Femija dyvjecar sapo ishte mbytur ne pishinen e shtepise, kur nena e vet, nje anetare aktive e rrjeteve sociale rendi te shkruaje direkt ne Twitter cfare i kishte ngjare.
Protagoniste eshte nje grua 37-vjecare nga Florida e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, nene e kater femijeve dhe bashkeshorte e nje ushtaraku.
Burri i saj, 39-vjecar nje rreshter ne bazen aeronautikes se Patrick.
"Lutuni per mua ashtu si nuk keni bere kurre, sepse femija im 2-vjecar u mbyt ne pishine", shkruajti gruaja, gjysme ore pasi ndihma e shpejte kishte mberritur ne shtepine e saj.
Pese ore pas vdekjes se djalit, gruaja rendi te publikoje fotot e femijes se vdekur ne rrjet.
Vala e reagimit ishte e shpejte. 'Nuk mund ta besoj qe nje nene arrin te shkruaje ne Twitter, vetem pak pasi femija i ka vdekur", shkruajne komentuesit ne rrjetin social.
Psikologet dhe ekspertet e komunikimit jane ndare ne qendrimet e tyre rreth kesaj ngjarjeje.
"Eshte e veshtire te kuptosh se si dikush mund te shkruaje ne Twitter apo kudo tjeter, ne nje moment kaq te dhimbshem", thote nje docente, nderkohe psikologe te ndryshem thone se reagimi i nenes shpjegohet, pasi ne gjendje te renduar ajo ka dashur te kerkoje ndihme te personat e pare i kane shkuar neper mend.

Krijoni Kontakt