Tiranė, fundvite. Praktika e kartolinave tė urimit me rastin e vitit tė ri, ėshtė njė traditė goxha e vjetėr e nisur qė nė vitet ‘40 dhe qė vazhdon ende sot. Pėrveē kartolinave me pamje tė ndryshme qė shiteshin pėr publikun, njė pjesė e institucioneve prodhonin edhe kartolina tė posaēme, tė cilat ishin pėrgjithėsisht me referime ideologjike mė tė dukshme. Por nėse pas viteve ’90 kjo kategori kartolinash ėshtė kthyer nė normalitet, janė pikėrisht ato tė periudhės sė diktaturės pėrmes sė cilave mund tė lexohet trajektorja e mendėsive tė kohėve tė shkuara. Kartolina e parė uron vitin e ri 1962 dhe nė tė ndjehet ende ndikimi i traditės sė dikurshme perėndimore (bredhi, fletėt e kalendarit qė bien) si edhe ndikimi i stilit artistik sovjetik. Kartolina e dytė na ēon nė ditėt e fundit tė vitit 1968. Shqipėria po pėrjeton periudhėn e dashurisė sė madhe me KInėn dhe, nėn ndikimin e saj, po zbaton edhe revolucionin kulturor, qė aq shumė e deformoi kulturėn tonė. Kartolina ka humbur ēdo lloj reference normale dhe zor tė gjendet symbol mė i saktė se eskavatori pėr tė shprehur sė bashku idenė e pėrmbysjes sė botes sė vjetėr, tė punės sė pakursyer dhe tė hovit revolucionar. Kartolina e tretė ėshtė vetėm pak vjet mė pas, por gjithshka ka ndryshuar. Nė dhjetor 1972, Shqipėria ka rreth njė vit qė po pėrjeton njė pranverė tė drojtur kulturale. Eshtė pėruruar “Ekspozita e Pranverės”; vetė Enver Hoxha ka folur frėngjisht me nxėnėsit nė njė takim me ta; pak ditė mė parė ėshtė mbajtur “Festivali XI i Kėngės”; e plot shenja tė tjera. Nė kėtė kartolinė nuk duket asnjė PPSH, RROFTE, RPSH, asnjė simbol ideologjik. Viti ‘72 me kėtė kartolinė u mbyll dhe filloi viti ‘73. Nė ditėt e para tė vitit tė ri, shoku Enver mban “fjalimin historik” pėr rrezikun e shkarjes drejt qėndrimeve liberale nė kulturė dhe art; dhe brenda pak muajsh u zbulua dhe demaskua edhe komploti pėrkatės. Festivali XI, u varros me gjithė festivalistė e kuē e maē; Ekspozitės sė Pranverės, ju zhduk nami e nishani me gjithė piktorė e artistė. Nė kartolinėn e fundit, furtuna e mesviteve ’70, tashmė ka kaluar prej kohėsh. Pranvera e drojtur ėshtė harruar. Ideologjia ėshtė rivendos nė fron dhe ēdo njeri qė merrte penėn a penelin tė shkruante a pikturonte qoftė edhe njė shenjė tė vetme, duhej tė mendohej mirė mė parė. Jemi nė ditėt e fundit tė vitit 1985 dhe gjithshka ėshtė kthyer nė binarėt e sigurt tė ideologjisė, brenda tė cilėve ēdo gjė ėshtė e sigurt. Nė kėtė kartolinė janė tė gjitha, edhe emri i PPSH-sė edhe flamuri i kuq edhe dyshja e kahershme kazmė e pushkė. E vetmja gjė qė mungon ėshtė fantasia dhe ndjenja njerėzore, por kėto janė tė tepėrta dhe me zarar. Artistikisht absurde, por politikisht korrekte. Me kėtė frazė po e mbyll edhe kėtė vit.revista Mapo
Transporte shqiptare. Kurrizi ka qenė pėr mijėra vjet mjeti i vetėm i transportit pėr njeriun, derisa ja mbėrriti dy shpikjeve tė mėdha: zbutjes sė kafshėve tė ngarkesės dhe shpikjes sė rrotės. Megjithatė, nė shumė vende dhe, nė rastin tonė, kryesisht nėpėr trojet e Perandorisė Osmane, shpatullat njerėzore vazhduan tė kryenin funksionin mijėvjeēar deri vonė nė shekullin XX. Tė gjitha kėto foto, janė tė viteve tė para tė shekullit XX. Fotografia e pare, ėshtė bėrė nė Durrės gjatė shkarkimit tė njė ngarkese me thasė mielli. Hamejtė e porteve dhe, nė pėrgjithėsi hamejtė, ishin njė prej shtresave mė tė pėrbuzura tė shoqėrisė dhe pėrbėnin shkallaren e fundit nė hierarkinė e zanateve, poshtė tė cilės gjendeshin vetėm lypėsit. Hamejtė nė fotografi paraqiten tė kėrrusur nėn thasėt e rėndė tė miellit dhe tė veshur me lecka tė shqyera gjithadej. Fotografia e dytė, ėshtė njė kartolinė e botuar nė Shkodėr nė vitet ’20, mbi bazėn e njė fotografie tė Studios Marubi, gjė qė shihet edhe nga sigla nė cep tė fotos. Gratė nė fakt kanė vuajtur edhe mė shumė se burrat nė historinė tonė, pasi mbi to rėndonin edhe shumė punė qė burrat pėrgjithėsisht nuk pranonin t’i kryenin. Kujtoj kėtu thėnien: “Grueja duhet me mbajt ma shum se mushka, se mushkės i jap bar, e grues i jap buk”. Edhe nė kėtė foto, gruaja e ngarkuar mban njė qėndrim nė tė cilin duket se nuk i bėn fare pėrshtypje ngarkesa qė mbart nė kurriz, e cila duket si pjesė normale e shpinės sė saj. Nė foton e tretė, paraqitet njė malėsor plak i vetmuar, qė mban mbi kurriz gjithė pasurinė e tij, atė qė popuilli e pėrkufizon si “njė kėndez plaēka”. Duhet tė jemi diku nė fund tė Luftės I Botėrore, pasi midis plaēkave tė sistemuara nė kurrizin e plakut, dallohen disa elemente pajimesh ushtarake, madje edhe tė sistemuara sipas rregullave ushtarake, si pėr shembull batanijet e mbledhura rul, tė lidhura me rripa lėkure dhe tė vendosura nė formė U-je. Nė majė tė pirgut, ka vendosur njė kazan gjelle ushtarak, tė cilin e mban tė mos i rrėshqasė me grepin e bastunit. Plaku, megjithėse i kėrrusur nėn peshėn e plaēkave, duket i lumtur pasi me ē’duket nuk do ketė patur ndonjėherė nė jetė kaq shumė pasuri. Nė foton e fundit, njė djalė mban nė kurriz njė rrogoz qė, o sapo e ka blerė dhe duhet t’a ēojė nė shtėpi, ose ka dale nė treg ta shesė. Rogozėt apo hasrat, ishin shtroje tė bėra prej gjethesh kallamash tė thurur dhe shėrbenin si shtroja nėpėr shtėpitė e thjeshta tė fshatit, ose si nėnshtroja mbi tė cilėt shtroheshin qilimat. Meqenėse me kalimin e kohės thaheshin dhe thėrmoheshin, duheshin zėvendėsuar gati ēdo vit. Faza e ardhshme e modernizimit tė transporteve, ėshtė pėrdorimi i kafshėve tė barrės, por le t’ia lemė ato numrit tjetėr tė revistės.r.Mapo
Transporte shqiptare - 2. Javėn qė shkoi, pamė pėrdorimin e kurrizit njerėzor pėr mijėra vjet si mjet tė vetėm i transportit pėr njeriun, derisa ja mbėrriti zbutja e kafshėve tė ngarkesės, qė e transferoi barrėn nga kurrizi njerėzor tek kurrizi i kafshėve tė ngarkesės. Ky transferim i ngarkesės, ende nuk e bėnte tė domosdoshme egzistencėn e rrugėve, pasi kafshėt e barrės mund tė lėvizin nėpėr tė njėjtat monopate e shtigje ku lėvizte njeriu kėmbėsor. Nė foton e parė, jemi nėpėr rrugicat e kalldrėmta tė njė fshati shqiptar, nėpėr tė cilat po kalon njė gomar qė gati nuk dallohet nėn pirgun e trarėve qė i rėndojnė mbi kurriz. Prapa tij vjen njė fshatar plak me veshjen e zonės sė Krujės. Trarėt, qė janė prerė me sopatė, ndoshta do tė pėrdoren pėr tė mbuluar ēatinė e shtėpisė. Megjithėse jemi brenda njė fshati, ngado shihen vetėm mure gjysėm tė rrėnuara, ndėrsa rruga ėshtė thjesht shtegu midis murreve dhe ku mund tė thyesh qafėn nė ēdo ēast nėpėr gurėt me majė. Nė foton e dytė, njė djalė qė tėrheq pėr kapistalli njė gomar tė ngarkuar me thasė, ndoshta me caj, pozon nėpėr njė rrugė dyqanesh nė Vlorė, ku do ketė zbritur pėr tė shitur. Djali mban veshjen tipike tė anėve tė Vlorės, ndėrsa shtrėngon me njėrėn dorė njė shkop, qė kushedi sa do e ketė provuar vitheve i ziu gomar. Edhe nė kėtė rast, megjithėse jemi brenda njė qyteti dhe nė zonėn tregėtare tė tij, rruga duket tė jetė thjesht trualli ngjeshur, i cili shndrrohet menjėherė nė baltė e llucė, me shiun e parė qė bie. Fotografia e tretė ėshtė njė kartolinė e realizuar nga austriakėt nė vitin 1914 dhe paraqet njė pamje nga punimet pėr restaurimin e Konakut tė Durrėsit, pėr ta pėrshtatur pėr Pallat Mbretėror, nė prag tė mbėrritjes sė Princ Vidit. Nė kėtė rast, kafshėt e ngarkesės po pėrdoren pėr tė transportuar materiatet e nevojshme tė ndėrtimit. Porta e lartė me qemer, ėshtė hyrja kryesore e Durrėsit nga ana e portit,ndėrsa godina nė tė majtė ėshtė cepi i Konakut. Edhe dy fjalė, pėrsa u pėrket kafshėve tė punės. Pėrgjithėsisht, udhėtarėt e huaj qė kalojnė apo i sjell udha nėpėr trojet shqiptare, thonė se shqiptarėt sillen keq me kafshėt e tyre, kuaj, gomerė, qen e mace, bagėti, e kėshtu me rradhė. I famshėm ėshtė rasti i njė ushtaraku anglez, i cili kishte qenė oficer ndėrlidhjeje aleat pranė partizanėve shqiptarė, kohė gjatė sė cilės kishte lėvizur maleve me nje mushkė, qė ai i kish vėnė emrin Fani, mushkė tė cilėn nė njė moment mungese tė tij, partizanėt e kishn therur dhe ngrėnė. Ai u ankua gjithė jetėn deri sa vdiq nė vitet dymijė, se “ata, shqiptarėt me hėngrėn Fanin”.R.Mapo.
Transporte shqiptare - 3. Me kafshėt e samarit ka edhe njė kategori tjetėr e konsideruar si mė fisnike, qė janė kafshėt e shalės, tė cilat meritojnė edhe ato tė kujtohen. Nė fakt, megjithėse mungesa e rrugėve mund ti kish bėrė shqiptarėt kalorės sė mirė, ata nuk kanė qenė asnjėherė tė tillė dhe ka rrjedhur kryesisht si rezultat i dy faktorėve. E para, mungesa e hapėsirave tė gjera ku ato mund tė lėvizin dhe pėrdoren lirisht si edhe ku mund tė sigurohet ushqim i bollshėm pėr to dhe, e dyta, kostoja e madhe e mbarėshtrimit tė tyre. Mungesa e ēdo lloj teknike pėrmirėsimi rracor, mungesa absolute e ēdo lloj elementi shėndetėsor, (qė mungonin pėr njerėzit, e lere pastaj pėr kafshėt), shfrytėzimi pa kriter, riprodhimi rastėsor, e tė tjera arėsye tė lidhura me varfėrinė dhe padijen, sollėn me kohė degradimin e rracave vendase apo atyre tė importuara. Gjendja ndryshoi disi gjatė viteve tė Luftės I Bortėrore, kohė gjatė sė cilės pėrmes ushtrive pushtuese hynė nė vend njė mori kuajsh e mushkash tė nivelit maksimal shėndetėsor e cilėsor racor qė, nėpėrmjet kryqėzimeve apo lėnies nė vend, sollėn njė farė pėrmirėsimi rracor. Nga ajo kohė kanė mbetur nė tė folmen e shqiptarėve, pėr tė treguar njerėz trupmėdhenj dhe tė shėndetshėm, shprehjet si kalė nemci apo si pelė sėrbi. Nė foton e parė, jemi nė shkollėn bujqėsore tė Kavajės, tė hapur dhe mbajtur nga amerikanėt, shkollė e cila u bė formuesja e brezave tė parė tė specialistėve tė bujqėsisė dhe blegtorisė shqiptare. Nė foto, qė ėshtė e vitit 1927, shihet njė kalė race, nga ata qė importoheshin nga jashtė prej drejtuesve tė shkollės, me qėllim pėrmirėsimin e rracave tė kuajve vendės. Fotografia e dytė ėshtė bėrė gjatė njė parade ushtarake tė zhvilluar nė Tiranė nė vitin 1929. Janė kuajt e parė tė shalės pėr pėrdorim ushtarak tė sjellė dhe pajisur nga Italia, pėrreth tė cilėve vėrdallosen disa oficerė shqiptarė me uniforma fringo tė reja model 1927, edhe ato tė dizenjuara, porositura e sjella po nga Italia. I vetmi qė bie erė shqipo aty, ėshtė ai kapterri nursėz qė po e mban kalin pėr frerėsh. Fotografia e tretė, ėshtė e vitit 1940. Nė tė paraqitet kali i Mėkėmbėsit tė Pėrgjithshėm Jakomoni. Kali, qė duket tė jetė njė kafshė e shėndetshme, mbahet pėr frerėsh prej njėrit prej ordinancave tė Mėkėmbėsit, diku nė oborrin e kazermės sė rojeve nė Pallatin Mbretėror tė Tiranės, sot Pallati i Brigadave. Fotografia e fundit ėshtė bėrė nė Tiranė nė vitin 1941, nė sheshin e sotėm Nėnė Tereza. Kemi tė bėjmė me njė ceremoni ushtarake me rastin e pėrfundimit tė Luftės Italo-Greke. Njė grup ushtarakėsh tė lartė italianė tė hipur nė kuaj, po kalojnė nė revistė repartet e rreshtuara pėrgjatė anėve tė sheshit. Italianėt i llogarisnin humbjet nė mushka e kuaj, menjėherė pas humbjeve nė njerėz dhe, me ndjeshmėrinė e tyre karakteristike, i kanė kushtuar njė monument pėrkujtimor mushkave tė vrara gjatė viteve tė Luftės Botėrore. Prapa reparteve tė rreshtuara, shihet godina e sotme e Akademisė sė Arteve, nė atė kohė e sapopėrfunduar.
a kish mujt ndoshta dikush t eme gjej foto nga pej pas luftes dmth me vyn te vitit 1999 kur ishte e djegur se nuk kam as nje, nese po ateher mi dergoni ne privat ju ltem ose tek adresa zeshkani_pe3@hotmail.com faleminderit
Krijoni Kontakt