Ketu ne Amerike ka nje tradite, ku te gjitha bizneset e festojne festen e krishtlinjdes, duke i cuar punonjesit e tyre ne nje lokal, ne te cilin argetohen per me shume se disa ore. Ne pamje te pare duket si nje ide mjaft e mire, ku natyrisht e vlen qe te festohet dhe te gezohet cdo amerikan apo emigratn qe jeton e banon ne kete vend. Keshtu do tju sjell nje episod te momentit te fillimit tone ne Amerike, ku une dhe gruaja ime ishim te ftuar ne nje lokal mjaft te shtrejnte, qe puna e gruas kishte zgjedhur per te festuar festen e krishtlindjes.
Ishin mbledhur shume njerez, ku luksi apo veshja te binte shume ne sy. Festa filloi me ushqime mjaft te mira dhe cilesore. Kudo shihje njerez me fytyra te qeshura, ku me miresjellje te pershendesnin me fjalene tyre standarte: "Hi". Vertet ishte nje mbremje e bukur, por cudia sa vinte dhe shtohej tek une dhe gruaja ime. Une prisjna qe bosi i madh te hapte kete feste, ku te fliste dhe arsyen se perse ishim mbledhur te festonim. Por gruaja me tha: mbase ketet fjalim do ta mbaje ne fund te takimit. Keshtu festa po kalonte mjaft mire, dhe po i afrohej fundi. Dhe ja casti erdhi e dikush tha: Mblidhuni te gjithe tani ne qender te salles se do te flase bosi i madh. Epo thashe: ja me ne fund do te mbahet nje fjalim ku te urohet festa e krishtlindjes, sepse per kete dhe ishim mbledhur. Fjalimi filloi me shume prezantime te stafit te ndermarjes, ku lavderimet nuk mungonin. Dhe me pas, filluan edhe dhuratat, per punojesit e dalluar. Dhe ne fund bosi tha: Ju pershendes te gjithve per punen tuaj te mire, dhe ju uroj nje vit me suksese ne punet dhe familjen tuaj. "BYE".
Mbeta per nje cast si i shokuar dhe thashe: si ka mundesi qe njeriu te jete kaq mosmirenjohes dhe i pacipe, i cili ha e pi ne kete feste, dhe nuk i peremend as emrin e ATIJ per te cilin eshte mbledhur te festoje. Kjo eshte bota, e cila kerkon cdo lavdi per veten e saj.
Festa e krishtlindjes, nuk eshte thjesht nje dhurat, nje darke ne lokal, apo nje feste ku bizneset nxjerin fitime te majme. Ai qe perpiqet te denigroje thelbin e ketij festimi, dhe qe i mban njerzit ne nje gezim te reme dhe shkatrimtar, eshte: Satani. Festa e krishtlindjes eshte DHURATA me e MADHE qe Perendia i ben njerzimit mbare, ne te gjithe epoken e tij ekzistuese. Festa e krishtlindjes, eshte nje GEZIM qe e mbush zemren e besimtarit te krishtere, jo thjesht ne nje moment fund viti. Te festosh lindjen e Krishtit, do te thote, Te maresh SHPETIMIN, DHURATEN me te mrekullueshme, qe Perendia beri gati per ty e per mua. Eshte nje dhurate qe ne thelb ka nje SAKRIFICE shelbyese, me nje CMIM GJAKU. JEzusi vdiq per ty ne kryq, qe ti te kesh jete te perjetshme me Perendine; qe ti te jesh bir i Perendise, qe ti te jesh trashegimtar i mbreterise se Perendise.
Por si ndjehet satani perballe kesaj dhurate kaq te mrekullueshme qe Perendia ofroi per njeriun??
Natyrisht ai punon cdo cast per ta larguar njeriun nga e VERTETA, duke e mbajtur ate ne mashtrim. Satani i ka mbyllur kundershtaret e Krishtit ne mashtrimin e tij, duke i yshtur ata qe te sulmojne pa rreshtur miresine e Perendise, Hirin qe Ai dhe me ane te Brit te tij Zotin Krisht, duke i mbyllur ata ne besime dhe perendi te reme. Por edhe ata qe pretendojne se jane te krishtere, dhe qe ne fakt nuk kane Krisht, ai i mbyll ne te njetin mashtrim, duke ju dhene lavdite dhe thesaret e botes.
Solomoni thote se gjithshka ne kete bote eshte kotesi. Dhe une them: mjere ai qe behet pjestar ne kete kotesi. Jezusi eshte DHURATA me e madhe, i cili na ofroi FALAS JETEN e PERJETSHME. Le te qendrojme me Zotin sepse Ai eshte MIRESIA; Ai eshte i DASHUR dhe i SHENJTE. Le te FESOJME se bashku me te, ne miresin dhe DASHURINE e tij. Le te Gezoshemi per lindjen e Tij, sepse Ai eshte Vertet Zoti dhe SHPETIMTARI i zemres sone. Perndryshe sa vlere do te kete nje feste, apo nje dhurate, apo nje gezim, ne te cilen Ai nuk eshte PJSTAR i jetes dhe qenies sone?
Gezohuni ne Zotin; qendroni ne Zotin: bekoni ne Zotin. Ecni me Zotin, sepse vetem keshtu ka kuptim jeta dhe gjithshka te dashur qe ne kemi ne kete jete. Sepse JETA eshte Krishti. Amin.
Krijoni Kontakt