-
Mulla Sadri Prestreshi (1917-2002)
Mulla Sadri Prestreshi (1917-2002)
Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Mulla Sadri Prestreshi ishte njė figurė e shquar fetare e kombėtare, ishte hoxhė, mėsues, predikues, atdhetar e luftėtar
Lindi mė 17 Tetor 1917, nė katundin Mazgit, nė rrethin e Prishtinės. Mėsimet fillestare i kreu nė Obiliq, qė tani quhet Kastriot, ku ishte ndėr nxėnėsit mė tė shquar
Nė vitin 1930 u regjistrue nė Medresenė Pirinaz tė Prishtinės, pranė dijetarėve tė njohur tė asaj kohe, Mulla Hamdi ef. Gėrēina dhe Mulla Ahmed ef. Mardoēi, tė cilėt dalloheshin edhe pėr ndjenjat e zjarrta atdhetare
Pas diplomimit, nė vitin 1944, u emėrue imam nė xhaminė e katundit Dobrajė e Madhe nė rrethin e Lypjanit, kurse mė vonė shėrbeu edhe si mėsues
Nė fillim tė vitit 1946, kur forcat partizane-ēetnike sa e kishin marrė pushtetin e ndaj popullit shqiptar silleshin me egėrsi, Mulla Sadriu u inkuadrue nė organizatėn ilegale NDSH, (Komiteti Nacional Demokratik Shqiptar) qė pėrpiqej pėr ēlirimin e Kosovės e bashkimin me Shqipni.
Lėvizja Nacional Demokratike Shqiptare, ku kishte shumė veprimtarė hoxhallarė, pėrpiqej pėr ēlirimin dhe bashkimin kombėtar. Kjo organizatė politike-ushtarake u krijua si njė imperativ kohe nė ndėrgjegjen e atdhetarėve anti-komunistė shqiptarė, pėr tė penguar ricopėtimin e trungut etnik shqiptar dhe njėkohėsisht krijimin e njė shteti etnik kombėtar
Mulla Sadri Prestreshi, si veprimtar nė kėtė organizatė, ishte nė rrethin e personaliteteve tė shquara atdhetare, deri sa u zbulue nga oficerėt e OZN-ės jugosllave
Me 15 Prill tė vitit 1947, Gjyqi Ushtarak i Divizionit tė Prishtinės, pas hetimeve, maltretimeve, e dėnoi hoxhėn, Mulla Sadriun, me katėr vjet burg
Burgun e filloi nė Prishtinė, nga Prishtina e dėrguen nė Mitrovicė, nga Mitrovica nė Nish, nga Nishi nė Pozharevac
Edhe nga burgu kur lirohet, pėr njė kohė, nuk e lejuen tė punėsohet
Nuk e lejuan tė shėrbejė as hoxhė nė ndonjė xhami, as mėsues nė ndonjė shkollė, tė edukoi brezin e ri
!
Mė vonė e pranuen, e emėruen mėsues nė Shkollėn Fillore tė Obiliqit, nga Obiliqi e caktuen tė shėrbej si mėsues nė Shkollėn Fillore tė katundit Karraticė, tė Drenicės
Kudo qė shėrbeu nė arsim, shėrbeu me pėrkushtim
Nė vitin 1962, Mulla Sadri Prestreshi, mbas disa viteve shėrbimesh, transferimesh, emėrohet hoxhė, imam, predikues, nė xhaminė kryesore tė Prishtinės, nė Xhaminė e Madhe, nė Xhaminė e Mbretit, xhamia kryesore e kryeqytetit
Mulla Sadriu, nė xhaminė kryesore tė kryeqytetit, me kėshillat e tij, me predikimet e tij, nga burimet hyjnore, frymėzonte pėr ēdo ditė zemrat njerėzore
Kjo veprimtari, tė cilėn hoxha e kryente me shumė devotshmėri, nuk iu pėlqente organeve tė pushtetit, prandaj me njė vendim, si tė papėrshtatshėm, pėr interesat e hyqymetit, Mulla Sadriun e larguen nga Xhamia e Madhe e kryeqytetit
Rreth vitit 1970, Mulla Sadriu u pranue si professor nė Medresenė Alauddin nė Prishtinė, kur shėrbeu deri sa doli nė pension, nė vitin 1983.
Pėrveē mėsimdhėnies, nė lėndėt e Ahlakut e Fikhut, Mulla Sadriu pėrgatiti edhe tekstet shkollore pėr vitin e parė dhe tė dytė tė medresesė, pėr lėndėt qė mėsonte
Nė moshėn e pleqėrisė, kur ishte 82 vjeēar, forcat pushtuese serbe, nė vitin 1999, Mulla Sadriun, pėr shėrbimet qė i bėri popullit e Zotit, Islamit e Vatanit, e larguen me dhunė nga shtėpia, tė cilėn ia dogjėn
Mulla Sadri Prestreshi ndrroi jetė-kaloi nė jetėn e vėrtetė, me 16 Janar 2002, nė moshėn 85 vjeēare. Siē ishte madhėshtor nė jetė, ashtu ishte edhe nė vdekje.
Nė Xhaminė e Madhe tė Prishtinės, ku kishte shėrbye, predikue, por qė pushteti komunist e kishte largue, mijėra qytetarė ishin tubue nė faljen e namazit tė xhenazės, nėn udhėheqjen e Myftiut tė Kosovės, dr.Rexhep Boja
Nė katundin Magzit tė Kastriotit, ku lindi me 17 Tetor 1917, Mulla Sadriu u varros me nderime, me 16 Janar 2002
Mexhid YVEJSI, Gjakovė
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt