimi i trapeve dhe lundrave, gjė qė nė disa raste egzistonin prej kohėsh. Rrugėt afroheshin deri buzė lumit, aty gjithshka ngarkohej nė trape, kalohej lumi dhe pastaj gjithshka shkarkohej pėr tė vazhduar udhėn mė tej. Trapet zakonisht pėrbėheshin nga dy lundra tė mėdha tė fiksuara bashkė, sipėr tė cilave shtrohej nje shtresė dėrrasash. Vetė tė dy kahėt e lumit lidheshin nėpėrmjet njė kavoje tė trashė dhe pastaj trapi niste udhėtimin i ankoruar tek kjo kavo drejtuese me anėn e njė kavoje tė dytė, ndėrsa si forcė shtytėse pėrdoreshin ose rremat ose tėrheqja me krahė nė kavon drejtuese. Nė tė dy anėt e lumit, ndėrtohej njė stukturė me mure guri ose thjesht me trarė pėr tė arritur lartėsinė e dyshemesė sė trapit gjatė procedures sė hipjes dhe zbritjes sė mjeteve me rrota. Rampat e hipjes i merrte lumi, kėputej kavoja drejtuese, zona prane hipjes mbytej nė baltė, lumi vinte me furi dhe pėrmbyste ****** apo thjesht nuk gjendej trapaaxhiu, mjaftonte njė nga kėto ndodhi qė tė mbeteshe buzė ujit ndonjėherė edhe pėr ditė tė tėra. Nė foton e parė jemi nė Shkodėr nė vitin 1913-14. Jemi nė pikėn e kalimit tė lumit Drin rrėzė kodrės sė Kalasė. Nė **** kanė hipur nja tri qerre qė me ēduket po shkojnė nė pazarin e Shkodrės. Jemi nė momentin kur sapo ka pėrfunduar udhėtimi dhe qerret po zbresin nga trapi. Duhej goxha aftėsi pėr tė kryer njė operacion tė tillė nė ato kushte dhe pėr mė tepėr edhe pėr tė kaluar nė atė strukturėn delikate prej trarėsh kalbaraqė qė tė ēonte nė breg. Nė sfond shihen kėmbėt e urės sė vjetėr me harqe guri, tė ndėrtuar nė kohėn e vezirėve Bushatllinj dhe e shembur nė fund tė shek. XIX. Kėto kėmbė u pėrshtatėn mė pas pėr tė ndėrtuar urėn metalike, e cila funksionoi deri nė vitet 80 tė shek. XX. Nė foton e dytė, jemi sėrisht nė tė njėtin vend dhe nė tė njėjtin ****, vetėm se ka ndryshuar ngarkesa. Nė vend tė qerreve me buaj e me fshatarė, trapi ėshtė mbushur me ushtarė italianė e austriakė dhe gjithashtu ka hipur edhe njė kamion ushtarak. Eshtė periudha kur Shkodra gjendet nėn administrimin e Komisionit Ndėrkombėtar tė Kontrollit, i cili pėrbėhej nga njėsi ushtarake tė gjashtė Fuqive tė Mėdha, nėn komandėn e kolonelit Filips.
Krijoni Kontakt