Unë per vete kam nje simpati ndaj borës edhe pse di te na merdhif dhe te na ftofë, mirpo per hire te bukuris dhe pamjes se bukur qe i jep natyres, gezohem dhe disponohem kur e shof.
Ndoshta kjo jeta aq te zeza ka, dhe bora kur i mbulon keto te zeza me bardhesin e saj, ateher eshte diqka pozitive dhe ja vlen te kemi simpati ndaj kesaj fluske me ngjyre te bardhë
Fluska Bore
Lehtasi duke u hedhur
Ne bardhësi duke u mbledhur
Nga qielli bie me qetësi
Duke shendrruar te nxehtën ne freski
E bardhë me bukuri
E bukur me bardhësi
Te zezën e shendrron në të bardhë
Dhe tregon se dimri ka ardhë
E butë por e ftohtë
E akulltë por jo e ngrohtë
As e ëmbël, as e thartë
Por shendrritë sikur e artë
Nëse të ka marrur malli te ecësh pa rrota
Kur është duke ra borë, shumë e rreshqitëshme të duket bota
Nese ke të nxehtë dhe do freski
Atëher shko në skijim dhe bë kënaqësi
Krijoni Kontakt