a dihet viti i fotove me vloren?
jan dy foto te se njejtes kohe.. njera e para marre nga maja kodres qe duket ne foton e dyte e tjetra e dyta marre nga kuzbabaja ku duket kodra nga ku eshte marre e para..
pra fotografi e ka marre vloren nga 2 pikat me te bukura..
pikerisht te ato shpijat ne qender ku ishin sarajet e vlorajve u ngrit flamuri me 1912.
kurse 1 vit me vone u ri-ngrit tek shpija ne skele.. ku ka dal dhe teta..
te foto par e vlores dallon atje larg skela dhe shtepija mu buz detit ku sot quhet muzeu pamvaresise..
fantastike..
lum kush ka jetuar ne vlore aso kohe..
jan dh.i mileti ne vaj ullini e ne qefull e levrek e koce.. e njala e mandarino-portogala..
o fegi beje nje ricopy te asaj fotoje te vlores qe flet brari dhe rrumbullakso aty ku thot se jan sarajaet e vlorjateve qe u ngrit flamuri ne 1912 please dhe posto se dyti
aty sot jan prishur shpijat e dikurshme dhe eshte bere sheshi..ku sic ke ven re sot eshte dhe ajo skulptura gjigande megalomano-pompoze.. me ismail kemala atj.. kurse shpija ku ishe ti tu fol me ca atdhetara.. ti ne pantoll te holla ata ne beton e bronx te trash.. eshte atje laaaarg.. mbas qytetit..mbas fushave.. ku duket nji vapoor ne det.. avulloret e kohes se titanikut..
atje dallon pakez dhe kjo vila ku ishe ti.. pra skela.. ose moli..
kurse shpija ku u ngrt flamuri eshte tek brenda ne vloren e athershme.. ai grumbulli shpijave ku jan ca shpi rrethu me nji mur ne qender..
ato saraje i pershkruan bukur..i madhi eqrem bej vlora.. nje njeri enciklopedik ne librin e tij..kujtime..
shifni mor kete mbretreshen Gjeraldin,ala ka qen shik,edhe ne kete kohe do ja tregonte vendin seciles nga mbretreshave aktuale po me moden e asaj kohe ajo shuuum klass
brar cenkan komplex shtepijash...mmm thnx tani e kam nje mendje
,e nuk ma mbushte mendjen ajo shtepia te moli kursesi..ju kam sillur disa here rreth e rrotull dhe mundohesha ta paramendoja ne nje kohe me te hershem,nuk me pershtatej asesi....ta di per nder per kete qe me mesove..
ne postimin 1081 shiko durrsin e viteve 920-30.
fotografi ka dal ne kodrat mbi qytet..
durrsi ka qen krejt shpija me bahce..
atje laarg dallon nji ndertes e larte..
eshte fabrika e miellit.. ndertuar nga gjyshi i albana mustafarait qe ka pas fol ne tv e tani zedhense e pd-se..nje simpatike.. kurse matan asaj fabrikes..5-6 katshe.. dallon keneta e durrsit qe shkon deri larg ne kodrat e rrashbullit e shenavlashit ku dallon pak dhe kisha..
ajo keneta thon ka qen..hambar peshku rosazh te egra njalash e cte duash..
durrsi pra ishte si ishull..
det ne nji ane e keneta ne an tjeter..
durrsaket e vjeter thon se.. sdishin ku me cu peshkun e njalen..
me dor e kapnin ne kenete..
bollik i madh..
Krijoni Kontakt