vazhdim.....
Kjo fotografi ne rruge paraqet ndryshime.
Kjo grua me koleksionin e ndritshem dhe kjo grua e vjeter me robe te zeza tradiocionale te qepura ne shtepi.
Ne shkoder te rinjet nuke vallzojne vetume valle popullore por edhe faqe per faqe
kto tradita te mira jone edhe ne Sarande gjithashtu
jane dasmat dhe festa per familje dhe miq
Lindshmeria eshte e madhe femijet kane gjithe perkujdesje kjo eshte nocioni i ardhmerise.
Popullsia ende ritet edhe pse numri i femijve eshte zvogluar te gjeneratat te cilat jane te shkolluar.
1912-1914-1916. Njė gjeneral nė tre kohė. Fola gjatė dy javė tė shkuara pėr Esat pashė Toptanin dhe mund tė duket paksa e tepruar tė merrem sėrish me tė, por ja qė mu bė shkas ti rikthehem kėsaj teme kėrkesa e njė lexuesi pėr karrierėn ushtarake tė pashait toptanas. Esati kish mbaruar shkollė jo tė lartė ushtarake nė Turqi dhe eci shpejt nė karrierėn ushtarake, jo falė aftėsive tė tij personale por pozicionit dhe peshės sė familjes pinjoll i sė cilės ishte. Gjatė gjithė karrierės sė tij tė koklavitur, ai nuk u dallua pėr ndonjė aftėsi tė veēantė prej strategu ushtarak, por pėr aftėsinė e tij pėr tė ndryshuar flamur sa herė kjo ti dukej interesante. Nė foton e parė, Esati paraqitet me uniformėn e gjeneralit turk. Fotografia ėshtė bėrė diku rreth vitit 1912-1913 nė Shkodėr, nė studion Marubi. Esati ka veshur uniformėn e madhe, me tė gjitha nishanet dhe medaljet. Nė gjoks midis tė tjerave, dallohen Ylli i Madh i Urdhrit tė Mexhidijes dhe Ylli i Oficerit tė Madh tė Osmanijes. Krahėqafė shihet fasha e Urdhrit tė Mexhidijes, tė cilin e kanė marrė vetėm 6 personalitete shqiptare. Edhe shpata qė mban, ka njė goxha histori, por qė nuk ėshtė vendi kėtu ta shpjegoj. Nė foton e dytė, kanė kaluar dy vjet, Turqia ka shkuar pėrgjithmonė, Shqipėria u shpall e pavarur dhe Evropa i solli njė princ pėr ta qeverisur. Esati, nė qeverinė e Princ Vidit, mbante pikėrisht dy postet qė nuk duhej tė mbante, atė tė Ministrit tė Brendshėm dhe tė Ministrit tė Luftės. Nė foto, e cila ėshtė bėrė nė Durrės nė mars 1914, ai mban veshur uniformėn e gjeneralit, uniformė tė cilėn ja solli me vete princi. Kėto uniforma u krijuan ex novo pėr ushtarakėt e principatės sė re dhe ishin sipas stilit austriak tė kohės, ngjyrė tė kaltėr me fileto tė zeza dhe tė arta sipas rastit. Esati ka hequr dorė nga nishanet e kohės sė Turqisė dhe pėr kėtė arsye nuk mban mė asnjė dekoratė. Nė foton e tretė kanė kaluar edhe dy vjet tė tjerė dhe jemi nė vitin 1916. Ka filluar Lufta Botėrore, Vidi ka ikur nga Shqipėria e cila ėshtė pushtuar pjesė pjesė nga ndėrluftuesit, ndėrsa Esati e ka gjetur veten nė anėn e francezėve me qendėr nė Selanik. Ka formuar atje njė njėsi me rreth 500 njerėz tė cilėt pretendon se pėrfaqėsojnė ushtrinė shqiptare. Nė kėtė fotografi Esati paraqitet me njė uniformė tė sajuar prej vetė atij, prej gjenerali me tre yje. Natyrisht qė yjet i ka vėnė vetė, sipas asaj qė i ka thėnė mendja se meritonte, ndėrsa dekoratat ja kanė dhėnė vėrtet. Nė gjoks shihet dekorata franceze e Oficerit tė Madh tė Legjionit tė Nderit, Kryqi i Madh i Urdhrit serb tė Shėn Savės dhe Kryqi i madh i Urdhrit italian tė Shėn Lazarit. Esati ja doli tė marrė dekorata nga gati tė gjitha fuqitė e kohės, por asnjėherė nga vendi i vet. Duket qė tė gjithė pėrpiqeshin tė merrnin me tė mirė kėtė njeri qė arrinte gjithmonė tė binte nė kėmbė pas ēdo katastrofe tė vendit tė tij, derisa, siē thotė populli, shtamba shkon e shkon pėr ujė por njė ditė thyhet.
Krijoni Kontakt