Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 20
  1. #1
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    636

    Të dhëna mbi trevat e Kosovës

    [/B]Nuk jam i sigurt a ka ne forum ndonje teme qe pershkruan trevat ( krahinat ) gjeografike ose etnografike te trojeve shqiptare. Une vendosa ta hap kete teme ku do te mund te postoheshin materiale per trevat e ndryshme shqiptare, ku te gjithe anetaret ose vizitoret e Forumit Shqiptar do te mesonin me shume per trevat e ndryshme. Po ia filloj me treven e Llapushes qe shtrihet ne pjesen qendrore te Kosoves.

    Treva e Llapushes ( Llapushnikut ose Perkorupes)

    Llapusha është një tërësi gjeografike dhe etnografike që përfshinë pjesën perëndimore të Kosovës qendrore dhe ka shtrirje VJ. Në aspektin gjeografik krahina e Llapushës (Llapushnikut) bënë pjesë në makroregjonin kodrinoro-malor të Drenicës. Lartësia mbidetare varion nga 400 - 1000 metra. Është trevë e rrethuar me male të ulëta 700-1060 metra, rrafshnalta dhe kodrina, si dhe gryka të thella. Kjo trevë ka një pozitë shumë të mirë gjeografikë pasi që gjendet në pjesën qendrore të Kosovës, përmes së cilës kalojnë rrugët kryesore që e lidhin Rrafshin e Dukagjinit dhe Fushën e Kosovës. Përmes Llapushës kalon magjistralja Prishtinë - Pejë (përkatësisht pjesa Llapushnik - Dollc). Në pjesën jugore të Llapushës kalon magjistralja Prishtinë - Prizren (përkatësisht pjesa Duhël - Suharekë).

    Treva e Llapushës për nga aspektet gjeografike dhe fizionomia e terrenit ndahet në Llapushën Lindore dhe Llapushën Perëndimore.

    Treva e Llapushës përfshin fshatra më rreth 100 mijë banorë që gravitojnë në komunën e Malishevës, Therandës, Klinës, Rahovecit, Drenasit dhe Istogut. Kjo trevë kufizohet me Podgurin e Pejës në veri, me Dukagjinin në perëndim, me Anadrinin dhe Podgurin e Prizrenit në jug dhe Drenicën në lindje.

    [redakto] Shtrirja
    Treva e Llapushës si tërësi gjeografikë dhe etnografikë ka kufij shumë të qartë malesh e lumenjsh që e dallojnë nga krahinat përreth. Megjithëkëtë rreth kufijve të trevës së Llapushës ka pasur dhe ka mendime të ndryshme nga shumë studiues të fushave të ndryshme. Në kuptimin gjeografik Riza Çavolli në literaturën e Gjeografisë fizikë, trevën e Llapushës (Prekorupës) e vendosë në regjionin para malor të Rrafshit të Dukagjinit, ku kufirin verior të kësaj trevë e përbënë lumi Klina, atë perëndimor një pjesë e Drinit të Bardhë - Vargmalet Kaznik-Zatriq-Shkozë (Millanovc). Kufirin jugor malet e Biraqës dhe Qafa e Duhlës dhe atë perëndimor vargmalet Carralevë-Drenicë (Berishë) dhe Kosmaq. Dr. R. Doqi trevën e Llapushës e vendosë në një territor shumë më të vogël që përfshinë kryesisht Rrafshnaltën e Llapushës në katërkëndëshin lumi Klina, Drini i Bardhë-malet Koznik-Zatriq-lumi Mirusha dhe mali Kosmaq. Z. Cana kufijtë e kësaj trevë i jep në mënyrë shumë të përgjithësuar duke përmendur anën e majte të Drinit të Bardhë dhe malet Koznik-Zatriq-Shkoze (Millanovc). L. Rushiti kur përmend lëvizjen kaçake ndër të tjera përmend kufijtë e Llapushës që fillojnë në fshatin Suhogerll dhe kufiri verior i kësaj trevë del Lumi Kujavq. Në përgjithësi shikuar në aspektet gjeografike si lartësia mbidetare, fizionomia e terrenit, klima, ujërat, vegjetacioni, llojet e tokës, vendbanimet etj, si dhe etnografike të popullsisë së kësaj trevë, përfshirë edhe mendimin e popullsisë që identifikohen historikisht me këtë trevë kjo trevë përfshin një territor shumë më të gjerë. Treva e Llapushës në kuptim kufirin verior dhe veriperëndimor të kësaj trevë me Podgurin e Pejës (Anamalin e Pejës) dhe Lugu i Drinit e formon Lumi Kujavqe, ose së paku malet e Kërrninës Stenjavec 671 m dhe Jashanicës, pastaj kufirin perëndimor me Lugun e Baranit dhe Dushkajën e formon Drini i Bardhë deri tek Guri i Zi prej nga ky kufij shkon vijës shkarëse të vargmaleve Kaznik-Zatriq-Shkozë (Millanovc) mbi Rahovec në drejtimi VP-JL deri në vendbashkimin e lumenjve Toplluha dhe Suhareka mbi Suharekë, duke e ndarë këtë trevë nga treva e Anadrinit (Podrimes). Nga këtu kufirin jugor dhe juglindorë të Llapushës e bëjnë malet e Biraqës dhe të Carralevës deri në majën Bretanec 1044 m. Në këtë pjesë treva e Llapushës kufizohet me Podgurin e Prizrenit (Anamalin e Prizrenit). Kufirin juglindore dhe lindor e formojnë vargmalet Carraleve-Drenice (Berishe) dhe Kosmaq në drejtimi VP-JL dhe malet e ulëta Resnik e Kerrnicë (Stenjavec 671 m) e deri në lumin Kujavq. E përcaktuar në këta kufij treva e Llapushës (Llapushnikut ose Prekorupes), përfshinë në vete tri tërësi kryesore : Llapushën Veriore mes lumit Kujavq, Drini i bardhë, lumi Klinë dhe malet Resnik-Stenjavec, Llapushën qendrore ose rrafshnaltën e Llapushës mes Lumit Klina, Drinit të Bardhë maleve Kaznik-Akavan-Gajark i Malishevës, Berishë-Kosmaq, si dhe Llapusha jugore (e njohur në popull edhe si Bajraku i Astrazubit) mes maleve Zatriq-Shkozë-Grab, Biraq, Carralevë -Berishë. Në aspektin e morfologjisë dhe fizionomisë së terrenit treva e Llapushës ndahet në Llapushën lindore dhe perëndimor.

    [redakto] Relievi
    [redakto] Vargmalet Carralevë - Drenicë
    Malet përfshijnë kryesisht zonat përreth trevës në jug të Llapushës dhe në lindje, kurse rrafshnaltat zënë pjesën qendrore të kësaj trevë. Malet në trevën e Llapushës kryesisht përfshijnë sisteme të vargmaleve me drejtimin VP- JL dhe këto vargmale ndahen në tri tërësi që mbulojnë Llapushën Lindore dhe Llapushën Perëndimore. Në Llapushën Lindore gjenden edhe vargmalet më të larta të kësaj trevë të quajtura vargmalet Carraleve-Drenicë, ku në këtë tërësi malore dallohen malet e Luzhnicës me majën Bretanec 1042 m, malet e Duhlës dhe Bllacës me lartësi 940 m, malet e Javorit e Ngucatit me 1020 m, malet e Klqekës e Ladroviqit me majën më të lartë të Llapushës, Gradinë 1056 m, malet e Novosellës dhe Lladrovcit me 1010 m dhe malet e Tërpezës e Berishës me majën më të lartë në Berishë 1028 m. I gjithë ky sistem malor që fillon nga Gryka e Carralevës dhe formon rrafshnalta në kurrizet malore me lartësi 700 -1000 m dhe zbret në Grykën e Llapushnikut, shtrihet rrëpishem në të dy anët duke krijuar vijën shkarese të luginës së lumit Mirusha në trevën e Llapushës dhe grykat e thella dhe vijën shkarëse të lumit Drenica në trevën e Drenicës jugore. Kjo tërësi malore bashkë me malet e Kasmaqit e formon kufirin natyror ndarës të trevës së Llapushës me trevën e Drenicës.

    [redakto] Malet Kamaq-Gjurgjicë
    Po në Llapushën lindore në pjesën verilindore të saj në nga Gryka e Llapushnikut e deri në gryken e lumit Klina në Murg vazhdon tëresia e dyte malore e Maleve të Kosmaqit me majën Kosmaq 970 m, në të cilën përfshihen malet e Negrovcit, Vuqakut e Gjergjices.

    [redakto] Vargmalet Kaznik-Zatriq-Shkozë
    Në Llapushën perëndimore dhe jugore gjendet sistemi i dyte i rëndësishëm malore i njohur si Vargmalet Kaznik-Zatriq-Shkoze me drejtimin VP-JL me lartësinë mesatare 700-1000 m. Kjo tërësi malore fillon nga Gryka e lumit Mirusha në veri e përfundon në luginën e lumit Toplluha në Reshtan të Therandës. Në këtë tërësi malore dallohen malet e Mrasorit e të Llapqevës me lartësi 790 m, Kaznikut e të Panorcit me majën Bajrak 1007 m, malet e Zatriqit (Razhdollit, Akavanit) me lartësinë më të madhe në Dellë 1046 m, pastaj malet e Gurbardhit e Turjakës me lartëson në Kike 9003 m deri në Bllatë dhe Gryke të Zhdrllës. Nga Gryla e Zhdrellës vazhdon tërësia e madhe malore në drejtim të JL e vargmaleve të Shkozës (ish Millanovcit), me malet e Ostrozubit e Rahovecit me lartësinë 870 m, malet e Shkozës me majën më të lartë Kryeguri me lartësi 900 m, malet e Ceri i Shkozës, Pagarushës dhe Doberdelanit me lartësinë më të madhe në Gumnishte 840 m, si dhe nga qafa e Pagarushës e deri në Reshtan malet e Grapit me lartësi 760 m. Ky sistem malore në mënyrë të rrepishme lëshohet në pjesën perëndimore dhe jugore duke krijuar vijën shkarëse të trevës së Llapushës me trevën e Anadrinise, kurse në pjesën lindore këto tërësi malore lëshohen në mënyrë të valëzuara në veri dhe lindje në luginën e lumit Mirusha dhe në jug në luginën e thelle të lumit të Breshancit. Poashtu kjo tërësi malore e formon kufirin natyror ndarës mes Llapushës dhe Anadrinisë (Podrimës).

    [redakto] Vargmalet Gajrak-Gallushë-Biraq
    Po në Llapushën jugore paralel me vargmalet Kaznik-Zatriq-Shkoze dhe vargmalet Carraleve-Drenice shtrihen vargmalet e ulëta Gajarak-Gollushe me lartësi mesatare 600-800 m. Ky sistem malor fillon mbi qytezën e Malishevës në VP dhe përfundon në Grykat e Dragaqinës e Reqanit në JL. Në këtë tërësi malore dallohen malet e Gajrakut me lartësinë më të madhe Gajrak 793 m, pastaj Gajraku i Malishevës me 742 m, Gajraku i Kervasërisë, 720 m, Gajraku i Bellanicës 730 m, Gajraku i Gariqit 700 m. Me në jug dallohet tërësia malore e Gallushës me lartësinë më të madhe 793 m mbi fshatin Nishor, ku dallohen malet e Nishorit dhe Kastercit, Semetishtit dhe Sllapuzhanit. Kurse nga fshati Sllapuzhan deri në grykat e lumit të Dragaqinës vazhdojnë kodrinat e Biraqës me lartësi mbidetare më të madhe 658 m.

    [redakto] Vargmalet Gremnik - Gjurgjevik
    Vargmalet Gremnik - Gjurgjevik kanë shtrirje VJ dhe janë male kryesisht të ulëta me majën më të lartë 720 m mbi fshatin Perqeve. Këto vargmale fillojnë nga lugina e thelle e lumit Klina në veri dhe vazhdojnë drejt jugut deri në luginën e thelle të lumit Mirusha. Në këtë tërësi malore dallohen për nga lartësia malet e Sferrkës e të Perqevës, malet e Gremnikut, malet e Dollcit e të Gjurgjevikut.

    [redakto] Vargmalet Resnik - Kerrninë- Vuqak
    Vargmalet Resnik-Kerrnine poashtu janë male të ulëta që mbulojnë pjesën më veriore të Llapushës nga lumi Kujavq deri në lumin Klina në jug dhe shikuar në aspektin e fizionomisë së relievit ato janë kryesisht terrene kodrinore, ku dallohen kodra Stannjevac 671 m, kodrat e Resnikut 620 m etj.

    [redakto] Relievi kodrinoro- fushor
    Në trevën e Llapushës relievi kodrinoro - fushor është shumë më prezent dhe atë në formë të pllajave të larta ose rrafshnaltave të thyera, kurse ai fushor paraqitet vetëm në disa lugina të ngushta. Në këtë trevë shikuar nga ky këndvështrim në trevën e Llapushës dallohen si rajone më të rrafshëta këto zona : Rrafshlarta e Llapushës, Lugina e Drinit të bardhë dhe Lugina e Pagarushës.

    [redakto] Rrafshlarta e Llapushës dhe Lugina e Mirushës
    Kjo rrafshnaltë përfshin pjesën qendrore të Llapushës mes lumit Klina në veri, maleve të Gremnikut në perëndim, maleve Kaznik-Zatriq-Gajrak në jug dhe maleve Carraleve-Berishe-Kosmaq në lindje. Për nga fizionomia e terrenit është një rrafshnalte shumë e veçante me lartësi mes 500-600 m që në përbërjen e vete ka lugina të cilat kryesisht kanë drejtim L-P që lëshohen poshtë duke formuar rrafshet e vogla aluviale të lumit Mirusha. Në këtë zonë janë të vendosura mbi 60 % e vendbanimeve të Llapushës dhe nëpër të kalon magjistralja Peje-Prishtine si dhe rruga tjetre e rëndësishme Kijeve-Malisheve-Duhel që lidhe shumicën e fshatrave të Llapushës. Në këtë zonë nihen tri tërësi kryesore : mali i madh në perëndim, Dubrava në lindje dhe lugina e Mirushës në jug.

    [redakto] Lugina e Drinit të bardhë
    Zona më e ulet dhe më fushore e trevës së Llapushës me lartësi mbidetare 350-450 m, është pjesa perëndimore e kësaj trevë përgjatë lumit Drini i bardhë që njëkohësisht është e përbërë me shtresa aluviale dhe më e përshtatshmja për bujqësi dhe vijës shkarëse të vargmaleve të Gjurgjevikut e Gremnikut. Kjo lugine ka drejti VJ dhe fillon nga venderdhja e lumit Kujavq në lumin Drini i bardhë në veri dhe përfundon në venderdhjën e lumit Mirusha në jug. Kryesisht në popull nihet si fusha e Dresnikut dhe e Gremnikut.

    [redakto] Lugina e Pagarushës
    Lugina e Pagarushës është një lugine që në veri ka formën e rrafshnaltës në veri me lartësi deri 650m dhe pastaj në jug shkon duke u thelluar dhe formon gryken e Semetishtit ku lartësia zbret deri në 400 m. Kjo lugine gjendet mes maleve vargmaleve Zatriq -Shkoze-Grab në perëndim dhe jugperëndim dhe maleve Gajrak dhe Gollushe në verilindje dhe juglindje. Përmes kësaj lugine kalon lumi Pagarushës që pastaj merr emrin lumi i Breshancit. Kjo lugine është mjaft e thate dhe vetëm në ojesen jugore është zone më e butë dhe aluviale.

    [redakto] Hidrografia
    Treva e Llapushës është e pasur me lumenjtë dhe përrenj. Rreth saj dhe nëpër të kalojnë disa lumenj mjaftë të rëndësishëm të Kosovës si Drini i bardhë në perëndim që e përshkon kufirin e Llapushës nga venderdhja e lumit Kujavq në veri e deri të venderdhja e lumit Mirusha në jug. Pastaj lumi Klina në veri nga fshati Murge e deri tek venderdhja e këtij lumi në Drinin e bardhë tek qyteza e Klinës. Lumi Kujavaq që vjen nga bjeshkët e Suhogerllës dhe kalon duje e formuar kufirin verior të Llapushës përgjatë fshatit Kerrnine deri në venderdhjën në Drinin e bardhë. Lumi Mirusha si lumi më i rëndësishëm i kësaj trevë që përshkon përmes këtë trevë nga malet e Bllacës e deri në venderdhjën në Dri të bardhë tek Guri i zi pranë Volljakës. Lumi i Breshancit që i mbledh përrejte luginës së Pagarsushës deri në vendebashkimin me lumin e Suharekës për të formuar lumin Toplluha në afërsi të Reshtanit. Megjithëse kjo trevë është e pasur edhe me përrenjve shumica e përrenjve sidomos gjatë verës kanë prurje shumë të vogla ose edhe thahen, kështu që pjesa më e madhe e fushave të kësaj trevë nuk mund të ujiten tokat. Fushat që mund të ujiten janë kryesisht fusha e Gremnikut dhe fusha aluviale nga Banja deri në Bubel, përgjatë lumit Mirusha.

    [redakto] Klima
    Klima e trevës së Llapushës është kryesisht klime subkontinentale. Megjithatë kjo trevë duke qenë e hapur përmes luginave lumore dhe rrafsheve dhe duke qenë pjese e basenit të Dukagjinit, për disa nuanca ka klime më të butë se krahinat në lindje. Krejt kjo falë Drinit të bardhë që sjell nuanca të klimës mesdhetare. Sasia e reshjeve kryesisht nuk dallon shumë nga sasia e reshjeve mesatare të Rrafshit të Dukagjinit, megjithëse për disa nuanca mund të jenë më të pakta. Shkëlqimi i diellit në këtë trevë duhet të jetë shumë më i gjatë në kohë se sa në viset më të ulëta të Dukagjinit dhe Drenicës dhe falë kësaj kjo trevë dallohet për sasinë më të vogël të mjegullave që bien atje.

    [redakto] Demografia dhe Vendbanimet
    Treva e Llapushës është një rajon mjaft i populluar me përafërsisht 115 banore në 1 km². Kjo trevë në vete përfshin komplet vendbanimet e komunës së Malishevës gjithsejtë 43 fshatra, pastaj vendbanimet e pjesës lindore të komunës së Klinës, vendbanimet veriperëndimore të komunës së Rahovecit, vendbanimet veriore të Komunës së Suharekës dhe disa vendbanime perëndimore të Komunës së Drenasit, Istogut dhe Lipjanit. Qendra kryesore gravituese e kësaj trevë është qyteza e Malishevës, por për pjese veriore dhe perëndimore të kësaj trevë është edhe qyteza e Klinës, pastaj Rahoveci dhe Suhareka.

    Pjesa kryesore e vendbanimeve të trevës së Llapushës kryesisht vendbanimet Malishevës, Rahovecit dhe Suharekës gravitojnë në qendrën regjionale të Prizrenit, kurse vendbanimet e Klinës në atë të Pejës dhe disa vendbanime të Drenasit dhe Lipjanit në qendrën regjionale të Prishtinës. Në këtë trevë janë të dalluara kryesisht dy lloje vendbanimesh të tiput të grumbulluar dhe shpërndare të cilat për nga fizionomia e terrenit kanë veqorit e tyre dhe dallohen ato të Llapushës perëndimore nga ato të Llapushës lindore. Kryesisht në Llapushën perëndimore si zone me krastike dhe me malore me zona fushore të pakta dominojnë vendbanimet e tipit të grumbulluar, kurse në Llapushën lindore dhe veriore kryesisht ato të tipit të shpërndare.

    Vendbanimet e Llapushës janë :

    Vendbanimet e Llapushës të komunës së Malishevës janë gjithsejtë 44 : Gollubovci, Pllaqica, Mleqani, Balinca, Llazica, Vermica, Shkarashniku, Drenovci, Kijeva, Bubaveci, Burimi(Stapanica), Lumnishta (Lubizhda), Damaneku, Bubli, Panorci, Llapqeva, Garaqeva, Qypeva e Damanekut, Turjaka, Gurbardhi (Carravrana), Burimi (Joviqi), Mirusha, Malisheva, Carralluka, Terpeza, Lladrovci, Berisha, Fshati i ri, Seniku, Bardhi (Lladroviqi), Ngucati, Temeqina, Bellanica, Banja, Gajraku, Kervaseria, Goriqi, Pagarusha, Janqisti, Shkoza (Millanoviqi), Maxharra, Astrazubi (Ostrozubi), Dragobili dhe Maralia.

    Vendbanimet e Llapushes që i takojnë komunës së Klinës janë gjithsëjt 26 fshatra : Sferrka e gashit, Perqeva, Gllareva, Rigjeva, Zabergja, Qabiqi, Doberdoli, Shtarica, Ceraviku, Ujmiri, Gjurgjeviku i madh, Qypeva e poshtme, Qypeva e Sipërme, Volljaka, Gremniku, Dollci, Dresniku, Pograxha, Resniku, Jashanica poshtme, Jashanica e Epërme, Grabovci, Binxha, Siqeva, Jellovci dhe Kerrnica.

    Vendbanimet

    Vendbanimet e Llapushës të komunës së Suharekës janë gjithsejtë 11 fshatra : Javori, Luzhnica, Bllaca, Duhela, Sllapuzhani, Nishori, Kasterci, Breshanci, Semetishti, Peqani dhe Ilironi (Doberdelani).

    Vendbanimet e Llapushës të komunës së Rahovecit janë gjithsejtë 8 fshatra : Mrasori, Guri i Kuq (Petkoviqi), Kazniku, Potoku, Pastaseli, Senovci, Drenovci dhe Zatriqi.

    Vendbanimet e Llapushës që i takojnë Komunës së Drenasit janë gjithsejtë 4 fshatra : Arllati, Gjergjica, Negrovci, Vuqaku dhe Llapushniku. Tani me këto fshatra nihen si fshatrat të trevës së Drenicës (nuk numërohen).

    Poashtu edhe fshatrat e komunës së Istogut deri në lumin Kujavq si : Shalinovci, Polani, Osojani, Tuqepi, Banja, shtupeli, Bellqa dhe Kerrnina, dikur janë njohur si pjese e trevës së Llapushës, por tani me shumë pak njerëz i njohin si pjese të kësaj trevë (pra nuk numërohen).

    Në baze të kësaj renditje del së treva e Llapushës i ka 89 fshatra të cilat edhe sot e kesja ditë nihen si trevë e Llapushës me rreth 100 mije banore.

    SHKOZA nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  2. #2
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    636
    Ndarja regjional e Kosoves:
    Kosova ne aspektin gjeografik ndahet ne dy regjione ( teresi ) te medha ( makroregjione ) : Rrafshi i Dukagjinit ne perendim, Fuasha e Kosoves ne lindje .
    Keto dy teresi te medha pastaj ndahen ne kater mezoregjione :
    1. Rrafshi i Dukagjinit ne perendim;
    2. Drenica ne qender,;
    3. Fusha e Kosoves ne lindje;
    4. Anamorava ne juglindje.
    Secili nga keto mezoregjione qe nderthurin ne shumicen e ratsve te njetat veqori gjeografike dhe etnografike pastaj ndahet ne regjione me te vogla ( krahina, treva ).
    Rrafshi i Dukagjinit perfshine pjesen kryesore te pellgut te Drnit te bardhe mes Bjeshkeve te Nemuna ne veri-perendim , maleve te ulta te Llapushes dhe Drenices ne lindje dhe maleve te Sharrit ne jug.
    Ky mezoregjion ne pellgun verior ( Regjioni i Pejes ) perfshine ne vete keto krahina:
    1. Rugova - ne pellgun e siperm te Lumbardhit te Pejes mes maleve te Haljes, Rusolise, e Gurit te Kuq; Kjo krahine ne aspektin etnografik bene pjese ne trevat e Malesise se madhe.
    2. Podguri i Pejes ( Anamali i Pejes )- perreth mave te Rusolise, Moknes dhe meleve te Thata deri ne bregoret qe ndajne kete zone me Lugun e Drinit dhe lumin Kujavq. Kjo zone graviton ne qytezen e Burimit dhe Pejes.
    3. Lugu i Drinit - grumbulli fshatrave ne te dy anet e siperme te Drinit te Bardhe deri ne qytezen e Klines. Keto fshatra gravitojne ne qytetin e Pejes , Burimit dhe Klines.
    4. Lugu i Leshanit - pergjate rrjedhes se poshtme te Lumbardhit te Pejes nga Peja deri ne venderdhjen e ketij lumi ne Drinin e bardhe. Keto fshatra gravitojne ne qytetin e Pejes dhe te Klines.
    5. Lugu i Baranit - ne pjesen e poshtme te Lumbardhit te Deqanit deri ne venderdhjen e ketij lumi ne Drinin e bardhe. keto fshtra gravitojne ne qytetin e Pejes.
    6. Dushkaja - grumbulli i fshatrave mes Lumbardhit te Deqanit, Drinit te bardhe , Erenikut , deri tek Suka e Hereqit. Keto fshtra gravitojne ne qytetin e Gjakoves dhe Deqanit.
    7. Reka e mire - nga lumi Erenik pergjate maleve te Junikut, Strellcit deri ne qytetin e Pejes. Keto fshatra te kesaj treve Gravitojne ne qytete e Gjakoves, Deqanit dhe Pejes.
    8. Reka e keqe - grumbulli i fshatrave nga rrezet e maleve te Junikut dhe Koshares, pergjate lumit Erenik deri qytetin e Gjakoves. Fshtrat e kesaj treve gravitojne ne qytetin e Gjakoves.
    9. Lugu i Carragojes - eshte nje treve me ngushte mes Rekes se keqe dhe Rekes se mire, te cilat gravitojne ne qytetine Gjakoves.

    vazhdon

    SHKOZA nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  3. #3
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    636
    Ndarja regjional e Kosoves:
    Kosova ne aspektin gjeografik ndahet ne dy regjione ( teresi ) te medha ( makroregjione ) : Rrafshi i Dukagjinit ne perendim, Fuasha e Kosoves ne lindje .
    Keto dy teresi te medha pastaj ndahen ne kater mezoregjione :
    1. Rrafshi i Dukagjinit ne perendim;
    2. Drenica ne qender,;
    3. Fusha e Kosoves ne lindje;
    4. Anamorava ne juglindje.

    Secili nga keto mezoregjione qe nderthurin ne shumicen e ratsve te njetat veqori gjeografike dhe etnografike pastaj ndahet ne regjione me te vogla ( krahina, treva ).
    Rrafshi i Dukagjinit perfshine pjesen kryesore te pellgut te Drnit te bardhe mes Bjeshkeve te Nemuna ne veri-perendim , maleve te ulta te Llapushes dhe Drenices ne lindje dhe maleve te Sharrit ne jug.
    Ky mezoregjion ne pellgun verior ( Regjioni i Pejes ) perfshine ne vete keto krahina:
    1. Rugova - ne pellgun e siperm te Lumbardhit te Pejes mes maleve te Haljes, Rusolise, e Gurit te Kuq; Kjo krahine ne aspektin etnografik bene pjese ne trevat e Malesise se madhe.
    2. Podguri i Pejes ( Anamali i Pejes )- perreth mave te Rusolise, Moknes dhe meleve te Thata deri ne bregoret qe ndajne kete zone me Lugun e Drinit dhe lumin Kujavq. Kjo zone graviton ne qytezen e Burimit dhe Pejes.
    3. Lugu i Drinit - grumbulli fshatrave ne te dy anet e siperme te Drinit te Bardhe deri ne qytezen e Klines. Keto fshatra gravitojne ne qytetin e Pejes , Burimit dhe Klines.
    4. Lugu i Leshanit - pergjate rrjedhes se poshtme te Lumbardhit te Pejes nga Peja deri ne venderdhjen e ketij lumi ne Drinin e bardhe. Keto fshatra gravitojne ne qytetin e Pejes dhe te Klines.
    5. Lugu i Baranit - ne pjesen e poshtme te Lumbardhit te Deqanit deri ne venderdhjen e ketij lumi ne Drinin e bardhe. keto fshtra gravitojne ne qytetin e Pejes.
    6. Dushkaja - grumbulli i fshatrave mes Lumbardhit te Deqanit, Drinit te bardhe , Erenikut , deri tek Suka e Hereqit. Keto fshtra gravitojne ne qytetin e Gjakoves dhe Deqanit.
    7. Reka e mire - nga lumi Erenik pergjate maleve te Junikut, Strellcit deri ne qytetin e Pejes. Keto fshatra te kesaj treve Gravitojne ne qytete e Gjakoves, Deqanit dhe Pejes.
    8. Reka e keqe - grumbulli i fshatrave nga rrezet e maleve te Junikut dhe Koshares, pergjate lumit Erenik deri qytetin e Gjakoves. Fshtrat e kesaj treve gravitojne ne qytetin e Gjakoves.
    9. Lugu i Carragojes - eshte nje treve me ngushte mes Rekes se keqe dhe Rekes se mire, te cilat gravitojne ne qytetine Gjakoves.
    10. Vokshi - grumbulli i fshatrave mbi Reken e keqe, Rekes e mire deri ne malet e Junikut.
    Te gjitha keto krahina se bashku perbejne treven qe ne populle nihet si Dukagjini.

    Pellgu jugor i Drinit te bardhe ( Regjioni i Prizrenit ):
    1. Anadrinia ( Podrimja ) - grumbulli i fshatrave mes te Drinit te bardhe nga Guri i zi deri ne vargmalet Kaznik-Zatriq-Shkoze ne lindje , lumit Toplluha dhe deri ne qytetin e Prizrenit. Kjo krahine i ka tri teresi me te vogla : Bajrakune Polluzhes, Podrimja qendrore dhe Fshatrat e fushes se Prizrenit. keto fshtra gravitojne ne Rahovec, Prizren dhe Suhareke.
    2. Hasi - grumbulli i fshtrave nen malet e Pashtrikut mes lumit Erenik, Drinit te bardhe dhe lumit dhe qafes se Zogjave. Treva e Hasit ndahet ne dy teresi me te vogla : Hasi i thate ( i gurit ) dhe Hasi i bute . Grumbulli i fshatrave te Hasit gravitojne ne qytetin e Prizrenit, Gjakoves,Krumes dhe Kukesit.
    3. Anamali i Prizrenit ( Podguri i Prizrenit ) - Kjo treve perfshin fshtrat pergjate rrezes se vargmaleve te Sharrit nga Prizreni( Kabashit, Dellovcit dhe Grejqevcit) deri ne Qafe te Duhles. keto fshtra gravitojne ne qytetete Prizrenit dhe Suharekes.
    4. Vrrini - grumbulli i fshtrave mes Prizrenit, maleve te Sharrit dhe Drinit te bardhe deri ne qafe te Zhurit.
    5. Luma - grumbulli i fshtrave mes maleve te Sharrit ( Koritnik, Gjallice ), Drinit te Zi dhe Drinit te bardhe. keto fshtra gravitojne kryesisht ne qytetin e Prizrenit dhe te Kukesit. ne territorin e Kosoves pjese te kesaj treve jane Zhuri, Dobrushti, Shkoza dhe Vermica.
    6. Opoja - grumbulli i fshtrave ne mes te maleve te Cvilenit, Koritnikut dhe atyre te Sharrit . Keto fshatra gravitojne ne qytezen e Dragashit.
    7. Gora - fshatrat mes Koritnikut, Rudokes dhe maleve te Sharrit. keto fshatra gravitojne ne qytezen e Dragashit.
    8. Zhupa - grumbulli i fshtrave ne pjesen e siperme te Lumbardhit te Prizrenit, mes maleve Oshllak, Cvilen dhe maleve te Sharrit. Keto fshatra gravitojne ne Prizren.

    Mezoregjioni i Drenices:
    Ky regjion ze pjesen qendrore kodrinoro-malore te Kosoves mes Rrafshit te Dukagjinit dhe Fushes se Kosoves.
    Ky regjion ndahet ne dy teresi te medha ne treven e Drenices dhe ate te Llapushes te peraferta nga aspekti gjeografik dhe etnografik:
    1. Drenica - kufizohet ne veri nga lumi Kujavq, Malet e Thata, ne lindje vargmalet e Qyqavices, Goleshit dhe Blinajes deri ne Gryken e Carraleves jug. Ne kufirin e formojne perendim vargmalet Carraleve- Berishe- Kosmaq dhe Kerrnine . Kjo teresi ndahet ne dy teresi me te vogla : Drenicen veriore ( Drenica e kuqe ) dhe Drenicen e siperme ( Drenica e pashes ). Grumbulli i ketyre fshatrave gravitojne ne qytezat Skenderaj, Drenas dhe Lipjan.
    2. Llapusha (Perkorupa , Llapushniku ) - Shtrihet mes trevave te Dukagjinit ne perendim dhe Drenices ne lindje. Ne veri nga lumi Kujavq dhe malet e ulta te Kerrnines, ne lindje vargmalet : Kasmaq-Berishe-Carraleve ndajne nga Drenica, ne jug malet e Biraqes nga Podguri i Prizrenit dhe ne perendim vargmalet : Drini i bardhe,vargmalet Kaznik-Zatriq-Shkoze me Anadrinine. Keto fshatra gravitojne ne qytezat e Malisheves, Klines, Suharekes dhe Rahovecit . Kjo treve ndahet ne tri teresi me te vogla : Llapusha veriore, Llapusha qendrore dhe Bajraku i Ostrozubit.

    SHKOZA nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  4. #4
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    e ke bere pershesh shkoza...

    ke bere shume mire shkoza qe ke shkruar ketu per kete teme por me thene te drejten e ke bere krejt pershesh..nuk e di si e ben ndarjen keshtu por me thene te drejten kurgje nuk kuptova...nuk e di se si e keni mesuar gjeografine ju por nga sa di une krahinat nuk ndahen keshtu siq ke bere ti me nje mori ndarjesh...thjeshte shkoza mire do ishte te percaktoje nga ana gjeografike nje krahine te caktuar dhe te mos na e perzije me nendarje te njepasnjeshme...nga sa di une krahinat ne pergjithesi nuk pershkruhen ne librat e gjeografise shteterore si ndarje krahinore..ja psh nese sheh gjeografine e shqiperise do te shohesh se gjeografia fizike e saj ndahet ne kater krahina kryesore..1..krahina malore veriore ( alpet )..2.krahina malore qendrore..3.krahina malore jugore..dhe ultesira perendimore...kerkund nuk e ndesh ne gjeografine e shqiperise krahinen e Lumes psh...apo te zadrimes..apo ne gjeografine e kosoves krahinen e llapit apo karadakut..etj.
    nga sa di une shkoza pjesa dermuese e teritoreve shqiptare identifikohen me nje fshat apo qytet dhe grumbullimi i disa te tilleve perben nje krahine ...une po te pershkruaj pak ketu krahinen time qe quhet Lume..nuk e di se si ti e ke futur ne pelgun e drinit te bardhe kur pjesen me te madhe kjo krahine e ka anes se drinit te zi..po nejse..krahina e Lumes shtrihet midis dy lumenjeve te drinit te bardhe dhe drinit te zi...kryeqender e krahines se lumes eshte qyteti i kukesit ngritur ne afersi te vendit te quajtur Kulla e Lumes..nga sa di une kufiri verior i kesaj krahine eshte dalja jugore e qytetit te prizerenit dhe vazhdon pergjate bregut lindor te drinir drejt kukesit..pastaj rrjedhes se drinit te zi ne drejtim te dibres deri sa takohet me lumin Veleshica..ky lum eshte kufiri i saj nga ana juglindore...pergjate lumit Veleshica zgjatet kufiri deri ne majen e korabit...kufiri lindor vazhdon bjeshkeve te fushes se Korabit,Cajes,kroit te bardhe drejt majes se gjallices,koritnikut derisa bashkohet me pjesen jugore te qytetit te prizerenit..nga sa di une qyteti i prizerenit nuk ka te neje fare me krahinen e lumes...krahina e lumes ndahet ne fshatra te cilet jane zhuri,dobrusha,shkoza,vermica ne kosove,morini,bardhoci,gjegjani,pobregu,qyteti i kukesit me gjithe kullen e lumes,shticni,nange,bushat,bicaj me te gjitha lagjet e saj,kolosjani,tershena,gabrrica,lusna,bushtrica,ca ja,kalisi,dhe kalaja e dodes...ndoshta kam harruar ndonje gje persa i perket kesaj krahine por ate qe di e solla ketu...
    mendoj se te gjithe forumnistet mund te na e pershkruajne krahinen e tyre ne kete menyre..jo te stergjatur me histori partizanqe apo patriotike..eshte mire qe te dime gjeografikisht sejcilen krahine ne menyre qe kur te bisedojme me dike mos ti themi qe kurre nuk paskam degjuar per vendin e tij...

    gjithsesi me gjithe gabimet qe mendoj une se i ke bere ne pershkrimet e tua eshte teme e qelluar..ndoshta nuk ngelet ne harrese...

    mendoj gjithashtu qe ti nderrohet emri temes ne '' pershkruaj krahinen tende''..ndoshta administratoret mund te hapin nje teme te re apo nendarje ketu ne forum per kete gje...

    une do ti ftoja te gjithe forumnistet te japin kontributin e tyre ne mbajtjen gjalle te kesaj teme....
    Ndryshuar për herë të fundit nga _MALSORI_ : 14-01-2010 më 19:59

  5. #5
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    636
    Nuk e kuptoj pse te eshte dukur ashtu ty, mirepo une jame munduar te prezentoj ndarjen gjeografike e cila ne te shumten e rasteve eshte e perafert edhe me ndarjen etnografike te trevave te Kosoves. Jam bazuar ne Gjeografine fizike te Kosoves te Dr. R. Qavollit, pastaj ndarjen etnografike te Kosoves te M. Krasniqit e shume studiuesve te tjereve. Keto treva jane pjese te cilat e perbejne Kosoven.

    SHKOZA nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Dardania antike
    Anëtarësuar
    02-02-2010
    Vendndodhja
    Dardani
    Postime
    184

    a ke cak shkoza

    TI SHKOZA BENE MIRE TE LEXOSH ME SHUME GJEOGRAFI DHE STATISTIKA.




    Une nuk e dij se nga ajo qe shkrove a ke ndonji qellim apo cak qe e arsyeton shkrimin tend.
    Edhe nje leshim ,sa i perket te permendurit te fshatrave ,kur eshte ceshtja e llapushnikut i permend me emer nje nga nje fshatrat dhe disa nendarje te regjionit te kosoves dhe le anash fshatrat e anadrinis qe nuk behen te lihen te pa permendur per shkak te rendesis se tyre .Te anadrinia duhet te permendesh edhe keta fshatra te komunes se Rahovecit ,pa permendur te Gjakoves dhe prizrenit si psh. ,Kramavik,Dej,Ratkovc( ka 5000) ,Radoste,Gexhe,Xerxe,Celine
    ,Krushe e Madhe ( ka 6500 banor).
    Pastaj ka edhe shume fshatra te Prizrenit dhe Gjakoves qe duhet te permendish dhe qe bejene me numer banoreve sa dy her nahija jote e Llapushnikut apo thene shkinisht Prokuples.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Ka mundesi te kete ndonje gabim teknik,mirepo Shkoza ka dhene nje pershkrim shume te perpiket te nendarjes gjeografike-fizike te disa regjioneve te Kosoves -Qendrore.
    Jane ato fshatra qe i permend Shkoza,nje nga krahinat me te pasterta shqiptare...
    Shkoze, vazhdo !
    Ka shume bashkatdhetare tane ne vend ,Shqiperi e bote qe fare nuk e kane idene e shtrirjes gjeografike te krahinave tona.
    Ky eshte nje kontribut shume i cmueshem per njohjen e vendit tone...
    Do te isha mirenjohes,nese kete paraqitje te krahinave- t`a pasurosh edhe me te dhena etnografike,te toponomise,hidronomise e te dhena tjera te vlefshme, per sejcilin qe e done kete vend.
    Do ishte me interes te njohim edhe doke e zakone popullore te kesaj krahine etnike shume origjinale,sidomos rreth zakoneve te vdekjes,lindjes,kumarise,shkuesise,gjakmarrjes,zba timit te Kanunit e doke,zakone e bestytni te nje kraahine puro-shqiptare den-babaden.
    Flm.Shkoze !

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-07-2009
    Postime
    32
    Shkoza të lumt se ke filluar nje temë shumë interesante dhe kjo ka nje debat ne vete ... te lumt
    krenari

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-07-2009
    Postime
    32
    Shkoza vazhdo te shkruash se keto tema jane te mireseardhura per forumistet . Populli thot kur nje njeri qe nuk din dhe flet eshtë ... dhe tjetri që din dhe nuk flet .... prandaj unë që të njoh mirë , juve ju takon te flisni per keto tema. vazhdo .
    krenari

  10. #10
    SHKOZA
    Anëtarësuar
    28-08-2004
    Vendndodhja
    Prizren
    Postime
    636
    Citim Postuar më parë nga Dardania antike Lexo Postimin
    TI SHKOZA BENE MIRE TE LEXOSH ME SHUME GJEOGRAFI DHE STATISTIKA.




    Une nuk e dij se nga ajo qe shkrove a ke ndonji qellim apo cak qe e arsyeton shkrimin tend.
    Edhe nje leshim ,sa i perket te permendurit te fshatrave ,kur eshte ceshtja e llapushnikut i permend me emer nje nga nje fshatrat dhe disa nendarje te regjionit te kosoves dhe le anash fshatrat e anadrinis qe nuk behen te lihen te pa permendur per shkak te rendesis se tyre .Te anadrinia duhet te permendesh edhe keta fshatra te komunes se Rahovecit ,pa permendur te Gjakoves dhe prizrenit si psh. ,Kramavik,Dej,Ratkovc( ka 5000) ,Radoste,Gexhe,Xerxe,Celine
    ,Krushe e Madhe ( ka 6500 banor).
    Pastaj ka edhe shume fshatra te Prizrenit dhe Gjakoves qe duhet te permendish dhe qe bejene me numer banoreve sa dy her nahija jote e Llapushnikut apo thene shkinisht Prokuples.
    Dardania Antike nuk ju kam kuptuar sakte se cfare keni dashur te thoni kur thoni se i kam lene anash shume fshatra te medha te Anadrinise. Ketu une kam prezantuar ndarjen krahinore dhe nuk kam permendur fshatra. Nese keni menduar se kur kam permendur Lugun e Baranit, Leshanit apo Vokshin , kam permendur fshatrat Baran, Leshan e Voksh , ju po tregoni se dini pak , sa qe i perzieni trevat me emra te tille me fshatrat po me ata emra. Lugu i Baranit nuk perbehet vetem nga fshati Baran, ose ai i Leshanit vetem me fshatin Leshan, por ne perberje te vete kane dhjetra fshatra, pra te lutem mos i perziej.
    Anadrinia eshte treva me e rendesishme e pellgut jugor te Dukagjinit si per nga pozita, poashtu edhe per nga popullesia dhe ajo eshte nje treve ne vete me veqorite gjeografike dhe etnografike. Ato fshatra qe i ke permendur jane pjese e Anadrinise dhe nuk jane treva ne vete. Egziston nje lloj nenndarje ne kuptimin etnografik, dialaketit gjuhesor te Anadrinise ne Anadrinin veriore qe per shume kohe eshtte njohur si Bajraku i Polluzhes qe kryesisht perfshine pjesen mes Drinit te Bardhe, bregoreve te Gradishit dhe vargut malor Koznik-Zatriq dhe Anadrinise qendrore dhe jugore.

    SHKOZA nga Prizreni
    ATDHEU MBI TE GJITHA

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •