Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Question Ekstermiste - te Moderuar ne Islam

    A ka sot ne Shqiperi rryma te tilla ne mes komunitetit mysliman?

    Morra shkas nga nje shkrim i tille qe po e shtroj kete pyetje:

    SHQIPERI: VRASJA E ZYRTARIT TREGON PERCARJEN NE RRADHET E KOMUNITETI MUSLIMAN

    Vrasja e klerikut te larte duket se ka nxjerre ne drite mosmarreveshjet ndermjet Muslimaneve te moderuar dhe te rinjve perfaqesues te linjes se ashper.

    Nga Lutfi Dervishi* ne Tirane (BCR No 402, 31-Jan-03)

    Drejtuesit e komunitetit Musliman ne Shqiperi kane zhvilluar nje takim urgjent me 27 Janar, pasi nje zyrtar i larte i komunitetit eshte vrare disa dite me pare ne Tirane.

    Megjithese 90 zyrtaret kane zhvilluar takimin me dyer te mbyllura, burime nga mbledhja kane konfirmuar se vrasja dhe influenca ne rritje e radikaleve Muslimane te arsimuar ne vendet Arabe kane shkatuar nje debat te ashper.

    Ndersa vrasesit e Salih Tivarit, sekretari i pergjitheshem i komunitetit Musliman ne vend, jane ende te lire, Shqiperia tanime eshte perfshire nga nje vale hamendjesh ne lidhje me kete vrasje.

    Disa thone se ai ka qene viktime e nje mosmarreveshjeje ne lidhje me administrimin e fondeve dhe pronave te komunitetit, ndersa te tjere thone se vdekja e tij ka qene rezultat i nje lufte ne rritje per pushtet ne rradhet e komunitetit.

    Perfaqesues te Muslimaneve ne vend, megjithate, kane kundershtuar njoftimet per nje perplasje te ashper ndermjet te moderuarve kryesisht te vjeter ne moshe dhe nje grupi te rinjsh me pikpamje radikale Islame ne lidhje me kontrollin e komunitetit.

    Drejtuesi shpirteror i Muslimaneve te Shqiperise, Haxhi Hafiz Sabri Koci, eshte mbi 80 vjec dhe pritet te mos kete edhe per shume kohe rol aktiv ne drejtimin e komunitetit.

    Takimi i 27 Janarit ka perfunduar me njoftimin se Brenda 45 ditesh do te mbahet nje takim tjeter i myftinjve te te gjithe vendit. Nderkohe, Zylyftar Dervishi, nje myfti nga qyteti i Lushnjes, eshte emeruar perkohesisht ne postin e lene te boshatisur nga Tivari.

    Tivari, 58 vjec, eshte vrare ne zyren e tij ne mengjesin e 13 Janarit. Si sekretar i pergjitheshem i komunitetit Musliman, ai ka qene zyrtari i dyte me i larte ne hierarkine e ketij komuniteti pas Kocit, dhe pergjegjes per problemet administrative.

    Pas vrasjes, Ermir Gjinishi, zevendes kryetari 30 vjecar i komunitetit Musliman te vendit, i cili shihet si i lidhur me grupimin e ri te drejtuesve te cilet kerkojne nje qendrim me puritan ndaj Islamit ne Shqiperi, eshte marre menjehere ne pyetje nga policia, e cila e ka lene me pas te lire, pas dy ditesh.

    Gjinishi thuhet se eshte takuar me Tivarin vetem pak perpara se ai te vritej dhe eshte eshte perplasur me fjale me te per shkak te largimit te bashkeshortes se tij nga nje delagion i komunitetit qe do te shkonte jashte vendit.

    Megjithate, Gjinishi ka thene se zenka ndermjet tyre ka qene dicka e parendesishme dhe ka shprehur keqardhjen per vdekjen e Tivarit.

    Policia me pas ka bere publik edhe nje identikit te vrasesit, duke e pershkruar ate si rreth 20 vjecar me mjekerr.

    Vrasja e ka tronditur dhe habitur komunitetin Musliman ne vend - rreth dy te tretat e popullsise jane Musliman - dhe shume figura te rendesishme nuk deshirojne te flasin ne lidhje me motivet e kesaj vrasjeje.

    Renia e komunizmit ka cuar pa dyshim ne nje rilindje te aktivitetit fetar ne Shqiperi, por ne vend nuk ka asnje shenje te perafert me ekstremizmin Islamik qe eshte zhvilluar ne vendet e Lindjes se Mesme.

    Sot, komuniteti Musliman mund te ndahet ne dy grupe: Sunit e Shqiperise se veriut dhe Shiitet, apo Bektashi ne jug. Te paret mbeshteten tek Turqia dhe vendet Arabe per mbeshtetje per xhamite dhe shkollat e tyre, ndersa grupi tjeter tek Irani.

    Sipas Fatos Klosit, ish shefi i sherbimeve sekrete Shqiptare, Tivari eshte takuar disa here me te per te shprehur shqetesimet e tij ne lidhje me brezin e ri te Shqiptareve te shkolluar ne universitetet Islame Arabe.

    "Salih Tivari me ka ardhur disa here ne zyre dhe me ka treguar per presionet e nje krahu ekstremist Musliman, kryesisht te rinj te shkolluar ne vendet Arabe, te cilet kerkojne me teper pushtet ne komunitet," ka thene Klosi per gazetaret me 21 Janar.

    Klosi ka thene se policia duhet te hetoje rreth rolit te ketyre ekstremisteve ne vrasjen e Tivarit.

    Ervin Hatibi, kryeredaktor i gazetes se komunitetit Musliman, Drita Islame, ka thene se "ishte i tronditur" nga theniet e ish shefit te sherbimeve sekrete dhe thenieve se radikalet po kercenonin komunitetin.

    "Eshte e rrezikeshme te kriminalizosh studentet fetare Musliman," ka thene Hatibi, i cili ka thene se prezenca e pikpamjeve te ndryshme ne Islam eshte nje shenje e diversitetit ne komunitet.

    Dhuna fetare normalisht lind ne regjime repressive ku Islami konsiderohet si nje levizje clirimtare, u ka thene ai gazetareve.

    Mundesia qe Tivari te jete goditur per shkak te keqadministrimit te tij gjithashtu nuk mund te perjashtohet. Prokuroret Shqiptare i kishin hequr atij licensen si noter publik ne Maj 1999 dhe ka pasur zera se ai kishte keqperdorur pronat e komunitetit.

    Megjithate, disa thone qe vdekja e tij ka nxjerre ne drite percarjen qe ekziston ndermjet establishmentit te moderuar Musliman dhe te rinjve te linjes se ashper.

    Hatibi ka konfirmuar qe nje pjese e madhe e mbledhjes se 27 Janarit eshte perfshire nga nje mosmarreveshje ne lidhje me faktin nese vrasja e Tivarit duhet te trajtohet si nje krim terrorist - "nje 11 Shtator i komunitetit Musliman" - apo thjesht nje veprim kriminal ne nje vend me nje shkalle te larte kriminaliteti.

    *Lutfi Dervishi eshte kryeredaktor i gazetes Albania ne Shqiperi.


    IWPR

  2. #2
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Vendndodhja
    london
    Postime
    70
    po shume tani po qe po i qerojne
    te gjith kokat e larta
    flasim per ata qe jane
    por mua do te me pelqente shum
    qe te ishte ashtu sic po thua ti
    po nuk eshte ashtu sic po thua ti me fal???????????????

  3. #3
    فقيـــر إلـى الله Maska e rapsod
    Anėtarėsuar
    04-08-2002
    Vendndodhja
    Mbi libra
    Postime
    796
    Eni ke humbur per SHISH & SHIK-se
    ti je tama si gjyshja ime gruaja e nje ishfuksionari ne shtetin komunist qe tashme kur sheh TV SHIJAKUN i duken gjerat e verteta sepse eshte tashme me Salen.
    Nese ti Eni do te duhet te dish te verteten mbi se cfare zhvillohet ne KMSH shko e interesohu vete. Media eshte makinacion qe prodhon dyshime dhe ngaterresa per favor te marketingut
    tung
    "Allahu ka ekzistuar dhe s'kish vėnd, Ai ėshtė ashtu siē ka qėnė" Hzr. Aliu r.a.

  4. #4
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Ore Rapsod,

    te hapesh nje teme mbi ektremizmat qe mund te jene pjese e nje komuniteti fetar, kjo s'do te thote te hash sapunin per djathe siē beka gjyshja jote.

    Jam larg e s'mund te shkoj dot ne Tirane te pyes si shkojne punet e brendshme ne KMSH, keshtu po pyes myslimanet qe shkruajne ne FSH.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Shėn Albani
    Anėtarėsuar
    27-07-2002
    Postime
    899
    Ai qe studjon ne Arabi nuk mbushet me ndjenja shqiptare, kete se paku e dijme!

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-10-2002
    Vendndodhja
    pėrjashtuar
    Postime
    1,008
    Ai qe ka "studjuar" dhe e ka mbushur shpirtin me sugjestione marksiste-leniniste" e tash na shet "fillozofi" nuk e din se ka zbrastesire te madhe ne shpirt pervec sugjestionit te marre nga popat e serbise.
    klipp&klar

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu u zgjodh President i ri i Kosovės
    Nga ideus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 93
    Postimi i Fundit: 08-11-2010, 13:57
  2. PS pergatit skenarin e bojkotimit te zgjedhjeve te vitit 2009!
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 124
    Postimi i Fundit: 07-03-2010, 09:37
  3. Presidenti Obama, i hapur tė komunikojė me talebanėt e moderuar
    Nga DYDRINAS nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 15-04-2009, 07:20
  4. Si tė dallojmė Myslimanin e moderuar nga fundamendalisti
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 22-09-2005, 12:34
  5. Shqiperi: Komuniteti Mysliman i mbetet besnik vijes se moderuar
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-05-2005, 18:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •