Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    ......................... Maska e Pogradecari
    Anėtarėsuar
    15-10-2002
    Vendndodhja
    a
    Postime
    540

    Te perndjekurit, dita e 53 e greves se urise


    Hyjne ne diten e 53 te greves se urise, gjashte ish te denuarit politike, te cilet ankohen ndaj diskriminimit qe sipas tyre, u behet ne ligjin per demshperblimin e e ish te perndjekurve politike. Te sistemuar ne ambientet e improvizuar ne oborrin e institutit per Integrimin e ish te denuarve politike, vetem pak metra larg Parlamentit, gjashte grevistet, premtojne se nuk do te terhiqen, edhe pse tashme po mbushin dy muaj ne greve urie. Jetojne vetem me caj e kafe dhe ndonje luge sheqer ne dite, nderkohe qe pothuajse cdo dite urgjenca merr ndonjerin prej tyre ne gjendje te rende shendetesore. Petrit Shpuza, Irak Bejko, Gjergj Ndreca, Fatmir Lamaj, Konstandin Gjerdeni dhe Lico Calaj, u shprehen dje per Gazeten "Koha Jone", se nuk do te dalin nga greva, pa u plotesuar kerkesat e tyre dhe diskriminimi. Madje se edhe vitin e ri, do ta kalojne jashte, ne te ftohte dhe pa ngrene ne oborrin e Institutit. Sipas tyre, jane edhe rreth 250 ish te perndjekur politike, qe kerkojne t'u bashkohen ne greve, ne keto dite te ftohta dimri, por qe nuk munden per shkak te moshes se madhe qe kane. Duke u ankuar se prej 18 vitesh, ata as nuk po demshperblehen dhe as rehabilitohen, kerkojne qe shteti shqiptar t'ju ktheje ose kompensoje, te gjitha pasurite e konfiskuara te gjithe ish te perndjekurve politike, ne baze te ligjit 7541, te miratuar ne vitin 1991. Ndonese kane dy muaj qe e kerkojne nepermjet greves, nje gje te tille, ata shprehen se asnje perfaqesues i qeverise nuk i ka shkuar ti vizitoje apo te shohe se si rine jashte e te mbuluar me plastmase ne kete te ftohte dimri. Ata deklaruan se hyne ne greve dhe jane te vendosur ta vijojne ate, me pretendimin se diskriminimi i tyre vijon edhe sot e kesaj dite. Sipas tyre, ne baze te Kodit Penal, nje dite hetuesi, eshte e barabarte me 1.5 dite burgim. Gje qe sipas grevisteve, nuk pasqyrohet ne ligjin per demshperblimin e ish te denuarve politike.

    mare nga koha jone


    me ben pershtypje qe top chanal e me rradhe nuk merren me keto probleme serioze por nxjerin gjjithe diten e naten 2 pis milet qe shahen si k.u.rva




    shendet e para


  2. #2
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    53 dite une kete lajmin sot e degjova se kisha degjuar ne televizor por gjithesesi nuk mendoj se mund te qendrosh dot aq gjate ne greve urie .

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kush na e gjen nje reagim te nje grupi te ishpersekutuarish ne lidhje me kte kurt kolen tjeter qe eshte kryetar i shoqates se persekutuarve..kte nje far besim ndregjon kalecin.. e selise roze..

    ajo eshte interesant..
    PPSH ja ka mbrriot me sukses qe gjat gjith kohes ti mbaj nen kontroll te persekutuarit duke u a rrasur me marifet spiunet e saje ne krye te shoqates..
    ju kujtonet besoj zagari i namik dokle zabnit caushave.. kurt kola ne 97 te..
    dhe ky tani.. ndregjoni ate rol luan..

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anėtarėsuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    sa 0.0001% te vujtjeve te kurt koles e fisit te ti te kesh heq ti or braruc gjat rregjimit komunist te kisha hek kapelen.

    po kur kthehen ish sekretaret e partive e u thon atyne qe linden e u rriten neper burgje e interrnime pa nan e pa bab zagare e spiune te komunizmit ska me met sen pa u than ne ket bot.

    filmi vdekja e kalit asht ni kryeveper sidomos funi i filmit
    JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e alem_de
    Anėtarėsuar
    02-10-2009
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    6,745


    Vuajtjet e te perndjekurve politik ne Shqiperi, as qe mund te pershkruhen me fjale,qofshin ata te Burelit,te Spacit apo te vendeve tjera.Por qe dhe kjo qe qeveria shqipetare nuk i c'demton,demshperblene eshte po aq e pa pershkruar.Te shkretet duhet te bejne greve urie,pas gjith atyre vuajtjeve,<>

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e palushi
    Anėtarėsuar
    06-03-2004
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    245
    Per fat te keq gjithmone per kete shtrese ka pase krize globale ekonomike.

    Po ne ndryshim me Ps-ne ku kjo ēeshtje nuk ashte shtru as per shqyrtim, diēka e kuptueshme dhe e pritshme, me ardhjen e PD-se diēka levizi.

    U miratu edhe pse me shume vonese, u miratu ligji per demshperblimin e tyne, filloi edhe ky demshperblim mgjths simbolik ne numer e ne sasi.

    Nuk jam dakort me kto greva, sepse per momentin prioriteti mbarekombetare ashte proēesi i integrimit, po nga ana tjeter edhe mirkuptimi e toleranca nuk ka pse pritet gjithmone e vetem nga shtresa qi ka vuajte barren ma te rande te genocidit komunist.

    Keta njerez megjithe vuajtjet e panumerta qi kane kalu, jane shembulli ma i mire i tolerances e i vlerave njerezore qi Shqipnija ka sot nevoje.

    Sa raste dini ju qi ata apo femijet jane hakmarre ndaj xhelateve te tyne mbas rrezimit te komunizmit ??
    Edhe ato perfitime gjate viteve 92-96, u moren ne pjesen ma te madhe nga sharlatane e hajdute, qi nuk kishin lidhjen ma te vogel me te persekutumet politike.

    Shoqnija shqiptare i ka borxh moralisht e ekonomikisht ksaj shtrese, edhe mendoj se ka ardhe koha qi kjo te shihet seriozisht e jo ne forma simbolike e paraelektorale.

    Edhe diēka ne fund, a jane te perēame te perndjekunit politike??

    Po, si te gjithe shqiptaret, dhe kjo sepse politikes i ka interesu keshtu.
    Po ne thelb nuk ka pse shikohen, vlersohen apo gjykohen ne baze te fraksioneve apo individeve qi flasin ne emer te tyne po nuk shikojne interesat e tyne.

    Nks ekziston vullneti i mire per ta trajtu kete problem nuk ekziston asnji pengese.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •