-
i/e regjistruar
Tirana Kulturore: Aktivitetet artistike javore ne Tirane
NĖ NUMRIN E RI TĖ BULETINIT INFORMATIV
“TIRANA KULTURORE” ndėr tė tjera do tė gjeni:
• Hapet festivali i pėrvitshėm i kėngės nė RTV
• Festat e fundviti nė TOB
• Cirku italian Embell Riva nė Tiranė
Pėr mė tepėr informacion klikoni nė linkun e mėposhtėm
http://77.242.19.116/kultura/Tirana_Kulturore_21_dhjetor_2009.pdf
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Uriel : 15-11-2010 mė 17:21
Arsyeja: bashkim temash
-
-
i/e regjistruar
Histori shqiptaresh
nga Arjan Konomi
Para disa vitesh revista gjeopolitike italiane Limes botoi njė shkrim mbi mėsimin e historisė nė vendet e Ballkanit. Artikulli citonte pjesė nga tekstet shkollore tė kėtyre vendeve pėr tė njėjtėn periudhė historike. Ishte interesante tė lexoje se ēfarė shkruanin grekėt pėr Kongresin e Berlinit e sa ndryshe shkruanin kroatėt, serbėt, sllovenėt e shqiptarėt. Asnjė periudhė e historisė sė sotme nuk kishte ngjasim nga njė tekst te tjetri. Historira ballkanase e quajti njė gazetar italian. Nė rastin shqiptar shkon edhe mė keq. Historitė ndryshojnė sa herė ndryshon partia nė pushtet. Kjo vėrtetohet edhe sot, edhe pse kanė kaluar afro dhjetė vjet nga ai shkrim.
Teksti shkollor i historisė bashkėkohore, i cili doli nga shtypi para pak javėsh, ngjalli jo vetėm debate tė mėdha intelektuale por edhe protesta nxėnėsish tė shkollave, tė cilėt ishin nė kundėrshtim me mėnyrėn sesi tema tė ndryshme tė viteve tė fundit ishin trajtuar nė kėtė tekst. Pavarėsisht kanė apo nuk kanė tė drejtė duket shumė e ēuditshme sesi nxėnėsit duhet tė protestojnė pėr njė tekst shkollor, kur ata duhet tė studiojnė atė qė i serviret. Do ishte e njėjta gjė sikur viti i tretė i njė shkolle tė mesme tė ngrihej nė protestė kundėr studimit tė trigonometrisė nė matematikė, sepse ėshtė njė fushė e vėshtirė apo se atyre nuk u pėlqen. Po kjo ėshtė diēka tjetėr.
Nėse do ta marrim nga ana metodologjike asnjė tekst i shkollės sė mesme nė botė nuk ėshtė aq primitiv sesa tekstet shqiptare tė historisė. Cilėsisht tė kėqija, pa foto, pa harta, pa dokumente, pa pėrmbledhje, pa lexime shtesė ky tekst vetėm shkollor nuk ėshtė. Kushdo qė ka studiuar jashtė e bėn fare lehtė ndryshimin.
Problem tjetėr i rastit konkret tė shkrimit tė historisė ėshtė fakti se nė Shqipėri mungon njė traditė e bėrjes sė teksteve nė mėnyrė bashkėkohore. Peng tė prodhimeve tė akademikėve apo instituteve shtetėrore qė vegjetonin duke u marrė me tekste tė tilla, tradita vazhdon edhe sot kur emėrohen historianė pėr ta shkruar, ndėrkohė qė nė vendet perėndimore ėshtė botim i njė ose dy autorėve, fakt ky qė e bėn vėllimin tė ketė rrjedhė dhe gjuhė stilistike tė njėjtė nga fillimi nė fund. Pėr mos tė shtuar qė historianėt shqiptarė i pėrkasin njė shkolle tė vjetėr metodike, e cila ndihet qartė nė mėnyrėn e shkrimit, nė gjuhėn dhe fjalorin qė ata pėrdorin dhe pėr mė tepėr nė mėnyrėn sesi trajtojnė tema tė ndryshme. Tėrėsisht e prapambetur, e dalė mode, peng i pėrkatėsive ideologjike tė tyre dhe ku shpesh ndeshet njė logjikė nė trajtimin e temave aspak profesionale e tė vjetruara si mentaliteti qė ata pėrfaqėsojnė.
Problemet qė pėrmenden sot nė shtypin e pėrditshėm, si mohimi i emrave apo ngjarjeve tė rėndėsishme, fryrja dhe ekzagjerimi i disa tė tjerėve janė probleme nga mė tė voglat qė do tė ndeshen sa herė qė ky tekst historie do tė shkruhet. Do tė ndryshojė kėndvėshtrimi, do ndryshojnė preferencat, tė tjerė do tė hiqen e tė tjerė do tė shtohen por logjika do tė jetė e njėjtė, derisa te ne nuk do tė ketė historianė qė tė jenė shkolluar nė perėndim, ku kanė mėsuar sesi shkruhet historia e vėrtetė dhe ajo me gjak e me penė, qė na ėshtė thėnė pėr pesėdhjetė vjet, tė zhveshur nga ndikime ideologjike e aq mė keq partiake. Kur tė ketė nga ata njerėz qė kanė dėshirė tė rrėfejnė e jo tė manipulojnė.
Njė problem akoma edhe mė i madh nė kėtė ēėshtje ėshtė edhe fakti se pse duhet tė shkruhet nėpėr tekste shkollore historia e viteve tė fundit e pėr mė tepėr ajo e muajve tė fundit. Nė tė gjitha lėndėt e historisė bashkėkohore, qofshin ato edhe histori rajonale, si Historia e Lindjes sė Mesme apo Historia e Amerikės Latine, etj. nuk studiohet periudha e viteve tė fundit. Madje nė tekste universitare nuk studiohet historia e mbi njėzet viteve tė fundit. Kjo ka njė arsye tė madhe. Sepse ngjarjet qė kanė ndodhur nuk janė bėrė ende histori, sepse dokumentacioni nuk ėshtė i mjaftueshėm pėr tė qenė objektiv, sepse emotiviteti i autorit ndihet edhe instinktivisht, sepse arkivat nuk japin asnjė tė dhėnė pėr kėtė periudhė kohore.
E mbi tė gjitha sepse njerėzit janė mė tė ndjeshėm ndaj fakteve tė fundit, mė tė pėrfshirė e kjo mund tė lėndojė shumė, ashtu si ndodhi nė Shqipėri me botimin e fundit te Historia 12. Sepse e tashmja nuk ėshtė histori.
-
-
i/e regjistruar
Tirana Kulturore, 28 dhjetor 09
Drejtoria e Promovimit tė Qytetit e Bashkisė Tiranė, shpėrndan buletinin e pėrjavshėm informativ TIRANA KULTURORE, i cili ju informon mbi aktivitetet mė tė rėndėsishme kulturore artistike qė do tė zhvillohen kėtė javė nė Tiranė.
NĖ NUMRIN E RI TĖ BULETINIT INFORMATIV
TIRANA KULTURORE ndėr tė tjera do tė gjeni:
Grand Ballo-ja e fundvitit nė TOB
Festat e fundviti nė TOB
Koncert festiv nė sheshin Skėnderbej
Pėr mė tepėr informacion klikoni nė linkun e mėposhtėm:
http://77.242.19.116/kultura/Tirana_Kulturore_28_dhjetor_2009.pdf
-
-
-
-
-
-
-
-
i/e regjistruar
Tirana Kulturore, 8 Shkurt '10
NĖ NUMRIN E RI TĖ BULETINIT INFORMATIV
TIRANA KULTURORE ndėr tė tjera do tė gjeni:
Rihapet Kulla e Sahatit nė Tiranė
Manon Lescaut- premierė nė TKOB
Drejt lirisė kthehet nė Teatrin e Metropolit
Pėr mė tepėr informacion klikoni nė linkun e mėposhtėm:
http://77.242.19.116/kultura/Tirana_Kulturore_8_shkurt_2010.pdf
-
-
i/e regjistruar
Tirana Kulturore, 15 shkurt '10
NĖ NUMRIN E RI TĖ BULETINIT INFORMATIV
TIRANA KULTURORE ndėr tė tjera do tė gjeni:
Teatri kosovar nė Metropol
Komedia austriake Forca e zakonit kthehet nė TK
Koncert nė ditėn e Pavarėsisė sė Kosovės
Pėr mė tepėr informacion klikoni nė linkun e mėposhtėm
http://77.242.19.116/kultura/Tirana_Kulturore_15_shkurt_2010.pdf
-
-
i/e regjistruar
Tirana Kulturore, 22 shkurt 2010
NĖ NUMRIN E RI TĖ BULETINIT INFORMATIV
TIRANA KULTURORE ndėr tė tjera do tė gjeni:
Hapet viti i Chopin-it nė Tiranė
Mbahet konferenca e dytė vjetore e ATA-s
Petrovci nė Teatrin e Metropolit
Pėr mė tepėr informacion klikoni nė linkun e mėposhtėm
http://77.242.19.116/kultura/Tirana_Kulturore_22_shkurt_2010.pdf
-
-
i/e regjistruar
Tirana Kulturore, 1 Mars '10
NĖ NUMRIN E RI TĖ BULETINIT INFORMATIV
TIRANA KULTURORE ndėr tė tjera do tė gjeni:
Baleti Delina zbret nė TOB
"Playboy i trojeve tona" vjen nė Metropol
Teatri Kombėtar shfaq sė shpejti tragjedinė Elektra
Pėr mė tepėr informacion klikoni nė linkun e mėposhtėm
http://77.242.19.116/kultura/Tirana_Kulturore_1_Mars_2010.pdf
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt